Norvegji, frika nga ndryshimet klimatike sjell krijimin e njė rrjeti global

Krijohet kasaforta gjenetike

Njė depozitė gjigante, me tė gjitha llojet e bimėve

Me speciet bimore nė zhdukje me ritme alarmuese, shkencėtarėt dhe qeveria norvegjeze po krijojnė njė rrjet global depozitash bimore, ku tė magazinohen fara e filiza - burime tė ēmuara gjenetike qė mund tė nevojiten pėr tė pėrshtatur rezervat ushqimore para rrezikut tė ndryshimeve klimaterike.

Javėn e shkuar, ajo qė mban flamurin e kėsaj nisme, Depozita Botėrore e Farave, mori edhe ngarkesėn e parė - miliona e miliona fara e filiza. Depozita e vendosur nė njė mal tė mbuluar nga bora nė Arktik ėshtė krijuar me qėllim magazinimin e ēdo lloj fare nga tė gjitha bimėt e planetit. Ndėrsa farat origjinale do tė mbahen nė depozita tė kataloguara, arkat jeshile do tė pėrbėjnė njė lloj garancie nė rastin e njė katastrofe natyrore apo gabimi njerėzor qė do tė zhdukė bimėt nga toka.

Kasaforta ėshtė njėherėsh pjesė e njė projekti mė tė gjerė pėr klasifikimin e informacionit mbi bimėt dhe gjenet e tyre. Nė Leuven tė Belgjikės, shkencėtarėt po i bien botės kryq e tėrthor pėr grumbullimin e kampioneve tė ndryshme tė llojeve tė bananeve, tė cilat vendosen nė nitrogjen tė lėngėt pėrpara se tė zhduken tėrėsisht. Njė pėrpjekje e pėrafėrt po zhvillohet nė Francė me farat e kafesė. Njė numėr i caktuar bimėsh, mė sė shumti me origjinė nga tropiku, nuk prodhojnė fara qė mund tė magazinohen.

Pėr vite, njė rrjet i ērregullt depozitash tė tilla ka magazinuar pandėrprerė fara. Laboratorėt nė Meksikė magazinojnė specie misri.

Kėto pėrpjekje tė veēuara po sistemohen dhe konsolidohen, pjesėrisht falė arritjeve teknologjike qė ofrojnė mė shumė mundėsi pėr ruajtjen e gjeneve dhe pjesėrisht pėr shkak tė alarmit qė ka shkaktuar vitet e fundit ngrohja globale.

"Nisėm ta mendonim kėtė pas atentateve tė 11 shtatorit dhe kur pamė me sy se ēfarė shkaktoi uragani Katrina", thotė Keri Fouler, president i Trustit Global mbi Diversitetin e Drithėrave, njė grup jofitimprurės qė menaxhon kasafortėn. "Qė tė gjithė thoshin, si ka mundėsi qė askujt nuk i ka shkuar mendja mė parė te katastrofa tė tilla? Epo, ēdo ditė humbasim gjithnjė e mė shumė pjesė tė biodiversitetit. Ėshtė e pashmangshme. Duhet tė marrim patjetėr masa".

Javės qė shkoi, urgjenca mbi kėtė problem u nėnvizua edhe mė tej, duke qenė se ēmimet e drithėrave arritėn rekorde dhe rezervat arritėn nivelin mė tė ulėt gjatė kėtyre 35 vjetėve tė fundit.

"Humbja e burimeve gjenetike bimore po shtohet me shpejtėsi", tha Roni Svenen, kreu i bioteknikave tė drithėrave nė Universitetin Katolik tė Leuvenit, i cili deri tani ka arritur tė magazinojė gjysmėn e 1 mijė e 2 qind varieteteve tė bananeve. "Jemi nė njė ēast kritik dhe nėse nuk veprojmė me shpejtėsi do tė humbasim shumė bimė qė mund tė na nevojiten mė vonė".

Traktati Ndėrkombėtar i Kombeve tė Bashkuara mbi Burimet Gjenetike Bimore, i ratifikuar nė vitin 2004, krijoi njė rrjet global zyrtar pėr ruajtjen dhe ndarjen e farave, duke studiuar njėherėsh edhe tiparet e tyre gjenetike. Vitin qė shkoi, nė arkivat e saj u shtuan tė dhėna mbi mijėra varietete bimore.

Njė sistem depozitash farash i mirorganizuar mund tė marrė rėndėsi jetike kur tė vijė fjala te kriza klimaterike, pasi do tė japė mundėsinė e identifikimit tė materialit gjenetik dhe atyre lloje bimėsh qė do tė mund t‘u pėrshtaten mė mirė ndryshimeve ambientale. Nė Kasafortėn Globale tė Farave, qindra kuti jeshile pėrmbajnė fara me prejardhje nga Siria nė Meksikė tė vendosura nė ambiente tė ngrira. Sė bashku ofrojnė njė gamė shumė tė gjerė karakteristikash, pėrfshi aftėsinė e secilės pėr t‘iu pėrshtatur klimave tė ndryshme.

Ndryshimet klimaterike pritet tė sjellin vėshtirėsi tė mėdha pėr shumė bimė, ashtu si edhe pesticidet e produktet e tjera tė kėtij lloji. Sipas Panelit Ndėrqeveritar mbi Ndryshimet Klimaterike, dioksidi i karbonit nė ajėr nuk do tė sjellė vetėm ngrohjen e klimės, por njėherėsh edhe ngjarje ekstreme tė shkaktuara nga moti, si pėrmbytje apo thatėsira.

Deri tani, tre tė katėrtat e biodiversitetit, kur vjen fjala te drithėrat, ėshtė humbur pėrgjatė shekullit tė shkuar. Pėr shembull, 80 pėr qind e varieteteve tė misrit qė ekzistonin nė vitet 1930 sot nuk gjenden mė. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk kultivohen mė 94 pėr qind e varieteteve tė bizeleve.

Kasafortat e farave kanė operuar pėr dekada tė tėra, por mė sė shumti janė tė vendosura nė zona agrikulturore dhe janė tė pakta ato qė ofrojnė garancitė e Kasafortės Globale tė Farave. Pėrpjekjet e mėparshme bėheshin pėr motive vetjake nga lulerritės, shkencėtarė, fermerė apo tė pasionuar dhe nuk shiheshin si njė mjet pėr mbijetesėn njerėzore.

Rėndėsia e brishtėsisė sė depozitave tė farave ėshtė bėrė e dukshme gjatė viteve tė fundit. Qendra tė kėtij lloji nė Afganistan dhe Irak mbetėn tė shkatėrruara gjatė konflikteve, sidomos pėr shkak tė njerėzve qė merrnin arkat plastike. Nė Filipine, njė stuhi e tmerrshme shembi murin e njė depozite farash, duke shkatėrruar shumė prej tyre.

Teksa rishqyrtuan politikat e depozitave tė farave pak vite mė parė, ekspertėt nisėn t‘i shihnin kėto katastrofa nėn njė kėndvėshtrim tė ri, thotė Fouler. "Thamė se kemi nėpėr botė depozita shumė tė mira, por shikoni ku gjenden: nė Peru, Kolumbi, Siri, Indi, Etiopi, Filipine. Kėshtu qė shumė prej nesh shtruan pyetjen: ‘Cili ėshtė plani B‘?"

Qėllimi i sistemit tė ri tė depozitimit tė farave ėshtė mbrojtja e gjeneve tė ēmuara bimore nga rreziqet qė po nxjerr para njerėzimit ngrohja globale, por edhe nga rreziqet e shkaktuara nga dora e njerėzve. Shumė depozita aktualisht gjenden nė "vende ku situata politike nuk ėshtė e qėndrueshme dhe ėshtė e vėshtirė tė kesh besim tė plotė te ruajtja e tyre nė gjendje tė ngrirė", tha Svenen, eksperti i bioteknikės. Farat duhen magazinuar nė temperatura tė paktėn 20 gradė Celsius nėn zero, ndėrsa fidanėt nė temperatura shumė mė tė ulėta. "Gjendemi nė brendėsi tė njė mali nė Arktik, pasi kėrkonim njė vend tė sigurt, qė t‘i ofronte natyrshėm kėto kushte".

Nė Longiearben, vetėm njėmijė kilometra larg Polit tė Veriut, farat do tė mbeten tė ngrira, pavarėsisht luhatjeve tė temperaturės globale. Gjithashtu po kėrkohen rrugėt edhe pėr magazinimin e materialeve gjenetike si bananet apo arrat e kokosit, tė cilat nuk mund tė ruhen si fara.


gazeta shqip 29-02-2008