Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Te vetmet mesazhe ne mase qe dergon stafi i forumit jane mesazhet per urime gjate festave kombetare ose fetare. Asnjehere nuk kemi derguar reklama. Madje nq se keto 'reklama' do te ishin te lejuara nga forumi atehere ju do i shikonit dhe ketu neper faqet e forumit, nuk do ju vinin vetem me e-mail.

    Problemi qe keni nxjerre ju nuk eshte gje tjeter vecse 'spam'. Pra nje lloj dergimi ne mase pa leje qe behet per arsye reklamimi nga kompani/individe te vecante qe s'kane lidhje me forumin.


    Faleminderit per lajmerimin dhe nq se shikoni te tilla e-mail apo mesazhe qe vijne pa lejen tuaj atehere do ju lutesha te shkruanit nje mp njerit nga admin apo smod ose te dergonit nje e-mail tek webmaster@forumishqiptar.com qe ne ti bllokojme keto adresa.



    Pershendetje,
    Fiori

  2. #22
    Citim Postuar mė parė nga Sawyer Lexo Postimin
    Po nese te gjitheve na vijne emaili te njejta atehere duhe te shofim cfare kemi te perbashket apo jo Darius? Besoj se e ke kapacitetin e duhur per te kuptuar aq gje apo jo, sepse edhe per ironi duhet te kesh pak tru.
    Ore mos lini kokrren e namit. Forumi Shqiptar nuk eshte 5 anetare qe po sjellin nje shqetesim ketu. Jane 36 mije nga te cilet mbi 14 mije jane aktive rregullisht. Po te ishte nje problem i te gjitheve atehere do e shikoje kete teme me 20 faqe brenda ores. Une nuk marr asnje e-mail te tille. Dhe nuk kam degjuar asnjerin nder vite qe te kete nje problem te njejte.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Forumi Shqiptar e merr shumė seriozisht informacionin personal tė anėtarėve tė vetė dhe nė kėto gati 10 vjet qė kemi qėnė nė linjė asnjė adresė email i anėtarėve nuk ėshtė ekspozuar nga stafi nė Internet. Bile edhe nė ato raste kur anėtarė e vizitorė tė ndryshėm na kanė kontaktuar ne si staf pasi duan tė mėsojnė adresėn e email tė njė anėtari tė caktuar, ne nuk ua kemi treguar email tuaj por mesazhin e tyre ua kemi dėrguar ju, dhe e kemi lėnė nė dorėn tuaj nėse dėshironi tė kontaktoni me atė person apo jo. Pra nuk keni asgjė pėr tu shqetėsuar nė kėtė drejtim pasi gjithcka nė llogarinė tuaj nė forum qė nuk ėshtė informacion pėr sytė e publikut do tė ngelet gjithmonė privat.

    Volumi i email qė ne si staf i nisim anėtarėve tė forumit ėshtė minimal. Gjatė njė viti nuk nisim mė shumė se 10 email njė anėtari, ku kėtu pėrfshihen urimet pėr ditėlindje, urime pėr festa tė caktuara, lajmėrime me njė interes tė gjerė kombėtar, apo njoftime me email atyre anėtarėve qė kanė njė kohė tė gjatė qė nuk kanė marrė pjesė nė forum. Kėto janė mesazhet qė dėrgohen nė masė nga stafi i forumit nė adresė tė anėtarėve tė vetė.

    Ka edhe mesazhe tė automatizuara qė dėrgon forumi dhe qė ju i kontrolloni nga Paneli i Anėtarit. Si pėr shembull, ju keni tė drejtėn e abonimit nė njė temė dhe sa herė qė dikush shkruan nė ate temė njė mesazh, jo merrni njė njoftim me email. Ka edhe abonime ditore, javore, mujore pėr tė rejat e forumit tė cilat po ju vetė i kontrolloni nga llogaria juaj e email. Tė gjitha kėto email kanė lidhje me njė temė dhe njė postim nė forum, dhe nėse kėto mesazhe bėhen tė mėrzitshme, ju keni mundėsinė po nga llogaria juaj tė mbyllni abonimin nė ato tema apo forume.

    Pėrse mė vijnė email me adresa tė forumit?

    Kjo ka lidhje me me atė qė njihet si "spam", dėrgimi i mesazheve nė masė tė paautorizuara nga marrėsi. Dhe kur ju i merrni, vrisni mendjen se kush ėshtė ai qė ua dėrgon, pėrse ua dėrgoi dhe ku e gjeti adresėn tuaj tė email. Adresėn tuaj tė email kėta persona e sigurojnė nė shumė forma: nga profili juaj nė forum apo nė njė faqe interneti nėse adresa juaj e email ėshtė bėrė publike, nga kompjuteri i infektuar i njė mikut tuaj me tė cilin ju mund tė keni komunikuar me email, nga komunikimi direkt qė ju mund tė keni patur me atė personin qė po dėrgon ato mesazhe spam. Nuk ėshtė e lehtė tė zbulosh personin qė i dėrgon ato mesazhe, por ėshtė e lehtė tė zbulosh gjurmėt elektronike nga ėshtė dėrguar ai mesazh.

    Ka shumė forma tė sofistifikuara qė ata qė bėjnė spam ndjekin, dhe njė prej tyre ėshtė edhe maskimi dhe manipulimi i informacionit tė dėrguesit. Kėtė rrugė e ndjekin ata persona qė janė shqiptarė dhe duan tė reklamojnė faqet e tyre. Dhe cfarė bėjnė? Mbledhin njė listė me email ku tė mundin nėpėr faqet e forumit shqiptar. Dhe dėrgojnė njė email reklamues tė gjithė listės, duke manipuluar emrin e dėrguesit nga Filan Fistėku nė Forumin Shqiptar, gjoja sikur kėtė email e dėrgon Forumi Shqiptar. Kjo ėshtė shumė e lehtė pėr tu bėrė dhe kushdo mund ta bėjė njė gjė tė tillė, mjafton tė ndryshojė emrin e llogarisė sė email nga nisen mesazhet.

    Mėnyra pėr tė parė qė kėto mesazhe nuk dėrgohen nga forumi ėshtė sa e thjeshtė dhe e komplikuar. E thjeshtė pėr ata anėtarė tė forumit qė kanė njė njohje teknike tė gjėrave dhe njė eksperiencė disa vjecare nė Internet. E vėshtirė pėr njė anėtar tė forumit qė nuk kupton shumė nga ana teknike. Cdo mesazh email ėshtė si puna e njė zarfi, ka dėrguesin e marrėsin. Dhe cdo mesazh ka gjurmet elektronike tė serverit nga ėshtė nisur ai mesazh. Ky ėshtė njė numėr me 4 ndarje qė nihet si IP. Cdo kompjuter i lidhur nė Internet ka njė IP. Dhe nė "source" tė email do tė shihni adresėn e IP tė sėrvėrit qė e ka dėrguar dhe adresėn e IP tė personit qė u lidh me sėrvėrin pėr ta dėrguar. Kėto dy tė dhėna pėrdoren pėr tė zbuluar se kush ėshtė ai qė abuzon me email nė kėtė mėnyrė.

    Edhe pse do tė na pėlqente qė tė ishim nė gjendje ta ndalnim njė abuzim tė tillė, nuk kemi shumė nė dorė pėr ta ndalur. Ajo qė ne bėjmė ėshtė bllokimi i ēdo lloj komunikimit tė atyre IP me gjithcka qė ne servirim nė kėtė komunitet. Qė do tė thotė qė nga ato adresa ata nuk do tė mund tė futen as nė faqet e forumit, nuk mund ti dėrgojnė dot as email stafit tė forumit, asgjė. Gjėja tjetėr qė bėjmė ėshtė kontaktimi i kompanive qė u kanė ofruar shėrbimin e atyre sėrvėrave pėr tu bėrė tė qartė abuzimin nė fjalė me spam. Ka kompani qė ndėrhyjnė menjėherė duke ua pezulluar fare llogaritė kėtyre personave, ka edhe kompani qė nuk vėnė shumė ujė nė zjarr pėr ankesa tė tilla.

    E rėndėsishme ėshtė qė ju tė keni tė qartė qė forumi shqiptar nuk dėrgon mesazhe tė tilla reklamuese. Dhe e dyta, tė jeni tė kujdesshėm me adresėn tuaj tė email, tė mos e publikoni nė faqet e forumit apo nė faqet e tjera tė internetit pasi kaq mjafton qė ajo adresė tė bier nė duart e atyre qė e kanė kthyer spam nė njė biznes fitimprurės. Pra tregohuni tė kujdesshėm.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Njoftim nga Federata Panshqiptare Vatra
    Nga Peace Matters nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 16:00
  2. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 08:00
  3. Njoftim, Botimi i Librit Shqiptar ne UK
    Nga Piloti nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-04-2004, 09:17
  4. Njoftim per pasaportat.
    Nga Brari nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •