Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465

    Karl Gega (Karl Ritter von Gehga)

    Pse e vrau veten Karl Gega?

    Karl Gega ishte inxhinier dhe arkitekt me origjinė shqiptare. Lindi nė Venedik nė njė familje tė ardhur nga veriu i Shqipėrisė. Studioi nė Universitetin e Padovės nė Itali dhe u specializua nė Amerikėn e Veriut, e shtete tė perėndimit.
    Pasi punoi pėr disa vite si inxhinier, u emėrua kryeinxhinier pėr pjesėn e Italisė verilindore, qė atėherė zotėrohej nga Austria. Ai drejtoi punimet pėr ndėrtimin e rrugėve, urėve, kanaleve private malore etj Midis veprave kryesore: hekurudha Vjenė-Grac-Trieste; hekurudha e Semeringut. Kjo e fundit mbetet si njė nga veprat mė tė hershme e mė tė shquara tė hekurudhave nė Evropė. Nė Semering u hap edhe njė tunel malor me gjatėsi 1430 m , por qė Karl Gegės i kushtoi jetėn. Ziliqarėt thurėn fjalė se tuneli i projektuar prej tij do tė dėshtonte, ndaj ai vrau veten para se ai tė pėrfundonte. Pas vdekjes sė tij, punimet vazhduan dhe tuneli pėrfundoi me sukses. Nė stacionin e Semeringut, nė shenjė respekti pėr veprėn e Karl Gegės, ėshtė ngritur njė vepėr skulpturore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-02-2021 mė 01:39

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?

    Zbardhet plotėsisht enigma e Karl Gega

    as 136 vitesh, mė 24 qershor 2005, nė Vjenė, gjatė simpoziumit “Carl Ritter von Ghega -Midis legjendės dhe realitetit” dhe zbardhen enigmat e fundit te kėtij kolosi te artit te ndėrtimit te hekurudhave.

    136 vjet mė parė, me 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektėve dhe Inxhiniereve austriakė inauguronte nė Semmering tė Austrisė monumentin kushtuar projektuesit dhe ndėrtuesit te hekurudhės mė tė famshme malore nė botė, atij qė hodhi poshtė njė nga dogmat e shkencės inxhinierike angleze mbi pamundėsinė e ndėrtimit te hekurudhave malore, dhe, beri te mundur kalimin e njė lartėsie te pa arritur mė parė - rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, Karl Gegės.

    Pas 136 vitesh, mė 24 qershor 2005, nė Vjenė zbardhet plotėsisht enigma – Karl Gega. Kėshtu na shkruan miku ynė, Fatmir Velaj, nga Vjena. Ėshtė Shoqata „Rinia“ qė nė bashkėpunim me ambasadėn shqiptare nė Vjenė organizon simpoziumin “Carl Ritter von Ghega -Midis legjendės dhe realitetit” dhe zbardh enigmat e fundit te kėtij kolosi te artit te ndėrtimit te hekurudhave.

    Ėshtė merite e kryetarit te Shoqatės “Rinia”, Shpetim Redo, kėshilltarit te ambasadės Dr. Artan Canaj, studiuesit nga universiteti i Venecias Dr. Alvin Saraēit dhe arkitektit Flamur Ahmeti nga Kosova, organizimi i kėtij simpoziumi ne sallėn festive te Bashkisė Nr. 9 tė Vjenės, ne prani te dhjetėra bashkatdhetarėve dhe zbulimi i te panjohurave mbi lindjen, vdekjen, prejardhjen dhe shume elementeve te panjohura me parė, nga jeta e kėtij gjeniu te hekurudhės - perle te Semmeringut : “njė kryevepėr e mendjes njerėzore, qe pėr te gjitha kohėt do te mbetet e lidhur me jetėn e Gheges“, sikurse e ka vlerėsuar ish-Presidenti i Austrisė, Franz Jonas.

    Qe sot e tutje ne shqiptaret mund te deklarojmė plotėsisht te sigurt se Karl Gega ėshtė shqiptar dhe kjo, jo mbi bazėn e hipotezave, por tė dokumenteve historike te deklaruara pėr here te pare publikisht me 24 qershor 2005. Te gjithė biografėt e Karl Geges, ( botimet pėr te janė me dhjetėra nė Austri, Itali e Gjermani), nė se kanė arritur ta japin njė pėrshkrim te detajuar tė gjithė veprimtarisė se Gegės - arkitekt e inxhinier, e kane pasur te pamundur tė hyjnė ne jetėn e tij personale.

    Biografi me i fundit i Geges, austriaku Wolfgang Straub, ne librin e tij te ri botuar me 2004 “Carl Ritter von Ghega“ nėnvizon se “Pėr njeriun - Gega ne nuk kemi trashėguar pothuajse asgjė”. Jeta e tij private ne te gjitha botimet letrare e shkencore ėshtė trajtuar ne pėrgjithėsi ne mėnyre tė mjegullt apo hipotetike. Sigurisht qe edhe prejardhja e tij ėshtė trajtuar ne mėnyre hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe ne ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund te ishte nga Shqipėria, referuar formalisht mbiemrit te tij, ajo konsiderohej me shume si njė hipoteze, por jo si njė realitet i argumentuar dhe i provuar. Karl Gega radhitet ndėr 100 “Austriaket me te mėdhenj” tė tė gjithė historisė se kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Josefit, Kafkes etj.

    Dr. Alvin Saraēi e argumenton gjenezėn e Gegėve mbi bazėn e dokumenteve origjinale te gjetura ne bibliotekėn e Muzeut Correr te Venecias, te pabotuara mė parė, hartuar ne vitin 1835 nga Giovanni Battista Ghega, prift ne Kishen e San-Markos dhe kusheri i pare (djal i xhaxhait) i Karl Gheges. Katragjyshėrit e Karl Gegės dhe Giovanni Battista Gheges ishin vendosur ne Perast, pranė Kotorrit nė Mal te Zi, pasi u larguan nga Shqipėria, e cila ra plotėsisht nėn sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodrės me 1479. Prej me shume se tre shekujsh ata kishin shėrbyer si oficere marine dhe zyrtarė te lartė te Republikės se Venedikut. Njė dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare e gjetur deri tani, qe dokumenton linjėn e Gegeve, qe fillon me Giorgio (Gjergj) Ghegen dhe vazhdon me te birin e tij Cristoforo (Kristofor), qe del si oficer marine ne Venedik, por edhe si pjesėmarrės ne luftėn Veneciane te Thesalise kundėr turqve, ku mbetet i plagosur dhe humbė njė krah.

    Cristoforo pati njė djalė me emrin Gasparo (Gaspėr), i cili ne vazhdėn e traditės familjare u be oficer marine duke arritur gradėn e kolonelit. Gaspari pati tre fėmije: Antonion (Anton), Giovanniantonion dhe Angelan.

    Antonio Ghega eshte babai i Karl Geges, kurse Giovanniantonio ėshtė i ati i Giovanni Battista Gheges, prift ne Kishen e San-Markos. Dr. Saraēi nėnvizon se duhen vazhduar kėrkimet e mėtejshme ne arkivat e Perastit ne Mal te Zi. Ne ketė simpozium iu dha fund edhe hipotezės mbi vetėvrasjen e Karl Geges. Dr. Artan Canaj mbi bazėn e dokumenteve origjinale te gjetura ne arkivin e Shtetit te Austrisė dhe Muzeut Teknik tė Vjenės, dėshmoi lindjen e Karl Gheges me 10 janar 1802 (dhe jo me 13 qershor 1802), si dhe provoi se Karl Ghega ka vdekur me 14 mars 1860 ne Lugeck ne Vjene (hipoteza e vetėvrasjes hidhet plotėsisht poshtė) dhe se ceremonia fetare ėshtė zhvilluar ne Katedralen kryesore te Vjenės, Shėn-Stefan, kurse trupi ėshtė varrosur ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur kėto varreza u shpėrngulen, sarkofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerėzve me te shquar te Austrisė, pranė Mozartit, Beethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit).

    Legjenda Gega filloi me 22 qershor 1869. Kjo date e pėrjetėsoi ketė personalitet shumėdimensional duke iu berė e ditur te gjithėve se Karl Ghega ėshtė Gega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin mė nga vepra e tij. 24 qershori 2005 mbase do te duhej ta konsiderojmė si datė qė zbardhi pėrfundimisht enigmėn Gega. Ēdo komb kėrkon gjithmonė identitetin e tij dhe kjo nė njė fare mase mishėrohet tek personalitetet dhe figurat e mėdha. Njė figure e tille ėshtė edhe Gega. Ēėshtja e prejardhjeve ka kohe qe ėshtė bere njė nga ēėshtjet mė tė ndjeshme, jo vetėm nė skenėn ballk anike por edhe me gjere. Rasti i Nėnė Terezės, mohimi i prejardhjes se saj shqiptare dhe hedhja e tezave nga me absurde pėr origjinėn e saj, sikurse shprehet shkrimtari ynė i shquar Kadare: “ … janė tėrthorazi njė pėrpjekje pėr tė shpallur, se populli shqiptar s“mund tė ketė modele pozitive, e aq me pak modele sublime si Nene Tereza…”.

    Dokumentimi dhe vėnia nė pah e prejardhjes dhe origjinės se Geges, “nuk duhet te konsiderohet si njė pėrpjekje folklorike apo mendėsi romantike nacionaliste, por si njė detyrim moral dhe shkencor, qė do ta bėjė mė tė plotė portretin e gjeniut Karl Gega”. Fati ka dashur qe ne qė punojmė dhe jetojmė nė Vjenė e Austri kemi njė privilegj te madh, te krenohemi me figura te tilla mitike qe do t’i kishte zili ēdo komb. “Skėnderbeu, Nėnė Tereza, Karl Gega, Aleksandėr Moisiu - sikurse u shpreh njėri nga referuesit, - janė figura tė cilat ne shqiptarėt duhet t“i kemi si emblema nė flamurin tone pėr tė hyrė nė Evropė. Janė figura qė tregojnė se si shqiptarėt janė ndjerė evropianė nėpėr shekuj dhe asnjėherė nuk e kane braktisur ėndrrėn pėr tė qenė nė Evropė. Shumė popuj do tė dėshironin te kishin kėto figura. Ne qe i kemi, duhet tė dimė t’i vlerėsojmė dhe t’ķ vėmė ne pah sa me mirė. Kėto modele janė mbėshtetja dhe frymėzimi nė punėn tonė pėr te bėrė Shqipėrinė me te pranishme, me tė njohur, mė tė afėrt dhe mė tė dashur nė Austri”.

    Fatmir Velaj, Vjenė & Flora Durmishi Blue Sky
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?

    Karl Gega, figurė e shquar shqiptare e teknikės hekurudhore nė shek. xix, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė semmeringut

    Tomor Dani

    Karl Gega lindi nė Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq nė Vjenė, mė 14 mars 1860, duke pasė vrarė veten prej dėshpėrimi. Tė parėt e Karlit kishin mėrguar nė Venedik sė bashku me shumė bashkatdhetarė tė ikur nga Shqipėria Veriore, pas pushtimit osman.

    Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu njė kolegj pėr filizofi e matematikė me pėrfundime shumė tė mira, nė moshėn 15 vjeēare u regjistrua nė Universitetin e Padovės. Vetėm mbas njė viti u diplomua nė degėn e inxhinierisė. Mė 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetėt, merr titullin "Doktor nė matematikė".

    Iu kushtua ushtrimit praktik tė inxhinierisė nė shėrbim tė hekurudhave tė Mbretėrisė Lombardo-Venete (krahinė e Perandorisė Austriake), duke u marrė edhe me trasimin e rrugėve, kanaleve dhe ndėrtimin e godinave tė mėdha. Ai punoi nė hapjen e rrugės sė madhe malore nė provincėn e Belunos. Gjatė periudhės 1824-30 nė provincėn e Trevisos, nė njė pjesė rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier nė Rovigo dhe pastaj deri nė vitit 1836, u caktua nė departamentin e ujėrave pranė drejtorisė sė bujqėsisė nė Venedik. Nė vitin 1840 u gradua dhe u bė zėvendės nė Drejtorinė e ndėrtimeve pėr mbarė Tirolin. Aty projektoi rrugėn malore qė kalon nėpėr Val Sugana, pastaj atė qė kalon nėpėr Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bėri projektin e urės sė varur mbi Etsh pranė Mores. Nė vitin 1848, si inspektor i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ndėrtimeve, drejton ndėrtimin e hekurudhave tė Jugut deri nė Laihah. Nė kėtė kohė bėri njė udhėtim tė gjatė studimi nė Gjermani, Belgjikė, Francė e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri pėrsėri nė shėrbimin e hekurudhave shtetėrore dhe u mor me trasimin e linjės hekurudhore tė Semmeringut, tunel i gjatė 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundėsinė e trasimit tė njė hekurudhe me aderencė tė thjeshtė. Kėsaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas njė udhėtimi tė ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli. Mė 1849 u bė drejtor i Seksionit tė Ndėrtimit tė Hekurudhave dhe mė 1850 drejtor i drejtorisė sė pėrgjithshme pėr ndėrtimin e hekurudhave shtetėrore nė Vjenė.

    Zgjidhja e problemit tė hekurudhės sė Semmeringut nga Karl Gega u kundėrshtua nga shumė specialistė, mbasi asohohe diskutohej shumė rreth vėshtirėsive qė lokomotiva tė ngjitej nė atė lartėsi me aderencė tė thjeshtė, por eksperienca provoi se ishte njė gjė e mundshme, siē e kishte parashikuar ai, qė lokomotiva me tren tė pėrshkonte njė pjerrėsi 25 ‰ dhe rreze 180 metra. Enkas pėr hekurudhėn malore tė Semmeringut u shpall njė konkurs midis konstruktorėve tė lokomotivave pėr tė ndėrtuar njė lokomotivė mė tė fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtėzohej edhe prej forcės tėrheqėse tė lokomotivės. Nė vitin 1860 pėrfundoi kjo linjė qė ėshtė shėmbulli parė i hekurudhave malore.

    Pėr tė pasur njė ide rreth kėsaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatė linjės sė kėsaj hekurudhe u ndėrtuan 16 ujėsjellėsa, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatėsi tė pėrgjithshme prej 4520 metra. Pėrveē kėtyre u ndėrtuan disa qindra ura tė vogla dhe njė mori muresh mbrojtėse pėr sigurimin e trenave nga shėmbjet e dheut. Pėr tė gjitha kėto u hodhėn nė erė 1500000 m3 shkėmbinj, u zhvendosėn 3500000m3 dhé , u stivuan 65000000 tulla dhe u ngritėn 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, pėr shpimin e formacioneve shkėmbore, s'kishte mjete tė tjera veē turjelave me dorė. Edhe nė ndėrtimin e ujėsjellėsave dilnin shumė vėshtirėsi, meqė nė atė kohė nuk njiheshin vinēat e mėdhenj; ndėrtimi i atyre shtyllave madhėshtore qė arrinin deri 45 metra lartėsi dhe njė gjėrėsi deri 20 metra, bėhej nėpėrmjet skelave tė luhatshme. Por vėshtirėsitė e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qė ėshtė si tė thuash pika kulminante e kėsaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, nė lartėsi 818 metra mbi nivelin e detit.

    Ky tunel, pėr arsye tė gjatėsisė sė tij, nuk u shpua vetėm horizontalisht e nga tė dy anėt, por edhe vertikalisht nė gjashtė vende, pėr tė hapur galeri porsi puse, nga tė cilat nxirrej dheu e gurėt.

    Mjerisht, tė dhėnat e jetės dhe tė veprimtarisė sė Karl Gegės na kanė arritur mjaft tė gjymtuara, aq sa nuk e kėnaqin kurreshtjen e ligjshme pėr ta njohur tėrėsisht. Vitet e fundit tė Karl Gegės qenė tė mbushura plot me brenga e hidhėrime. Pak kohė pėrpara se tė pėrfundonte ndėrtimin e hekurudhės sė Semmeringut, qeveria austriake e dėrgoi atė nė Sibenburg qė tė ndėrtonte njė rrjet hekurudhor tė ri. Nė tė vėrtetė, kjo ishte njė manovėr e bėrė me paramendim pėr ta larguar sė andejmi, pikėrisht nė njė kohė kur po pėrfundonte vepra e tij kryesore. Ai u mėrzit e u shqetėsua shumė pėr kėtė luftė qė po i bėhej prapa krahėve. Mjaftonte njė lajthitje banale e teknikėve, qė dy anėt e tunelit tė mos takoheshin nė pikėn e dėshiruar, por t'i shmangeshin njėra tjetrės, nė drejtime tė kundėrta. Gjithēka mund tė ndodhte nė mungesė tė tij. Ndodhej nė Vjenė kur dikush i tha se dy anėt e kundėrta tė tunelit tė Semmeringut paskeshin devijuar gjatė shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegėn. Me dėshtimin e kėsaj vepre, nė tė cilėn ai kishte derdhur tė gjithė pėrvojėn e njohuritė, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk mė e lehtė se sa poshtėrimi, pėrqeshja dhe pėrbuzja e kundėrshtarėve, prandaj pėrfundoi nė vetėvrasje, nė njė banesė tė Vjenės, nė rrugėn "Kulla e kuqe", nr. 6.

    Ndėrkohė tuneli i Semmeringut kishte pėrfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti tė gėzonte pėrurimin e veprės sė tij madhore.

    Karl Gega u vendos nė panteonin e njerėzve tė mėdhenj. Shtatė vjet mė vonė, d.m.th. nė 1867 eshtrat e tij u vendosėn pėrfundimisht nė njė varr pėrmendore. Edhe nė stacionin e Semmeringut, pas dy vjetėsh, iu ngrit njė pėrmendore nė kujtim tė kėtij nismėtari tė hekurudhave malore. Vite mė vonė u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Gegės. Ndėrkohė filluan shtrembėrime tendencioze lidhur me kombėsinė, gjoja italiane apo gjermane tė kėtij personaliteti. Por nė vetė qarqet e kulturės austriake nuk munguan autorė objektivė, qė e kanė vėnė nė dukje origjinen e tij shqiptare, siē ėshtė p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, nė librin me titull "Neuland Albanien", botuar nė Stuttgart 1931, thotė nė faqen 113: "Karl Gega, ndėrtuesi gjenial i hekurudhės sė Semmeringut, ka qenė me prejardhje shqiptare, siē dėshmon vetė mbiemri i tij "Gega", qė do thotė nga Shqipėria Veriore".

    Karl Gega ka lėnė shkrime pėr teknikėn hekurudhore si "Pamje e pėrgjithshme e pėrparimeve nė hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjenė 1853), "Mbi ndėrtimin e urave nė Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftėsive bartėse tė urave Howe" (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku njė zhalon tė pėrmirėsuar si edhe njė oktantė me nonius pėr trasimin e kurbave. I tij ėshtė koncepti i gjatėsisė virtuale tė njė hekurudhe.

    Dardania.com

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?

    Karl Gega ose Karl Ritter von Gehga!

    Pajtim Dalani

    Shqipėria gjithmonė ka nxjerrė njerėz tė mėdhenj, tė cilėt janė tė njohur nė botėn e qytetėruar. Por, njė pjesė janė tė panjohur qė janė shqiptarė, ose me origjinė shqiptare

    Njė nga kėta qė mahniti Europėn dhe botėn e qytetėruar, ėshtė dhe Karl Gega ose (Karl Ritter von Gehga). Pėr mendimin tim, tė cilin e kam studiuar me kujdes, po ta shikojmė, mbiemrit Gega i ėshtė futur njė "H" nė mes, e kjo duket sikur e deformon mbiemrin, por kjo bėn qė mbiemri tė jetė sa mė shqiptare, pėr arsye se pa gėrmėn "H", do tė lexohej Xhega nė gjuhėn italiane.

    Karl Gega, ky inxhinier i talentuar, i kaloi kufijtė e fantazisė sė njerėzimit. Ai, konstruktoi dhe arriti tė ndėrtojė rrugė, ura, diga, pjesė tė hekurudhave qė pėr ato kohė ishin tė pamundura pėr ndėrtim, mbasi zbatoheshin nė terrene shumė tė thyera malore. Jo vetėm kaq, por pėr kohėn, mjetet e punės, ishin shumė tė prapambetura. Mendja e tij, solli gjėra tė reja, e kjo e habiti botėn e asaj kohe deri nė Amerikėn e zhvilluar. Por, madhėshtia e tij arriti kulmin, me ndėrtimin e hekurudhės alpine malore nė Semeringun e famshėm tė Austrisė, e cila ka 150 vjet qė pėrdoret me disa rregullime tė vogla.

    Karl Gega erdhi nė jetė me 10 janar 1802 mė Venedik. Babai i tij, Antonio dhe nėna Marija, ishin tė lumtur atė dite e nuk e dinin qė ky fėmijė, do tė bėhej i famshėm e do t'i sillte qytetėrimit europian atė qė u quajt nga bashkėkohėsit e "pamundur". Talenti i tij, u shfaq qė nė moshėn 10 vjeēare, ku nėna e tij Marija e njerėzit qė e rrethonin, thonin qė ky do tė bėhet i madh, mbasi qė nė shkollėn fillore, ishte nga nxėnėsit mė tė mirė nė Venedik. Shumė pjesė tė Italisė Veriore, tani i pėrkisnin perandorisė sė Habsburgve tė Autrisė. Kėta, interesoheshin pėr shtetin e tyre e kėtė e shfaqnin, duke nxitur zhvillimin e ekonomisė, kulturės, e shkencave tė tjera. Pėr kėtė kishin hapur shumė shkolla e universitete. Kėto shkolla pati mundėsi edhe Karl Gega me gjak shqiptari t'i vazhdonte, e kėtij i pėlqente mė shumė matematika, por edhe lėndėt e tjera nuk i linte pas dore. Mė vonė, ai shkoi nė kolegjin San Ana, ku kėtu filloi mėsimet pėr konstruksione e ndėrtime inxhinierike nė infrastrukturė. Kėtu, mendja e tij, tani qė po rritej e po mbaronte shkollėn inxhinierike (nė Austri shkolla ka strukturė tjerė), po mendonte shumė, e ai ėndėrronte si tė lidhte Europėn me Lindjen, mbasi shumė rrugė ishin tė pakalueshme e nė terrene malore. Mė 25 prill 1818, mbaroi shkollėn si inxhinier i liēencuar, me notat mė tė mira. Por, pėr tė arritur endrrat e tij, mendoi qė tė profesionalizohej mė shumė e pėr kėtė, ai mendoi tė vazhdonte shkollė nė shkallėt mė tė larta. Pėr kėtė, ai shkoi nė Padova nė universitetin e saj, ku studioi matematik dhe mbas mbarimit tė saj, mori titullin doktor. Mbas mbarimit tė shkollės, caktohet nė Venedik nė zyrėn inxhinierike tė ndėrtimit. Ky ishte momenti final, atė qė kishte ėndėrruar, u bė realitet, tani duhej vetėm punė pėr t'i realizuar.

    Nė Venecia, kishte shumė projekte tė reja e shumė tė tjera duhej konstruktuar. Kėtu, me mencurinė e tij, i bėri tė realizoheshin e tė sillte gjėra tė reja nė zbatimin e tyre. Karli ndėrtoi rrugė tė reja, ura e diga qė pėrmbysnin lagunėn e Venedikut, e qė deri sot ato janė nė punė.

    Punoi nė sistemin e lumit "Po", e bėri atė tė parrezikshėm pėr kohėn etj. Punoi nė Ferrara, San Gjirolamo, ku ishte inxhinieri i parė e ku realizoi shumė projekte e u bė i njohur nė perandorinė e Austrisė.

    Me 1938, u thėrrit nė Vjenė, tani me merita e ju besuan disa projekte nė ndėrtimin e pjesėve tė hekurudhave nė Austri, tė cilat i realizoi nė kohė e me sukses. Perandoria, duke parė talentin e dhuntitė e tija si inxhinier i pėrsosur, i besoi Karlit shumė projekte tė tjera, e duke e bėrė drejtor nė komunikacion. Karl Gega, punoi nė shumė krahina tė Austrisė, ku fitoi shumė pėrvojė pune, e u bė mė i njohur me talentin e tij.

    Tani, ai kėrkonte mė shumė vetes sė tij e kėrkonte tė zbatonte ėndrrėn e vjetėr pėr tė lidhur Lindjen, pra hekurudhat qė vinin nga Lindja e qė takoheshin nė Vjenė. Por, kjo hekurudhė, ndėrpritej nė Alpet qė janė nė lartėsinė 1000 metra nė Semeringun e famshėm pėr turizėm e natyrėn e saj tė mrekullueshme. Kėtu e 100 vjet pėrpara, kanė ngritur hotele ku turista nga Europa e Austria e kanė frekuentuar nė dimėr e verė. Njė nga hotelet lluksoze tė atyre kohėve, por edhe sot ėshtė ai i famshmi hoteli alpin "PANHANS". Sot, infrastruktura e pengesat e dhimbshme tė asaj kohe, janė tė pallogaritshme nė cdo kohė, nė dimėr rruga ėshtė e kalueshme e nuk diskutohet qė u bllokua nga dėbora. Bllokimi i saj ka kuptim mė tė gjerė, do tė thotė bllokimi i ekonomisė e humbje parash. Pra, treni qė vinte nga qyteti i Gracit, ndalonte e nuk zbriste mė poshtė, mbasi kėtu hekurudha ndėrpritej. Malet e kishin bėrė tė pakalueshme. Kurse nga Vjena vinte treni tjetėr e ndalonte tek kėmbėt e Semeringut nė qytetin e Gloknicės, e nuk ngjitej mė. Kėtu, pasagjerėt zbrisnin e duhej tė ngjiteshin nė kėmbė ose me karroca pėr tė arritur nė majėn e Semeringut, e ku treni tjetėr priste qė kishte ardhur nga Graci. Ēfarė katastrofe, ngjitja nė kėmbė ishte shumė e mundimshme e me pasoja e humbje kohe e ngatėrresa tė tjera. Si shembull, marrim sikur tek kėmbėt e Dajtit nė Kinostudio, tė vinte treni tjetėr tė priste nė pllajėn e Dajtit, qė ėshtė nė lartėsinė 1000 metro, por nė Semering duhet tė paktėn 30 km nė vijė ajrore qė tė arrish aty sipėr. Pra, mendoni se ē'bėhej aty kur njerėzit me kalamaj e me valixhe e gjėra tė tjera nė krahė, ndonjė i sėmurė i ngjiteshin majave tė thepisura tė Semeringut, e mendoni nė dimėr ku cdo gjė mbulohet nga bora e akulli e temperaturat arrijnė nė minus 25-30 gradė. Deri atėhere, asnjeri nuk e kishte marrė pėrsipėr tė thyente kėto male tė pakalueshme, edhe pse perandoria kishte kėrkuar qė dikush tė merrej me kėtė problem, por asnjė inxhinier i talentuar qė mund tė kishte nė atė kohė e quante tė parealizueshėm e tė pabesueshme qė tė realizohej.

    Kur Karl Gega hodhi idenė e tij, se do ta merrte pėrsipėr kėtė gjė pėr t'i dhėnė rrugėzgjidhje qė ishte e pabesueshme pėr njerėzimin, edhe pse tani ai ishte i njohur nė Austri, shumė qeshėn me kėtė mendim tė tij. Por, ai nuk u pėrkul, atė qė tha do ta bėnte e shumė nuk e dinin se nė dejet e tij kishte gjak shqiptari, qė tė pamundurėn e bėjnė realitet. Njė ditė vjeshte, afėrsisht me 1841, Karl Gega i shoqėruar nga njė personalitet i perandorisė austriake zoti Kubek, ju ngjitėn malit nė kėmbė deri sipėr nė Semering, pėr ta parė e studiuar terrenin si fillim e qė Karli tė krijonte njė ide si do ta fillonin. Karli u mahnit me mrekullinė e natyrės nė kėto ditė vjeshte, kur pemėt dhe gjethet e tyre kanė ngjyra tė ndryshme e ja shtojnė bukurinė kėtyre maleve, e sidomos nė ditė qetėsie. E gjeniu shqiptar, i rritur afėr detit nė Venecia, i vinte keq ta prishte qetėsinė e kėtyre maleve e ta shqetėsonte natyrėn. Por, ai mendonte nė qetėsi e po studionte terrenin e shoqėruesi i tij, e shikonte, e mendonte se do tė realizohej kjo e pabesueshme ndėrmarrje! Nė njė moment, Gega ndryshoi pamje tani, mė serioz e me zė qė ta dėgjonte zoti Kubek tha:

    - Kėto male duhen care, trenat qė vijnė nga lindja e mbrrijnė nė Vjen e ndalojnė kėtu tek kėmbėt e Semeringut, duhet tė arrijnė pa ndėrprerje e tė kalojė nėpėr male e tė kapin detin nė Venecia! Por, kjo nuk ishte e lehtė, duhej shumė punė pėr tė bėrė kėtė projekt gjigand e zbatuar nė realitet. Ai, krenar e me besim tek vetja e tij, e pranoi se do ta bėnte realitet.

    Kajzeri Franc Ferdinand-Habsburgu e miratoi idenė e tij e i krijuan kushtet pėr fillimin e punės. Fillimisht, nė vitet 1842, e dėrguan nė Amerikė pėr tė marrė eksperiencė nė ndėrtimin e hekurudhave, por qė nuk kishin kaq thyeshmėri nė terrenet e Amerikės, por ai pėrfitoi nga qėndrimi aty. Amerikanėt, duke parė se kishin tė bėnin me njė inxhinier tė vėrtetė i afruan ofertėn pėr tė qėndruar aty. Por, Gega nuk e pranoi ofertėn, duke thėnė:

    - Unė e di kėtu nė Amerikė pagesa ėshtė mė e mirė e ju falenderoj nga zemra pėr ofertėn, por atdheu, Austria ka nevojė pėr mua dhe mė pret. Amerikanėt e kuptuan shqetėsimin e tij dhe i dhanė tė drejtė, duke i thėnė:

    - Zoti Gega keni tė drejtė, atdheu nė radhė tė parė.

    Mbas kthimit nga Amerika, i hyri punės pėr bėrjen e projektit qė do t'i donte shumė kohė, por mbas mbarimit projekt nuk po realizohej pėr t'u zbatuar pėr arsye, sepse nė Austri kishte pllakosur kriza ekonomike e pėr momentin ishte e pamundur, e shumė njerėz ishin tė papunė. Tė ndodhur nė kėto kushte, Kajzeri dha lejen e fillimit tė punimeve nė hapjen e rrugės hekurudhore tė Semeringut. Punimet filluan nė gusht 1848 pėr zbatimin e projektit gjigand tė Karl Gegės, e cila do tė zbatohej po vetė nga Gega. Kėtu, u hapėn 20.000 vende pune, erdhėn edhe punėtorė nga shtete tė ndryshme tė perandorisė. Shumė erdhėn me familjet e tyre e me fėmijė, edhe gratė morėn pjesė nė punė tė ndryshme. Kushtet e punės, kuptohet ishin shumė tė vėshtira nė njė terren malor shumė tė thyer. Vera ėshtė shumė e shkurtėr e ajri shumė i freskėt. Dimri shumė i gjatė e i ftohtė, deri minus 30 grad, e me shumė sidomos nė ato kohė. Punohej natė e ditė, edhe nė dimėr pa pushim, mjetet e punės nga mė tė thjeshtat me skela tė larta, karroca e lopata. Por, cilėsia e punimeve me kualitet tė lartė e nė gjendje pėr t'i rezistuar kohės akoma edhe sot. Vetė Karl Gega, ishte nė frontin e punės atė qė projektoi vetė po e zbatonte, e pėrditė projektin e pasuronte me gjėra tė reja, nuk kishte asnjė minutė kohė tė lirė. Ēdo gjė duhej kontrolluar si zbatohej. Por, edhe masat e sigurisė pėr njerėzit me hallet dhe problemet qė kishin ata, nuk ishte kaq e lehtė. Projekti ishte i madhėsive tė mėdha pėr kohėn e saj, kur asnjėri nuk kishte guxuar pėr ta menduar e t'i hynte kėsaj pune. Puna gjigande e tij, kishte marrė dhenė e shumė njerėz e personalitete vinin pėr tė parė tė "pabesueshėm". Vet Otto von Bismark erdhi pėr vizitė dhe u mahnit me kėtė punė gjigande.

    Hekurudha ėshtė e gjatė 41 km, lartėsia nga pika zero arrin 1000 m. Janė ndėrtuar 15 tunele, mė i gjati 1483 m dhe mė i gjati pėr atė kohė. Janė ndėrtuar 17 ura, njė nga kėto me dy palė harqe qė ėshtė dhe mė i madhi e mė i larti (i ngjashėm me urėn e ndėrtuar nė Shqipėri nė Gomsiqe afėr Pukės). Shkalla e ngjitjes 1:40 pjerrėsia. Vetkuptohet qė shumė njerėz u sėmurėn pėr kushtet e atyre viteve, nė njė tunel vdiqėn 14 punėtorė e si do tė shikojmė mė vonė, edhe Karli u sėmur vet. Puna vazhdoi pėr 6 vjet dhe, mbas mbarimit tė kėsaj, filluan provat e para me lokomotivat qė u ndėrtuan gjatė kėsaj kohe pėr terren malor. Prova e parė doli me sukses, ku Karl Gega ishte i pari qė qėndronte nė ballė tė lokomotivės. Mė vonė, u provuan dy lokomotiva tė prodhuar nė Austri me emrin "Vjena e Re", e pastaj provat me vagona. Kjo ėshtė pika kulminante, mė nė fund u vėrtetua se malet u mposhtėn ajo qė ishte e pabesueshme u bė njė realitet. Karl Gega fitoi mbi tė pamundurėn nuk ka fjalė qė tė vėrtetoj kėtė, mbasi edhe sot nė ditėt tona, njerėzimi habitet me kėtė vepėr madhėshtore e kur e pėrshkon vetė kėtė pjesė tė hekurudhės malore, e kupton se ēfarė ėshtė bėrė. Eshtė me gjithė mend madhėshtore dhe bie nė mendime, se si arriti ky njeri me mjetet mė primitive tė kohės, tė bashkojė popuj me popuj, njerėz me njerėz, vende me vende. Dhe ėshtė e vetmja rrugė hekurudhore qė lidh Lindjen me Veriun e Italisė deri nė Spanjė. Fatkeqėsisht, asnjė i huaj nuk e di qė doktor inxhinier Karl Gega, njeriu me gjak shqiptari i bashkoi.

    Nė prill 1854, u bė prova nga djali i Kajzerit tė Austrisė. Kurse nė korrik 1854, u dha leja e qarkullimit tė trenave pėr pasagjerėt. Por, doktor Gega nga gjithė ajo punė me pėrmasa gjigande botėrore, duke qėndruar ditė e natė afėr punės, pra nė front nė borė e tė ftohtė nė temperatura tė ulta, duke lėvizur nė qafa malesh e tė pėrpjeta e nė kushte tė vėshtira jetese nė barakėn e tij, qė e kishte edhe zyrė projektimi e fjetje, u sėmur. Ashtu, ai vazhdoi punėn deri nė pėrfundimin e saj. Mbas kėsaj, u mor me projekte tė tjera, por tani plotėsisht i sėmurė ku ngrihej, punonte, e prapė sėmurej me shpresė pėr t'i zbatuar ato. Doktorėt e shtetit austriak dhanė gjithēka pėr tė, me shpresa pėr t'u shėruar. Por, sėmundja avancoi e mė nė fund, njė krizė e gjatė e mbėrtheu dhe nuk po e lėshonte, kėshtu mė 14 mars 1860 doktor Karl Gega dha shpirt nė moshėn 58 vjeēare.

    Karl Gega, sot ėshtė pėr botėn e qytetėruar nga njerėzit mė tė mėdhenj tė kohėve. Turista tė shumtė, edhe nga Japonia e vende tė tjera, vijnė e shikojnė kėtė madhėshti e tė vjen keq qė pėr shqiptar nuk njihet, ndoshta nga pak njerėz. Shteti austriak i asaj kohe, duke nderuar veprėn e Karl Gegės, madhėshtinė e tij tė mendjes, e forcėn e karakterin, pėr tė mposhtur malet e pathyeshėm i dhanė titullin "Ritter von", tė cilit ju shtua nė mes tė emrit e mbiemrit si "Karl Ritter von Ghega". Dhe nė pėrmendoren e tij tė ngritur nė stacionin e trenit nė Semering, me 1869 me kėtė titull gjėndet. "Ritter von" janė tituj tė familjeve tė mėdha feudale, qė kanė kontribuar nė ekzistencėn e popujve gjermanė e qė kėto tituj janė tė trashėgueshėm nga kėto familje pėr gjithė jetėn. Sot, kėto tituj, nuk jepen mė sado i pasur tė jesh e vepra tė mėdha tė bėsh. Pėr krahasim me Shqipėrinė, si themi pėr familjet e mėdha "fisnike". Por, pėr Gegėn, u bė njė pėrjashtim pėr dhėnien e kėtij titulli. Ka ngelur enigmė, gjithashtu, qė thuhet qė ai ka vrarė veten. Nė njė shkrim, shkruhet qė kėshtu ėshtė. Kurse, nė historinė e kronikėn austriake, shkruhet qė ka vdekur mbas njė sėmundje tė rėndė.

    Albasoul.com

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?

    Mrekullia e Karl Geges

    Karl Gega, figure e shquar shqiptare e teknikes hekurudhore ne shek. XIX, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut.

    Karl Gega lindi ne Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq ne Vjene, me 14 mars 1860, duke pase vrare veten prej deshperimi.Te paret e Karlit kishin merguar ne Venedik se bashku me shume bashkatdhetare te ikur nga Shqiperia Veriore, pas pushtimit osman.
    Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu nje kolegj per filizofi e matematike me perfundime shume te mira, ne moshen 15 vjecare u regjistrua ne Universitetin e Padoves. Vetem mbas nje viti u diplomua ne degen e inxhinierise. Me 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetet, merr titullin Doktor ne matematike.
    Zgjidhja e problemit te hekurudhes se Semmeringut nga Karl Gega u kundershtua nga shume specialiste, mbasi asohohe diskutohej shume rreth veshtiresive qe lokomotiva te ngjitej ne ate lartesi me aderence te thjeshte, por eksperienca provoi se ishte nje gje e mundshme, sic e kishte parashikuar ai, qe lokomotiva me tren te pershkonte nje pjerresi 25 dhe rreze 180 metra. Enkas per hekurudhen malore te Semmeringut u shpall nje konkurs midis konstruktoreve te lokomotivave per te ndertuar nje lokomotive me te fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtezohej edhe prej forces terheqese te lokomotives. Ne vitin 1860 perfundoi kjo linje qe eshte shembulli pare i hekurudhave malore.
    Iu kushtua ushtrimit praktik te inxhinierise ne sherbim te hekurudhave te Mbreterise Lombardo-Venete (krahine e Perandorise Austriake), duke u marre edhe me trasimin e rrugeve, kanaleve dhe ndertimin e godinave te medha. Ai punoi ne hapjen e rruges se madhe malore ne provincen e Belunos. Gjate periudhes 1824-30 ne provincen e Trevisos, ne nje pjese rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike. Nga 1830-33 ishte inxhinier ne Rovigo dhe pastaj deri ne vitit 1836, u caktua ne departamentin e ujerave prane drejtorise se bujqesise ne Venedik. Ne vitin 1840 u gradua dhe u be zevendes ne Drejtorine e ndertimeve per mbare Tirolin. Aty projektoi rrugen malore qe kalon neper Val Sugana, pastaj ate qe kalon neper Oberinnthal, tek Qafa e Finstermunsenit dhe beri projektin e ures se varur mbi Etsh prane Mores. Ne vitin 1848, si inspektor i Drejtorise se Pergjithshme te Ndertimeve, drejton ndertimin e hekurudhave te Jugut deri ne Laihah. Ne kete kohe beri nje udhetim te gjate studimi ne Gjermani, Belgjike, France e Angli dhe, me t'u kthyer, hyri perseri ne sherbimin e hekurudhave shteterore dhe u mor me trasimin e linjes hekurudhore te Semmeringut, tunel i gjate 1430 metra. Asokohe diskutohej lidhur me mundesine e trasimit te nje hekurudhe me aderence te thjeshte. Kesaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas nje udhetimi te ri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Angli. Me 1849 u be drejtor i Seksionit te Ndertimit te Hekurudhave dhe me 1850 drejtor i drejtorise se pergjithshme per ndertimin e hekurudhave shteterore ne Vjene.Per te pasur nje ide rreth kesaj pune vigane, po japim disa shifra: gjate linjes se kesaj hekurudhe u ndertuan 16 ujesjellesa, me gjatesi te pergjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra. Pervec ketyre u ndertuan disa qindra ura te vogla dhe nje mori muresh mbrojtese per sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Per te gjitha keto u hodhen ne ere 1500000 m3 shkembinj, u zhvendosen 3500000m3 dhe, u stivuan 65000000 tulla dhe u ngriten 80000 blloqe guri. Duhet pasur parasysh se asokohe, per shpimin e formacioneve shkembore, s'kishte mjete te tjera vec turjelave me dore. Edhe ne ndertimin e ujesjellesave dilnin shume veshtiresi, meqe ne ate kohe nuk njiheshin vincat e medhenj; ndertimi i atyre shtyllave madheshtore qe arrinin deri 45 metra lartesi dhe nje gjeresi deri 20 metra, behej nepermjet skelave te luhatshme. Por veshtiresite e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, qe eshte si te thuash pika kulminante e kesaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, ne lartesi 818 metra mbi nivelin e detit.
    Ky tunel, per arsye te gjatesise se tij, nuk u shpua vetem horizontalisht e nga te dy anet, por edhe vertikalisht ne gjashte vende, per te hapur galeri porsi puse, nga te cilat nxirrej dheu e guret.
    Mjerisht, te dhenat e jetes dhe te veprimtarise se Karl Geges na kane arritur mjaft te gjymtuara, aq sa nuk e kenaqin kurreshtjen e ligjshme per ta njohur teresisht. Vitet e fundit te Karl Geges qene te mbushura plot me brenga e hidherime. Pak kohe perpara se te perfundonte ndertimin e hekurudhes se Semmeringut, qeveria austriake e dergoi ate ne Sibenburg qe te ndertonte nje rrjet hekurudhor te ri. Ne te vertete, kjo ishte nje manover e bere me paramendim per ta larguar se andejmi, pikerisht ne nje kohe kur po perfundonte vepra e tij kryesore. Ai u merzit e u shqetesua shume per kete lufte qe po i behej prapa kraheve. Mjaftonte nje lajthitje banale e teknikeve, qe dy anet e tunelit te mos takoheshin ne piken e deshiruar, por t'i shmangeshin njera tjetres, ne drejtime te kunderta.Gjithcka mund te ndodhte ne mungese te tij. Ndodhej ne Vjene kur dikush i tha se dy anet e kunderta te tunelit te Semmeringut paskeshin devijuar gjate shpimit pa u takuar. Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegen. Me deshtimin e kesaj vepre, ne te cilen ai kishte derdhur te gjithe pervojen e njohurite, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk me e lehte se sa poshterimi, perqeshja dhe perbuzja e kundershtareve, prandaj perfundoi ne vetevrasje, ne nje banese te Vjenes, ne rrugen Kulla e kuqe, nr. 6, disa minuta perpara kur u digjuan ulurimat e punetoreve nga gezimi per perfundimin e tunelit.
    Nderkohe tuneli i Semmeringut kishte perfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti te gezonte perurimin e vepres se tij madhore.
    Karl Gega u vendos ne panteonin e njerezve te medhenj. Shtate vjet me vone, d.m.th. ne 1867 eshtrat e tij u vendosen perfundimisht ne nje varr permendore. Edhe ne stacionin e Semmeringut, pas dy vjetesh, iu ngrit nje permendore ne kujtim te ketij nismetari te hekurudhave malore. Vite me vone u emetuan pulla poste dhe kartmonedha me fytyren e Karl Geges. Nderkohe filluan shtremberime tendencioze lidhur me kombesine, gjoja italiane apo gjermane te ketij personaliteti. Por ne vete qarqet e kultures austriake nuk munguan autore objektive, qe e kane vene ne dukje origjinen e tij shqiptare, sic eshte p.sh. rasti i Friedrich Wallisch, i cili, ne librin me titull "Neuland Albanien", botuar ne Stuttgart 1931, thote ne faqen 113: Karl Gega, ndertuesi gjenial i hekurudhes se Semmeringut, ka qene me prejardhje shqiptare, sic deshmon vete mbiemri i tij "Gega", qe do thote nga Shqiperia Veriore.
    Karl Gega ka lene shkrime per tekniken hekurudhore si "Pamje e pergjithshme e perparimeve ne hekurudha, 1840-1850" (botim 3, Vjene 1853), "Mbi ndertimin e urave ne Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftesive bartese te urave Howe" (botim 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku nje zhalon te permiresuar si edhe nje oktante me nonius per trasimin e kurbave. I tij eshte koncepti i gjatesise virtuale te nje hekurudhe.

    (Big Albania)

Tema tė Ngjashme

  1. Karl Sharnberg
    Nga Askusho nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2012, 13:13
  2. Karl Gega projektuesi i hekurudhes se pare nė bote
    Nga Kallmeti nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2012, 15:45
  3. Karl May
    Nga Doktorr Sakica nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-03-2011, 21:28
  4. Karl Topiaj
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2010, 03:01
  5. Karl Jung
    Nga lediooo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-10-2008, 15:08

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •