Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kejsi: Kosova dhe Maqedonia ta zgjidhin me dialog çështjen e kufirit

    Kejsi: Kosova dhe Maqedonia ta zgjidhin me dialog çështjen e kufirit

    Uashingtoin, 7 mars - SHBA të duan që çështjen kontestuese të kufirit Kosova dhe Maqedonia ta zgjidhin me dialog dhe në mënyrë paqësore. "Kur bëhet fjalë për çfarëdo mospajtimi midis Kosovës dhe Maqedonisë, apo edhe vendeve të tjera, ne i inkurajojmë popujt t'i zgjidhin ato çështje në mënyrë paqësore dhe përmes bisedimeve", tha zëdhënësi i Departmenti të Shtetit, Tom Kejsi. Ai i shpreh i sigurt se kontesti kufitar i Prishtinës dhe Shkupit do të zgjidhet në të mënyrë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Pjese me e madhe e zones malore te bjeshkeve te Sharrit iu dhurua Maqedonisë nga serbia si potez politiko strategjike ne menyre qe pastaj serbia te rimerrte kete zone te dhuruar perseri nga maqedonet ne menyre qe te lidhte komunen e Shterpces me serbi dhe ne kte menyre te rrethonte kosoven si ne patkua.
    Mirepo maqedonaset nese nuke dojne trubullime me semiri iu bie qe tua ktheje kete territor kosoves qe ne fakte eshte vetem se ne teori si e tyre se ne praktike gjithnje ka qene prone e kosoves, pra qe te mos kte probbleme te na ktheje pa konflikte ne kufi se perndryshe do i dali keqë kjo heshtje.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Maqedonasit duhet ta zgjidhin se s'ben me mjete paqesore,se vec ne e kruajtshin vete,se sinqerisht nuk ka gje me te mire,sesa ta kruajne cike me kallamishte....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pak na i kane marr tokat tone ne Shkup, Tetove, Kumanove, Gostivar, Diber, Struge, etj. por kerkojne edhe 2 mije hektare tjere. Keta jane shume te pakuptueshem, te palogjikshem. Asnje cm toke nuk do ja japim, nese duan te na pranojne mire, nese jo, le te perballen me problemet me shqiptaret ne Maqedoni pastaj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    siç e thash me siper; maqedonet nuke na i moren keta 2000 hektar tokë por serbet ua dhuruan maqedonve para konfliktit te 1999 -tes....

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    siç e thash me siper; maqedonet nuke na i moren keta 2000 hektar tokë por serbet ua dhuruan maqedonve para konfliktit te 1999 -tes....
    Pse ja fut kot?

    Po ti kishin marr ata nuk kishin kerkuar tani nga ne dicka qe vec e kane marr. Eshte arritur nje marreveshje mes Serbise dhe Maqedonise ne vitin 2001 ku Serbia ia jep keto 2 mije hektare Maqedonise, mirepo, Serbia nuk mund ti jap askujt token kosovare, mund ti jap toke te Serbise po deshi por jo toka tonat. Kjo marreveshje nuk eshte pranuar nga institucionet tona dhe natyrisht as nga populli i fshatit Debellde te qytetit te Vitise qe eshte edhe pronar i ligjshem i kesaj toke. Ushtria maqedone ka tentuar te futet ne ate zone por ka hasur ne rezistence te armatosur nga fshataret dhe pastaj eshte detyruar te terhiqet.

    Institucionet e Kosoves duhet vetem te konfirmojne kufijte ekzistues te Kosoves me Maqedonine, kurse tu jipet toka, as qe behet fjale. Bile edhe vet pretendimet sllavo-maqedone nuk kane kurrfare sensi. Me jep token tende ti se po me duhet. lol. Kerkese qesharake.

    Maqedonia eshte e detyruar ta njoh Kosoven zyrtarisht si shtet te pavarur e sovran per vet faktin qe faktori shqiptar ne Maqedoni eshte faktor determinues dhe jetik (me shume se 30% e Maqedonise) i vet qenies si shtet te Maqedonise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 08-03-2008 më 05:38
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Fillon shënimi i vijës kufitare mes Kosovës e Maqedonisë

    Komisioni i qeverisë së Republikës së Kosovës për demarkacionin e kufirit si dhe ai i Maqedonisë, kanë filluar sot me shënjimin e vijës kufitare në zonën e Debelldeut, si zona më e ndjeshme, pasi që marrëveshja mes Shkupit dhe Beogradit e vitit 2001, i cenon të drejtën e pronës banorëve të këtij fshati në një sipërfaqe prej 420 hektarësh.
    Në territorin e Maqedonisë kanë filluar sot punimet teknike mes komisioneve ndërshtetërore të Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e kufirit.

    Nën përcjellje të pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës dhe policisë kufitare maqedonase, komisionet kanë filluar me vendosjen e shenjave ku parashihet të vendoset kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në këtë zonë e cila është më e ndjeshme për faktin se ka të bëjë edhe me prona private të banorëve të Debelldeut.

    Prof.dr. Murat Meha zv . kryetar i komisionit për demarkacionin e kufirit, tha se të gjitha përgatitjet për shënjimin e vijës kufitare janë bërë në nivelin më të lartë dhe në bashkëpunim edhe me banorët e Debelldeut.

    “Ne si komision jemi të interesuar që gjërat t’i zgjidhim dhe të kemi sukses, sepse është sukses edhe i qeverisë edhe i të dy shteteve që ky problem të zgjidhet“, tha Meha i cili theksoi se nuk është shënuar asnjë pengesë që nga fillimi i punës së dy komisioneve në shënjimin e vijës kufitare, ndërkohë shpreson se do të gjendet një zgjidhje e mirë, ngase gjithçka po shkon në frymën e bashkëpunimit.

    Kryetari i këshillit të fshatit Debellde Zymri Ilazi, tha se shënjimi i pikave kufitare po bëhet në përputhje me kërkesat e banorëve të Debelldeut që i kthen në pronësi banorëve tokat e tyre të uzurpuara 7 vite më parë.

    “Kufiri po vendoset në bazë të vijës së vjetër kufitare dhe në bazë të pikave të cilat po vendosen për gjatë kësaj zone, është një dëshmi e mirë se banorëve po u kthehen pronat të cilat i janë marrë me marrëveshjen Shkup-Beograd në vitin 2001”,tha Ilazi

    Sipas anëtarëve të komisionit për demarkacionit të kufirit, punët rreth shënjimit të vijës kufitare Kosovë – Maqedoni duhet të përfundojnë në mars të vitit 2009.

    RTK 01 shtator 2008 - 12:59:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •