Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Takimi i Tretë i Institutit Alb-Shkenca - Thirrje për ligjërata dhe kumtesa

    Takimi i Tretë i Institutit Alb-Shkenca
    Tiranë, 1-3 Shtator 2008


    SHKENCA NË SHËRBIM TË SHOQËRISË SHQIPTARE


    – Thirrje për ligjërata dhe kumtesa –


    Të nderuar anëtarë të Institutit Alb-Shkenca,

    Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,

    jeni të ftuar të merrni pjesë në Takimin e Tretë të Institutit Alb-Shkenca, i cili do t’i zhvillojë punimet në Tiranë, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2008.

    Tema-bosht e Takimit është: “Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare”.

    Do të mbahen tetë konferenca shkencore (një për secilin seksion shkencor të IASH-it) dhe një konferencë informuese mbi mundësitë e aplikimeve dhe bashkëpunimeve në projekte ndërkombëtare.
    Do t’i prijë Takimit një seancë e veçantë me temë: “Institucionet shkencore: Përvojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”.
    Në kuadër të çdonjërës konferencë do të organizohen disa simpoziume. Në disa seksione temat e simpoziumeve janë paramenduar të gjera në mënyrë që të mund të marrin pjesë në to sa më shumë anëtarë të Institutit dhe studiues të tjerë.
    Në mbyllje të Takimit do të organizohet një seancë diskutimesh të lira.
    Kumtesat dhe ligjëratat mund të mbahen në gjuhën shqipe ose atë angleze.


    Konferencat shkencore në kuader të Takimit të Tretë:

    I. Konferenca e Seksionit të Shkencave Albanologjike
    II. Konferenca e Seksionit të Shkencave të Drejtësisë
    III. Konferenca e Seksionit të Shkencave të Bujqësisë dhe Mjedisit
    IV. Konferenca e Seksionit të Shkencave Ekonomike
    V. Konferenca e Seksionit të Shkencave të Natyrës
    VI. Konferenca e Seksionit të Shkencave Mjekësore
    VII. Konferenca e Seksionit të Teknologjisë dhe Shkencave Inxhinierike
    VIII. Konferenca e Seksionit të Shkencave Shoqërore
    IX. Konferenca e projekteve ndërkombëtare


    Data me rëndësi:

    Dërgimi i përmbledhjes së prezantimit: 30.04.2008
    Lajmërimi i autorëve: 31.05.2008
    Regjistrimi: 01.06 – 01.09.2008


    INFORMACIONE PËR TË INTERESUARIT

    • Të interesuarit janë të ftuar të paraqiten me arritjet më të reja nga lëmija e angazhimeve të tyre profesionale-shkencore.

    • Kumtesat/ligjëratat duhet të jenë origjinale, të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi për botim në ndonjë periodik shkencor.

    • Që kontributi të mund të pranohet për prezantim dhe të botohet në Aktet e Takimit, të paktën njeri nga autorët do të duhet të marrë pjesë në konferencë.

    • Të interesuarit duhet të dërgojnë deri më 30 prill 2008 në adresën e seksionit përkatës, në formatin tip të Institutit, titullin e kumtesës/ligjëratës bashkë me përmbledhjen (abstraktin) [150-250 fjalë], emrat e plotë të autorëve dhe vendet e tyre të punës.

    • Përmbledhjes së kumtesës/ligjëratës suaj duhet t’i prijë shënimi se në cilin simpozium dëshironi që ta paraqisni.

    • Secili është i lirë të përfaqësohet me më shumë se një kontribut (në konferenca/simpoziume të ndryshme).

    • Varianti për botim i kumtesave/ligjëratave duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze, i formatuar sipas rregullave të formatit të IASH-së.

    • Të interesuarit mund të kontaktojnë gjithashtu me përgjegjësit për organizimin e konferencave të veçanta shkencore.

    • Në qoftë se dëshironi të ndihmoni në organizimin e simpoziumeve dhe nëse kërkoni informacion shtesë rreth IASH-2008 ju lutemi të na shkruani në adresën: tv2008@alb-shkenca.org




    Informacion te plote mbi aktivitetin do te gjeni ne:

    http://www.alb-shkenca.org/index.php...=details&did=3


    Mund te shkarkoni ne kete lidhje posterin e takimit si dhe shabllonin per dergimin e permbledhjeve.

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Takimi zyrtarisht fillon ne Prishtine me konferencen shkencore qe do te zhvillohet ne datat 28 dhe 29 gusht mbi temen:


    Monitorimi i ndotjeve dhe zhvillime energjetike në Kosovë dhe Shqipëri

    Në kuadër të kësaj konference do të organizohen dy simpoziume:

    1. SIMPOZIUMI PËR MONITORIMN E NDOTJEVE

    A) Radioaktive
    B) Biologjike
    C) Kimike
    D) Ndotja dhe problemet shëndetësore
    Tema bosht: Monitorimet e ndotjeve radioaktive dhe detyrat që dalin për të ardhmen


    2. SIMPOZIUMI I ENERGJETIKËS

    A) Hidrocentralet
    B) Termocentralet
    C) Energjia bërthamore
    D) Burimet jo konvencionale
    Tema bosht: Problemet energjetike në Kosovë dhe Shqipëri, mundësitë e zgjidhjeve afatgjata


    Informacione te metejshme per te interesuarit do te afishohen ne:

    http://www.alb-shkenca.org

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullitë në Kuran!
    Nga Immaculate në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •