Kompjuteri më njofton se nuk kam Java-n të instaluar!

U mundova të futem në chat por kompjuteri më njofton se nuk kam të instaluar Java-n, si të veproj?

Nëse ju nuk posedoni një program të tillë në kompjuter do ju duhet ta instaloni atë nëse dëshironi të futeni në chat. Istalimi është i thjeshtë dhe me këtë rast ju do të hapni ç'do apletë Java kur jeni duke vizituar faqe të ndryshme në internet.


Çfarë është Java Virtual Machine?

Java Virtual Machine është një program që bën të mundur hapjen e apletave të shkruajtura në Java nga shfletuesit që ju përdorni: Internet Ekplorer ose Firefox. Java në vetvete është një gjuhë programimi.


Pse kërkohet instalimi i Java-s?

Java Virtual Machine duhet instaluar në kompjuter në mënyrë që ju mund të lidheni me serverin dhe të hyni në dhomen tonë të chat. Kjo faqe përdor një java aplet.


Ku mund ta shkarkoj Java Virtual Machine?

Shkoni tek faqja zyrtare e Java Virtual Machine. Shtypni mbi butonin Download Now, shkarkimi dhe instalimi do të fillojnë automatikisht. Pas përfundimit të proçesit së instalimit do ju duhet të rinisni kompjuterin tuaj në mënyrë që të gjitha ndryshimet e instalimit të ndodhin siç duhet.


Instalimi duhet të kryhet sa herë që kërkoj të futem në chat?

Instalimin e bëni vetëm njëherë dhe jo sa herë që vizitoni chatin. Programi i Java-s do të mbetet i instaluar në kompjuter përgjithmonë, deri në momentin që ju zgjidhni ta hiqni atë nga kompjuteri.


Ps: Pas përfundimit me sukses të instalimit të Java-s, Ju mund të lidheni pa problem me serverin.