Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Postime
    18

    Të reja nga kinematografia shqiptare

    kam deshire te dij se cka te re ne kinematografine shqiptare ne pergjithesi !.............per se cka ndodhe me filmat boterore kemi mjafte dritare e publicitete sa sja ve synin mo!
    ...................mua me intereson se ka ndonje autor shqiptar!.........regjisor! skenarist!aktor!aktore!....................kopmozi tor qe ben muzike filmi!...........skenograf qe sjelle nje fryme te re apo aktuale nga kjo jeta jone urbane sot keshtu sic eshte .............roze!
    ka dicka ne shqiperi!
    ka dicka ne klosove!
    tash me dy shtete pa nje film te hajrit..................................!
    apo une jom gabim !

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga frymi Lexo Postimin
    kam deshire te dij se cka te re ne kinematografine shqiptare ne pergjithesi !.............per se cka ndodhe me filmat boterore kemi mjafte dritare e publicitete sa sja ve synin mo!
    ...................mua me intereson se ka ndonje autor shqiptar!.........regjisor! skenarist!aktor!aktore!....................kopmozi tor qe ben muzike filmi!...........skenograf qe sjelle nje fryme te re apo aktuale nga kjo jeta jone urbane sot keshtu sic eshte .............roze!
    ka dicka ne shqiperi!
    ka dicka ne klosove!
    tash me dy shtete pa nje film te hajrit..................................!
    apo une jom gabim !

    jo nuk je gabim (mendoj une) ende ska kurgje te re...., sepse ende dominojne komunistat-interesgji=mediokro-injorantet, qe e marrin buxhetin dhe masakrojne vlerat-kulturen tone ne pergjithesi....kujto filmat e fundit sidomos ne Kosove....
    dhe te jesh i bindur,q e Ai skenarist -regjisor i ri, qe ka guxim, itelekt, menquri dhe e njeh zanatin shume mire, keta, qe i permenda me lart e "likuidojne" ...
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    Çelet Tirana Film Commission, promovimi i qytetit në shërbim të produksioneve kinematografike vendase dhe botërore

    Një lajm i mirë vjen për të gjithë kineastët dhe artistët shqiptarë. Në Tiranë, së fundmi çelet “Tirana Film Commission”. Një iniciative e cila ka gjetur mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Kjo qëndër ka qëllimin kryesor promovimin e qytetit si një sheshxhirimi i përshtatshëm dhe atraktiv për prodhimin e filmave, serialeve televizive dhe një gamë të gjerë prodhimesh audiovizuale.

    “Tirana Film Commission” do të ofrojë për produksionet e huaja: mbështetje financiare, asistencë për gjetjen e lokacioneve në Tiranë; asistencë gjatë xhirimeve dhe gjetjen e shërbimeve lokale; autorizimin e leje xhirimeve në Bashkinë e Tiranës;

    (Tirana Film Commission pritej të lançohej në maj gjatë Festivalit të Kanës por u shty për arsye se festivali nuk u mbajt.)

    Përveç promovimit të qytetit TIRANA FILM COMMISSION do të ndikonte në rritjen e punësimit përmes angazhimit të profesionistëve të sektorit audio vizual dhe si rezultat zhvillimit pozitiv socio-ekonomik në kryeqytet. Gjithashtu 1/10 e turizmit në botë ndikohet nga industria e filmit, prova ka dhënë Kroacia me rritjen e turizmit që ka pasur pasi u xhiruan disa skena të “Game of Thrones”.

    Pothuajse çdo bashki dhe qytet në Europe e ka një strukturë të tillë ku ftojnë prodhimet e filmave në qytetet e tyre, më në fund dhe Tirana futet në garë. Me sloganin “After making Tirana camera ready, now Tirana is ready to roll” mos u habisni sikur ndonjë skenë në sezonin e 5 të “Casa de Papel” të xhirohet në Tiranë.

    https://lexo.com.al/2020/05/23/celet...-dhe-boterore/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-05-2020 më 15:42

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-05-2020 më 15:52

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    “Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani shpallet fitues në Varshavë

    “Delegacioni“ me skenar të Artan Minarolli e me regji të Bujar Alimani është shpallur fitues në konkurencën ndërkombëtare në festivalin e kategorise A “Warsaw Film Festival”.

    “Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leo’s. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.“

    Ky film është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films). Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi./KultPlus.com

    Tetor 2018

    https://www.kultplus.com/filmi/deleg...s-ne-varshave/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    ‘Zana’ mes 10 filmave që përfaqësojnë Evropën në Festivalin ndërkombëtar në Sydney

    Festivali i Filmit në Sindei (SFF) dhe European Film Promotion (EFP) kanë përzgjedhur filmin ‘Zana’ nga Antoneta Kastrati si njërin ndër dhjetë filmat evropian nga regjisore femra që do të shfaqen në kuadër të programit ‘Europe! Voices of Women in Film’.

    Ky program është krijuar nga European Film Promotion (EFP) dhe Festivalit të Filmi ne Sidnei (SFF). Ky është viti i pestë i këtij programi të cilit në këtë edicionit dixhital të festivalit do ti kushtohet vëmendje e veçantë. Filmat e përzgjedhur evropian në këtë këtë program do të shfaqen bashkë me filmat më të ri australian në kuadër të edicionit të 67-të të filmit në Sidnei.

    “Së pari, është nder i madh me qenë pjesë e programit të veçantë EUROPE! VOICES OF WOMEN IN FILM, i cili përfaqëson zëra të ri të grave regjisore nga Evropa në Sydney Film Festival. Veqanërisht më gëzon faktin që Kosova për herë të dytë përfaqësohet në këtë program. Kjo dëshmon që filmat nga Kosova vazhdojnë rrugën e suksesit në skenën ndërkombëtare.

    E dyta, duke marrë parasysh kohën e veshtirë në të cilën gjendemi për shkak të Pandemisë dhe anulimeve të festivaleve dhe shfaqjeve në kinema, jam shume falenderuese që Sydney film Festival dhe European film Promotion kanë gjetë mënyrën me vazhdu mbështetjen për filmat dhe artin edhe pse në një formë tjetër, online” u shpreh Antoneta Kastrati regjisorja e filmit ‘Zana.

    Edicioni virtual i festivalit dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahen nga data 10 deri me 21 qershor 2020.

    Linqet zyrtare të EFP-së dhe SFF-së:

    https://www.efp-online.com/en/news/2...efp-s-EURO.php
    dhe
    https://ondemand.sff.org.au/collecti...ilm-promotion/


    https://www.gazetaexpress.com/zana-m...tar-ne-sydney/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    “Delegacioni” i Bujar Alimanit do të shfaqet në kinematë franceze

    Duke filluar nga data 22 Korrik, në kinematë franceze do të shfaqet filmi shqiptar “Le dernier prisonnier” (Delegacioni) i regjisorit Bujar Alimani, bashkëprodhim Shqipëri/Francë/Greqi, i cili përfaqësoi Shqipërinë në “Oscars 2020”.

    Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë.

    Më 1990, në një krahinë të largët të Shqipërisë, një të burgosur politik e transferojnë papritur dhe pa arsye drejt një vendi të panjohur. Automjeti që e transporton pëson defekt në rrugën në mes të maleve. I burgosuri hyn në bisedë me dy shoqëruesit e tij, besnikë të partisë komuniste.

    Ky film është bashkëprodhim i Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films). Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Selaman Lokaj, Bislim Muçaj, Imer Loshi, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi.


    https://diasporashqiptare.al/2020/06...mate-franceze/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-06-2020 më 11:20

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    9,998

    Për: Të reja nga kinematografia shqiptare

    ‘Lëkura e Qenit’ i Fatos Kongolit do të bëhet film

    Ditëlindja e 77-të e shkrimtarit Fatos Kongoli u shënua me aktivitetin “Nën lëkurën e qenit”, një ceremoni e vogël në kohë pandemie pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për të vlerësuar kontributin e shkrimtarit.

    Në këtë aktivitet ku u bënë bashkë autorë, studiues të veprës së tij, botues, përkthyes, kineastë, shkrimtari Fatos Kongoli u vlerësua me një certifikatë mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

    Shkrimtari Fatos Kongoli shprehu mirënjohjen e tij për njerëzit, që i kanë qëndruar pranë dhe tha se nuk e priste këtë vlerësim dhe ceremoni në këtë kohë pandemie. “Ju falënderoj të gjithëve. Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjohja. Këtë e kupton, pasi ngjitesh deri sipër. Troket tek Shën Pjetri të mbyllet dera dhe kthehesh pas, atëherë e kupton se çfarë është mirënjohja. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh ndër të tjera Kongoli.

    Ndërkohë, shkrimtari Besnik Mustafaj i pranishëm në aktivitet u shpreh se “Kongoli me letërsinë e tij para e pas 1990-ës, por sidomos pas 1990-ës, ka treguar vlerat e tij si shkrimtar sepse prova e vërtetë për letërsinë, është përdorimi i lirisë”.

    Në 77-vjetorin e autorit, regjisori Spartak Pecani bëri me dije dhe një tjetër bashkëpunim për një vepër filmike, pas suksesit të filmit “Bolero në vilën e pleqve”. Ai tha se do të ekranizohet romani “Lëkura e qenit”, që është një ndër veprat më të mira të tij.

    “Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarin. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin “Lëkura e qenit”, që ka fituar të drejtën për zhvillim dhe së shpejti do të hidhet në prodhim. Jam i lumtur, që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtarisë sime”, u shpreh ndër të tjera kineasti Spartak Pecani. /gazetasi/ KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/filmi/lekur...te-behet-film/

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 21-07-2015, 13:25
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •