Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post A është ky një forum i lirë demokratik Shqiptar?

    Kam disa pyetje per administratorët e forumit për të cilat do doja një përgjigje sa më të sinqertë.

    1. A është ky një forum i lirë demokratik Shqiptar ku secili mund te shprehë mendimet e tij pa rënë ndesh me rregullat e forumit?
    2. A mbrohen interesat kombëtare Shqiptare në këtë forum?
    3. A janë rregullat të njëjta për të gjithë anëtarët (duke përfshirë edhe stafin)?
    4. Nëse thyhen rregullat kush vendos për sanksionet ndaj anëtarëve (duke përfshirë edhe stafin)?
    5. Kush gjykon nëse sanksionet e marra janë të gabuara apo jo?
    6. Nëse këto sanksione janë të gabuara cfarë masash merren për shkelësit?

    Faleminderit paraprakisht.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga The Rebel Lexo Postimin
    Kam disa pyetje per administratorët e forumit për të cilat do doja një përgjigje sa më të sinqertë.

    1. A është ky një forum i lirë demokratik Shqiptar ku secili mund te shprehë mendimet e tij pa rënë ndesh me rregullat e forumit?
    2. A mbrohen interesat kombëtare Shqiptare në këtë forum?
    3. A janë rregullat të njëjta për të gjithë anëtarët (duke përfshirë edhe stafin)?
    4. Nëse thyhen rregullat kush vendos për sanksionet ndaj anëtarëve (duke përfshirë edhe stafin)?
    5. Kush gjykon nëse sanksionet e marra janë të gabuara apo jo?
    6. Nëse këto sanksione janë të gabuara cfarë masash merren për shkelësit?

    Faleminderit paraprakisht.
    Besoj se Adm do te te kthejne pergjigje me specifike. Deri atehere, nqs nuk e ke problem po shkruaj dicka.

    1. Forumi shqiptar eshte demokratik, regjistrohet kush te doje me deshire, gjithashtu kujt nuk i pelqen, largohet me deshire. Nga ana tjeter, ka rregulla ashtu sic je shprehur ti me lart, sepse megjithese eshte forum virtual, s'do te thote qe eshte anarki.

    2. Ky eshte forum shqiptar, domosdo qe ne qender jane interesat kombetare. Por, nga njera ane mos te harrojme qe eshte forum virtual. Pershembull, ndersa flasim per interesa kombetare, sikur FSH te bej thirrje qe djemte mos te evitojne rekrutimin e detyruar ne ushtri kur arrijne moshen legale, (nderkohe qe oficeret ne Shqiperi dalin qe ne 5 te mengjesit te kerkojne "ushtare") kjo s'do te thote qe detyrimisht anetaret apo lexuesit do perkrahin kete thirrje te FSH. (Nje shembull pak ekstrem ky, por gjithesesi reflektues i interesave kombetare.) Per me teper, sic shihet qarte ne shume debate ne kete forum, interesat kombetare perkufizohen ndryshe nga shume anetare.

    3. Rregullat jane te njejta.

    4. dhe 6. Te ngjashme si pyetje me duken mua.

    Do i pergjigjem 5. njehere dhe me kete rast edhe 4. & 6. ne nje paragraf.
    Stafi diskuton per "sanksionet", perjashtimet, verejtjet etj kur sinjalizohen nga anetare te tjere, apo kur i lexojme ne kete nen-forum. Meqe ra fjala, sa pyeta apo kerkova nje sqarim per nje anetar te perjashtuar.
    Ju lutem kini parasysh qe anetaret e stafit jane vullnetare, qe i dedikohen ketij forumi pa asnje lloj interesi monetar, por mundohen te japin kohen e tyre te lire brenda mundesive te jetes reale. Nga ana tjeter, jemi gjithashtu anetare te thjeshte, kemi idete personale qe reflektohen ne postime, dhe gjithashtu "nervat virtuale" si te gjithe te tjeret. Sikur te te tregoj ca mp negative qe kam marr nga anetaret dhe jo vetem qe s'jane perjashtuar por jam munduar te gjej nje rruge mirekuptimi do habiteshe me tolerancen e treguar. Jo se jam e njohur aq shume per tolerance lol, por nuk u ve dhe aq rendesi nervave te momentit, sepse i kemi te gjithe.

    A sanksionohen anetare te stafit? Ne historine e FSH ka pasur shume anetare te stafit, te larguar me deshire pas punes se bere, apo dhe disa qe jane hequr si rrjedhoje e ankesave te anetareve, apo te larguar se s'jane dakort me menyren e moderimit. E njejta gje dhe per anetaret e thjeshte.

    Nuk e di nese pergjigjet e mia do kene ndonje efekt. Do ishte me thjesht ndoshta sikur ankesa juaj te kishte qene me specifike. Dmth per cfare teme/anetar/ mod/smod behet fjala.

    Faleminderit paraprakisht per mirekuptimin.

    Lioness

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Faleminderit për përgjigjen Lioness. Do pres një përgjigje nga administratorët në mënyrë që të mund tu drejtohem atyre më pas në mënyrë direkte për shqetësimin tim.

    P.S. Pyetja 4 është se kush vendos për masat e marra ndaj anëtarëve që thyejnë rregullat, ndërsa pyetja 6 është në rast se masat e marra ndaj anëtarëve prej stafit janë të gabuara çfarë masash merren ndaj shkelësit (dmth pjestarit të stafit).

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Mbi konfliktin në Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •