Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki jestervudi ka fillu me thon mendime te mira..
    urime..

  2. #22
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Kembane per kamorristin brarisha ...

    Shekulli 19 Jun 2008

    Kujt i dërgohen mesazhet nga qelia?

    Nga Fatos Çoçoli

    Deputetët e Parlamentit që dy ditë më parë votuan për t’i hequr Fatmir Mediut imunitetin, çfarë bënë? Përmbushën një detyrim të thjeshtë. Që ka nevojë të jetë i përhershëm në politikën tonë. Sa herë përflitet rëndshëm figura e një anëtari të Kuvendit Shqiptar, ia vlen që, për hir të besimit të qytetarëve tek klasa e tyre politike, këtij anëtari t’i hiqet imuniteti. Kjo të bëhet një traditë dhe gjendje e zakonshme në Kuvend.

    Ndryshe, ideja-nismë e heqjes vullnetare të imunitetit për deputetët tanë ngjan komike. Por kush do ta mbështesë këtë nismë tani? Një grup don kishotësh? Opinioni publik? Këto janë shumë pyetje për një qytetar të thjeshtë.

    Çfarë ai kërkon, është të mësohet e vërteta e prapaskenave politike që sollën Gërdecin. Të dënohen ata që shpërdoruan detyrën shtetërore, për një biznes të shëmtuar të shitjes së armëve. Të dalin në detaje, ata që me petkun e qeveritarit ndihmuan në ngritjen e fabrikës së çmontimit në zemër të vendit. Por a do të jetë ish-ministri i Mbrojtjes i vetëm në këtë hetim?

    Ka politikanë të tjerë të përfshirë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi? Janë këta të përfshirë, ata që u munduan ta zvarrisin në pafundësi hetimin për Gërdecin? Kush janë ata që vetë Mediu thotë se i dërgojnë mesazhe “bosit” të fabrikës së vdekjes në qeli?

    Mi të gjitha: A do të jetë e motivuar Prokuroria t’i kërkojë Mediut nëse ai fsheh apo mbron dikë tjetër? Sa do të shkojë kuraja e hetuesve tanë?

    Kjo është një pyetje me shumë vlerë sot, për të qetësuar disi ata që ende besojnë në shtetin e së drejtës tek ne. Por ajo vështirë të gjejë përgjigje me klasën politike që kemi në qeverisje. Nuk do të mjaftojnë as edhe ecejaket dhe deklarimet e njeriut perëndimor më të pushtetshëm në Shqipëri, Ambasadorit Amerikan.

    Ndoshta deputetët blu votuan kundër Mediut, që diogjeni amerikan t’i japë fund odisesë së tij në kërkim të së vërtetës dhe të kënaqet me “kokën e Mediut”. Dritëshkurtësia karakteristike e politikës së Tiranës nuk është çudi që ta ketë menduar edhe kështu.

    Por kjo lakuriqësi e sjellë në gjendjen e punëve shqiptare, nuk do të thotë aspak lakuriqësi e së vërtetës për Gërdecin. Edhe ambasadori Uidhërs me siguri e di këtë. Shpresojmë që ndikimi tij dhe presioni i opinionit publik shqiptar t’i japë kurajë Prokurorisë t’i shkojë deri në fund aferës vrasëse.

    Sido që fajtorët e tjerë do të përpiqen ta mbysin hetimin për Gërdecin, sido që të shkojë, kujtesa qytetare për këtë tragjedi nuk do të shuhet. Nuk ka “anëtarësim në NATO” që të shuajë një dëshmi kaq shokuese të korrupsionit qeveritar dhe mungesës së sigurisë fizike qytetare në këtë vend!

    Gjykimi i Mediut vetëm do të ndihmojë të mbahet përherë e pafjetur ndërgjegjja jonë qytetare për Gërdecin. Kjo ndërgjegje sot është e ndryshme. Ajo do t’i ndihmojë shqiptarët të mos harrojnë aq shpejt e lehtë, sikurse ndodhi me vitin 1997, me puçin e shtetit 1998, apo me shumë tragjedi të tjera të vendit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  2. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  3. Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  5. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •