"Dokumenti" i vjedhur i paraqitur me siper eshte i falsifikuar dhe eshte produkt i propagandes serbe.
Ja disa detaje qe i kane shpetuar falsifikuesit:
1) Dokumenti ka 2 letterheads:Nje qe thote Ambasada e SHBA ne Beograd dhe nje tjeter qe thote Central Intelligence Agency ne Washington DC. Qe te dyja jane institucione te ndryshme ne varesi te departamenteve te ndryshme ne vende te ndryshme. Ambasada eshte ne varesi te Departamentit te Shtetit (Ministrise se Jashtme) dhe gjendet ne Beograd dhe CIA ne varesi te Departmentit te Sigurimit te Atdheut (Homeland Security) ne Washington D.C.
Kontradikta qendron ne faktin se ky lloj dokumenti ashtu si cdo lloj tjeter dokumenti tjeter zyrtar amerikan duhet te kete vetem nje letterhead. Ose ate te ambasades ose ate te CIA, por asnjehere te dyja bashke.
2) Qendra e CIA-s eshte ne Langley VA, jo ne Washington D.C.
3)Sic tha bashkeforumisti me siper, emri John Smith ne SHBA eshte njesoj sikur te thuash Filan Fisteku ne shqip.
4)CIA nuk perdor asnjehere termin agjent ne dokumentat zyrtare, aq me teper "under cover agent". Qytetaret amerikane qe punojne per CIA-n quhen "officer" jo agents. Jo qytetaret amerikane klasifikohen ne kontakte, burime informimi , informante apo operative por kurresesi nuk mund te kene nje dosje te klasifikuar si "under cover agent". Te gjithe ata qe punojne e bashkepunojme me CIA-n jane "under cover". CIA nuk ka agjente te hapur dhe "under-cover". I gjithe personeli dhe te gjithe bashkepunetoret e CIA-s jane under cover. CIA nuk ve lajmerime neper gazeta per punesim "agjentesh"!
Te gjithe ata qe kane dosje tek CIA nuk e kane te klasifikuar veprimtarine e tyre ne faqen e pare (dhe te vetme te dosjes) dhe aq me teper cilesimin e tyre si "under-cover". Nje praktike e tille perdorej vetem nga agjencite e spiunazhit te Evropes Lindore, jo ato Perendimore. Pra duket qarte se "dosja" eshte hartuar sipas formateve te ish UDB, jo nje agjencie zbulimi perendimore.
5) Ne dokumentet paraqitet ne vend te pseudonimit emertimi "screen name". CIA nuk rekruton neper chat rooms ne Internet qe agjentet e saj perdorin "screen name". Perkthimi i sakte i fjales pseudonim ne anglishtet zyrtare te SHBA eshte "alias" ose "aka". Falsifikimi eshte bere nja nje ose disa persona qe kane njohuri mediokre te anglishtes zyrtare dhe madje ne nxitim. Mjafton te hapesh faqen zyrtare te FBI "Most Wanted" dhe mund te mesosh fare mire se cila eshte terminologjia e sakte per fjalen "pseudonim".
6) Tek fundi ku shenohen detyrat: "Duty" (terminologjia e sakte eshte "Duties") ka disa kontradikta:
a) Thua "oficeri i CIA-s" qe ka formuluar dosjen te kete perdorur te njejten gjuhe me nje kritikues te ashper te AKSH. Beni google fjalen "political-military structure" dhe rezultati i trete eshte kjo faqe:
http://www.ex-yupress.com/mkdnevnik/mkdnevnik83.html. Lexoni ne rreshtin e trete! "Oficeri John Smith" perdor te njejtin term per "agjentin e tij" si Ljubco GEORGIEVSKIL! Cfare koincidence!
b)Nje "agjent under cover" nuk mund te jete i detyruar (obliged) te zbatoje urdhrat e kontrolluesit te tij. Vetem qytetaret amerikane ne punesim te CIA (pra oficeret e CIA-s) jane te detyruar te zbatojne urdhra. Vetem ne sherbimet sekrete te Evropes Lindore agjentet ishin te detyruar (obliged) te zbatojne urdhra.
c)Gjuha me te cilen jane shkruajtur detyrat eshte anglishte e cale sic thashe me siper. Nje amerikan qe ka mbaruar shkollen fillore nuk ben kaq gabime te trasha gramatikore. Thuhet "the agency office within the embassy" (zyra agjenturore brenda ambasades) dhe jo "the agency office across the embassy" (zyra agjenturore perballe ambasades- thua se zyra agjenturore eshte perballe rruges ke embeltorja ngjitur!). Thuhet "he is obliged that after finishing (or materializing) any task or duty" (ai eshte i detyruar mbasi te kete perfunduar cdo detyre) dhe jo "he is obliged after realizing OF any demand" (ai eshte i detyruar qe mbasi te realizoje te cdo nje kerkese). Ne anglisht fjala "demand" eshte dicka abstrakte, jo konkrete. Nuk mund te realizosh nje dicka jo konkrete.Eshte absuditet te perdoresh nje shprehje te tille ne anglisht. Nje dicka konkrete si detyre apo pune mund te materializohet (pra kontretizohet). Anglishtja nuk eshte gjuhe ballkanike (shqip, serbisht apo greqisht) ku nje shprehje e tipit "realizova endrren apo kerkesen" ka kuptim. Te tilla gabime vetem nje perkthyes i keq fjale per fjale i nje gjuheje ballkanike mund ti beje.
d) Shikoni daten ne dokument. Amerikanet ndryshe nga Evropa dhe pjesa tjeter e botes ne fillim vendosin muajin, diten e pastaj vitin. Nese dokumenti do te ishte autentik, data e sakte do te shkruhej 05/22/2003 (pra maj 22,2003) dhe jo 22 maj 2003 si evropianet.
Konkluzion.
Dokumenti eshte i fallsifikuar dhe dobet madje. Se cilet jane ata qe perfitojne nga ky lloj fallsifikimi varet se nga cila gazete eshte botuar dhe cilat interesave iu sherben kjo gazete. Eshte thjesht produkt i nje propagande anti-shqiptare dhe anti-amerikane.
Krijoni Kontakt