
Postuar mė parė nga
Sabriu
BALLKANI DHE "PAKOJA AHTISAARI"
!
Shkruan: Shyhrete GOSALCI,
Zv.Kryetare e Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar
Nėse "Pakoja Ahtisaari" po zbatohet nė Republikėn e Kosovės,
ku tė gjitha minoritetet: minoriteti serb, turk, boshnjak, kroat, ashkali dhe egjiptian, sė bashku nuk pėrbėjnė as 10 %-shin e popullsisė sė pėrgjithshme tė Kosovės, shtrohet pyetja se pse kjo ("Pakoja Ahtisaari") tė mos zbatohet edhe nė Serbi, kur dihet fakti se, krahas popullsisė me kombėsi shqiptare, qė jeton nė trojet e veta etnike tė Kosovės Lindore (Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc) dhe nė masė tė konsiderueshme edhe nė Beograd, nė Serbi jetojnė edhe popullsia me kombėsi hungareze (nė Vojvodinė), boshnjake (nė Sanxhak), kroate, rumune, etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" tė mos zbatohet edhe nė Mal tė Zi, ku gjithashtu, krahas popullsisė me kombėsi shqiptare, qė sipas statistikave (tė falsifikuara) zyrtare tė Malit tė Zi, shqiptarėt pėrbėjnė 8%-shin e popullsisė sė pėrgjithshme tė Malit tė Zi, nė Mal tė Zi jetojnė edhe popullsi me kombėsi serbe, boshnjake, kroate etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" tė mos zbatohet edhe nė "Maqedoni" (IRJM), kur gjithashtu dihet fakti se, krahas popullsisė me kombėsi shqiptare, qė sipas statistikave (gjithashtu tė falsifikuara) zyrtare tė IRJM-sė pėrbėn 26.5 %-shin e numrit tė pėrgjithshme tė IRJM-sė, nė "Maqedoni" jetojnė edhe popullsi me kombėsi bullgare, turke, serbe, greke etj, etj..?!
Apo, pse "Pakoja Ahtisaari" tė mos zbatohet edhe nė Greqi,
kur gjithashtu dihet fakti se nė Greqi, krahas popullsisė me kombėsi shqiptare (ēamėt e besimit ortodoks), jeton edhe popullsia arvanitase (vetėm nė Athinė janė mbi dy milionė arvanitas), jetojnė edhe popullsi me kombėsi turke, kuco-vllahe, etj, etj..?!
Nėse "Pakoja Ahtisaari" parasheh rikthimin e serbėve tė shpėrngulur, gjatė kohės sė Luftės sė Kosovės (1998-1999), tė atyre serbėve qė nė Kosovė kanė ardhur si kolonė, gjatė kohės sė pushtimeve dhe ripushtimeve serbe, si dhe gjatė kohės sė luftėrave nė Kroaci dhe Bosnjė e Hercegovinė gjatė dekadės sė fundit, shtrohet pyetja: pse kjo e drejtė tė mos i njihet edhe popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė, popullsi kjo qė me dhunė e gjenocid (gjatė Luftės sė Dytė Botėrore) u shpėrngul nga Krahina e Ēamėrisė dhe u vendos nė Republikėn e Shqipėrisė, ku aktualisht pėrfaqėsohet nga Shoqata Politiko- Atdhetare "ĒAMĖRIA" dhe Partia pėr Drejtėsi e Integrim (PDI), qė pėrbėjnė mbi 200 mijė
nė republikėn e Shqipėrisė, dhe po kaq edhe nė Turqi...?!
Apo, pse kjo e drejtė ( e drejta e rikthimit) tė mos i njihet edhe popullsisė shqiptare tė Krahinės sė Toplicės, prej nga e kam origjinėn edhe unė (autorja e kėtij shkrimi), popullsi shqiptare kjo qė, gjithashtu me dhunė e gjenocid (menjėherė pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit) u shpėrngul dhe u vendos nė Kosovė (kryesisht nė Prishtinė, Besianė dhe Dardanė),
dhe qė aktualisht nė Kosovė njihen si "muhaxhirė" dhe qė janė tė organizuar nė "Shoqata e Muhaxhirėve", qė ashtu si "ēamėt" nė Republikėn e Shqipėrisė, edhe "muhaxhirėt nė Republikėn e Kosovės i posedojnė tapitė e pronave tė tyre nė Krahinėn e Toplicės..?!
Nėse ne shqiptarėt "Pakon Ahtisaari" e konsiderojmė (me tė drejtė) si shumė tė dėmshme dhe tė disfavorshme pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e Kosovės, kurse ndėrkombėtarėt (pa tė drejtė) e konsiderojnė shumė tė favorshme pėr Kosovėn dhe shqiptarėt e Kosovės, shtrohet pyetja se pse partitė politike shqiptare dhe gjithė shqiptarėt nėn Serbi, nėn Mal tė Zi, nėn "Maqedoni" (IRJM) dhe nė Greqi, tė mbėshtetur edhe nga politika zyrtare e Tiranės dhe e Prishtinės, tė mos kėrkojmė nga bashkėsia
ndėrkombėtare (OKB, BE dhe SHBA) qė kėto "favorizime" t'i bėhen edhe Serbisė, edhe Malit tė Zi, edhe "Maqedonisė" (IRJM-sė) dhe Greqisė...?!
A nuk dihet qė bashkėsia ndėrkombėtare (OKB, BE dhe SHBA) nė Ballkan tė zbatojė standarde tė njėjta, apo edhe nė tė ardhmen kokat e ballkanasve do tė maten me kute tė ndryshme, me njė matėse (metėr) tjetėr do tė matet koka e shqiptarėve dhe me matėse tjetėr e serbėve, malaziasve, sllavo-maqedonasve dhe grekėve...?!
Pse heshtin partitė politike tė shqiptarėve nėn Serbi, nėn Mal tė Zi, nėn "Maqedoni" apo edhe PDI (Partia pėr Drejtėsi e Integrim) e ēamėve nė Republikėn e Shqipėrisė, pse nuk e ngrenė zėrin e tyre pėr tė drejtat e popullit tė tyre...?!
Apo edhe pse po hesht politika zyrtare e Tiranės, kur dihet fakti qė politikėn zyrtare tė Tiranės e obligon neni 8, alinea 1 e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ku decidivisht thuhet:
"Republika e Shqipėrisė i mbron tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė?!
Apo pse po hesht edhe Prishtina zyrtare, duhet ta dijė se deri nė vitin 1956, Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci) ishin pjesė e Kosovės, ashtu siē deri nė vitin 1945, edhe Kosova Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA) ishte pjesė e Kosovės, por qė ricopėtimi i trojeve shqiptare, pas vitit 1913 kur u copėtuan vilajetet shqiptare:
Vilajeti i Kosovės (me Kryeqendėr Shkupin), Vilajeti i Manastirit, Vilajeti i Janinės dhe Vilajeti i Shkodrės, ndodhi edhe ricopėtimi i parė i Kosovės (1945), ku mbi 10 mijė kilometra katrorė tė Kosovės Jugore iu aneksuan krijesės artificiale me emrin "Mqedoni", dhe pastaj nė vitin 1956 tė Kosovės Lindore iu aneksuan Serbisė...?!
Nuk dihet tė heshtim, por duhet tė zgjohemi nga kjo letargji qė e ka kapluar politikėn servile shqiptare.
Prishtinė, 2 mars 2008
Paraqet,Sabri Selmani
Krijoni Kontakt