Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Avni Mula

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime

    Avni Mula

    Avni Mula: "80-vjetori im i bardhe"

    Emocione qe te ndalin fjalen edhe kur ke shume per te thene, te ndrydhin shpirtin edhe kur ndjen shume. Por, asnje cast s'mund ta lene jashte tempullit te tij. Mbremja e sotme eshte e tija, dhe "Valsi i lumturise" eshte koncerti jubilar per 80-vjetorin e lindjes se Avni Mules. Korridoret e ngushta te Teatrit te Operes gumezhijne, skena zhurmon, ndersa Avni Mula, qe gjendet aty, nuk flet shume, e pas cdo fraze perlotet. Eshte i rrethuar jo vetem prej se bijes se tij, Inve, qe do te ngjitet ne skene per kete pervjetor te babait te saj ne skenen e operes, por edhe nipit, Anthony. Ndersa te tjeret, dirigjenti Ermir Krantja jane po prane. Mirepo, vec gezimit qe e rroku kete 80-vjetor, sic rreket ta quaje "80- vjetori im i bardhe", ndjen edhe dhembje. Dhembje per ata qe nuk jane me, shoket e tij qe kane shkuar, ata qe s'do te mund te jene ne sallen e operes ne kete moment te shenuar, por, sidoqofte, jane me Avniun ne kete dite te madhe e te vecante.

    Tetedhjete vite jete dhe me se gjysme shekulli ju ka shkuar ne skene. Si e ndjeni veten qe kete jubile e kremtoni ne Teatrin e Operes?

    Pervec emocionit, ndjehem shume i gezuar e i lumtur qe qendroj prane njerezve te mi, muzikanteve, miqve e shokeve, por edhe prane publikut qe me ka shoqeruar tere jeten. Ky eshte gezim i vecante! 80 vjet jane shume, por jane edhe pak, e ne disa faqe qe kam shkruar se fundi, e kam pershkruar qenien time me nje thenie latine qe thote: "Arti eshte i gjate, jeta eshte e shkurter". Mua me kane kaluar 80 vjet me peripeci, gezime e lumturi, me gjithfare qe te sjell jeta dhe vorbulla e saj. Megjithate, te gjitha i kam kaluar shkelqyeshem, edhe momente e keqija, ndaj jam i lumtur qe gjendem prane familjes, prane bashkeshortes sime!

    Ky koncert jubilar eshte pagezuar "Valsi i lumturise", pse?

    Ai koncert eshte shumecka! Jane momente te goditura, te perzgjedhura nga puna ime. Ju them nje gje, si fjala, si kenga me kane sjelle lumturi ne jete.

    Ky koncert eshte nje gezim edhe me i madh, pasi ne skene do te jete vajza juaj, sopranoja Inve, keni kohe qe mendoni per kete dite?

    Une, jo! Ky eshte nje koncert dhurate, do thosha, nga dy vajzat e mia, bashkeshortja ime, dhendri, te gjithe shoket dhe miqte e mi qe me kane rrethuar tere jeten. Une kam shkruar shume, kantata, opera dhe kam punuar per kete teater e gjate gjithe ketyre viteve asnjehere s'kam ndjere merzi e as lodhje. E gjithe kjo veprimtari e imja me ka dhene nje kenaqesi teper te madhe, e cila kurre s'mund te harrohet. Arti eshte shume i zorshem, edhe kur e ndjen, edhe kur e degjon, edhe kur e shijon. Une kam jetuar edhe ne skene edhe pas saj, pasi kam interpretuar, por edhe kam krijuar.

    E si e ndjen veten babai artist Avni, kur Inva Mula eshte ne skenen tone ne diten e tij te lindjes?

    Ajo eshte shume e gezuar, e une s'kam fjale per te pershkruar ndjesite e mia. Do te jene ne salle shok e miq, dhe njerezit e mi nga, Kosova e nga Rusia, por edhe nga gjithe viset e Shqiperise. Me teper le te leme koncertin te flase. Kam shume c'te them, por emocionet s'me lene, ndaj edhe te gjitheve dua t'ju them mire se vini dhe shume faleminderit per gjithcka.

    Gjate gjithe ketyre viteve perkrah keni pasur Ninen, bashkeshorte ne jete e partnere ne skene...

    Ajo eshte epiqendra! Nina eshte gruaja qe ka zbukuruar jeten time, me punen e saj, me talentin, me zemren e saj plot dashuri, duke percjelle miq e shok, edhe fqinje, nga te gjithe.

    Edhe keto ore para koncertit po shkoni ne opera, nuk i ndaheni dot, apo jo?

    Nuk i ndahem dot, sepse dua t'i gezohem deri ne fund ketij 80-vjetori qe erdhi i bardhe per shumecka, edhe per Pavaresine e Kosoves, pasi une kam qene 2 vjec kur u largova nga Gjakova. Emocionet qe me pershkojne keto kohe jane te forta. Me pyetet pse "Valsi i lumturise", dhe une ju them qe dhe pse kane kaluar shume dekada prej festivalit te 4-t kur erdhi kjo kenge me ka sjelle shume lumturi. Jane fjalet e regjisorit Luigj Gurakuqi, i cili thote se "vetem nje vals na bashkoi, na fali lumturi". Teksa flas kam ndrydhje shpirterore, nga kenaqesia, por edhe nga ata qe na mungojne. Te gjithe shoket e mi kane shkuar, jane ndare nga jeta. Kjo eshte dhembje e madhe! Me mungojne Cesk Zadeja, Tish Daija, Ibrahim Tukiqi, dhe te gjithe te tjeret qe na kane lene. Studiuam jashte, sollem dijet qe morem ne vendin tone, mesuam qindra studente, qe sot jane jo vetem ne skenat tona, por ne skenat e gjithe botes.

    Nese do shkepusni mes ketyre copeza dic te vecante qe mbush jeten tuaj, c'do te veconit?

    Vecantesia e madhe jane dy niperit e mi. Erio, djali i vajzes se madhe, Adelines, qe studion piano ne Paris, dhe Anthony, djali i Inves e Pirros. Sa do behet nuk e di, por, sipas mendimit tim, me duket do gezoje talentin e marre nga 2 gjysherit e 2 nenat e tij, por edhe nga prinderit, e do te behet tenor. Deshiren e madhe e ka, eshte rritur ne skene, si dy vajzat e mia qe e kane bere jeten ne skene, duke degjuar e pare kryeveprat boterore ne skenen tone. Muzika, thote Bethoven, zbut shpirtrat e eger. Dhe me mua keshtu me ka ndodhur dhe une, djali i nje furrxhiu nga Gjakova, qe kam ardhur ne Shqiperi vetem kur isha 2 vjec, jam shume i lumtur qe jam marre me muzike.

    Jubile me "Valsi i lumturise"

    "Valsi i lumturise" eshte pagezuar koncerti special, qe do te mbahet sot ne mbremje ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit. Avni Mula, nje nder emrat e zeshem te operes shqiptare, do te kremtoje 80-vjetorin e lindjes, duke mbledhur rreth vetes jo pak miq e te dashur, kolege e artdashes, qe e vleresojne se tepermi kontributin qe ai i ka dhene skenes shqiptare. Kjo eshte dhurata e madhe per Avniun ne kete 80-vjetor lindjeje. Ne skene do te ngjitet e bija e tij, sopranoja Inva Mula, e cila se fundi ka qene shpesh prezent ne skenen shqiptare. Por kjo here eshte e vecante, ne skene ajo do te ngjitet per t'i uruar babait te saj, 80-vjetorin e lindjes. Dirigjenti Ermir Krantja, qe ne kete fillimviti 2008, eshte e dyta here qe ngjitet ne skenen e operes. Por kesaj mbremje jubilare s'do t'i mungojne edhe solistet Adrian Xhema, Ylber Gjini e Sidrit Bejleri. Si edhe kengetaret Anjeza Shahini e Evis Mula. Ne piano do te jete i ulur Genc Tukiqi, ne pranine edhe te korit e orkestres se TKOB-se. Koncertin do ta paraprije promovimi i librit per Avni Mulen, "Midis dy dashurive" i autorit Mustafa Gvrxhaliu.

    Anisa Ymeri
    E Merkure, 27 Shkurt 2008
    Koha Jone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    respekt per familjen e artisteve Mula

    Avni Mula te kete jete te gjate e te lumtur
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    120 falenderime nė 110 postime
    preng enveristi ..e komisari i ningjave te veselit qe vrane drinin e xhemen..
    kam bindje se ke shum lidhje me vrasjet ne kosove e tirane..

    sigurisht qe avniut.. i urojme 120 vite.. sepse si ne hallv i ka shkue jeta.. e nuk ka pse te mos rroje dhe shum e shum vite ..por..
    kjo eshte nje nga te mirat e demokracise qe te flasim..

    nuk dua te permend kenget per enverin te avniut ne bashkpunim me hysni milloshin..
    ajo kohe ashtu ishte dhe avniu ishte i detyruar te molloiste te tilla kenge karagjoze e maoisto stalinoiste sic i kerkonte.. koha.. buka me u hanger.. fmija me u shkollue etjetj nevoja jetesore ose sic ja kerkonte ustai i avniut.. apo mbrojtesi e shoku i vet .. ramizi.. i cili dhe vet jetonte nen friken e dulles si lepuri nen friken e ujkut..
    e kete qe mizi ali jetonte si kėlish miu nen frike te dulles hoxh e verteton me se miri dhe akademiku yll popa ne nje nga kujtimet e veta te kohve te fundit.. kur flet per shishen e doktor bajramit.. prez..
    pra nuk po shkruaj per konformizmin ne ato vite te avniut me shoke..
    e dime hallin e tije qe si burre i nje gruaje ruse ishte nen tehun e shpates se dulles.. dhe qe ishte pra i detyruar me u ba ma katalik se papa.. kur thone populli..
    mirpo ne koh te demokracise.. mund te flasesh.. ne se do por dhe ne se nuk do ske detyrim te flasesh.. por ne se flet.. duhet te flasesh drejt.. ose mos fol..

    para disa kohesh..qe ta fus ne teme..hop 31-shin meqe e kemi nga njerzit me serioz e me te kulturuar te forumit.. avniu jepte nje interviste.. sdi kujt gazete a tv-je.. kush do le ta gjeje e ta sjelle.. megjithse ka mundesi te jet ne forum..
    cthosh avniu aty..
    shum gjera te cilat nuk kan rendesi ne ceshtjen qe po flas..
    mirpo diku gjat intervistes atij i behet nje pietje.. se si i kishe punet me regjimin.. a dickae tille dhe ai.. nuk tregohet aspak burre .. sepse thote pak a shume keshtu..
    po mos ta krruaje.. me regjimin..ai nuk te ngacmonte..

    kjo thenje.. eshte djallezore dhe paburrnore.. dhe pike..

    e me kte thenje ai per mendimin tim.. tregoi se.. e ka ngrene diku nje lug corb te prishur.. e as kjo s'perben cudi e as ndonje mekat.. sepse mizi vet.. kujdestari i tij ne ato vite te frikshme ka ngrene jo nje luge por bota e cisterna me corbe te prishur..
    po as kjo ska rendesi..

    rendesi ka se.. ai si artist i vjeter eshte deshmitar i shum fatkeqesive qe u ndodhen artistave tjere..
    ai eshte deshmitar i shum tragjedive familjare qe u ndodhen shum intelektualve shqiptar te martuar me vajza ruse ose ceke ose polake apo bullgare apo italiane etjetj.. per te cilat dhe kadare ben apel ti thrrasim ndergjegjes per kte faqe te zeze te historise tone..

    pse eshte deshmitar?

    nuk e them ne kuptimin se ka dal deshmitar neper gjyqet fallco te regjimit.. jo aspak..
    as qe di te tilla gjera e as besoj se ka te tilla avniu.. por duke qene burr i nje ruseje.. ai i di mire tere historite tragjike te familjeve me te tilla probleme ne vitet enveriste..
    ai di gjithashtu mire si artist i vjeter se.. sa dhjetra kolege te tij ne opera e konservatore e teatro e ne fusha tjera te artit.. pa u krruajtur kurre me dullen.. e pesuan keq me burgje tortura internime e pushkatime..

    te thuash se..po nuk krruheshe ste bente gje dulla .. do te thote ti japesh te drejte dulles dhe instrumentave inkuizicioniste barbare te dulles.. ne ato makabritete qe kan bere.. ti japesh nje plumb dhe njihere mbas vdekjes atyre qyqareve qe e pesuan nga polpoti dull..

    joo.. ata meritojne lule mirnjohje nderim e dhimbsuri e jo cinizem..

    keshtu punet pra..

    cberi sherif merdani.. cfar i krrojti dulles.. po minush jera.. po edi po spahivogli.. po dull cangonji e plot e plot te tjere..


    i ulerinte xhelati enverist legjendarit te operas shqiptare.. atij qe kendon aq bukur kengen e plakut tek filmi skenderbeu.. pra basit famoz Lluk Kaēit..

    ... ke recituar fishten moreeeeeee aaaaaaaaaarrrrrrrrrrrmik i felliqur.. ne x shtepi..

    po e kam recituar or zotni hetues.. po deshe dhe ty ta recitoj.. e fillon me recitue i ngrati.. te famshmen Gjyha Shqype..

    porsi kanga e zogut veres..
    qe vallzon n'blerim te prillit..
    porsi i ambli fllad i eres
    qe lmon gjijt e trandofllit..

    porsi..

    por nuk e le xhelati enverist te vazhdoj me gjat po ja thyen karriken kokes plakut te gjore..atje ne birucat e urryera staliniste te lubjankave enveriste qe i dashuron e i adhuron aq shume ki llapushnikisti ynė prengu i shum sherreve..e shum list perpilimeve.. te vdekjes nen modelin e atit te tyre shpirteror..dull hoxhes..

    e lluk kaēi nuk ishte i panjohur per avniun.. as sherifi merdan.. qe nxorri dekada rresht pirit spaceve..

    e kur te pyesin per regjmin.. ske s si te mos kujtosh fatin e te tille artisteve .. me te cilet besoj avniu do ket pi kafe 100 here..
    e njeriu i vertete.. ngryset ne fytyre e psheretin..e ska se si te dalin fjale hipokrite.. nga zemra e shpirti a cfar dreqin kan keta njerez nen lesh te gjoksit te burrit..


    le te rrojne hipokritet..
    brari do ti kujtoje njerzit e mire me respekt..

    lavdi atyre e ne se jan gjalle..pacin dit te bukura.. te miret e te mjeret artiste shqiptare qe kaluan kalvare ne regjimin e ndyre enverist..


    ...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Unė bėra njė urim pėr shumė tė nderuarin Avni Mula dhe ndonjeri nga kėta moderatorėt famoz i paska ra vijė. S'ka gjė ngaqė kultura dhe edukata dėshmohet edhe me raste urimesh - nėse ato paraqesin pengesė pėr ndonjeri!
    Avni Mula tė urojė sėrish dhe u bėfshė 100 vjeēė. Tė faleminderit pėr tė gjitha ato kėngė qė bėre dhe githė atė kėnaqėsi qė na durove me vite e vite!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    9,117
    Faleminderit
    267
    363 falenderime nė 339 postime

    Pėr: Avni Mula


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •