Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Qendrueshmeria,Thellesia dhe Personalizimi

    Qendrueshmeria pėrfshin kohen dhe mėnyrėn pėr tė shpjeguar ngjarjet sipas tė ciles shkaqet e suksesit ose deshtimit zgjasin nė kohė dhe nuk janė tė ndryshueshme.
    Thellesia ka tė bėjė me hapėsiren,shpjegimi e njė ngjarjeje nė mėnyrė specifike.
    Personat optimistė dinė tė japin shpjegime specifike,megjithė se mund tė bėhėn tė paaftė pėr fushen ku deshtojnė,dinė tė jenė aktivė nė aspektet e tjera tė jetes.
    Personalizimi
    Nga ana negative, nė kėtė rast,kur pėsojnė njė zhgenjim,mund tė akuzojmė veten ose faktorė tė jashtem qė kane ndikuar.
    Personat qė akuzojnė veten kur deshtojnė, kanė nje rėnie tė vetėvlerėsimit mendojnė se janė pavlerė,pa talent dhe tė pakendshme;mė shumė lehtėsi bien nė pesimizem.Anasjelltas personat qė u japin ngjarjeve negative shpjegim duke perfshirė faktorė tė jashtem mjafton tė kenė koshencen e pergjegjesive tė veta, nuk humbasin vetėvlerėsimin dhe janė mė optimistė.
    Nese qendrueshmėria dhe thellėsia kanė tė bėjnė me ēfarė bėhėt, personalizimi ka tė bėjė me atė se si ajo qė bėhėt perceptohet.
    Duke u nisur nga kjo optimizmi dhe pesimizmi janė tė shpjegueshme me menyren e interpretimit tė ngjarjeve; optimistėt i interpretojnė deshtimet si tė rastėsishme,tė ralla dhe tė panjohura pėr veten ndėrsa sukseset si personale,dmth falė aftesive tė tyre,tė pergjithshme dhe tė qendrueshme.
    Prandaj Optimistė apo Pesimistė nuk lind por bėhėsh.Optimizmi mund tė "mėsohet",prandaj dhe pesimistet mund tė shpresojnė qė mund tė kthehen nė optimistė,duke mėsuar disa gjėra.Kjo lidhet mė aftėsi qė i lejojne pėrsonit tė kalojė nga njė stil sqarues pesimist nė njė optimist nepėrmjet dialogut me veten,kur duhet tė pėrballojė njė dėshtim.
    Si bėhėt e mundur kjo?
    Ka shumė strategji qė mund tė pėrdoren.Nė fillim i duhet pranuar vetes qė po pėrdor mėnyrė pesimiste pėr tė spjeguar njė ngjarje negative.Pasi njeriu bėhėt koshent pėr kėtė mund tė pėrdorė dy menyra pėr tė kuruar besimin ose spjegimin pesimist.
    E para ėshtė e thjeshtė : Duhet tė pėrqendrojė vėmendjen nė mendime tė ndryshme nga ato tė lidhura me besimin e vetė,duke kėrkuar tė ndėrpresė mendimet negative.Mund psh,sa here qė ka mendime pesimiste,tė imagjinoje njė STOP tė kuq qė kundėrshton mendimet negative.
    Sė dyti;
    Megjithėse rrugė mė e gjatė dhe mė e vėshtirė,por mė efikase ėshtė ajo qė tė tė kėrkoj tė vėjė nė diskutim besimin e vetė pesimist.Nė kėtė rast,e para gjė qė duhet bėrė ėshtė mbajtja distance e besimit,duke e klasifikuar thjesht si "mendim" dmth si pohim qė mund tė jetė i vėrtetė ose jo.
    P.sh; Nese dikush mendon qė s'ėshtė i aftė pėr njė punė tė caktuar,s'ėshtė e thėnė qė kjo ėshtė e vertetė.Ndaj duhet distancuar nga ky mėndim dhe mė pas ky tė vihet nė diskutim ėshtė apo jo i vėrtėtė.
    Metodat mė tė mira pėr ketė munden tė rėnditen kėshtu;
    1.Duke mbledhur prova pėr bazen e kėtij mendimi ose pėr tė kundėrten.
    2.Duke mbledhur shpjegime alternative.
    P.sh; Njė dėshtim mund tė shpjegohet nė shumė mėnyra tė tjera,dhe jo mė patjeter me paaftėsi,apo me atė qė na ėshtė fiksuar.
    3.Duke evituar tė mbjellėsh katastrofen si mendim.
    Edhe sikur tė vėmė re qė faktet nuk janė gjithnjė nė anėn tonė ėshtė gjithnjė mirė tė mos pėrgjithėsojmė dhe tė izolojmė njė "fiksim" vetem nė atė rast.
    4.Tė mėsojmė nga gabimet.
    Njeriu mėsohet nga gabimet e veta dhe kjo ėshtė e rėndėsishme tė mėsohet nga eksperienca dhe tė vihen nė perdorim gabimet si sugjerime qė mund tė na ndihmojnė nė permiresimin e sjelljes tonė nė tė ardhmen.
    Gjykimi i vetėvetes dėrgon nė ankth , ku mė vonė sjellė edhe tek destabilizimi i njeriut nė tė ardhmen.
    Njeriu nuk bėhėt i tillė me kėndė rrinė , por vetem qka meson , lexon dhe nė jeten e tij ka njė pikė tė qėllimit dhe asaj duhet ti pėrmbahet, pra tė jetė optimist se qdo fund e ka njė fillim dhe qdo fillim e ka njė fund.

    Marre nga "FLOART" (shkrim i Flori Bruqi)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 11-03-2008 mė 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •