Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,262
    Postimet nė Bllog
    3

    Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip

    Sot, 129 vjet nga lindja e alfabetit shqip

    Miratimi i projektit te alfabetit kombetar te gjuhes shqipe me 6 mars te vitit 1879 perben nje ngjarje te rendesishme ne historine e Shqiperise. Nismen per zgjidhjen e kesaj detyre e mori persiper Komiteti i Stambollit, i cili formoi nje komision me pjesemarrjen e patrioteve Jani Vreto, Pashko Vasa, Sami Frasheri, etj. Ne vitin 1879, para ketij komisioni te alfabetit u paraqiten kater projekte te ndryshme, te cilat u diskutuan duke patur parasysh kriteret shkencore, politike dhe praktike qe duheshin per gjuhen shqipe.

    Nga keto projekte ky komision me 6 mars te vitit 1879 miratoi alfabetin e Sami Frasherit (i njohur me vone si alfabeti i Stambollit), qe bazohej ne alfabetin latin. Pikerisht ky alfabet do te ishte me vone edhe projekti i alfabetit kombetar te gjuhes shqipe. Komisioni i alfabetit botoi vepren e pare me alfabetin me titull "Alfabetare e gjuhes shqipe", e cila permbante pervec alfabetit te Stambollit, disa shkrime mesimore te pergatitura nga Sami Frasheri, Pashko Vasa, Jani Vreto, etj.

    Pervec alfabetit te Stambollit, po kete vit u mblodh nje konference ne Stamboll, ku perfaqesohej popullsia shqiptare e tri besimeve dhe e krahinave kryesore te vendit nga Kosova deri ne Cameri. Konferenca themeloi "Shoqerine e Stambollit" dhe miratoi kanonizmen e saj. Kryetar i kesaj shoqerie u zgjodh Sami Frasheri. Qellimi kryesor i saj ishte botimi me alfabetin e Stambollit te librave shkollore qe do te sherbenin si berthame e rrjetit arsimor kombetar.

    KJ

  2. #2
    bosi Maska e ardit88
    Anėtarėsuar
    04-03-2008
    Vendndodhja
    librazhd
    Mosha
    33
    Postime
    4
    6 mars i vitit 1879 eshte nje nder ditet me te arrira te historise se Shqiperise
    Ajo mund te barazohet me diten e pavaresise.

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    58
    Postime
    1,804
    6 Mars 1879 Alfabeti i Stambollit

    Gezuar te gjithe shqiptarve ne bote , gezuar per kete Dite te uruar te kombit.
    Dite qe u vulos mbijetesa jone si shqiptare..
    Rrofsh Albo, qe na ke perkujtuar kete ngjarje.Ne harrojme se si mberrime deri ketu, jeta na ka marre perpara , edhe tash qe shtyp shkronjat ketu u detyrohem Engjujve te Arsimit , atyre qe me bene shqiptare ne praktike..
    Lavdi Rilindasve tane shpirtndritur....I paramendoj sa te gezuar kane qene paraardhsit tane ate dite, themeltaret e alfabetit , mbrojtesit e kombit.
    Na dhane mjetin kryesor per te jetuar si njerez dhe si shqiptare, jane ne themel edhe te ketij Forumi Shqiptar..Gjuha e shkruar i jep emer nje kombi, gjuha e shkruar e mban gjalle nje komb...une femiun tim te pare e kam emeruar Abetare..(1987...te gjitha numrat perputhen apo jo? 1879)..................Gezuar*

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 06-03-2008 mė 10:27
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #4
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Krijimi i alfabetit te shqipes, i dha mundesi trashegimit te vlerave te kombit , mbrojti shqiptarine nga shfarosja qe iu kanos pak me vone(ne fillimet e shek XX) .
    Alfabeti (abetarja) i dha goje shqiptarise, ky ishte gjenialiteti i mendjeve te ndritura ne mergim dhe akoma nuk e besoj se c'mund te bej nje grup njerezish per nje komb. Pa ndonje fitim, pa ndonje detyrim, pa ndonje medalje, pa kerkuar fame, thjesht u dhimbte ajo toke dhe u kerkonte ndihme. Ata nuk ishin politikane, ata ishin PATROTE.
    Dhe Ata e dhane ndihmen me menyren me te larte, i dhane Shqiperise PAVDEKESINE.
    Perulje perpara RILINDASVE, ushqimit te patriotizmit shqiptar, shpetimit te MADH!

  5. #5
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    38
    Postime
    2,573
    Mirė nė temat e tjera, por edhe nė temėn e alfabetit nuk i pėrdorni ė-tė e ē-tė?!
    Edi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,663
    Citim Postuar mė parė nga edspace Lexo Postimin
    Mirė nė temat e tjera, por edhe nė temėn e alfabetit nuk i pėrdorni ė-tė e ē-tė?!
    Mirė e ke ti po..ku te gjej ė-nė dhe ē-nė greku?Janė disa qė hyjnė nė forum si ujku qė hyri nė vathė,i veshur me gunė!

  7. #7
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    58
    Postime
    1,804
    Gabimet drejtshkrimore nuk i zvoglojne vleren nje qellimi ,nje urimi fisnik, as ne nje teme si kjo e alfabetit.Ne nje teme perkujtimi per nje pervjetor , shkon me mire nje urim qoft edhe me gabime, se sa nje kritike dhe se sa nje paragjykim ...Babushi im thote:"Shqiptaret edhe duke henger mjalte ,te idhet ta bejne jeten"..Gezuar pra kjo Dite e bekuar me shume per ata qe shkruajn pa gabime drejtshkrimore..por edhe per te gjithe shqipetaret bile edhe per analfabetet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 08-03-2008 mė 11:07
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Mosha
    36
    Postime
    5,314
    Sot eshte nje dite e bekuar per te gjithe Shqiptaret. Si sot e 129 vjet me pare Shqiptaret institucionalizuan gjuhen Shqipe, nje nga gjuhet me te vjetra te Europes. Kjo dite i parapriu dhe Pavaresise se Shqiperise si nje shtet sovarn. Urime urime.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    17

    shyqyr qe eshte vendosur qe atehere

    te jemi te sinqerte punen qe kane bere patriotet tane te rilindjes kombetare nuk do arrijne ta bejne asnjehere, as shqiptaret e ketij shekulli e as shqiptaret e dhjete shekujve me vone. ata udhehiqeshin nga ideali kombetar dhe benin cdo gje per te pa kerkuar asnje shperblim. nese sot shqiperia do te kishte te njejtin problem pra sdo te kishte nje alfabet kjo gjendje do te vazhdonte per dhjetra vite. dhe kjo, jo se tani ska intelektuale apo gjuhetare te arrire, por sepse te gjithe ato e kane mendjen vetem tek leku, e vetem tek leku. truri i tyre punon per mire vetem ne ato caste kur xhepat u jane ngrohur. respekte

  10. #10
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Kjo eshte nje nga ditet me te lavdishme te te gjitha koherave per shqiptaret sepse me kete akte historik nuk kishim mundur te benim aktet tjera .

  11. #11
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane, gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
    Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar nė vitin 1854.
    Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe armenishten.

    Origjina
    Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
    Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
    Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu i mirėnjohur australian Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
    Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
    1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
    2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
    3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
    4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
    5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
    Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
    "Carpe Diem"

  12. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe.

    Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
    Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
    Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
    “Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
    Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
    Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr nė “vendet e shenjta”. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė, gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
    I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos. Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkėve”.
    Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut (gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe tė kulturės greko-bizantine.
    Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė shkruara nė dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare. Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra, edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
    Libri i parė nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua pėr herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
    “Meshari” i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore (veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
    Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut, ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj “nuk ėshtė njė arė fare e papunuar”. “Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipėrisė mesjetare; “shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut”.
    Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
    Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi t’i njihte mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI, Valua, studiuan ndėr tė tjera: “Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine”. Pra, ky autor flet pėr libra nė gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė shkruar para shekullit XV.
    Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
    Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė, lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
    Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, “Meshari” i Gjon Buzukut do tė vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e parė e letėrsisė shqiptare.
    Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga “E mbesuame e krishterė….”, e botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin, plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
    Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII, nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
    Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit nė shekullin XX.

    Dialektet e gjuhės shqipe
    Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor (toskėrishtja).
    Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik, nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~ votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
    Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~ kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka formėn kam me punue.
    "Carpe Diem"

  13. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Shqipja standarte

    Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.
    Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetr”-it tė pare dhe shume shkrimeve tė tjera.
    Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
    Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
    Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.
    Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar.
    Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.
    Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.
    Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
    Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e gjuhes letrare kombėtare shqipe.
    Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
    Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.
    Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
    Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

    Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.
    Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
    Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
    Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē).
    Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.
    Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
    Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
    Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
    Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
    Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
    Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
    Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhė e veēantė indoevropiane.
    Pėrhapja e gjuhės shqipe
    Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
    Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
    "Carpe Diem"

  14. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Studimet pėr gjuhėn shqipe..

    Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
    Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes.
    Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
    Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
    Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
    Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.
    Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).
    Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
    Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
    Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
    Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
    Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
    Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
    Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur shkencore.
    Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.
    Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).
    Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
    Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.
    Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”.
    Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

    Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
    Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
    Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.
    Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė
    Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh”
    Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
    "Carpe Diem"

  15. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    GJUHA ALEGORIKE E TĖ FSHEHURIT

    Prof. As. Dr. Arian KADIU

    Studiues - Tiranė

    1.

    Nė gjuhėn shqipe, tė dy dialektet ngėrthejnė nė vetvete njė pasuri tė madhe leksikore. Nė dialektin e Veriut, bėn pjesė edhe e folura e Dibrės. Pa marrė nė hulumtim problemet e tjera, kėtu do tė ndalemi nė grupet e tė folurit me nėnkuptime ose me fshehje tė mendimit. Kjo mėnyrė tė shprehuri pėrbėhet nga njėsi mė tė vogla, nė tė cilat gėlojnė edhe mjaft fjalė tė krahinės pėrkatėse, karakteristikė e disa zonave tė veēanta. Kjo e bėn atė njė gjuhė tė veēantė, qė mė shpesh ėshtė quajtur tė folurit alegorik, duke marrė kėshtu dhe disa emėrtime tė tjera, qė pėrdoren rėndom nė sociolinguistikė, si: tė folurit “me rrotulla”, ”me mesele” apo tė folurit ”me shifėr”, sikurse i thonė mė tepėr nė Dibėr etj. Vetė alegoria nė koncept pėrmban nė thelb kuptimin e nėnkuptuar, i cili, kryesisht, ka tė bėjė me kuptimin "e fshehur".

    Gjuha alegorike, pra, pėrmban "tė fshehur" kuptimin e mendimit qė pėrcjell. Ajo ka njė hapėsirė gjeografike, njė truall ku kultivohet, duke formuar njė areal tė qenėsishėm, mbase unikal, nėpėrmjet transmetimit qė ky tė folur mbart nė vetvete. Duhen kuptuar e vlerėsuar faktorėt gjuhėsorė, me kombinimet e tyre sintaksore e leksikore, se ato janė majaja e lėndės qė pėrdoret gjatė tė folurit alegorik.

    Kjo e folur, sot pėr sot, duke u parė si njė dukuri e etnicitetit i pastėr shqiptar, ėshtė, gjithashtu, dhe shprehje etnolinguistike, me shtrirje gjeografike tė ndryshme nė zonat e trevave shqiptare. Gjuha alegorike, ndonėse pėrdoret dendur nė disa fshatra tė Kosovės ose nė trevėn e Dibrės, duke qenė unike nė llojin e vet, ėshtė edhe tipike vetėm pėr atė hapėsirė gjeografike e shoqėrore. Duhet marrė parasysh se brenda njė nėndialekti gjenden kėto perla qė, si shprehje tė bilinguizmit dialektor, paraqesin vlera tė padiskutueshme. Ndonėse me variacione tė shumta, ato paraqesin njė kulturė materiale dhe shpirtėrore tė lidhur pazgjidhshmėrisht midis tyre. Edhe materiali, me tė cilin ata gatuajnė kėtė tė folur, nuk pėrmban fjalė tė huaja dhe mbėshtetet nė tė folurin nėndialektor, nė njėsi tė vogla, pikėrisht tipike pėr atė zonė apo krahinė.

    Nėnteksti i shprehur me kėtė mėnyrė tė foluri ėshtė i ndėrvarur nga rrethanat e komunikimit, ai lidhet me gjykimet dhe vlerėsimet pėrkatėse si dhe me mendimet popullore qė, tėrthorazi, pėrmes frazeologjish e shprehjesh tė shkurtra, transmetojnė njė mesazh, njė ide, pėrēojnė njė zgjidhje. Tė folurit me nėnkuptime ka nė themel thėnie tė moēme apo tregim tė sajuar aty pėr aty, madje, mbase, edhe ndonjė anekdotė tė transformuar, duke mbartur nė vetvete edhe njė lloj tė shprehjes artistike.

    Ashtu sikurse e ka theksuar me tė drejtė studiuesi i njohur Gjovalin Shkurtaj: ”Antropologėt, nė dallim nga gjuhėtarėt, nuk e kanė konceptuar kurrė tė folurit tė shkėputur nga jeta shoqėrore, por kanė ngulmuar rreth ndėrvarėsisė sė tij me strukturat shoqėrore e kulturore… Antropologėt studiojnė tema tė lidhura ngushtė edhe me gjuhėn, si lidhja midis vizionit tė botės, kategorive gramatikore dhe fushave semantike; ndikimi i pėrdorimit tė gjuhės mbi shoqėrizimin dhe lidhjet ndėrpersonale; ndėrveprimi midis bashkėsisė gjuhėsore dhe bashkėsisė shoqėrore”. Nė gjuhėn alegorike kemi njė lloj tė foluri qė kultivohet nga pjesėtarė tė bashkėsisė shoqėrore, dhe paraqitet me mjete tė fuqishme shprehjeje. Madje, pėrdorimi i kėtyre mjeteve, bėn tė mundur tė kuptohet thelbi apo kuptimi kyē i mendimit tė fshehur nė tė.

    Studimet sociolinguistike nga njėra anė na japin informacione bazė dhe tė dhėna shoqėrore, ekonomike e politike dhe, nga ana tjetėr, paraqesin njė dimension tė pėrgjithshėm tė zhvillimit dhe evoluimit tė gjuhės (me anė tė informacioneve, tė dhėnave, analizave etj.), nė pėrqasje me njohjen e shoqėrisė, tė pasurimit tė mjeteve shprehėse gjuhėsore duke i lejuar asaj edhe mundėsinė e

    depėrtimit nė folklor, letėrsi dhe artet, si shprehje tė shpirtit tė njė kombi. Kėto studime janė burime tė pashtershme nė pėrhapjen e pėrvetėsimin e vlerave qytetėruese, kur dihet se kėto dije janė tė lidhura me mbarė shoqėrinė. Nė kėtė ndėrveprim, gjuha fiton vlerat e veta reale, se tashmė ajo ėshtė e pykėzuar nė udhėn e mbarė: tė studiojė rrjedhėn e dukurive dhe ardhmėrinė e tyre, me qėllimin e lartė qė tė bėhen pjesė e jetės dhe t’i shėrbejnė veprimtarisė njerėzore. Nė kėtė kontekst, duhet kuptuar qartėsia dhe saktėsia e shumėvlershme e gjuhės sė tė fshehurit, pavarėsisht se si lidhen e bėhen zhvillimet e ndryshimet hapėsinore gjeografike. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė studiuesit nėnvizojnė me tė drejtė se tė folurit me nėnkuptime ėshtė i pėrhapur mė shumė nė Kosovė, nė Dibėr dhe nė disa vatra tė vogla tė Shqipėrisė Verilindore.

    Tė folurit alegorik nė Dibėr ėshtė njė veēori e nėndialektit lokal, njė stil i veēantė, i figurshėm i gjuhės popullore. Baza e kėtij tė foluri specifik janė tė ashtuquajturat “mesele”, tregime alegorike ose tė sajuara, qė, pas paraqitjes sė drejtpėrdrejtė, fshehin kuptimin domethėnės.

    Nė trevėn e Dibrės ky i folur ėshtė mė i zhvilluar nė Dibrėn e Poshtme, nė krahasim me Dibrėn e Epėrme. Nė fshatrat e Dibrės sė Poshtme ajo ėshtė zhvilluar nė Malėsi, ku edhe kushtet natyrore i kanė detyruar banorėt ta pėrdorin midis tyre kėtė lloj tė foluri. Janė tė njėjtat kushte qė pėrmenden edhe pėr Drenicėn, si: mungesa e komunikacionit nė pjesėt e brendshme, arsimimi i ulėt, gjendja e vėshtirė ekonomike etj., “tė gjitha kėto arsye e kanė lėnė Drenicėn nė njė errėsirė dhe mbrapambeturi tė plotė, tė mbyllur nė njė rreth pak a shumė tė kufizuar, ku kanė mbretėruar marrėdhėnie shoqėrore tė rendit fisnor feudal, si dhe botėkuptimet, bindjet dhe normat morale e kanunore tė familjes patriarkale”.

    Nė disa zona tė Dibrės, si: nė Luzni (Katundi i Ri, Lishan i Epėrm, Lishan i Poshtėm, Arapaj i Epėrm, Arapaj i Poshtėm, Hotesh), Kishavec, Gjoricė, Reē, Dardhė, Muhur, Grykė e Vogėl etj., etj. ka qenė dhe ende vazhdon tė zhvillohet alegoria, e cila ishte rrjedhojė e zgjuarsisė natyrale tė dibranėve.

    Nė zona tė tjera tė Dibrės ka pasur pėrpjekje pėr tė gjetur zanafillėn e kėsaj tė folure, por njė lloj historiku gjejmė edhe nė kėto fjalė tė njė malėsori: “Ene pse ishin nė kėto vala (nė luftė kundėr pushtuesve -AN), shqiptarėve di xhaja (dy gjėra) nuk ka mundė me ua nal kush: gjojėn (gojėn, kėtu; fjalėn) e tij ene (edhe) pushkėn qė mate (mbante) nė dorė, ditė e natė. Por, qė tė mos pushojte gjoja e dajlanes (lloj pushke), duhet prefun llafi… Ēish atėhere (Qė atėherė), thonė se nisi nėpėr oda e kuvene muhabeti me mesele “bjeri shqemės (pragut) tė nigjojė dera”. Herėn e parė, kallzojshin tė vjetrit, ki soj llafi ka lie (lindur) prej pak njerėzish. Atine ua kish kėrkue nevoja, halli me u marrė vesh domosdo me njani-qetrin, me nji “dekik” tė vėshtirė, pėr me dalė prej rrezikut. Fillimisht ia filluen me meseletė e shkurtna e ma vonė kanė ardhė tue ftollue menen (mendjen) e tue i zgjatun ene meselet. Po se kush i ka zanė fajll (fill), kėt nuk mund ta xhejmė me emna, se ka kushedi sa breza. Veē unė thom se kallzimit tė ēeqve (pleqve) duhet me u shtaj shpajrt (futur shpirt, duke i pranuar si tė vėrteta), se na e bajmė provė ene sot. Kur jemi nė nji valle burrash e bahet llafi me mesele, sa herė zihemi ngushtė mė noj llaf e nuk kujtojmė noj mesele qi kemi nigjue me ja pėrshtatun pėrgjigjes qė duhet dhanė, aty pėr aty rrekemi tė sajojmė vetė nji ngjarje qė i pėrshtatet muhabetit”.

    Ka tė tjerė tregues tė tė folurit me shifėr qė japin, gati me saktėsi e siguri, se ku ka lindur ky i folur nė Dibėr tė Poshtme. Sipas pėrdoruesve tė tė folurit me mesele, nė Dibėr, vendi ku janė "shpikur" fjalėt me shifėr, pra tė folurit e fshehur, ėshtė Mazhica, njė fshat i vogėl, me nja 30 shtėpi. Kur udhėton pėr nė Peshkopi, fshati gjendet nė tė majtė tė rrugės qė kalon midis Shupenzės, atje midis maleve. Mazhica kufizohet me disa fshatra tė tjera tė vogla, si nga veriu me Shtushaj, nga lindja me Shpukthin (i cili nuk ėshtė mė shumė se njė lagje e Luznisė), nė jug me Topojanin dhe nė perėndim me Gjurrasin. Kėto fshatra hyjnė nė njė ndarje mė tė madhe, nė zonėn e Grykės sė Vogėl.

    Me mėnyrėn e shprehjes ata kanė vėnė nė lojė qeveritarė e nėpunės tė fryrė dhe njerėz tė tjerė me vese, tė cilėt nuk e kanė kuptuar domethėnien e fjalės sė folėsit, por atė e ka kuptuar mirė dėgjuesi i tij bashkėvendės. Deri tani, pėr kėtė lloj ligjėrimi ėshtė mbledhur e shkruar me dashuri njė lėndė e pasur nga Anton Ēeta nė kuadrin e prozės popullore tė Drenicės, duke qėmtuar ato mė tė rėndėsishmet; nga Hazis Ndreu qė ka mbledhur mjaltin e kėsaj tė folure nga burrat e urtė tė Dibrės sė Poshtme; nga studimet e qėlluara tė gjuhėtarit Gj. Shkurtaj; nga Mehmet Halimi etj. Tė gjitha kėto janė njė ndihmesė e vyer si pėr studiuesit sociolinguistė, ashtu edhe pėr popullin e gjerė.

    Ky lloj tė foluri ka lindur apo ėshtė krijuar prej pak njerėzve. Atyre ua kėrkonte nevoja jetėsore, arsyet familjare a shoqėrore pėr t’u marrė vesh doemos me njėri-tjetrin pėr tė dalė prej rrezikut nė njė moment tė vėshtirė. Po me kėtė mėnyrė tė foluri dėrgoheshin mesazhe kushtrimi e besatimi, kur dihet se fshatrat janė larg. Ja njė shembull i shkurtėr: Dėrgohet njė lajmėtar, nga krerėt malėsorė, tė njoftojė njė nga krerėt e tjerė pėr njė ngjarje – “Thuaj filanit se nė Dri janė mbytur disa lugjetėn (nga: njė lugat). Po shumė lugjetėn u ngjitėn nė mal. Ti priti te Gjuri i Kuē (Guri i Kuq) dhe trembi tė kthehen teposhtė. Se skifterin (lajmėtarin) e mbajta kėtu”. Nė kėtė njoftim nuk merret vesh ndonjė gjė e veēantė, por dėgjuesi, tė cilit iu drejtuan kėto fjalė, e kuptoi se ushtarėt armiq, nė pėrpjekje pėr t’u rėnė pas shpine forcave shqiptare, janė munduar tė kalojnė Drinin e disa prej tyre janė mbytur. Tė tjerėt janė nisur tė vijnė drejt teje. Ti zėru pritė dhe sulmoi qė tė kthehen poshtė, ku unė jam krah teje dhe ne tė tjerėt i presim nė pritėn tonė. Ėshtė e qartė se mesazhi ėshtė marrė, ndonėse ėshtė transmetuar nė mėnyrė tė tėrthortė e me nėntekst.

    Kėshtu shtytja e parė pėr kėtė lloj tė foluri duhet kėrkuar nė ‘meseletė” qė tregoheshin nė kuvendet (nė popull ato thirren “xhelis” apo “mexhlis”, nė Dibėr tė Madhe thirren “mexhelis”), qė zhvilloheshin, zakonisht, nė odat e malėsorėve. Ato u nxitėn mė tej, mė shumė se kurrė, sidomos gjatė shekullit XIX, kur kryengritjet kundėr pushtuesve ishin tė shpeshta: dy herė nė vit apo vit pėr vit. Tradicionalisht, odat kanė qenė epiqendra e lajmeve mė tė fundit, tė bisedave tė rėndėsishme, tė lidhjeve tė pakteve, gjetja e zgjidhjeve tė problemeve, qė nga ato politike e deri tek ato etike. Kjo vėrteton atė se “Oda e burrave”” si nė Kosovė e Dibėr etj., ka vepruar si njė institucion shoqėror, ku janė bėrė pleqėrime e diskutime tė shumta pėr tė gjitha problemet dhe shqetėsimet e mėdha tė popullit. Ishte pikėrisht kjo odė e burrave, ky vend i tubimit familjar e shoqėror, qė mbante gjallė, i ruante, i shtonte, i pasuronte dhe i pėrsoste pėrherė thėniet e fjalėt diturake, gjykimet dhe vlerėsimet e menēura tradicionale tė burrave mė tė ditur tė malėsive tona”.

    Tė folurit alegorik nė Dibėr ėshtė njėra nga veēoritė linguistike dalluese tė krahinės qė e dallon nga trevat fqinje. Themi kėshtu se ky lloj tė foluri nė Dibėr ka veēori leksikore, nėse e shohim edhe nė pikėpamje fjalori a fondi leksikor. Ky fond gjen njė bazė tė fuqishme burimi e mbėshtetjeje nė njė numėr jo tė pakėt fshatrash. Ato ndėrtohen me njė stil tė veēantė e tė figurshėm tė gjuhės popullore. Ja si shprehen disa pleq tė urtė malėsorė: “Llaf me njeni-qetrin bajshim pa teklif se kush nuk bahi hafije pėr kurgja, se nė Shqipni sundonte shqipja. Ene me ngatėrrue noj shtarjakeē i pritshin llapėn” (Muhabet me njeri-tjetrin bėnin pa ndrojtje, se askush nuk bėhej spiun pėr asgjė, se nė Shqipėri sundonte shqipja. Edhe po tė donte tė na ngatėrronte ndonjė zemėrlig, ngatėrrestar, i prisnim gjuhėn); ose “Mas xhith atij rrėnajmi u deshėn shumė vjet me ra disi pėrmendsh ki ven. Por ma, tash e mprapa, menja duhet tė kishte men (Pas gjithė atij rrėnimi u deshėn shumė vjet pėr tė ndėrtuar vendin. Por, tani e tutje mendja duhet tė kishte mend).

    Kjo mėnyrė tė foluri njihet prej shekujsh nė odat dibrane, qė nė tė vėrtetė janė “shkolla”, ku mėsojnė tė rinjtė dibranė dhe del si njė prirje e natyrshme e njė mase njerėzish, klasash dhe shtresash tė ndryshme, qė diku mė shumė e diku mė pak, paraqesin zgjuarsinė e tyre natyrore (falė edhe pėrvojės jetėsore tė fituar), si dhe shpirtin krijues e prej artisti dhe nuk ka asnjė lidhje me zhargonet qė i shėrbejnė njė shtrese tė ngushtė shoqėrore e qė shpesh pėrdoren me kuptime pejorative negative.

    Nė kėto muhabete, shpesh herė ėshtė lehtė pėr tė hyrė, por ėshtė e vėshtirė tė dalėsh, sepse tė vjen ndonjė mesele, qė s’di nga t’ia mbash.

    Kur flasin me shifėr, zakonisht folėsi, (edhe kur i krijojnė vetė pėr tė dalė nga ndonjė situatė e vėshtirė) nuk thonė emrin e tyre, por se i ka thėnė dikur filani (me emėr e mbiemėr tė njė burri tė shquar pėr zgjuarsi). Realisht ajo ėshtė vlerėsuar gati si njė gjuhė e dytė, e cila ka pasur rrezatim jo tė vogėl edhe nėpėr zona tė tjera tė Dibrės.

    Kur i zoti i shtėpisė e kupton se miku i ardhur nuk di ose nuk do t’i pėrgjigjet, tregon njė mesele tė shkurtėr. Zakonisht pėrdoret njė mesele e tillė: dy vetė zihen, bjer njėri e bjer tjetri, bjer njėri e bjer tjetri. Mė nė fund njėri nga ata qė po ziheshin i thotė tjetrit: Bjer edhe njė herė, por do ta shohėsh kush jam unė. Ai i ra dhe ai qė foli u palos.

    Ndėrsa nė rrotullat ka art tė fjalės, nė tė folurit e fshehtė ka kod apo gjuhė “tė koduar” pėr tė pėrjashtuar nga tė kuptuarit ata qė nuk bėjnė pjesė nė grupin shoqėror pėrkatės. Tė tjerėt nuk e kuptonin domethėnien, sepse nuk e zbėrthenin dot kodin qė pėrmbante kjo e folur.

    Fjala kyē apo kodi nuk ėshtė i njėjtė, ai ndryshon sipas kohės sė pėrdorimit dhe problemit qė shtrohet. Mprehtėsia ka tė bėjė me atė se sa ėshtė nė gjendje bashkėbiseduesi ta kapė vetė kodin apo shifrėn me tė cilėn i drejtohen. Kėshtu tregohet se larg qytetit, thellė diku nė njė fshat, kish ardhur njė njeri nga njė dikaster. Njerėzit e shtėpisė e presin mirė dhe lajmėrojnė, sikurse ėshtė zakon, edhe 7-8 fqinj, qė tė vijnė e tė bisedojnė me mikun e tyre.

    Pėr ēdo pyetje qė i bėhej, miku pėrgjigjej me: “mirė”.

    - Ē’ka ndonjė tė re asaj Tirane?

    - Mirė.

    - Po ata tė naltit, ē’thonė?

    - Mirė.

    Pra e gjithė biseda e tij pėrmblidhej nė fjalėn “mirė”. Fqinjėt qė kishin ardhur, u mėrzitėn dhe menduan ta nxisin tė zotin e shtėpisė se, mbase ky ia dinte telat, qė i ardhuri tė fliste. Pėr kėtė, njeri nga ata i tha: “O i zoti i shtėpisė. Ne kėtu ku jemi ulur, kemi tė ftohtė (Ndėrkaq zjarri nė vatėr bubullonte e tė digjte), prandaj “shtjeri ndonji kėrcu atij zjarrmi, qė tė nxehet ene miku!”. Miku, qė s’e nuhati fare alegorinė e tyre, tha: “Jo, jo. Ėshtė shumė nxehtė”.

    Ėshtė e qartė se komshinjtė nuk kishin ardhur pėr t’u ngrohur, por pėr tė biseduar. Kodi qė duhej kapur qėndronte nė faktin se si do tė zbėrtheheshin fjalėt qė kishin tė bėnin me zjarrin. Nė qoftė se nuk kapej kodi, qė nė kėtė rast ishte fjala zjarr, gjithė biseda dhe nėnteksti qė pėrmbante ajo, do tė kalonte nė naivitet. Kjo kuptohet kur nėpunėsi i panjohur thotė: “Jo, jo, mos e shto zjarrin, se ėshtė shumė ngrohtė”.



    2.

    Ėshtė fakt i pamohueshėm se ky lloj tė foluri, vėrtet nisi me mesele tė shkurtra, por mė vonė ato kanė ardhur duke u zgjatur, pasi njerėzit kanė vrarė mendjen dhe i kanė bėrė “meseletė” e tyre mė tė stėrholluara. Po kush ka qenė i pari qė i "zhvilloi" ato? Asnjeri nuk pėrgjigjet, sepse, sikurse u pėrmend, ky lloj tė foluri ka filluar tė praktikohet e tė ushtrohet disa breza pėrpara. Tė folurit alegorik, qė realizohet me mesele, pėrbėhet nga fjalė qė i pėrshtaten ngjarjes, se ndryshe fjalėt nuk kanė asnjė kuptim. Nga tė moshuar dibranė ėshtė thėnė e thuhet se ky i folur, qė pėrdoret edhe nė disa treva tė tjera, ka lindur nė malet e Dibrės. Madje janė rrethanat ato qė tė detyrojnė tė flasėsh, duke fshehur mendimin tėnd.

    Tregojnė se nė kohėn e pushtimit serb, njė hafije spiunon se filani njė pushkė e njė nagant s’i ka dorėzue. Shkon komandanti me ushtarėt dhe i kėrkon tė zotit tė shtėpisė t’i dorėzojė armėt. Ai pėrgjigjet se s’ka armė. Oficeri i thotė se e dimė qė i ke dhe janė nė filan vend. Ai hap vendin dhe aty gjejnė vetėm pushkėn. Nagantin burri e kish pasur nė brez. Oficeri mendon se hafija e pati shtuar vetė edhe njė nagant.

    Kur dalin nė oborr, aty ishin mbledhur fshatarė, qė donin tė dinin si shkoi puna e donin ta pyesnin, por aty ishin ende pushtuesit. Njėri prej tyre e pyet me sy. Fshatari iu pėrgjigj: Buēa cofi, po klyshin e kam xhallė (gjallė); (pushkėn ma morėn, por patllaken e kam).

    Pėr tė treguar kujdesin dhe rėndėsinė qė i ėshtė dhėnė kėtij tė foluri, bėhet edhe njė krahasim i tillė: Kur ka shtėnė me pushkė malėsori e luftėtari e ka shkrepur shpejt armėn, por, kur ka bėrė llaf (muhabet) me mesele e ka bluar mirė me veten, qė fjala e tij tė mos shkojė dėm, se edhe vetė vlera e folėsit bie, madje edhe humbet. Po tė marrėsh pjesė nė tubimet e malėsorėve (dasma, mort etj.), biseda zhvillohet ngadalė, fjalėt thuhen shkoqur, me njė farė pauze midis tyre. Madje ndodh qė fjala i drejtohet dikujt, zakonisht ndonjė burri tė ri nė moshė, nė formėn e njė pyetjeje. Burri, po e diti i pėrgjigjet, po s’qe nė gjendje, asnjeri s’ia merr pėr keq, kur dihet se pyetja nuk ishte pėr tė, e thotė dhe kėrkon me sy nėpėr dhomė. Nė atė kohė, ai tė cilit i drejtohet realisht pyetja, kėrkon fjalėn. Fjalėt janė trashėguar prej tė parėve dhe kanė kaluar nga brezi nė brez jo si salltanet apo zbukurim, por si njė send, mjet, diamant i ēmueshėm. Ky diamant u ka shėrbyer njerėzve pėr tė “mprehur” mendjen, qė ato dy fjalė a shprehje tė figurshme tė mbaheshin mend, tė kalonin nga mexhelisi nė odat e tjera e tė pėrdoreshin nė Kuvendet e Dheut apo nė Kuvendet e Besėlidhjeve kundėr armikut, ku merrte pjesė i gjithė populli. Zakonisht, nė kėto kuvende thirreshin burra mendtarė nga tė Nėntė Malet e Dibrės (qė emėrtoheshin kėshtu: Reēi, Dardha, Ēidhna, Muhurri e Luznia nė Dibėr tė Poshtme dhe Gryka e Vogėl, Gryka e Madhe, Bulqiza e Katėr Grykėt nė Dibėr tė Epėrme, zona qė pėrfaqėsojnė edhe male, ashtu si thotė edhe populli “male me halle”, pra me domethėnien pėr trimėri, si dhe tė zgjedhura e tė caktuara edhe pėr zgjuarsi, por veēanėrisht pėr prijės tė njohur, krerė tė krahinės e ish-luftėtarė trima). Nė “Kuvendet e Dheut” paraqiteshin mosmarrėveshje tė ndryshme dhe, nė to, asnjėherė nuk jepej mendimi i drejtpėrdrejtė, por duke treguar njė “mesele”, tė cilėn tė dy palėt e kuptonin se kush kishte tė drejtė. Madje mund tė tregoheshin edhe dy a mė shumė “mesele”. Natyrshėm shtrohet pyetja: A kishte drejtėsi nė kėto Kuvende tė Dheut? Sigurisht qė po. Duhet shėnuar se njė pjesė e kuvendarėve dhe burrave tė menēur nuk ishin tė pasur, nuk kishin shumė toka e tufa tė mėdha me bagėti dhe hambarėt e drithit nuk i kishin gjithnjė plot, por mbaheshin me mundin e djersėn e vet. Nė rast se do tė kishte “hatėre” (anėsira) atėherė ata do t’i pėrfliste gjithkush, nuk do t’i pėrfillte askush dhe, pėr gjithė jetėn, nė sytė e popullit, do tė ishin mashtrues. E tė jesh mashtrues nė Dibėr ėshtė e rėndė, jo vetėm pėr vetė njeriun, por edhe pėr familjen e tij, madje edhe pėr tėrė fisin. Puna shkonte deri atje sa njerėzit nuk do tė kishin besim as tė jepnin vajza pėr nuse e as tė merrnin nuse vajzat e tyre. Kėshtu qė asnjėri nuk guxonte tė jepte mit, as ta merrte atė. Zakoni i mitmarrjes nė ato kohėra, nė kėtė trevė, duke qenė i papranueshėm, nuk njihej. “Parimi kryesor i ēdo pleqnari (kur zgjidhet njeri si kryetar – A.K.), ishte ta zgjidhė ēėshtjen nė mėnyrė sa mė tė drejtė, qė tė mos dėmtohej kush pa pasur faj. Njėkohėsisht, pleqnarėt e ndėrgjegjshėm, janė munduar t’i zbusnin konfliktet, kur ka qenė e mundur…Jo me i lanė hasėm, po me i lanė vllazėn”. Nė Dibėr, ėshtė rregull qė, kur pleq nga tė dy anėt shkojnė tė ndajnė mosmarrėveshje, ngatėrresa etj., marrin me vete ndihmės, qė quhen ēekiē, nė rolin e kėshilluesit, tė cilėt plotėsojnė, kur e shohin qė ėshtė e nevojshme. I thonė ēekiē, se ata e ndjekin mirė muhabetin dhe janė nė pritje gati, qė tė “godasin” (flasin) si ēekiēė pėr ta bindur “kundėrshtarin” nė drejtėsinė dhe pamundėsinė e njė zgjidhjeje tjetėr.

    Ky komunikim varej nga kushtet shoqėrore e politike, ku individit i duhej ta pėrballonte gjendjen me vėshtirėsi, prandaj ai bėnte ”ftesė” pėr bashkėpunim e mbėshtetje e kjo bėhej mė mirė me gjuhėn e ”fshehur”. Nė kėtė aspekt, kjo gjuhė ėshtė vepruese, sepse, sikurse thuhet me tė drejtė, “sociolinguistika ka pėr detyrė tė zbulojė normat e komunikimit shoqėror dhe t’i pėrqasė e t’i ballafaqojė ato me normat e sistemit shoqėror, duke na bėrė tė ndėrgjegjshėm pėr masėn nė tė cilėn shmangiet nga njė variantet i kanė shkaqet nė sistemin shoqėror dhe nė sjelljen gjuhėsore tė individėve”. Bashkėpunimi e komunikimi shoqėror ishte vendosur e forcuar dita-ditės, kur nė horizont shfaqeshin ushtritė armike. Jepej kushtrimi dhe tė gjithė ishin nė kėmbė. Disa herė, pėr probleme atdhetare e jetėsore mblidhej kuvendi. Pėr ngjarje atdhetare mblidhej gjithė populli dhe secili kishte tė drejtėn e fjalės. Pėr mosmarrėveshje personale mblidhej njė kėshill i vogėl i zgjedhur nga palėt nė konflikt.

    Pėrpara se tė mblidhej kėshilli i burrave, veēanėrisht, tė zgjuar (ku bėnin pjesė zakonisht burrat mė tė moshuar, tė thirrur, shpesh, edhe nga ana e anės), ishte organizuar puna dhe ishte caktuar data dhe vendi, ku do tė mblidheshin. Aty asnjeri nuk ngutej pėr tė folur. Palėt qė kishin mosmarrėveshje, pasi jepnin shpjegimet e veta, hiqeshin mėnjanė pėr t’i lėnė tė qetė burrat e zgjedhur. Ata mendoheshin, por edhe kėshilloheshin. Fjalėn e merrte mė i vjetri, i cili bėnte njė pėrshkrim tė shkurtėr tė ngjarjes a mosmarrėveshjes. Kjo fjalė e tij tregonte se kuvendi ishte hapur… Me kėtė maturi ėshtė bėrė e mundur qė nė vitet e vėshtira tė pushtimeve, burrat mentarė t’i drejtojnė malėsorėt, t’i ruajnė zakonet e vendit, tė ruajnė vėllazėrimin, identitetin e trojet e veta. Karakteristikė ėshtė se ky lloj tė foluri ka nė mes njė “shifėr”, qė ėshtė ai kod i fshehtė tė cilin, me intuitė, e kuptojnė vetėm ata qė marrin pjesė nė bisedė. Njė gjė e tillė ndodh edhe pėr arsye se ata kanė dėgjuar shumė mesele dhe, kėsisoj, janė nė gjendje tė sjellin nė mend atė mė tė pėrshtatshmen ose tė “sajojnė” ndonjė tė pėrafėrt.

    Duhet shėnuar edhe njė fakt tjetėr qė ėshtė njė veēori dalluese pėr tė folurit alegorik ose me “shifėr” apo pėr kėto “rrotulla”.. Kjo gjuhė pėrdorej me qėllimin e mirė pėr tė gjetur shkakun dhe pasojėn, qė tė zgjidhej drejt ankesa, tė mos kishte mosmarrėveshje qė do tė nxisnin gjakmarrjen, e cila do tė shuante shumė jetė njerėzish. Nuk ėshtė e panjohur njė zgjidhje mosmarrėveshje, ku u fol me shifėr. Thuhet se njė vajzė e fejuar qė nė djep, kur u rrit, ra nė dashuri me njė djalė tjetėr. Vajza nuk deshi tė martohej se ajo ishte shtatzėnė me djalin qė dashuronte. Megjithėkėtė, asnjėra palė nuk u tėrhoq dhe martesa u krye. Dhėndėri vėrtetoi se ajo nuk ishte e virgjėr dhe, madje, ishte edhe shtatzėnė. Sipas zakonit familja e djalit e vrau nusen e “pandershme”. Familja e vajzės nuk kėrkonte gjakmarrje pėr tė bijėn e shthurur. Kėtė e kėrkoi familja e djalit tė dashuruar me vajzėn. Ata kėrkonin nipin ose mbesėn e tyre, qė u vra bashkė me tė ėmėn. Puna shkoi keq dhe gjakmarrja ishte gati pėr tė filluar. Atėherė njerėzit e dhėndrit thirrėn nė kuvend njerėzit e djalit tė dashuruar me vajzėn. Secila anė zgjodhi dhe thirri tė menēurit qė mund t’i pėrfaqėsonin dhe qė do ta zgjidhnin ēėshtjen me drejtėsi. Kėtu kemi dy grupe burrash pleq, qė do tė ndanin mosmarrėveshjen duke i dhėnė tė drejtė njėrės palė. “Pse ma grise thesin”, pyetėn pleqtė nga ana e djalit tė dashuruar me vajzėn. ”Po ti, pse fut miell nė thes tė huaj”, iu pėrgjigjėn nga ana e dhėndrit. Me kėtė pėrgjigje tė bukur e tė menēur u mbyll grindja midis dy fisesh.

    Ata, qė e kanė sajuar kėtė lloj tė foluri, kanė synuar qė pėrmes tyre tė ruhen e tė kultivohen ato virtyte tė mira qė ka populli dhe i trashėgon nė breza, siē janė: nderi, besa, burrėria, shpirti liridashės, atdhedashuria e madhe, urrejtja pėr pushtuesit e ndryshėm. Nė to i thuren himne shpirtit tė qėndresės, guximit, papėrkulshmėrisė ndaj dhunės e masakrave tė armiqve dhe vlerėsohet e lartėsohet gatishmėria qė, pėr trojet e tė parėve, pėr ēdo pėllėmbė tė tokės shqiptare dhe pėr lirinė e atdheut, tė derdhnin gjakun. “Mėnyra e tė pėrdorurit tė alegorisė ėshtė shumė e larmishme. Zakonisht, kur janė vetėm dy vetė, nuk flasin me alegori. Por kjo nuk ėshtė e prerė. Ka raste qė, edhe kur ndodhen vetėm dy vetė, ata nuk i flasin drejtpėrdrejt njėri-tjetrit, p.sh., kur njėri do t’i thotė tjetrit ndonjė llaf tė rėndėsishėm ose tė tij, ose tė porositur prej dikujt, ose kur njėri kėrkon t’i lypė ndonjė send tė vlefshėm tjetrit dhe, ngase i vjen zor, ia nis kėrkesėn me mesele, larg e larg. Po kjo bėhet mė shumė pėr t’i dhėnė rėndėsi tė veēantė muhabetit.”

    Shpesh njerėzit duan tė dėgjojnė mesele me tė folur me shifėr dhe, kur nė shtėpi, nė rreth miqėsor u vjen ndonjė njeri qė dihet se ėshtė i zgjuar apo ndonjė qė di shumė mesele me shifėr, pėrpiqen ta ngacmojnė qė tė dėgjojnė se si do tė pėrgjigjet. Tregojnė se nė njė familje vjen njė mik i tillė dhe, pėr ta nderuar, ata therin njė berr. Kur vjen koha e darkės, sigurisht qė koka i vihet pėrpara mikut. Ai e hapi kokėn dhe e pa se ishte pa tru. Tė gjithė prisnin se si do tė vepronte: a do tė bėrtiste se po talleshin me tė apo do tė zgjidhte ndryshe. Miku tha: “O i zoti i shtėpisė! Unė e di qė njerėzit e kėtij katundi janė pa tru, por qė edhe gjėja e gjallė kėtu qenka pa tru, tani e mora vesh”.

    Mėnyra e pėrdorimit tė alegorisė, nė tė shumtėn e rasteve, nuk ėshtė e njėjtė, sepse edhe mosmarrėveshjet e zgjidhjet e tyre nuk janė tė njėjta. Kjo ka bėrė qė ky lloj tė foluri tė jetė i pasur si nė sasi, ashtu edhe nė cilėsinė e tij.

    Alegoria dibrane pėrbėhet nga veēori tė shquara stilistike e figurative nė nėndialektin vendor lokal, ku pėrdoren, ndofta pa ndonjė pėrjashtim, edhe elemente lokale, si: Korabi (mal) me borė ose bora atje ka shkrirė, Drini (lum) me ujė tė turbulluar a tė kthjellėt, pėr barinj qė dinė ta mbledhin bagėtinė apo qė ajo i ikėn, lugetėr, etj. Nė ato tregime shihet se kemi njė pėrdorim tė pėrsosur tė gjuhės dhe paraqitjes sė tė folurit, ku dallohet stili i pasur me figura letrare artistike e veēanėrisht me alegori, metonimi, simbole etj., sikurse janė shprehjet e shėnuara mė lart, si: mendja duhet tė kishte mend; jo me i lanė hasėm, po mė i lanė vllazėn, lugetėrit, mielli etj.

    Nė qoftė se marrim sistemin fonetik, rotacizmi ėshtė njė dukuri qė ka ndodhur nė dialektin e toskėrishtes, gegėrishtja ka ruajtur bashkėtingėlloren n ndėrmjet zanoreve, p.sh.: rėra-rana, bėra-bana, lakra-lakna, dimri-dimni. Zanoret hundore janė karakteristike pėr gegėrishten, ndėrsa nė toskėrishte kemi vetėm zanore gojore, si p.sh.: zani-zėri, huni-huri.

    Nė dialektin e veriut:

    - grupet e bashkėtingėlloreve mb. nd shqiptohen me reduktim tė tyre , si p.sh.: mbante – mante, ndal - nal, ndonjė – noj;

    - kthimi i r nė n, shprehet nė nazalizimin e fjalėve, tė tilla si: mprehur – mprehun, mbajtur – mbajtun, pėrshtatur - pėrshtatun;

    - kthimi i y nė i: dy – di, atyre – atine, emra – emna;

    - janė tė zakonshme kthimet e zanores sė hapur i nė aj, si: shtėpi-shtėpaj, fill-fajll;

    - nazalizimi i lidhėses bashkėrenditėse edhe nė formėn e shkurtuar me n, si p.sh.: edhe – ene etj.

    - Nė tė folurin e toskėrishtes kemi gjithmonė togun zanor ua, nė gegėrishte pėrdoret togu ue, qė shkon deri nė thjeshtimin e tij nė u, p.sh.: grua-grue-gru; duar-duer-dur; kėrkuar-kėrkue-kėrku, filluar-fillue-fillu, mėsuar-mėsue-msu etj,;

    - tė pakryerėn e foljeve veprore gegėrishtja e formon duke i paravenė pjesėzėn pėremėrore u, qė del e qartė nė format: u rritsha, u lajsha, etj.

    - “Nė tė folmen e Dibrės, zanorja a i ka karakteristikat kryesore si e ngritjes sė ulėt, e rradhės sė prapme, e palabializuar dhe del vetėm si zanore gojore.

    - Koha e ardhshme e foljes nė dibranishte bėn nė mėnyrė specifike.

    - Kėshtu fjalėzat – do tė – janė shkrirė dhe kanė formuar fjalėzėn – tėt, pra edhe nė kėtėtė folur e ardhmja bėn me fjalėzat – do tė – dhe tė tashmen”.

    - Nė dallimet e tjera morfologjike, veēohet ajo e strukturės sė veēantė tė paskajores sė gegėrishtes qė vjen nė formėn e njohur tė tipit me + pjesore: me dalė, me shkue, me shtaj, me punua, me kėndue,etj.

    - ndėrsa ndihmėsja duke bėn tue: tue ftollue, tue zgjatun, tue mbajt, etj.



    3.

    Thelbi i tė folurit alegorik, apo si i thonė dendur nė Dibėr me “shifėr”, duhet parė nė disa rrafshe, nga tė cilat, mbase, mė tė rėndėsishėm janė:

    Pėr tė zgjidhur me fisnikėri dhe me mirėkuptim problemet e shumta sociale, ata kanė mprehur gjuhėn dhe, pėrmes saj, mėnyrėn e tė folurit. Kjo ka ardhur edhe si nevojė pėr t’u kuptuar mes tyre, mes atyre qė ishin nė pozitėn e prijėsve popullorė, por edhe pėr tė mos u marrė vesh nga pushtuesit e huaj. Nga treguesit e tė folurit me “shifėr” me tė drejtė ėshtė pėrmendur: “Atine ua kish kėrkue nevoja, halli me u marrė vesh domosdo me njani-qetrin, nė nji “dekik” tė vėshtirė, pėr me dalė prej rrezikut”. Ēdo lidhje, ēdo qėndresė, ēdo konflikt mund tė bėhej e tė zgjidhej nė sy tė kujtdo dhe dėgjuesit jodibranė, madje edhe tė fshatrave e zonave ku nuk flitet kėshtu, tė mos ishin nė dijeni tė marrėveshjeve qė realizoheshin. Kjo ka qenė edhe njė “pasaportė” e menēurisė personale, por edhe tė fshatit tė lindjes, qė e dallonte folėsin pėr burrėrinė dhe karakterin e paepur, sepse kjo ndėrmarrje me kėta malėsorė, kishte gjithnjė tė nėnkuptuar e pėrmbante brenda saj fjalėn e thukshme “besė”.

    Fjalori i tyre ėshtė i kursyer, i zgjedhur, me ngjyresa artistike. Me pėrdorimin e fjalėve dialektore dhe krahinorizmave, jo vetėm qė synohej tė qėllohej drejt e nė shenjė, por “fshihej” edhe ēelėsi qė i hapte ato, sepse fjalėt ishin tė gjalla, plot vlagė, se mendja e tyre ēmohej nga populli si “tel” dhe zgjidhjet ishin aq tė shkėlqyeshme, ashtu siē janė edhe perlat.

    Pėr kėtė arsye, me tė drejtė ėshtė vėrejtur se karakteristikė themelore e shprehjes me nėnkuptime ėshtė shprehja e shkurtėr, me pak fjalė, me stil tė gdhendur, si pasojė e njė mendimi qė del si fryt i gjakftohtėsisė, i marrjes me maturi tė vendimeve, i matjes pėr kohėn dhe vendin e pėrshtatshėm dhe peshės sė fjalės. Nėpėrmjet nėnteksteve tė mprehta apo me anėn e “meseleve”, “rrotullave" apo “shifrės”, tė folurit ėshtė bėrė i figurshėm dhe, si i tillė, ėshtė kthyer nga njė mjet i zakonshėm kumtimi, nė njė mjet arti me fuqi tė madhe. Karakteri artistik i tyre ėshtė natyrė popullore dhe, njėkohėsisht, ka marrė forcė nga shpirti i tij krijues. Mbase mjaftojnė vetėm kėto pak fjalė pėr t’u bindur pėr figuracionin e pasur qė ka kjo e folur: nė kėto vala (luftė), tė mos pushonte gjoja e dajlanes (goja e pushkės), me mprehun llafin (mprehur fjalėn) etj. Kjo ėshtė edhe njė nga dėshmitė e tjera se gjuha jonė ka njė gjallėri tė madhe, me gjerėsi dhe larmi fjalėsh dhe kuptimesh, me frazeologjizma tė pasura, ku ravijėzohet dukshėm ngjyresa emocionale, qė pėrmban nė esencėn e saj. Ėshtė kjo njė nga arsyet qė shprehjet popullore me ngjyresa figurative e mjete tė tjera stilistike e letrare i ndesh kudo nė trevat shqiptare, ashtu edhe nė trojet e tjera jashtė kufijve apo edhe nė diasporė. “Nė Drenicė e gjetkė ėshtė zakon qė, pasi largohen mysafirėt, fqinjėt dhe tė njohurit e tjerė pyesin njerėzit e shtėpisė: ”A jua paguan odėn apo jo?”, d.m.th., a ishin burra tė menēur dhe a lanė ndonjė fjalė tė urtė, ndonjė rrotull qė vyen, qė e pasuron traditėn e mirė tė vendit. Kur pėrgjigja ėshtė: ”Na e paguan dhe na e tepruan”, do tė thotė se oda ka pasur burra mendėtarė e tė ditur dhe i zoti i shtėpisė e tė tjerėt kanė mbetur tė kėnaqur”.

    Kėshtu, nėpėrmjet tė folurit alegorik plotėsohet, sė fundi, edhe “Njė kėrkesė e rėndėsishme e kuptimit tė shprehimėsisė, qė fjalitė qė mos kenė gjymtyrė tė tepėrta, tė panevojshme. Me kėtė kuptim, flasim pėr lakonizmin, shkurtėsinė. Mėnjanoni shprehjet parazite, pėrsėritjet e kota, qė e lodhin dėgjuesin dhe ulin interesimin e tij.

    Kur duam ta bėjmė rrėfimin e gjallė ose tė japim shpejtėsinė e veprimeve, pėrdorim kohėn e tashme tė dėftores (e tashmja historike), ndonėse veprimet i takojnė sė shkuarės dhe duhej tė pėrdornin kohėt e shkuara”.

    Edhe dukuritė e veēanta sociolinguistike janė shprehje e jetės dinamike tė popullit, sepse janė elementė tė kultivuar me pėrkujdesje, respekt e dashuri prej tij, tė cilat koha nuk i ka bjerrė, por i ka pasuruar, duke dėshmuar edhe identitetin tonė kombėtar.

    Marre nga "Revista Univers"
    "Carpe Diem"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    73
    Postime
    2,799
    Mos harroni
    Alfabeti shqip asht projektue dhe zbatue ne Kongresin e Manastirit prej Abat Prend Doēit, At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, Dom ndoc Nikaj.
    Ndersa "ata te tjeret" kane propozuar cirilike dhe harphet turēe!!!!!
    ndre Mjede alfabetin kroat!
    Djali Abdyl Frasherit: ciriliket dhe alfabetin turk
    Arbereshet nepermjet Luigj Gurakuqit - shkronjat latine me dy shkronjeshin gj, ll, dh, xh, th, sh....etj.etj.
    Shtypshkronja NIKAJ ne Shkoder ka pergatit abetaret e para!!!!!!
    Mjaft me rrena qe nuk thone te verteten!!!!
    Respektoni ata GEGE te nderuem dhe prelatė te larte te Kishes qe shpetuen kombin nga asimilimi!

  17. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Si shkruanin paraardhesit

    Abetari shqip

    Faik KONICA

    Nė pak fjalė, - me qėllim por pa shpresė qė t`u mbushim kokėn hamajve, zaptieve, tė shtrembėrve e t`egėrve, - duam tė shkoqitim ēėshtjen e abetares gjer mė sot. I pari libėr nė gjuhėn tonė dolli nė 1635, d.m.th. 256 vjet mė pėrpara, nė Romė, prej Frengut tė Bardhė (Dictionarium Latino-Epiroticum). [Autori mė vonė do zbulonte duke gėrmuar nė arkivat e bibliotekės kombėtare tė Francės, veprėn e Pjetėr Budit "Speculum Confessionis" ose "Pasqyra e tė rrėfyemit" tė shkruar, me tė njėtin alfabet, nė vitin 1621, pra 14 vjet mė parė]. Ky libėr pėrdori njė alfabet, i cili ka tė ngjarė se pėrdorej edhe mė parė, se, po ta kish bėrė Frengu i Bardhė, do ta kish thėnė nė parathėnie tė librit tė tij; pra duke heshtur, na rrėfeu se alfabeti i tij nuk qe i ri. Me atė alfabet duallėn gjer mė sot shumė libra, mė tė shumtėt pėrmbi fe, njė fjalor shqip e italisht disa mijėra shtyllash, e me atė mėson gjithė pjesa e Gegėrisė katolike. Tė metat e atij alfabeti janė kryesisht dy: 1) Ka disa gėrma tė veēanta qė nuk gjenden nė shtypshkronjat; 2) S`ėshtė i mjaftueshėm pėr toskėrishten.
    Qė tė mos e ngarkoj tepėr artikullin, shkoj e vij te viti 1879. Nė atė mot, Sulltani, pėr tė ndezur nė Shqipėri njė zjarr kundėr sllavizmit, cpoi disa "Meemure" shqiptare tė mblidhen qė tė bėjnė njė alfabet shqip. Kėta, me leje tė qeverisė (turke), u mbluadhnė. Nė mes tyre, hyri si thonė e si do tė mund tė provojmė njė ditė - njė anėtar i Moskovit, i cpuar me udhė nga patriarku grek. Kjo mbledhje kishte pėr detyrė: 1) O tė merrte alfabetin e Frengut tė Bardhė, si 300 e sa vjetėsh mė tė vjetėr; 2) O tė bėnte njė tė ri, duke treguar tė metat e alfabetit tė vjetėr; 3) O tė mos i pėrsėritte ato mangėsi.
    Mjerisht, mbledhja turko-moskove: 1) Nuk e mori alfabetin e Bardhit. 2) Nuk tha pse s`e mori. 3) I pėrsėriti tė keqiat e alfabetit tė Bardhit. 4) Shtoi shumė gabime tė reja.
    Qė tė marrin vesh atdhetarėt e kulluar se ē`ėshtė ai alfabet i Stambollit, le tė venė re kėto: Alfabeti i Stambollit ka 36 gėrma. Ndėr kėto janė: 1) shtatė shkronja cirilike (sllave). 2) Pesė shkronja greke. 3) Njė shkronje cirilike (sllave) kokė-tatėpjetė. 4) Njė shkronjė latine e vėrtitur. 5) Dy shkronja latine kokė-tatėpjetė. 6) Njė shkronjė latine e tredhur. Tė tjerat janė latine. Lexuesi qė ka pakė mendje, i sheh vetė ndyrėsinė e kėtij alfabeti: 1) I bėrė me spica tė Moskovit, na vė nė rend tė popujve sllavė. 2) I pėrzier me shtatė mėnyra shkronjash, ėshtė i ndyrė nė tė parė, e i jep gjuhės njė hije tė egėr. 3) Nuk mund tė botosh libra asgjėkundi nė Evropė, veē po tė blesh shkronjat pėrkatėse dhe tė paguash shumė mė shtrenjtė. Kur desha tė filloj njė tė pėrkohshme shqipe gjashtė vjet mė parė, dėshirova pikė-sė-pari tė pėrdor o alfabetin e vjetėr tė Shkodrės, o alfabetin e Stambollit - tė cilat do t`i rrėfej ndoshta njė ditė gjatė e gjerė, e atėherė le tė gjykojnė shqiptarėt ē`janė ata njerėz e ē`jam unė - nuk mė tunden fare.
    Mė 1899, disa atdhetarė tė flaktė tė Shkodrės u mblodhnė, pėr tė themeluar njė shoqėri tė madhe pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Kėta shqiptarė krijuan njė alfabet, tė cilin, edhe pse qe i arsyeshėm edhe nga dėshira e bashkimit, e muarėm edhe ne dhe po e pėrdorim qė prej dy vjetėsh tek revista "Albania"... Alfabeti i "Bashkimit" jo vetėm shtypet lehtazi kudo, po ėshtė edhe i arsyeshėm nė shumė anė. Kėto edhe njėqind tė tjera tregojnė se me alfabet tė "Bashkimit" mbahet mirė rrėnja e fjalėve.
    Tani cilat janė kundėrshtimet e meemureve kundėr kėtij alfabeti. Janė pesė: 1) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i vjetėr" -"Bashkt-ustuna, efendem!" Por alfabeti i Bardhit ėshtė 300 vjet mė i vjetėr. Pse nuk e mbajtėt? Pra, edhe ju vetė rrėfyet se vjetėrsia nuk ėshtė argument i mjaftueshėm pėr tė mbajtur njė gjė tė ligė. 2) "Alfabeti i Stambollit ėshtė mė i pėrhapur". -Ato gėnjeshtra t`ia shisni njė tjatėri, por jo mua. A e mirrni vesh? Ndėr 100, 90 ndėr shqiptarėt e jashtėm e pėrdorin kėtė alfabet qė pėrdorim ne, a me disa ndryshime. Atė tė meemureve e pėrdorin 7 a 8 meemure, e nja 10 zaptienj kėmbė-qelbur tė Toskėrisė. Po, si thotė Frengu, "qui n`entend qu`une cloche n`entend qu`un son". "Kush dėgjon vetėm njė kėmbanė, dėgjon vetėm njė zė". E ju, duke folur gjithnjė me ata 10 a 15 meemure e zaptienj, "u-hazdis" e kujtoni se kini me vete gjithė Shqipėrinė. 3) "Shkronjat e "Bashkimit" janė tė shumta e nuk i mėson dot populli". -Pėrgjigje: Alfabeti i "Bashkimit" ka 23 ose 24 shenja, kurse juaji ka 36, d.m.th. 12 mė tepėr. 4) "Populli s`merr vesh se si dy shenja bėjnė njė tingull. I duket mė lehtė njė shenjė pėr ēdo zė". -Pėrgjigje: "Evet efendem, vallah bil`lah! Jini tė mėsuar me "xhin-cim-sin-shun", o mor tė zinj, e jo populli po juve vetė ju duket e vėshtirė tė mblidhni dy shkronja pėr tė treguar njė tingull. Se arabishtja e turqishtja qė ju kanė hyrė nė palcė e nė gjak, pėr ēdo tingull kanė njė shenjė. Fshataraku i Gjermanisė pse mėson, p.sh. katėr shkronja -tsch- pėr tė treguar tingullin ē? Fshataraku i Shqipėrisė pse tė mos mėsojė dy shkronja? Fshatarėt e Shqipėrisė kanė mend, po Bashstenete s`mėsoni dot ndoshta. 5) Mė nė fund Meemuret na pyetnė shumė herė: Pse "Albania" edhe "Bashkimi" nuk u muarnė vesh ta kenė alfabetin njė e tė pėrbashkėt? -Me tė vėrtet, nė nja dy a tre shkronja kemi ndryshim, por ai ndryshim nuk prish punė. Fundi alfabeti njė ėshtė. Rumania ka njė Akademi, e, megjithatė, bota ėshtė ndarė nė dy pjesė pėr njė ndryshim tė dy a tri shkronjave. Mė vonė edhe ky ndryshim do tė pushojė. Alfabeti i "Bashkimit", pėr lirinė qė i dha shqipes tė shtypet apo tė botohet kudo, pėr hijen europiane qė i dha shkrimit tė gjuhės sonė, pėr shėrbime tė tjera qė ka pėr tė bėrė nė sy tė botes, meriton me tė vėrtet emrin ALFABETI KOMBETAR I QYTETERUAR. Alfabeti i Moskoveve e i Turqeve, i Meemureve e i zaptieve, i harbuteve e i ulefexhijve, me hijen aziatike e tė ndyrė qė ka, me pengesė e botimit qė u sjell librave shqipe, s`meriton tjatėr emėr pėrveē ALFABETI I EGER I HARBUTEVE. U bė nevojė t`u thyejmė hundėn njė herė harbutėve. Nė kanė pėr tė thėnė gjė, tė re, do t'u pėrgjigjemi. Po, nė zėnēin tė kėndojnė pėr tė mijtėn herė kėngėn e zaptieve, nuk kemi kohė pėr tė humbur.

    Tirana Observer
    "Carpe Diem"

  18. #18
    DaRk §©®īžt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anėtarėsuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Hajd te na rroje gjuha shqipe edhe 200 te tjera
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  19. #19
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Eqrem Ēabej (1908 - 1980)

    Ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė gjuhėsisė shqiptare. Lindi mė 7 gusht 1908 nė Gjirokastėr.

    Mėsimet e para i mori nė kėtė qytet tė lindjes. Atje ai mbaroi mė 1921 shkollėn qytetėse me pėrfundime tė shkėlqyera. Atje, nė gjirin e familjes dhe nė rrethin e bashkėqytetarėve tė tij, tė njohur pėr dashurinė e madhe pėr Atdheun dhe pėr arsimin, u mbrujt edhe karakteri i tij. Pas mbarimit tė shkollės qytetėse ai fitoi tė drejtėn e njė burse tė dhėnė nga Prefektura e atėhershme e Gjirokastrės pėr tė vazhduar studimet e mesme dhe tė larta jashtė shtetit. Dhe kėshtu ai nisi, ashtu si edhe tė rinj shqiptarė tė tjerė, rrugėn e mėrgimit nė kėrkim tė diturisė.

    Pėr tė vazhduar studimet, Eqrem Ēabej u dėrgua nė Austri. Para se tė hynte nė ndonjė shkollė, iu desh tė qėndronte njė vit pranė familjes Reinmyler, nė St. Pölten afėr Vjenės, pėr tė mėsuar gjermanishten. Rasti e solli qė tė binte nė njė familje tė kulturuar dhe dashamirėse, qė u kujdes pėr tė si ta kishte birin e vet. Gjatė qėndrimit pranė kėsaj familjeje ai punoi shumė pėr ta pėrvetėsuar sa mė shpejt gjermanishten. Duke lėnė pėrshtypje shumė tė mira jo vetėm me zellin e madh, por edhe me sjelljen shembullore. Dėshira pėr t“u bėrė sa mė i vlefshėm pėr Atdheun, e nxiti atė qė, pas njė viti qėndrimi nė St. Pölten, vitin tjetėr tė merrte njėherėsh dy klasa tė gjimnazit qė e mbaroi shkėlqyeshėm nė vitin 1926 nė Klagenfurt tė Austrisė. Dhe kėtu fillon faza kritike pėr tė ardhmen e kėtij tė riu tė talentuar. I ati, njė gjykatės i diplomuar nė Dar - ul - Hukuk tė Stambollit, i nisur nga dėshira qė i biri tė kishte njė tė ardhme tė sigurt, e kėshilloi tė vazhdonte universitetin pėr mjekėsi. Por i biri kishte tjetėr dėshirė e tjetėr mendim. Ai donte tė bėhej gjuhėtar. “Gjuhėsia ėshtė pėr pasanikėt, - i tha i ati prerazi, - kurse neve na duhet njė zanat qė tė na sigurojė jetėn“. Atėherė djali, „i bindur“, u regjistrua nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Romės. Por kėtu ai mė fort shkonte tė studionte vepra gjuhėsore e letrare nėpėr bibliotekat romane. Nė kėto rrethana, babai i urtė e la tė lirė tė birin tė bėnte ashtu si donte vetė, por jo edhe pa i thėnė: “Paē vetėn nė qafė, o bir!“. Pra, faza vendimtare pėr tė ardhmen e tė riut Ēabej nis atėherė kur ai fitoi „lirinė“ pėr tė ndjekur degėn qė i pėlqente. Nė vitin akademik 1927 - 1928 u regjistrua nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Gracit, ku ndoqi studimet pėr dy gjashtėmujorė (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi nė Universitetin e Vjenės.

    Dega e gjuhėsisė nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Vjenės kishte njė traditė tė vyer. Aty kishin punuar profesorė tė tillė tė shquar si sllavistėt e njohur Franc Miklosiē (Miklosich) (1813 - 1956), Vatroslav Jagiē (1838 - 1923), romanisti me emėr Vilhelm Majer - Lybke (Myer - Lübke) (1861 - 1936) etj. Nė kohėn qė u regjistrua Ēabej, nė atė universitet punonin, ndėr tė tjerė, indoeuropianisti dhe grecisti i njohur P. Kreēmer (P. Kretschmer) (1866 - 1956), albanologu i dėgjuar Norbert Jokl (1877 - 1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paē (K. Patsch) (1865 - 1945) etj. Tė kujtojmė se nė Austri ishte krijuar njė traditė e mirė edhe pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe dhe tė historisė sė popullit shqiptar.

    Norbert Jokli, duke e ēmuar talentin e studentit tė ri shqiptar, e mbajti afėr atė dhe kėshtu u zhvillua midis tyre njė miqėsi e ngushtė dhe njė bashkėpunim i frytshėm, qė ndihmoi aq shumė pėr ta pėrudhur Ēabejn e ri nė studimin e thelluar shkencor kur ishte ende student. Nė pėrputhje me kėrkesėn e Universitetit tė Vjenės qė, pėr ta marrė diplomėn me gradėn e doktorit nė profilin pėrkatės studenti duhej tė mbaronte njė disertacion, diplomanti E. Ēabej zgjodhi pėr kėtė qėllim temėn Studime italo - shqiptare (Italoalbanische Studien). Pėr kėtė disertacion ai punoi me zell tė madh dhe shkoi e mblodhi material pranė arbėreshėve tė Sicilisė nė vitin 1932. Disertacioni u mbrojt mė 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreēmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paēit dhe pėr kėtė atij iu dha diploma pėr gradėn doktor nga Univrsiteti i Vjenės. Diploma ėshtė nėnshkruar nga tė tre profesorėt e lartpėrmendur pėrkrah vlerėsimit shkelqyeshėm (Ausgezeichnet).

    Disertacioni prej 145 faqesh tė daktilografuara pėrbėhet prej pesė kapitujsh. Kreu i parė bėn fjalė pėr emigrimin e arbėreshėve dhe pėrhapjen e tyre nė Italinė e Jugut dhe nė Sicili (f. 1 - 50). I dyti pėrmban njė skicė tė sistemit gramatikor (f. 51 - 94). Nė kreun e tretė trajtohet fjalėformimi dhe fjalori (f. 95 - 113); prapashtesat romane, etimologjia popullore, kalke gjuhėsore dhe huazime (gjermane, turke, arabe). Nė kreun e katėrt janė pėrfshirė tekste dhe mjekėsia popullore; 2 pėrralla; 3. kėngė, ballada e Konstandinit tė vogėl, ringjallja e Lazėrit. Kreu i pestė pėrmban njė fjalorth.

    Pas mbarimit me sukses tė studimeve universitare 25 - vjeēari Eqrem Ēabej u kthye pėrfundimisht nė Shqipėri, me diplomėn e Universitetit tė Vjenės nė xhep dhe me dėshirėn e zjarrtė pėr t“i vėnė dituritė dhe energjitė e tij nė shėrbim tė Atdheut.

    Nė kohėn qė u kthye Ēabej nė Shqipėri, kriza ekonomike qė kishte pėrfshirė gjithė botėn, kėtu kishte sjellė pasoja edhe mė tė mėdha, qė mplekseshin edhe me rrjedhojat e njė prapambetje tė madhe nė fushėn e arsimit dhe tė kulturės. Nga plaga e rėndė e analfabetizmit vuanin mbi 80 pėr qind e popullsisė. Edhe nė ato pak shkolla tė mesme qė mbaheshin nė kėmbė, niveli i pėrgatitjes sė nxėnėsve, me gjithė pėrpjekje tė mėdha tė disa arsimtarėve atdhetarė si Aleksansėr Xhuvani, Kostaq Cipoja, Ahmet Gashi, Vasil Vunjau, Kolė Paparistoja, Sotir Papahristoja, Sotir Kuneshka, Minella Karajani, Hysni Babametoja, Gjergj Cancoja etj. ishte ende larg nivelit mesatar tė kohės. Tekstet mėsimore ishin shumė tė pakta dhe numri i nxėnėsve nėpėr ato shkolla ishte shumė i vogėl nė krahasim me nevojat tė njė vendi tė prapambetur, siē ishte Shqipėria e asaj kohe. Nė kėto rrethana u kthye i diplomuari i Universitetit tė Vjenės nė Tiranė, ku u mor vendimi pėr ta emėruar nėndrejtor tė konviktit „Malet tona“, pranė gjimnazit tė Shkodrės, me tė drejtėn pėr tė dhėnė edhe orė mėsimi nė atė shkollė. Nė kėtė gjimnaz, tė themeluar nė vitin 1922, Ēabej zhvilloi lėndėn e letėrsisė shqipe. Por, siē del edhe nga teksti Elemente tė gjuhės e tė literaturės shqipe (pėr shkolla tė mesme), botuar prej tij mė 1936, nė orėt e mėsimit ai jepte edhe njohuri pėr gjuhėn shqipe dhe folklorin shqiptar.

    Nė vitin shkollor 1935 - 1936 Ēabej u transferua nė shkollėn Normale, ku - ashtu si nė Shkodėr - ka lėnė pėrshtypje shumė tė mira jo vetėm pėr kulturėn e gjerė, por edhe pėr sjelljen dhe lidhjet e tij me nxėnėsit. Edhe nė Normalėn e Elbasanit Ēabej qėndroi vetėm njė vit. Qė andej u transferua nė Ministrinė e Arsimit pėr t“u marrė me drejtimin e arsimit tė mesėm. Me sa kuptohet nga qėndrimi i tij, ai nuk e kishte mirėpritur njė emėrim tė tillė. Me njė lutje mė datė 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisė sė Arsimit, ai kėrkon qė pėr arsye shėndetėsore tė transferohet nga ai dikaster e tė riemėrohet si profesor i letėrsisė nė liceun e Tiranės. Por njė kėrkesė e tillė, mė sa duket, nuk u pėlqeu drejtuesve tė atij dikasteri, tė cilėt vendosėn ta hiqnin qafe „me lezet“, duke e dėrguar qė "tė mėsonte“ nė Shkollėn e Plotėsimit Ushtarak! Duke qenė se vuante nga njė sėmundje mushėrish, ai kėrkoi qė tė lirohej nga njė detyrim i tillė, por lutja e tij jo vetėm qė nuk u mor parasysh, pore dhe i solli kokėēarje tė tjera. Me "ēėshtjen Ēabej“ u mor mė nė fund edhe Kėshilli i Ministrave tė asaj kohe, i cili vendosi qė Ēabej, pas mbarimit tė Shkollės sė Plotėsimit Ushtarak, tė transferohej si profesor nė Gjirokastėr dhe qė, po tė tregonte shenja tė tjera tė padėshiruara, kundėr tij tė merreshin masa edhe mė tė rėnda.

    Gjatė vjetėve 1938 - 1939 e gjejmė pėrsėri arsimtar, kėsaj radhe nė Gjirokastėr, ku vazhdoi tė jepte mėsimin e letėrsisė tė bashėrenduar me elemente tė gjuhės shqipe. Edhe kėtu Eqrem Ēabej ka lėnė pėrshtypje shumė tė mira.

    Nė vitin shkollor 1939 - 1940 Ēabej u transferua nė gjimnazin e Tiranės ku u ngarkua me drejtimin e shkollės. Me sa duket, autoritete pushtuese (fashistėt pushtues italianė nė Shqipėri, nėn. imi. A. S.) shpresonin ta bėnin pėr vete kėtė profesor me kulturė, qė kishte fituar emėr tė mirė me studimet dhe botimet e tij. Por u gabuan. Ai ishte njeri qė nuk gėnjehej nga tė joshurat e armiqve dhe nuk bėhej nė asnjė mėnyrė vegėl e tyre.

    Nė kėto rrethana autoritetet pushtuese italiane e larguan "me lezet“ Ēabejn nga Shqipėria, duke i gjetur njė "punė shkencore“ pranė Akademisė sė Shencave nė Romė“. Kėtu ai e shfrytėzoi qėndrimin e tij tė mbikėqyrur, pėr tė punuar pėr Atlasin gjuhėsor shqiptar.

    Gjatė qėndrimit nė Romė autoritetet italiane mė 1942 dhe gjermanėt mė 1943 i propozuan qė tė bėhej ministėr i Arsimit nė qeverinė kuislinge tė Tiranės, por ai nuk e pranoi. Lidhur me kėto propozime ai shkruan, ndėr tė tjera, nė autobiografinė e tij: “Kam hedhur poshtė ēdo propozim pėr bashkėpunim me tė huajin, ēdo gjė qė nuk pajtohet me nderin tim si shqiptar dhe me tė mirėn e vendit e tė popullit“.

    Nė Romė Ēabej qėndroi deri nė korrik tė viti 1944, kur ende zinte Lufta e Dytė Botėrore. Atėherė ai vendosi tė kthehej nė Shqipėri ku, mė nė fund, arriti pas njė udhėtimi shumė tė vėshtirė me anė tė bregdetit dalmat nė njė kohė qė atje, siē dihet, ziente lufta partizane kundėr nazistėve gjermanė.

    Pas Ēlirimit tė Shqipėrisė edhe pėr Ēabejn fillon njė jetė me perspektiva tė mėdha. . Ai filloi tė mbajė ligjėrata nga lėndėt linguistikė dhe albanologji nė Shkollėn e Lartė tė Tiranės, qysh mė 1946. Ai vazhdoi punėn pedagogjike edhe mė pas nė Institutin Pedagogjik katėrvjeēar dhe sidomos nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, qė u ngrit mbi bazėn e Institutit katėrvjeēar nė kuadrin e Universitetit tė Tiranės, qė u krijua nė vitin 1957. Kėtu ai zhvilloi pėr shumė vjet lėndėn Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe dhe Fonetika historike e shqipes, pėr tė cilėn hartoi edhe tekstin pėrkatės, qė ėshtė ende nė pėrdorim.

    Nė veprimtarinė gjysmėshekullore tė Ēabejt vendin kryesor e zė pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore e cila mund tė ndahet nė dy faza kryesore: faza e parė vazhdon deri nė prag tė Ēlirimit tė Shqipėrisė dhe faza e dytė nis pas vitit 1945. Veprimtaria e tij shkencore gjatė kėtyre dy fazave ėshtė e kushtėzuar jo vetėm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punėt qė ishte ngarkuar tė kryente. Sidoqoftė nė fazėn e parė ai ėshtė marrė edhe me studime thjesht shkencore edhe me botime tė nevojshme pėr shkollėn e mesme. Nė prodhimtarinė e tij tė asaj faze bie nė sy njė interesim i madh jo vetėm pėr gjuhėsinė, por edhe pėr folklorin e letėrsinė artistike, me njė anim tė lehtė nga kjo fushė e dytė. E kjo duket qartė edhe nga titujt e botimeve tė tij tė kėsaj periudhe, kur krahas studimeve thjesht gjuhėsore ka botuar edhe studime nga fusha e folklorit dhe e letėrsisė, ose edhe studime me karakter tė pėrzier gjuhėsor e letrar. Nga studimet thjesht gjuhėsore tė asaj periudhe mund tė pėrmendim: 1. Tekste italo - shqiptare (1935). 2. Elemente dialektore nga Italia. 3. Marrėdhėniet midis shqipes dhe rumanishtes. 4. Shprehje dhe frazeologji paralele nė gjuhėt ballkanike. 5. Atlasi gjuhėsor shqiptar.

    Nga fusha e folklorit dhe e letėrsisė mund tė pėrmendim ndėr tė tjera: 1. Kėnga e Lenorės nė poezinė popullore shqiptare. 2. Zakone dhe doke tė shqiptarėve. 3. Konstandini i vogėlith dhe kthimi i Odiseut. 4. Pėr gjenezėn e literaturės shqipe. 5. Kulti dhe vijimi i hyjneshės Diana nė Ballkan.

    Nga studimet me karakter tė pėrzier (gjuhėsor, letrar dhe folklorik) duhen pėrmendur sidomos Studime italo - shqiptare dhe teksti pėr shkolla tė mesme Elemente tė gjuhėsisė e tė literaturės shqipe (me pjesė tė zgjedhura). Ky tekst, siē del edhe nga vetė titulli, ėshtė ndarė nė tri pjesė. Nė pjesėn e parė (f. 10 - 22) jepen disa njohuri tė pėrmbledhura mbi gjuhėn, mbi gjuhėt e botės, mbi gjuhėt indoevropiane dhe mbi gjuhėn shqipe. Nė pjesėn e dytė (f. 24 - 62) jepen njohuri tė pėrmbledhura pėr shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė dhe arbėreshė, pėr shkrimtarėt e shekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit XX si dhe pėr poezinė popullore shqiptare dhe arbėreshe. Nė pjesėn e tretė (f. 64 - 201) janė radhitur pjesė tė zgjedhura nga shkrimtarėt e vjetėr shqiptarė dhe arbėreshė, nga shkrimtarėt shqiptarė dhe arbėreshė tė shekullit XIX dhe tė filllimit tė shekullit XX, si dhe nga poezia popullore e arbėreshėve tė Greqisė dhe tė Italisė tė shekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit XX, si dhe nga poezia popullore e arbėreshėve tė Greqisė dhe tė Italisė dhe nga Shqipėria.

    Veprimtaria shkencore e Ēabejt mori njė zhvillim shumė tė madh nė fazėn e dytė, d. m. th. pas Ēlirimit, kur ai punonte pranė ish - Institutit tė Shkencave dhe mė vonė pranė Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, dhe njėkohėsisht edhe si pedagog nė shkollėn e lartė. Si punonjės shkencor, krahas punės sė madhe qė bėri pėr zhvillimin e temave tė planit vetjak nga fusha e gjuhėsisė, ai dha ndihmesa me vlerė edhe nė kryerjen e disa punimeve nė bashkėpunim me gjuhėtarėt tė tjerė. Kėtu duhet pėrmendur, nė radhė tė parė, bashkėpunimi i tij i frytshėm me profesor Aleksandėr Xhuvanin pėr hartimin e monografive Parashtesat e gjuhės shqipe (1956) dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), qė janė dy nga studimet shkencore mė tė rėndėsishme tė gjuhėsisė shqiptare. Ēabej ka bashkėpunuar edhe nė mjaft vepra tė tjera kolektive, si nė pėrgatitjen e Fjalorit serbo - kroatisht - shqip (1947) dhe nė hartimin e 13 terminologjive pėr shkenca tė ndryshme. Ai ka bashkėpunuar gjithashtu edhe nė redaksitė e revistave shkencore tė ish - Institutit tė Shkencave dhe tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė, nė komisionet pėrgatitore tė konferencave dhe sesioneve shkencore tė organizuara nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, si dhe nė komisionin pėrgatitor tė Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972).
    Nga fusha e fonetikės dhe tė gramatikės historike Ēabej ka botuar njė mori artikujsh e studimesh si: 1. Mbi disa rregulla tė fonetikės historike tė shqipes, 2. Disa aspekte tė fonetikės historike tė shqipes nė dritėn e gjuhės sė Gjon Buzukut, Pėr historinė e zanores ė nė gjuhėn shqipe, Trajtimi i zanoreve iniciale te Gjon Buzuku, Diftongje dhe grupe zanoresh tė shqipes, Pėr historinė e konsonantizmit nė gjuhėn shqipe, Disa mendime mbi nazalizmin e shqipes etj. Kėto studime janė ribotuar mė 1988 nė njė vėllim mė vete nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, me titullin: “E, Ēabej, Studime pėr fonetikėn historike tė gjuhės shqipe“. Ndėrsa nga fusha e gramatikės historike vlen tė pėrmendim: Shumėsi i singularizuar nė gjuhėn shqipe, problemi i nyjave tė shqipes, ēėshtja e gjinisė asnjanėse etj.
    Duke qenė se studimet diakronike nė fushėn e shqipes nuk mund tė mendohen pa njohur mirė autorėt e vjetėr, veprat e tė cilėve ruajnė edhe mjaft elemente gjuhėsore arkaike, ishte e natyrshme qė Ēabej gjatė veprimtarisė sė tij shkencore t“i kushtonte njė vėmendje tė veēantė edhe njohjes dhe studimit tė atyre autorėve. Njė punė tė madhe bėri ai sidomos pėr studimin e gjuhės sė Gjon Buzukut, veprėn e tė cilit edhe e ribotoi tė transliteruar dhe tė traskribuar. Veē kėsaj, ai ka botuar edhe artikuj studimorė mbi gjuhėn e autorėve tė vjetėr shqiptarė e arbėreshė. Nga kėta duhen pėrmendur sidomos: Hyrja e gjatė nė pjesėn e parė tė veprės „Meshari Gjon Buzukut I, Gjon Buzuku, njė studim i shumėanshėm historiko - gjuhėsor, Tekstet e vjetra shqipe dhe disa kritere rreth botimit tė tyre, Pjetėr Budi dhe gjuha e tij etj
    Nė pėrgjithėsi Ēabej njihet si njė gjuhėtar qė ėshtė marrė me probleme tė historisė sė gjuhės shqipe dhe si rrjedhim nga njė masė e gjerė pak njihet puna e tij pėr shqipen e sotme letrare. Por, po tė shihet nga afėr veprimtaria e tij shkencore, sidomos nė periudhėn e dytė, bie nė sy se ai ėshtė interesuar dhe ka punuar mjaft edhe pėr gjuhėn e sotme letrare. Prandaj kėtu do t“i pėrmendim vetėm disa nga artikujt dhe kumtesat e tij pėr kėtė ēėshtje, siē janė, ndėr tė tjera: Mbi disa ēėshtje tė shkrimit dhe tė drejtshkrimit tė shqipes, kumtesė e mbajtur nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe.

    Ai mori pjesė edhe nė disa konferenca e kongrese, tė mbajtura brenda vendit, me disa kumtesa, si p. sh.: 1. Detyrat e gjuhėsisė shqiptare nė lidhje me gjuhėn letrare kombėtare e probleme tė tjera, diskutim i mbajtur nė Sesionin e dytė shkencor pėr vitin 1952 tė Sesionit tė gjuhės e tė letėrsisė. 2. Disa probleme themelore tė historisė sė vjetėr tė gjuhės shqipe, kumtesė e mbajtur nė Konferencėn e Parė tė Studimeve Albanologjike me 1962. 3. Ilirishtja dhe shqipja, kumtesė e mbajtur nė sesionin shkencor Ilirėt dhe gjeneza e shqiptarėve, Tiranė, 1969. 4. Problemi i vendit tė formimit tė gjuhės shqipe, kumtesė e mbajtur nė Kuvendin e Parė tė Studimeve Ilire, Tiranė, 1972. 5. Mbi disa ēėshtje tė traditės sė shkrimit dhe tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, kumtesė e mbajtur nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, Tiranė, 1972. Ndėrsa nė ato ndėrkombėtare do pėrmendur: 1. Die älteren Wohnsitze der Albaner auf der Balkan - halbinsel im Lichte der Sprache und der Ortsnamen (Vendbanimet e hershme tė shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik nė dritėn e gjuhės dhe tė emrave tė vendeve), kumtesė e mbajtur nė VIII Congressio Internazionale di Scienze Onomastiche; 1. Der Beitrag des Albanischen zum Balkansprachbund (Kontributi i shqipes nė formimin e lidhjes gjuhėsore ballkanike), referat i mbajtur nė Kongresin I Ndėrkombėtar tė Studimebve Ballkanike dhe tė Evropės Juglindore, Sofje, 19666; 3. Das albanologische Werk Norbert Jokls. (Vepra albanologjike e Norbert Joklit), referat i mbajtur nė Kolokiumin Albanologjik Ndėrkombėtar tė Insbrukut mė 1972 etj.

    Eqrem Ēabej ka botuar njė numėr tė madh artikujsh shkencorė edhe nė gjuhė tė huaja nėpėr revista ose nėpėr vėllime pėrkujtimore nė vende tė ndryshme tė botės.

    Vdiq mė 13 gusht 1980 nė njė klinikė tė Romės.

    Sot emrin e Eqrem Ēabejt e mbajnė me krenari shumė shkolla nė Kosovė dhe Universiteti i Gjirokastrės nė Shqipėri.


    E pėrgatiti: Agim SPAHIU

    Marrė nga monografia "Eqrem Ēabej“ e Shaban DEMIRAJT, botuar mė 1990 nė Tiranė

    "Shkenca.org"
    "Carpe Diem"

  20. #20
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Aleksandėr Xhuvani (1880 - 1961)

    Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.

    Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqrem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalėformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.

    Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura, u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961).

    Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.


    "Shkenca.org"
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. Gabim historik apo njė zgjidhje historike?
    Nga RaPSouL nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 15:03
  3. Homazh pėr firmėtarėt e dokumentit tė Alfabetit
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 14:21
  4. 124 vjet nga jeta e alfabetit kombėtar nė Shqip!
    Nga drini_nė_TR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-03-2003, 15:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •