Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Çfarë është fantazia?

    Njeriu pa fantazi nuk jeton dhe nuk mundet të paramendoj jeten pa atë , por ne cilen shkallë të fantazisë?
    Fantazia e njeriut për një jetë , dashuri , pasuri dhe shumë nevoja dhe deshira të tjera njerzore dhe personale , rritet shpesh tek njerezit.
    Femijet e vegjel nga mosha ne moshë e ndryshojn mendimin e tyre në fasntazi, do të thotë ne bazë të moshes së tyre.
    Edhe fëmijet dhe të rrituri kan deshirë të jenë heronj , të fortë , të shpejt , por ne fantazin e mburrjes fëmijet i permbahen prinderve si më të vlefshimit për ardhemrin e tyre.
    Femijet e moshes 6 vjec shembullë e llogarisin babin e tyre si një hero , njeriu më i forti ne botë , më i menquri etj etj.
    Kur realiteti nuk mirret ne doren e parë , atehere fantzaia eshtë si një kulminacion i grades së parë ne koken e njeriut.Kufizimi i fantazisë nuk mund të behet.
    Rreziku nga izolimi total ne boten e fantzisë eshtë i rrezikshem dhe dergon deri ne fund edhe ne një problem serioz psiqik.
    Shumë kan shkruar dhe komentuar për fantazinë , por askush nuk ka mundur të sjellë perfundimishtë një perfundim se qka dhe perse fanyazia lunderon ne jeten e njeriut, duke llogaritur ketu edhe pozitivitetin e fantazisë , por duke u mos fundosurë në boten e fantazisë.
    Realiteti eshtë qelsi kryesorë i jetes.
    Fantazia shpesh fillon nga brenesia e njererzve të rritur , kur ata mbajnë fshehtesi të vetat dhe qe ato fshehtesi i rrisin , aq sa edhe rritet fantazia ne brendesin e tyre.
    Nese mungesa e fantazis do të ishte si mungesa e vitamines C , shumë njerez do të ishin pa dhembet e tyre. ( Stig Johansson)
    Nese dallimi ne mes të fantazis dhe realitetit nuk do të kishte dallim të madhë , une do të isha futbollisti më i madhë i kesaj bote.
    Braktise të verteten dhe vendos për një fantazi të mirë, ndegjohet shpesh kjo fjalë nder disas njerez.
    Bota e imagjinates nuk i njef kufinjet e vetë sepse imagjinata e mbanë shpirtin gajllë dhe se kjo jep nganjehere edhe sherim të shpitrave të njerezve , mvaresishtë nga rrethanat e kerkesat e tyre shpirterore.
    Ne dallim nga realiteti , fantazia eshtë e kufizuar ne mendimet tona dhe shkathtesin e tonë të mendimit.Natyrisht se në matematikë gjindet fantazia, por kur provohet me fantazi , atehere qdo gjë behet keq.
    Ata qe kan fantazi por nuk kan dije , janë sikur një shpezë qe ka krih por nuk ka kembë.Nuk egziston asnjë kufi, se qka njerezit munden të paramendojnë kur nuk kan fantazi.
    Fantazia ndoshta edhe eshtë inteligjenc qe e kenaq vetveten., mirpo fantazia është një artë i tillë që akoma nuk gjindet, sepse askush nuk mundet të jetoj vetem në ajrë në lartesi., sepse keshtjellat e qiellit janë të shtrenjeta për tu ndertuar , por të lira për ti rrenuar.
    Njeriu e mori fantazin si shkembim ne mes të humorit dhe realitetit që ta qetesoj vetveten nga pika se ku gjindet, sepse me ndihmen e fantazis pushon edhe shpirti i plagosur.


    C’është Raliteti?!


    Kur ne mendojm në jeten , vlerat e botes dhe vetëdijen e tersishme, kuptojmë qe egzistenca e jonë nuk eshtë e përkryer.Duke llogaritur të gjitha komponentet e Uneverzit , mund të jetë ashtu që aty mund të gjindet edhe një pikë perfundimi, por edhe pas kesoj njeriu mendon se jeta e jonë varet vetem si në një fije të hollë të pënit.
    Që jeta në tokë të egzistoj , duhet planetet të jenë në aq largësi nga dielli i cili ndriqon me rreze të forta.Planeti duhet të ketë një rrethëqarku rrethë diellit, e pastaj duhet të sillet rrethë boshtit të vetë jo aq shpejt e jo aq ngadale, e terë kjo që vetem e vetem që temperatura të jetë ajo e njejta dhe që rrufetë të mos ndodhin ne një forcë të pa pershkruar, por duhet që kjo atmoster të permban një mburojë që e mbron jeten nga dridhjet ultra violet të diellit.Duhet të egzistojë ujë dhe gjashtë lendet kryesore që ne të mbijetojmë, si ajri, gaznat, fosfori thartesia, etj etj,. e ne mund të pyesim veten tonë, se perse ne egzistojmë ne ketë formë siq jemi sot, mos vallë të gjitha keto mutatcione të arritura janë vetem të derguara si rastesi e një planeti, edhe pse ne nuk e dijm se a egziston ndoj jetë tjeter ne brendesi të planeteve tjera.

    Për atë arsye kur njeriu e benë një veshtrim të kesaj bote, pyet vetveten shpesh se ku eshtë vetdija e jonë, egzistenca dhe qellimi dhe qka janë ato, cka eshtë ajo qe ne trurin tonë e quajm një tru normal që funksionon, edhe pse ai permban lendë si substancat transmitore si dopamin ,serontin,melatonin,kortisol, adrenalinacetolcolin etj etj qe e kan kompletuar trurin tonë.
    Në trurin tonë gjinden si p.sh. endrofin dhe andrenalin që simbas nevojes ne edhe e prodhojmë, e nese ne do të kishim adrenalin me shumë se sa kerkohet nga menyra normale , atehere ne do të silleshim ne menyrë tjeter., e ne rast se ne kemi më teper dopamin ,atehere njeriu perfiton symptome psiqike , e nese kemi pak serontonin atehere njeriu eshtë depresiv.
    Njeriu duket të jetë i mirëkuptuar se cka eshtë normale dhe cka nuk është, por kjo ndryshon nga kultura në kulturë.Të i pershtatemi natyres ne menyrat me të mira të ndoj rrethi tjeter jo të ngjajshem me atë tonin ose të ndoj kulture të tjeter, do të thotë që në një perqindje ne të behemi si objekt kimik, sepse ne vendet e nxehta kemikaljet e trupit funksionojn me ndryshe se ne ato të ftohta, e për atë arsye njeriu mundet të thotë edhe për shkak të kaosit rrethë nesh ne disa raste , psiqika e jonë i ngjanë një vije balansuese që ne duhet ti permbahemi , sepse cka eshtë apo nuk eshtë normale eshtë shoqeria dhe rrethi që e vendosë, sepse shoqeria dhe funksioni i shoqeris eshtë një fenomen i kuptimit të perzier, do të thotë ka prioritetin e vetë qe e quan të kuptimt dhe e don si normal.

    Në bazë të statistikes, një perqindje e popullates janë shizofren, pastaj tre perqind të popullates kaplohen nga menyrat e ndryshme të psikozes ne jeten e tyre, e pastaj gjnden persona që nuk i tregojnë ose i fshehin shenjat e psikozes por prapë se prapë mund të kenë një segment të vogel të mirëqenjes duke ikur nga realiteti personal, si shembullë kur njeriu e ndjen veten si të ardhur nga ndoj planet tjeter, nuk është i pershtatshem tek rrethi , asgjë nuk perfundon mirë etj etj.Tek njerezit e vjeter me degjim të ulet janë reagimet e tyre aq te quditeshme sa që mendojnë qe cdo fjalë perdoret kunder tyre , sepse ne kur flasim duhet me doemos ta shikojm ne sy njeriun si shenjë realiteti e kjo ndikon negaticisht tek pleqet me shqisat e të ndegjumit të vogel, por eshtë edhe e perditeshme se njerezit e vjeter të cilet kan humbur psiqiken e të mbajturit ne mend, e perjetojnë rastin sikur njerezit nga ata i fshehin gjerat të cilat ata i kan vendosur dikund, dhe se kjo u duket atyre se ata e mbajnë ne mend se ku i kan vendosur por te tjeret nuk deshirojn të ua japin.

    Në ketë grup munden të hyjn edhe keqperdoruesit e menyrave të ndryshme , të ndara nga realiteti, siq janë; alkoholistet, tabletomanet, narkomanet, lotomanet etj etj , të cilet e jetojn jeten e tyre në një realitet të ndarë nga bota e njerezve real , sepse realiteti i tyre eshtë vetem pjesë e endrres , por njeriu nuk duhet harruar se ketu janë të llogaritura edhe simptomet e depresionit, ankthit, neuroankthit, hystericiteti, e për ketë ata mendojnë që njerezit e kesaj toke janë aq të pa drejtë dhe nuk janë normal e as real ne krahasim me keta, sepse edhe vetë Freudi ka thenë se të gjithë njerezit janë pak ose shumë neurotik, cka do të thotë se zgenjimi nga realiteti eshtë prezent tek shumë njerez ne ketë botë,pra , nese njeriu i llogarit të gjithë keta njerez , atehere mundemi të konkludojmë që majoriteti i njerezve normal dhe real dhe atyre mekatar gjinden thuja ne një linje të perbashket , sepse ne të shumten e rasteve shumë e fshehin realitetin dhe ikin nga ai, dhe se kjo eshtë pak a shumë relative, sepse qdo njeri e kan nga një të keqe ne vetveten , ban fshehtesi ne vetveten, por që me fjalë të mira ata behen edhe iluzionist të aftë duke e futur ketu si mbrojtje ose parim pjesen e humorit,dashurisë, qka ne menyren subjektive keta nuk e ndajnë ketë me një, pra cka është me te vertet realiteti i cili sillet rrethë nesh ne ditet tona të perditeshme.

    Të gjithë njerezit e transmetojnë boten e tyre te jashtme me perjetimet e veta subjektive.Ne asocionojmë mekate dhe gjera të ndryshme cdo ditë në koken tonë, cka do të thotë se ne fakt ne njerezit e keqkuptojmë njeri-tjetrin gjithë kohen , duke besuar se e kemi kuptuar.
    Atë perjetim ose atë imagjinat qe ne e kemi në koken tonë ne situata të ndryshme nuk është e njejt ndoshta sikur mendimi i ndoj personi tjeter, sepse në bazë të disa filozofeve është edhe e pamundur qe ne njerezit të kuptojmë njeri tjetrin, sepse edhe pse imagjinata e jonë mundet të perputhet me ndokend , prapë se prapë janë disa detale të cilat na dallojnë nga perjetimet e të tjerve, e keto detale munden të jenë perjetimet e më parshme të tonat personale, si shembullë mund ta marrime një qen që ngrit dhe ul ndjenjat nga personi në person, sepse njeri mundet të ketë ndodhur se ka qenë i kafshuar nga qeni e tjetri as që ka ardhur ne kontakt ndoj here me qenin, e kjo e sqaron gjithashtu një dallim ne mes të realitetit dhe iluzionit, e prapë se prapë ne flasim se ne e kuptojm njeri tjetrin , pra a e kupton perjetuesi spjeguesin ose degjuesin, cka ne fakt janë largë gjerave reale ne boten e vertet,sepse edhe gjerat e vogla munden të perjetohen ne menyra të ndryshme , dhe për ketë mundemi te themi se ne njerezit jetojm në botera te ndara, sepse ne mundemi te behemi se ne e kuptojmë perjetimin e dikuj tjeter, por shtrohet pyetja se si , sepse realiteti eshtë largë nga kuptimi i plotë i joni.Pra a do të thotë kjo se ne e kemi marrë një pjesë nga njerezit me pervojë duke e mos shijuar asnjehere realitetin që ai/ajo na e sqaron.
    Njerezit i shikojn gjerat dhe boten nga kendi i ndryshem , për disa eshtë mirë e për disa eshtë me keq.
    Pastaj Jung foli për vetdijen kolektive, qka do të thotë se ne njerezit e kemi një simbol të njejtë dhe pershtypje.A eshtë pra ashtu që ne njerezit e kuptojmë njeri-tjetrin dhe se ne jemi ne të njejtin nivel, ne¨atë rast a do të ishte pra ndjenja dhe telepatia ne mes nesh që e bëri të mundur që ne te jemi të njejt vetem qe vijm nga planeti i njejtë.
    Pra perfundimishtë realiteti eshtë dicka që gjithmonë e mbanë nje sekret me vete e ky sekret lirishtë mund të quhet si pjesë e fshehtesis së njeriut në ketë botë.

    Marre nga "FLOART" (shkrim i Flori Bruqi)
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 11-03-2008 më 12:12

  2. #2
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Fantazia ne fund te fundit eshte "montim" i atyre qe ke mbjellur ne koke. Dhe pastaj varet se cfare eshte "mbjellur". Pa memoriet e kultivuara, eksperiencat, te mesuarit nuk do te kemi "karburantin " e nevojshem per te fantazuar dhe menduar, shpikur.
    Fantazia pa inteligjence, shpirt krijues, talent, vullnet, dhe shpesh shpirt luftarak nuk ka vlere.
    P sh: mund te jesh shume imagjinues duke u shtrire ne bar ne fushe dhe duke pare qiellin dhe te fantazosh .
    La vida es un carnaval

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Imagjinata është fantazi, kurse fantazia është aftësia e mendjes dhe vetëdijes sonë për të përfytyruar ngjarje të mëdha që mund të ndodhin në të ardhmen, duke u mbështetur në realitetin e sotëm. Fantazia është kreacion, është zotësi krijuese, shpikëse e zbuluese dhe fryt i përvojës sonë jetësore, shkencore, luftarake e historike.
    Çdo gjë që është krijuar nga dora e njeriut, është rezultat i imagjinatës së tij kreative e krijuese, është vepër e fuqisë së mendjes njerëzore.
    "Carpe Diem"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Fantazia eshte perfytyrim. I vizioneve i projekteve i ideve qe kemi per te ardhmen. Eshte nje planifikim mendor i mendjes. Nje gjendje e aktivitetit te larte intelektual. Ajo qe nuk kuptoj eshte qe mos ti po thua gje se duke ia treguar te tjereve te fshehtat tona ne mund te clirojme veten nga fantazite e teperta?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    jane endrrat fantazi?

  6. #6
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Fantazia eshte dicka qe njeriu deshiron por qe se ka ne realitet per mendimin tim
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    "Fantazia" do te thote aftisia e ka truri per te krijuar imazhe,ide etj etj qofshin keto reale ose jo reale. edhe tema qe keni hapur ju eshte fantazi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-02-2006
    Vendndodhja
    sdi as vett jam humbeee
    Postime
    25
    Citim Postuar më parë nga alda09 Lexo Postimin
    do te thote aftisia e ka truri per te krijuar imazhe,ide etj etj qofshin keto reale ose jo reale. edhe tema qe keni hapur ju eshte fantazi.
    edhe kjo eshte al fantazia ?dhe pas kesaj po bie shi dhe me ombrell dua te mbulohem truck truck neper pllaka rugicash !po venon autobusi al fantashkenca
    Detyra e një artisti është thellimi i të panjohurës.

Tema të Ngjashme

  1. Fantazitë seksuale.
    Nga DI_ANA në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 01-08-2014, 13:38
  2. Fantazi për dikë tjetër!
    Nga Jimmi_1978 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 20:14
  3. Kadare: Schwartz, një përçarës fetar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  4. Fantazia apo Genjeshtra?!
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-12-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •