Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    “Marubeni” japonez dhe “Rruga e Arbrit”

    “Marubeni” japonez dhe “Rruga e Arbrit”

    (25.02.2008)

    Gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Sali Berisha zhvilloi para disa ditësh në Japoni, krahas shumë personaliteteve të jetës politike e fushës së biznesit, takoi edhe Kryetarin e Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation”, z. Kazuhiko Sakamoto. Koorporata në fjalë është një ndër më të mëdhatë në Japoni dhe ka një eksperiencë 150 vjeçare të krijuar nga operacionet ekonomike të investimeve në tregun ndërkombëtar të minierave dhe energjisë






    Gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Sali Berisha zhvilloi para disa ditësh në Japoni, krahas shumë personaliteteve të jetës politike e fushës së biznesit, takoi edhe Kryetarin e Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation”, z. Kazuhiko Sakamoto. Koorporata në fjalë është një ndër më të mëdhatë në Japoni dhe ka një eksperiencë 150 vjeçare të krijuar nga operacionet ekonomike të investimeve në tregun ndërkombëtar të minierave dhe energjisë. Janë dy aspekte të veprimtarisë ekonomike, për të cilat Shqipëria ka nevoja imediate për investime të fuqishme të kompanive të huaja serioze. Po nëse në fushën e energjetikës qeveria “Berisha” ka arritur të nxit në mënyrë të kënaqshme interesin e mjaft sipërmarrjeve të tilla perëndimore, ku ka nënshkruar edhe marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi, jo dhe aq mirë janë deri tani punët në drejtim të shfrytëzimit të pasurive minerare dhe sidomos të kromit, ku Shqipëria zë vendin tretë në botë për sa u përket rezervave të këtij minerali. Disa aksidente me pasojë vdekjen e 6-7 punëtorëve, të ndodhura në minierën e kromit në Bulqizë kanë krijuar jo vetëm një opinion të keq, por edhe një klimë frike e pasigurie në këtë drejtim. Mendimi i përgjithshëm është se duhet ndryshuar sa më parë teknologjia e shfrytëzimit të kësaj miniere, duke nxitur interesin e kompanive të huaja. Ndoshta me këtë objektiv e zhvilloi Berisha takimin me drejtuesit e lartë të “Marubeni Coorporation”, megjithëse kompani të këtyre përmasave janë luks për Shqipërinë. Kontaktimi dhe komunikimi i argumentuar i kompanive të njohura ndërkombëtare prej kryeministrit Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë në vetvete një investim mjaft i frytshëm politiko-diplomatik. Fakti që, në këto 2-3 vitet e fundit, të gjitha kompanitë e huaja investitore, të cilat po bashkëpunojnë apo ndodhen në fazën e legalizimit të këtyre procedurave, janë nga më të njohurat në botë, tregon se edhe oferta që i bëhet “Marubeni”-t është pjesë e strategjisë së përgjithshme të qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja potenciale në Shqipëri. Por duke qenë se “Marubeni” japonez është i specializuar në drejtim të shfrytëzimit të pasurive nëntokësore, po aq sa dhe në fushën energjetike, për ta kanalizuar potencën e saj investuese në drejtim të minierës së Bulqizës apo vendburimeve të tjera minerale në këtë zonë, qeveria shqiptare duhet të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe plotësojë kushtet e tjera për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja në këtë territor të mbushur me minerale dhe pasuri të tjera të rëndësishme ekonomike.
    Investimi më i rëndësishëm në pikëpamjen infrastrukturore, për të futur në efiçencë jo vetëm industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit mineral, por edhe industrinë turistike, është ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”. Vlera ekonomiko-kombëtare e kësaj rruge renditet e dyta pas rrugës “Durrës-Kukës”, e cila përfundon së ndërtuari në fund të vitit të ardhshëm. Me “Rrugën e Arbrit” nuk janë të lidhura vetëm interesat e rreth 1 milionë e 750 mijë banorëve, të vendour në një territor prej rreth 12 000 km2, por të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të shtetit amë. Vazhdimi i “Rrugës së Arbrit” në territorin e Maqedonisë, pas kalimit të kufirit shqiptar fillon në Gjoricë, aty ku lugina e Drinit ngushtohet në vendin e quajtur Zatarajca, poshtë urës së vjetër me harqe të Spiles, e cila është mbuluar nga diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe. Nga Dibra në drejtim të Gostivarit rruga kalon nëpër grykën e ngushtë e të bukur të Radikës, duke vazhduar më tej në drejtim të Gostivarit, Tetovës, Shkupit e Sofjes. Rruga ekzistuese që shtrihet në itinerarin; Tiranë-Milot-Burrel-Bulqizë-Shupenzë-Maqellarë-Bllatë-Dibër është rreth 173 km e gjatë, por sipas stilit enverian të gjarpërimit dhe në kushte jo të mira teknike. Më 29 qershor 2005, në prag të zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri Fatos Nano përuroi në Bulqizë fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës, sipas gjurmës së vjetër të saj. Por ashtu si dhe shumë përurime të tjera të majtistëve edhe ky investim kishte prapavijë elektorale. Perspektiva e ndërtimit të segmentit të ri rrugor në gjurmën e saj të lashtë sa vet historia jonë u çel më 8 shkurt ’07, kur kryeministri Berisha shpalosi në një takim më banorët e Bulqizës prioritetin qeveritar për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Aktualisht ka filluar puna për ndërtimin e segmentit Bllatë-Bulqizë. Së shpejti qytetet Tiranë-Dibër do të përshkohen nga “Rruga e Arbrit”, sikundër do të ndodh e njëjta gjë me kryeqytetin shqiptar dhe atë kosovar, pas ndërtimit të rrugës “Durrës-Kukës”. “Rruga e Arbrit”, që e ka origjinën nga Periudha Romake e shekullit I dhe II, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 70 kilometra rrugën e sotme nga Burreli. Ky variant i shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit si dhe është alternativa me kushtet më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike. Sipas inxhinierëve që kanë hartuar projektin e kësaj rruge, ky variant mund të vlejë shumë mirë edhe si një alternativë mjaft kompetitive e Korridorit VIII. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, sipas këtij varianti, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit që lidhin Tiranën dhe portin e Durrësit me Dibrën, Peshkopinë, Matin, Shkupin dhe trevat e tjera në Maqedoni apo Sofjen, e kështu me radhë. “Rruga e Arbrit”, aq e pasur me histori, parashikohet të jetë një ndër rrugët më të bukura turistike në trevat shqiptare. Ideja e trasesë së rrugës është kalimi në gjurmën: Tiranë - Zall Dajt – Murrizë - Gur i Bardhë - Ura e Vashës - Plan i Bardhë – Bulqizë - Ura e Çerenecit – Gjoricë - Dibër. Në këto fshatra gjenden mjaft gjurmë të rrugës si hane, karakolle, kalldrëme, ka shumë ura, etj.
    Po për “Marubeni Coorporation”, interesi i ndërtimit të kësaj rruge lidhet me përmirësimin e infrastrukturrës rrugore për shfrytëzimin e pasurive meinerale të rajonit të Dibrës. Siç rezulton nga mjaft studime të ndryshme, në këtë zonë takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit përbën një nga pasuritë më të mëdha që gjendet në rajonin e Dibrës. Specialistët pohojnë se ky lloj minerali ndeshet në masivet ultrabazike perspektivë lindore të vendit tonë, si në atë të Bulqizës dhe të Lurës. Në masivin e Bulqizës janë zbuluar vendburimet më të mëdha të kromit, të cilat ndodhen në Bulqizë-Batër, Qafë-Buall, Almarinë, Tërnovë, etj. Në pjesën veriore gjenden disa objekte kromi siç janë: Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerës, Fushë-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataçet e Kacnisë, Fushë Shtrungëza, Rrënja e Milloshit, Maja e Hurdhës, Druni i Boshtive, Qafë-Murra, etj. Në masivin e Lurës janë kryer më pak punime të kërkim-zbulimit e megjithatë janë gjetur disa objekte e shfaqje të mineralizuara kromi si në Krej-Lurë, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Në rajonin e Dibrës janë zbuluar edhe disa minerale të tjerë metalorë si minerali i Manganit në Topojan e në zonën e Gollobordës, minerali i hekurit pa nikel në zonën e Korabit, minerali i bakrit në zonën e Pregj Lurë-Arrmollës dhe të Peshkopisë (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit në zonën Lajthizë-Nome, shfaqje e shenja të arsenik-polimetaleve në zonën e Dipjakës e Radomirës dhe shenja të mineraleve të rrallë e të çmuar për të cilët nevojiten punime e studime të mëtejshme. Rajoni i Dibrës është i pasur edhe me minerale e shkëmbinj industriale jo metalore, shumë të rëndësishëm për ekonominë e tregut si: gurët dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkëmbinjtë gëlqerorë si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e inerteve karbonatike, gëlqeres e çimentos, të gipseve e anhidriteve si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e parafabrikateve të gipsit, allçisë, çimentos së bardhë, etj. Jo të pakta janë edhe argjilat si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e tullave, qeramikës, e çimentos, ranorëve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkëmbore (karbonatike), bojërave të dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale në evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj. Pra kemi të bëjmë me një zonë të mbushur me pasuri të shumëta minerale, të cilat mund të shfrytëzohen me efektivitet për interesat e ekonomisë kombëtare, pas ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” dhe nxitjen e interesit të kompanive ndërkombëtare të standardit “Marubeni”. Duke ndeshur në gjithë këtë llojshmëri të rrallë mineralesh, jemi të bindur se “Marubeni” apo kompani të tjera të këtyre përmasave do të ndjehen të privilegjuar që po u bëhet një ofertë e tillë. Në këto kushte, detyra e qeverisë shqiptare, e cila këto 2-3 vitet e fundit po realizohet më së miri, është të bëjë rrugë dhe të shpalos para të huajve potencialet natyrore e njerëzore të këtij vendi të mbushur me flori, sipas konceptit të gjeologut më famë botërore, S.Zuber. Kur mendjet kriminale e diktatoriale i kërkonin atij të shënonte si Enver Hoxha në hartë se, ku kishte flori në tokën shqiptare, para se ta ekzekutonin me vdekje ai u përgjigj: “Flori siç kërkoni ju nuk ka, pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore, së bashku me njeriun, formojnë floririn në tokën shqiptare”.

    Nga Feti Zeneli

    55

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e mer salimandri kopuk-sigurims,

    thua ti se kur tjerr e shtjerr genjeshtra si prej kine qe bente ahere komiteti central punisto-mafioz, kujtoni se do e shtyni ndonji dite me rrena?

    e paska çliruar nato kosoven per me ardhe maruben peshkaqeni ... se e paska ftuar fahri legeni ...

    te keqen e mendjes se shkurter qe keni ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •