Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    boset miljardare debatojne..

    zhapiket miljardere me nicka te majtesh.. te mballosur me armani te kenaqin me hipokrizine e tyre..

    ja cthote Tema:

    --


    Balla: S’mund ta lėmė Berishėn nė pushtet, se Meta do tė bėhet kryeministėr

    Nga L. Progni

    Socialistėt i bėjnė presion Ilir Metės qė tė kthehet nė koalicion me PS, pasi, pėrndryshe, Berisha do tė vazhdojė tė mbetet nė pushtet dhe kjo, sipas logjikės socialiste, mund tė ndodhė vetėm pėr tekat e Ilir Metės pėr t’u bėrė kryeministėr. Ky ėshtė edhe thelbi i deklaratės sė djeshme tė PS, e lexuar para mediave nga deputeti i kėsaj partie, Taulant Balla. “Nuk mund ta lemė Shqipėrinė peng tė Sali Berishės, vetėm pėr njė karrige kryeministrore”, - tha dje nė pėrfundim tė deklaratės, Taulant Balla, pasi i bėri dje thirrje LSI dhe kryetarit tė saj, Ilir Meta, qė tė ndalojnė luftėn politike me PS dhe tė kthehen nė koalicionin opozitar tė drejtuar nga PS. Balla u shpreh dje, se PS e vlerėson Metėn si njė aleat tė vjetėr dhe mik tė saj dhe se PS shpreh keqardhjen qė Meta po kėrkon, sipas Ballės, tė mbetet nė batakun e politikės sė vjetėr, duke refuzuar politikėn e re qė po promovohet nga PS. Deklarata e djeshme e Ballės vjen pas njė sėrė qėndrimesh tė sė njėjtės natyrė, tė shprehura nė media nga deputetė dhe zyrtarė tė niveleve tė ndryshme nė PS, qė nė nisje tė debatit qė ka pėrfshirė dy partitė. Beteja politike ndėrmjet PS dhe LSI ka nisur prej mė shumė se dy javėsh dhe pėr kėtė ēėshtje, Koēi shprehet se ėshtė zhvillim pozitiv, pasi ka shanse qė tė rithemelohet e majta dhe nė krye tė saj tė vijnė tė majtėt e vėrtetė dhe jo tė djathtėt, tė cilėt, sipas Koēit, po drejtojnė aktualisht PS.




    Deklarata

    “Ne po punojmė pėr njė politikė tė re tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve pėrtej kufijve tradicionalė tė Partisė Socialiste, pėrtej kufijve tė opozitės sė sotme, duke qenė tė bindur se pėrtej interesave partiake, pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, ėshtė Shqipėria e halleve dhe problemeve. Ėshtė Shqipėria e njerėzve tė thjeshtė me shumė nevoja e mungesa, por dhe me shumė dėshira dhe ėndėrra. Ėshtė Shqipėria e njerėzve tė thjeshtė, tė lodhur, tė rraskapitur dhe sigurisht tė zhgėnjyer nga politika e vjetėr e kioskave partiake. Duke e parė Ilir Metėn si njė mik dhe njė aleat tė vjetėr, ne e shohim me shumė keqardhje rikthimin nė batakun e vjetėr tė politikės sė zhgėnjimit dhe dėshirojmė me gjithė zemėr qė Meta dhe LSI tė rikthehen nė shtėpinė e pėrbashkėt, tė cilėn e kemi hapur pėr ēdo shqiptar qė do tė shkruajė me ne historinė e re tė kėtij vendi. Nuk mund ta lemė Shqipėrinė peng tė Sali Berishės, vetėm pėr njė karrige kryeministrore”, - tha Balla. Lidhur me qėndrimin e LSI pėr reformėn zgjedhore, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, u shpreh dje, se PS ėshtė e interesuar dhe e vendosur pėr njė reformė zgjedhore qė garanton zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Ajo u shpreh, se qėndrimi i disa partive, ku vendimtar ėshtė qėndrimi i LSI pėr reformėn zgjedhore, po dėmton procesin e kryerjes sė njė reforme tė mirėfilltė zgjedhore qė garanton zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. “Ne mendojmė se reforma zgjedhore duhet tė garantojė zgjedhje tė lira e tė ndershme, duhet tė garantojė forcimin e shtetit ligjor. Duke shprehur angazhimin tonė serioz nė procesin e reformės zgjedhore, ne njėherėsh shprehim keqardhjen qė disa parti tė vogla nuk konsiderojnė interesin e madh tė vendit pėr t’u ndarė nga njė sistem i kalbur politik, duke adoptuar sistem zgjedhor, qė i jep fund partitokracisė dhe krijon njė sistem me frymėmarrje tė re e sa mė pėrfaqėsues”, - tha Leskaj.




    Reagimi

    Deputeti socialist, Petro Koēi, tha dje se ėshtė momenti qė e majta tė rithemelohet, pasi aktualisht e majta shqiptare po drejtohet nga e djathta dhe se anėtari i thjeshtė i PS nuk ka kurrfarė pushteti nė kėtė parti. Koēi u shpreh se debatet ndėrmjet PS dhe LSI nuk duhen parė si pėrēarje e sė majtės, por si njė pėrpjekje reale e LSI pėr t’i kthyer sė majtės vlerat e humbura, pėr shkak tė drejtimit tė saj nga njė oligarki e pėrbėrė nga tė djathtėt. “Tani qė PSSH ėshtė mbėrthyer nga autoritarizmi provincial dhe lidershipin e saj e pėrcakton jo mė socialisti i thjeshtė, por oligarkia, ka ardhur momenti qė e majta shqiptare tė ribėhet, tė rithemelohet. E majta kėrkon drejtues mirėfilli tė majtė. Tė djathtėt nė drejtimin e sė majtės pėrbėjnė problemin themelor politik dhe organizativ te spektri aktual i opozitės.

    Orientimi kundėr autoritarizmit dhe pėrvijimi i njė politike nė favor tė shtresave tė gjera pėrbėjnė drejtime kryesore tė ribėrjes tė sė majtės nė Shqipėri.

    Nė SHBA, senatorja Klinton nuk e kishte tė vėshtirė tė deklaronte nė Ohajo se “Amerikėn e kanė bėrė amerikanėt e thjeshtė”. Zhvillimet e fundit nė raportet PS-LSI nuk duhen parė mė shumė si “pėrēarje dhe humbje uniteti”, por si shanse qė e majta tė gjejė vetveten”, - tha dje Koēi.







    LSI: Rama vazhdon t’i shėrbejė Berishės pėr tė rrėnuar tė majtėn




    Kryetari i Komitetit Drejtues Kombėtar nė LSI, Edmond Haxhinasto, ka reaguar dje pas deklaratave tė drejtuesve socialistė, se LSI po e ēon tė majtėn drejt humbjes. “I bėjmė thirrje z. Rama tė nxjerrė nė tavolinė marrėveshjen PS - PD, qė tė gjithė shqiptarėt tė kuptojnė njėherė e mirė, se pėr tė, aleanca e fshehtė me PD, ėshtė shumė mė e rėndėsishme se fitorja e sė majtės dhe integrimi nė NATO. Sigurisht qė NATO njeh dhe negocion me shtetin ligjor, qė respekton institucionet dhe votėn e lirė tė popullit dhe jo politikėn okulte dhe komplotiste tė tipit PS - PD jashtė institucioneve. Duke sjellė nė skenėn politike retorikėn e tij tė tipit “as i majtė- as i djathtė”, z. Rama vazhdon t'i shėrbejė Berishės, duke rrėnuar identitetin e sė majtės nė Shqipėri. Artikulimet politike intrigante e irracionale tė disa liderėve tė PS nuk pėrbėjnė asnjė shqetėsim pėr njė alternativė tė shėndetshme si LSI dhe “E majta per integrim”, qė me identitetin e tyre tė spikatur tė majtė vėnė nė krizė z. Edi Rama. Ndėrkohė, censura bashkiake, e aplikuar ndaj LSI kohėt e fundit nė media, tregon se z. Rama dhe politika e tij ėshtė njė remineshencė e modelit tė censurės mediatike berishiane ‘92-‘97”, - tha Haxhinasto.

    tema..

    ---



    ki kanibali balla.. mendon shume per popullin e raskapitur..
    vetem sahatet e unazat e florinjta me diamante e kollaret qe i ndrron cdo 1 ore.. i kushtojne sa te haje buke 1 vit rresht tere cermenika me berzesht e librazhd e qykso.. prenjas.. bashke..

    kulmi..

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja edhe te majtet e tjere kanibale, sherbetore nomenklaturiste, komuniste te pandreqshem, vijues te vepres barbare te enver-mehmet-hysniut e politbyroistet e tjere, kulmet mashtruese salamandriste:
    Gazeta Sot, Tuesday, 11 March 2008

    Pronat e shqiptarėve, nė defterė-bakallėt e “jeniēerėve” tė Berishės

    Gazeta “SOT”, ka ndjekur nė vazhdimėsi zhvillimet pėr problemin e madh tė kthimit dhe kompensimit tė pronave nė Shqipėri. Edhe pse kanė kaluar 16 vjet, qė ka “premtimi i parė”, qė dėgjuan (ish)pronarėt legjitimė nga pushteti i Berishės, kėto prona nuk janė kthyer, ose mė saktė, dokumentet e tyre ligjore janė kthyer pėrmbys po prej tij, duke kaluar nė favor tė tij, tė sejmenėve tė tij, tė ish-shefave tė tij dhe tė atyre qė nuk kanė pasur nė pronėsi asnjė milimetėr tokė nė pronėsi. Ky ėshtė realitet qė pronarėt po e pėrballojnė me protesta dhe me mashtrime prej qeverisė.

    Qeveria e Berishės, ashtu si gjatė viteve 1992-1997, po vazhdon lojėn e moskthimit tė pronave. Kėto ditė, nė vazhdim tė interesimit tonė si gazetė, ne kemi kėrkuar informacion zyrtar nė lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave, por nuk po na jepet. Provėn e parė tė bunkerizimit tė informacionit nė lidhje me kėtė problem, na e dha Drejtori i Komisionit tė (mos)kthimit dhe (mos)kompensimit tė pronave tė Shqipėrisė, “besniku” i Berishės, shoku Besnik Ma(h)o (Ce Duni), i pėrzgjedhur nė kėtė detyrė, po nga Sali Ram(iz) Berisha, natyrisht pėr tė bėrė ato qė do shefi dhe jo ato qė do ligji. Kėrkesės tonė tė njė jave mė parė, pėr takim nė lidhje me kėtė problem, drejtori Ma(h)o, iu pėrgjigj negativisht, madje me njė prepotencė tė tipit tė pushtetit “Berisha 1992-1997”.

    Ne nuk e njohim as si kallėp e as si fytyrė kėtė njeri anonim, jo pėr faktin qė nuk ėshtė person publik, apo qė vjen nga mitingjet e tre turneve, as sepse ėshtė njė emėr qė ekziston vetėm nė gjendjen civile tė njė fshati edhe pa furrė buke nė periferi tė Korēės, por sepse nuk na shfaqet. Aktualisht, ne njohim vetėm qėndrimin e tij ndaj shtypit qė nuk ėshtė i PD dhe i shefit tė tij. Por kjo nuk rėndėsi. Shqetėsim ka fakti, qė shqiptarėve nuk po u kthehen pronat. Nė kėtė drejtim po bėhet demagogji e plotė nga pushteti, pikėrisht nga pushteti, qė 16 vjet mė parė u mbajti fjalime patetike pronarėve, se do t’u kthente pronat, por qė na fakt i mashtroi dhe po e vazhdon kėtė proces mashtrimi me sukses tė plotė. Kėtu nuk ėshtė fjala se pronat nuk i kthen “Besniku i PD” qė pushteti ka vėnė nė krye tė karriges tė cilės ai i merr vetėm pagėn e majme, por kėto prona nuk i ka kthyer dhe nuk po i kthen pushteti i Berishės. Besniku i tij ėshtė vetėm njė jeniēer, ashtu si 12 jeniēerėt e tij tė (mos)kthimit tė pronave nė prefektura, tė cilėt marrin pagėn pikėrisht pėr tė mos kthyer e pėr tė mos kompensuar pronat.

    Kjo historia e pronave, duket sikur ėshtė trashur ca dhe tashmė i ka dalė edhe boja. Nuk beson askush se kėto prona do tė kthehen. Jo se tani e tutje nuk do pushteti e politika, jo se nuk do parlamenti dhe besniku i mjerė i komisionit hije e kukull tė (mos)kthimit tė pronave, por sepse nuk kanė mbetur me prona, nuk kanė mbetur mė para nga fondi pėr kompensimin financiar tė tyre. Ndaj bėhet kjo lojė. Ndaj dhe besnik Ma(h)o i PD, nuk di se ēfarė tė thotė, ndaj dhe i pėrgjigjet kėrkesės sė gazetės, se ėshtė tepėr i zėnė. Ne nuk e dimė se me ēfarė ėshtė i zėnė ky njeri, kur prej zyrės sė tij tė kthimit tė pronave nuk ėshtė kthyer prej tre vjetėsh asnjė centimetėr pronė! Por dimė faktin, qė ky shtetas, njihet nga pronarėt legjitimė, si personi “model-Berisha”, qė i sjell rrotull ata, me lloj letrash fiktive dhe tallėse.

    Kjo demagogji tejzgjatur nuk mund tė vazhdoj mė jo si njė, por 1001 besnikė tė vendosen e tė ndėrrohen nė krye tė komisionit tė kthimit tė pronave. Sepse shqiptarėt pronarė, tė cilėt nuk kanė marrė asgjė nga pronat qė u takojnė e kanė kuptuar pėrfundimisht qė me vazhduesin e ligjit 7501, qė me “shefin” e mos dėmshpėrblimit tė pėrndjekurve politikė, qė me shefin e njė PD tė mbushur kokė e kėmbė me ish-komunistė, me ish-prokurorė, me ish-gjykatės, me ish-anėtarė tė KQ, nuk ka kthim prone, por vetėm mohim dhe grabitej tė saj, siē ka ndodhur realisht. Ndėrsa parlamenti shqiptar ka vendosur qė procesi i kthim kompensimit tė pronave tė pėrfundoj nė muajin gusht 2008, qeveria deklaron se ky proces do tė pėrfundoj nė vitin 2014. Nuk po kuptojmė se kush vendos nė kėtė vend: Kryeministri, apo parlamenti?!

    Deklaroi dje, Zv/Drejtori i Kthimit tė Pronave, Genc Ēelo:

    Nuk e di tė kenė dalė procedura. Pėr to. ēdo vit del vendimi i Kėshillit tė Ministrave dhe fondi i kompensimit pėr vitin pėrkatės.
    Unė nuk e di, tė ketė dosje, tė kompensimit financiar tė pronarėve.
    Afati maksimal i kthim kompensimit tė pronave ėshtė viti 2014.
    Ndėrtimet e paligjshme janė pronė tė atyre qė i kanė zėnė. me pronarėt e kėtyre zonave, kemi punė pasi tė bėhet legalizimi
    Nuk kemi bashkėpunim Ministrinė e Mjedisit dhe Ministrinė e Bujqėsisė, nė lidhje me dhėnien me koncesion tė ullishteve, pyjeve, kullotave

    (Mos)kthimi i pronave

    Parlamenti cakton datėn 23.08.2006, Berisha cakton vitin 2014
    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ėshtė themeluar nė zbatim tė ligjit nr. 9235, datė 29.07.2004, “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave”, tė ndryshuar me ligjin Nr. 9583, datė 17.07.2006 dhe vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 566, datė 23.08.2006, “Pėr organizimin dhe funksionimin e Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave”. AKKP-ja ėshtė krijuar pėr tė zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė, problemin aq tė madh tė Njohjes, Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Paluajtshme nė Shqipėri. Krijimi i Agjencisė, nė varėsi tė Ekzekutivit, i jep pėrparėsi pėrfundimit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, duke rritur angazhimin e institucioneve nė mbylljen e kėtij procesi brenda afatit tė pėrcaktuar nė ligj, qė ėshtė data 30.06.2008. AKKP-ja ka zyrėn qendrore nė Tiranė dhe 12 zyra rajonale nė qarqe. Kjo agjenci, gjatė ushtrimit tė veprimtarisė, ėshtė e hapur pėr publikun dhe nė shėrbim tė subjekteve tė shpronėsuara a tė trashėgimtarėve tė tyre.

    Kompensim, 1 rast demaogjik

    Kompensimi i parė ėshtė bėrė nė dhjetor tė vitit 2005, si kompensim financiar i subjekteve me fondin 200.000.000 lekė vetėm pėr qytetin e Tiranės. Kompensimi ishte i pjesshėm, deri nė 200 m2. Pėrzgjedhja e subjekteve pėrfitues u bė me short, megjithatė, pėrpara kėtij shorti, disa subjekte kanė pėrfituar nė raste tė veēanta kompensim fizik.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •