Sot vetëm moda përcakton nëse burri të ketë mustaqe. Por në kohën e gjyshërve tanë mustaqet ishin shumë të rëndësishme - matës për burrërinë.
Foto: Rumjana Panajotova
Sot vetëm moda është ajo, e cila dikton të lëshojnë burrat mustaqe dhe mjekër apo jo. Mirë po, nuk është aq larg koha, kur të gjithë ishin unanim, se një burrë pa mustaqe nuk është burrë. Në të kaluarën shumë, shumë të largët aq më të gjata dhe më të dredhura ishin mustaqet e burrit, sa më i madh dhe i thellë ishte respekti ndaj tij. Kishte raste kur mustaqet e burrave zgjateshin vesh më vesh. Shembujt më elokuente gjejmë në eposin popullor të trimave. Heroi i tij më i njohur është Krali Marko. Ai ishte një vigan i vërtetë. Ishte në gjendje të shkelë dy male ose të hapë puse të mëdha duke ecur mbi tokë. Krali Marko ishte aq i fuqishëm dhe i guximshëm, se arrinte të mundë kuçedra dhe të zhvendosë male. Dhe një shenje tjetër për burrërinë dhe forcën e tij ishin mustaqet e mëdha, të dendura dhe të përdredhura. Në eposin popullor përshkruhet, se vetëm një qime e mustakut të tij është aq sa është leshi i tri deleve.
Në gjithë eposin popullor mustaqet janë shenje burrërie. Që në kohën kur martesat bëheshin në moshën djaloshare, një i riu mund të mendohej për dasmë vetëm pasi filluan të dalin qimet e para. Kjo për shkak, se mustaqet ishin një dëshmi për burrërinë e djaloshit. Të rinjtë nuk e kishin të drejtën për t’u rruar para martesës. Prandaj përgatitja e dhëndrit fillonte me një rit special. Ditën e martesës të gjithë miqtë mblidheshin herët në mëngjes për t’u rruar mjekrën dhe mustaqet e djaloshit. Sipas rregullës heqja e parë e qimeve fillon nga faqja e djathë në të majtë. Dhe kjo, sepse në përfytyrimet popullore e djathta gjithnjë lidhet me burrërinë, përderisa e majta është simbol i butësisë dhe i njomësisë prej gruaje. Zakonisht riti shoqërohet me këngë speciale të interpretuara nga motra e dhëndrit dhe shoqet e saja. Duke kënduar ata rrethojnë të riun. Në një këngë të tillë tregohet, se vojvoda e çetës vendosi për t’u rruar që të shkojë për gjah të sorkadheve. Në poetikën popullore sorkadhet vjen të sugjerojnë, se ai do të shkojë të kërkojë ndonjë vajzë për martesë. Në një këngë tjetër përshkruhet si rruhet dhëndri para martesës. Nëntë berberë nuk arritën të heqin mjekrën edhe thyen brisqet. Mirë po, erdhi një vash e bukur joshëse, e cila arriti të rruajë beqarin me byzylykun e vet të argjend, stoli kjo e cila simbolizon martesën. Të rruhet dhëndri ishte një rit me rëndësi aq të madhe që ky veprim kryhej edhe i riu të mos kishte qime. Besimi, se në mustaqet e burrit është e fshehur tërë forca e tij dikton, që asnjë nga qimet e dhëndrit të mos rrëzohet mbi tokë. Dhe kjo për arsye, se në se ndonjëri i lig mund të gjejë ndonjë nga qimet dhe të bëjë një magji të keqe me dhëndrin. Prandaj sipas besimit qimet e mustaqeve të rruara groposen nën ndonjë shkurre trëndafili në kopsht ose varrosen nën ndonjë gur. Me heqjen e qimes së fundit muzikantët lajmërojnë, se dhëndri është gati të nisë për në shtëpinë e nuses.
Në se deshën të shpëtohen nga ndonjë beqar i bezdisshëm vashat bëheshin shaka me mustaqet e tij. Në një këngë tregohet, se vajzat djallëzore e shtynë beqarin aq afër zjarrit, sa që i dogjën mustaqet. Në një këngë tjetër ngacmuese përshkruhet si një plak vajti vetëm të shikojë vallen në mejdanin e fshatit. Mirë po, ai pëlqeu dy nga vashat më të bukura dhe më tërheqëse dhe filloi të bëjë shaka me to. Atëherë vajzat vendosën t’iu përgjigjen shakasë dhe kërkuan nga plaku për t’u rruar mustaqet. Me gjithë që ishte i tërhequr pas tyre, ai refuzoi të plotësojë lutjen.
Autore: Rumjana Panajotova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Burimi: Revista IMAGE
Krijoni Kontakt