Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 91
  1. #31
    i/e larguar Maska e bingo-bomba
    Anėtarėsuar
    17-07-2004
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    67

    Talking Po mire ne fund cfar do beje aman...

    Eshte shume e thjeshte po ta mendosh pak cuna...
    Mos haroni se ne maxedoni 45% jane shqiptar kshuqe kush i garanton maxedonise qe edhe ata mund te kerkojne pavarsine e tyre SI KOSOVA.
    Kane edhe nje fare te drejte se avash avash edhe kjo mund te behet
    Cte ben amerikani sta ben as bomba atomike... flm respekt.

  2. #32
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Se shpejti pakica bullgare e FYROMit do shpalli pavaresine nga shumica shqiptare, dhe Shqiperia nuk do ta njohe pavarsine e tyre. Just to piss 'em off.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e F-tim
    Anėtarėsuar
    21-02-2008
    Postime
    88
    mejr ke tu kan sikur te ja kishte nejs ni luft
    whay people drink and drive ! They can Smoke and fly

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Rapsoul.Me vjen keq nese te jane prekur ndjenjat pro PDSH.Temen e vendosa qe gjithe shqiptaria kudo qe gjendet te lexoje se nje lider i nje partie shqiptare qe participon ne pushtetin e makedonit thote:"Kosova do te njihet nga Maqedonia kur do thoje PDSH-ja".Nese nuk je ne gjendje ta zberthesh kete atehere eshte problemi yt.Ne fakt mua as qe ma ben per ndonje parti por thjeshte me intereson projekti kombetar Kosova e pavarur e cila ne keto momente ka nevoje per njohje edhe nga fqinjet.Menduh Thaci me kete deklarata thote se per momentin nuk e njeh Kosoven por ka per te njohur ne te ardhmen.Kjo fare nuk dallon nga shume skeptik te pavaresise se Kosoves te cilet hezitojne.Me se paku pritet nje hezitim te tille prej nje partie shqiptare.Eshte pra e qarte dhe po them edhe nje here TE GJITHE DUHET TA DIJNE CKA KA DEKLARUAR KY NJERI.Deklarata e tij eshte transmestuar e plote ne Kosove dhe Shqiperi dhe ne momente me vjen gjynah per kete njeri te humbur.

  5. #35
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nuk ka lidhje nga politika Menduov Thaēoviqi me shume dem ka populli Shqiptare se sa dobi nga ky njeri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Seriali I Ndėrthurrjes Dhe Procesi I Pranimit Tė Pavarėsisė Sė Kosovės

    --------------------------------------------------------------------------------

    Sulltana DEDJA:


    SERIALI I NDĖRTHURRJES DHE PROCESI I PRANIMIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS !

    Nėse ndonjėherė nė pėrmasėn e zhvillimit tonė ėshtė shėnuar njė nivel pėr arritjen e synimeve se si ėndėrrat tė bėhen realitet, ose tė drejtat legjitime dhe natyrore tė vijnė nė shprehje pėr t’u bėrė pika tė njė rendi pėr zgjidhje tė ēėshtjeve, padyshim mund tė konstatojmė se krahas gjithė peripetive, kalvarit tė vuajtjeve e mundimeve, dėbimit dhe dhunės qė e pėrdorėn klasat shtypėse, ndaj Kosovės, dhe nė tėrėsi ndaj shqiptarėve, sėrish, nė kėto momente ne shqiptarėt, kurrė nuk kemi qenė mė mirė! Pėr kėtė, nuk ėshtė synimi qė tė shprehet vullneti ynė dhe tė pėrfundojė procesi i parimit pėr ta rrumbullaksuar “mirėqenien tonė “ si akt tė kryer. Se, gjithė ajo derdhje e energjisė shqiptare nuk ka se si tė kompenzohet, por, ka se si tė koordinohet! Prandaj, niveli i arritjes sonė nėse matet me pikėn zero, sėrish nė horizontin e kėsaj pėrmase duhet ecur binarit ku mund tė artikulohen frytet e pjekurisė pėr tė shėnuar fitoren!
    Megjithatė, nė kėto ēaste, kur pritej njė manifest unifikues, kushedi se si e kushedi pėrse del e zhvillohet njė tendencė plasaritėse dhe ngatrrestare thuajse gjithēka ėshtė nisur nė mbrapshti! Nė kohėn kur bėhet njė hapje e re, rifillon njė rindėrtim i lirė i Kosovės sė Pavarur, nisi shprehja e ideve dhe jetėsimi nė formėn institucionale, duke pasur mbėshtetje nga shumė shtete qė u deklaruan pėr pranimin e Pavarsisė dhe sovranitetin e saj, nė dritėn e sintezės duken hijet e sėkeqes sonė , duke ngritur rrėmujėn turfulluese e sofistike se : Kosovėn do ta pranojė Makosllavia atėherė kur tė thonė argatėt e saj ! Gjithė kjo mahi doli e u bė nga Dibra heroike e ndarė mė dysh, pėr ta nxierr nė shesh tė vėrtetėn , urtinė dhe tė drejtėn e asaj ndarjeje nga e kaluara, dhe pėr t’ i parė edhe njėherė gjithė ato gjymtyrė tė shtresimit shtypės se si u ngulen dhe synojnė tė ngulen nė palcėn e indit tė zhvillimit shqiptar, duke trumbetuar se dirigjojnė dhe urdhėrojnė shtypėsin pėr tė bėrė vonesėn e pranimit tė Kosovės shtet !
    Qysh atė ditė nė skenėn e reagimit kanė dalė individė qė mbėshteten nga toborre tė ndryshme tė sojuzpartive, shoqatave, lidhjeve, asociacioneve tė vazhdimsisė komunisteortodoksiste tė yusllavisė , dhe, varėsisht nga rastet merren me fenomene, me analiza, me statistika tė ndryshme. Qė nga promovimet, tubimet, kuvendet, ahengjet, raportet, deri tek publikimet e kumtesave si qėndrime, pėrfundime, vendime, japin pėrkrahje, bėjnė anime, anashkalime nė mijėra varianta! Nė realitet, shkruajnė strategjinė e kukurrisjes pėr pėrgjumjen e zhvillimit tonė, se si tė fjetur do ta pėrkrahim shtetin e pavarur tė quajtur Kosovė! Prandaj, me kėtė dalje, ata pėrveē ninullės pėr tė parė ėndėrrat e kėndėshme, krijojnė edhe njė kutėrbim qė ca i ngazėllen e ca i irriton nė disponimin e vėrtetė! Ndėrsa koha e pėrshtatshmėrisė pėr zhvillim e pėr mirėqenie i ka krijuar edhe stinėt qė diktohen nga ligjet precize tė dialektikės. Dhe ato, vėrtet ndonjėherė ta zėnė shtegun ashtu siē krijohet eklipsi i diellit dhe i hėnės. Ashtu siē ta shkel rrota bishtin thotė populli!
    Prej kėsaj del se ne shqiptarėt ma tepėr jemi tė prirur tė ndėrtojmė piramida rėre nė kohėn e arkitekturės moderne!

    E pastaj, duke ia lėnė fajin tjetrit dalim dhe manifestojmė moskėnaqėsitė ashtu siē mund t’i krijojmė klimat e pėrshtatshmėrive prej tė cilave hapim shtegun pėr tė bėrė treg me popullin!

    Ky sindrom i kėsaj lėngate thuajse ka pėrfėshirė elitėn pushtetare dhe liderin e saj , qė shikuar realisht, as elitėn e pushtetit, as liderin, as pėrsėafėrmi nuk i kemi, por tė shpeshtėn , trumbetojmė si telallėt se i kemi gjithkah ! Ashtu siē i kemi edhe opozitarėt me liderin e saj, qė kur ishte nė pozitė, edhe ai, iu qep Dibrės i shoqėruar nga Branko zhugani, i cili, drejtpėrdrejt tha se Maqedonia definitivisht ėshtė shtet unitar! Mbase nuk iu kujtua Brankos, siē nuk i kujtohet tashti Grujos , tė thotė se ky shtet ėshtė multietnik se ėshtė I pėrbėrė prej dy shtyllave…! Dhe nė vazhdėn e pranimit tė Pavarėsisė sė Kosovės, pėr hir tė strukturės nė shtet, do tė bėj njė hap pėrpara… pėr raporte me shqiptarėt ! Por jo! Nuk ndodh ajo, sepse kaurri makosllav kurrė nuk e harron kaurrin sėrbosllav ! Ndėrsa , shqiptari me gradat e argatit, e harron Kosovėn , dhe e mer rolin se ėshtė faktor dirigjues pėr pranimin e Kosovės, se ( ajo do tė bėhet e pranuar kur tė thotė ai dhe partia e tij !) e bėrė nga hibridėt qė blenė postet me tė holla, ndėrsa, suspendoi duke i penalizuar anėtarėt e vėrtetė !

    Fjalėt e kėtij lideri qė endet nėpėr TV ShOOU janė si ligjėrimet e Doktorve tė naukave tė diplomave tė blera ! Kėta kipca ēinovnikė tė kohės sė Rrahman Morinės, sėbashku me urednikėt, tagrambledhėsit, kukuvajkat e dallandyshet qė i ndėrrojnė vendet sipas furtunave nė zhvillim, sot i kemi nė shtegtim sipas tė njėjtit skenar! Ky vlim kaq i shpejtuar ka mundėsuar krijimin e njė pėrēudnimi! Dhe pėr hirė tė rrethanave qė i turbullojnė nė popull ma tepėr mund t’u besohet qyqarėve, shurdhmemecėve, servilėve, kukudhėve, ganecėve se sa atyre pak njerėzve qė kanė dinjitet dhe synojnė tė krijojnė rrethana pėr kriteret e vlerėsimit, tė optimalitetit, tė efikasitetit!
    Koncepti i konfliktshmėrisė nganjėherė nė zhvillim sjell puls tė ri! Bėhen hapat mė tė shpejt dhe hapen mundėsitė e njė analize pėr fenomenet qė kėrkojnė trajtim tė zgjidhjeve! Kjo dukuri prezente bėhet shpėrthyese nė kohėn, kur zėri denoncues i njė shtrese tė koordinuar si opozitė del me turfullimėn e tyre! Del dhe kėrkon tė sheshohet nė binarėt e udhėheqjes! Dakord! Ajo ka tė drejtė ta bėjė kėrkesėn dhe atė ta mbėshtesė me fakte! Bashkohet me koordinimin e po atij zėri edhe njė sojuzlidhje e krijuesėve apo njė shoqatė! Ta zėmė se edhe ajo ka tė drejtė! E pastaj njė shoqėri kulturore, njė radio lokale, njė gazetė! Tė gjitha sipas mėnyrės sė vet! Tė gjitha duke kėnduar kėngėn e Hajredin Pashės ! Me njė fjalė tė gjitha thumbit e patkojit tė prateniēka grupės qė i koordinon idetė programore nėpėr kuzhinat e mendjelehtėsisė duke ua mbajtur ison mizantropėve tė shtabeve tė mbrojtjes popullore dhe LKJ-istave!
    Tė gjithė me torbėn e sindromit kėcejnė si karkalecat dhe sjellin gjuhėn e ndėrthurrjes! Dhe flasin se si bie mjegulla pėrse vetė shohin zi, pasi nė koordinim tė gjithė aktiviteteve ishin nė ballė dhe punuan sipas kuteve tė veta snobiste udbasheske. Dhe dalin sot pas shumė koketimeve me gjithė strukturat shtypėse tė ortodoksisė nė rolin mbrojtės tė tė drejtave tė shqiptarėve, duke kėrkuar nga Kryetari i shtetit, Kryetari i Qeverisė dhe Kryetari i Parlamentit makosllav, t’u miratohet kėrkesa e tyre e shtruar nė formėn lutėse :

    Qė tė sillet vendimi pėr Pranimin e Kosovės Shtet i Pavarur !

    Ja deri ku shtrihen mjerimet ! Ashtu siē ua kanė dhėnė rolet i luajnė . Ata tė pushtetshmit ndryshe turfullojnė! Kėta opozitarėt ndryshe kokorisin ! Dhe turren nėpėr bordel zyrat e partive tė bėjnė strategjitė e dyftyrėsisė qė ta rrėmbejnė elektoratin !

    Ne qė nuk dijmė diplomaci themi : Jo! Populli nuk u beson mė stėrvinave qė dijnė vetėm tė grabisin , tė mashtrojnė e tė pengojnė projektet e ndėrtimit.
    __________________
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  7. #37
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Sot edhe opozita maqedonase LSDM-ja doli me qendrimin se njohja e pavaresise se Kosoves duheshka te behet pas demarkacionit te kufirit.

    Eh shkja he shkja, derra jane te gjithe njesoj.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e topana
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Postime
    44
    Gruevski dhe Qervenkovski bre vlla po e vazhdojne rrugen e mesuesit- beogradit,ata po pregaditen me shku ruges pansllaviste me vellaun e madh Putkin,e na qishpetaret e maqidonise po kqyrim se c'ka po dueshte me vepru?

    Kryesorja kjo qeveri e ngjalli prap nacionalizimin maqedonomadh!

  9. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pershendetje Alivebi Kali, shifni,lexoni,mendoni,analizoni,spjegoni,kritikoni dhe me ne fund binduni se kush kundershton pavaresine e KOSOVES, kush tjeter pervec OPOZITES.

    Maqedoni, LSDM kundėr njohjes sė Kosovės pa kushte

    Partia mė e madhe opozitare nė Maqedoni, Lidhja Social Demokrate ėshtė shprehur kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės para pėrcaktimit tė vijės kufitare

    Kjo parti vlerėsoi se gjithēka tjetėr do tė jetė joserioze dhe nė dėm tė interesave nacionale maqedonase. “Vlerėsojmė se Maqedonia nuk duhet tė pranojė tė bisedojė pėr njohjen e Kosovės para se tė mbyllen tė gjitha ēėshtjet e hapura, sidomos demarkacioni i kufirit. Njė qasje e tillė ėshtė pjesė pėrbėrėse e planit tė Ahtisarit”, theksoi zėdhėnėsi i LSDM-sė, Emilijan Stankoviē. Kjo parti kėrkoi qė Qeverisė tė shfrytėzojė partitė politike shqiptare dhe partneritetin ndėrkombėtarė pėr tė zbutur qėndrimin e Qeverisė sė Kosovės tė shpalosur mbrėmė nga zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, i cili theksoi se njėherė duhet tė pranohet pavarėsia e pastaj shėnimi i kufirit. Qeveria sot bėri tė ditur se qėndrimi i zėvendėskryeministrit Kuēi nuk ėshtė qėndrim zyrtar i Kosovės. Presim pėrgjigje zyrtare nga organet pėrgjegjės tė Kosovės, pasi qė i dorėzuam kėrkesėn pėr demarkacionin e shpejtė tė kufirit”, theksoi sot zėdhėnėsi Ivica Bocevski. LSDM ėshtė partia mė e madhe opozitare, e cila para dy viteve ishte pjesė e koalicionit me BDI-nė e Ali Ahmetit. LSDM nė vitin 1999 ka nxitur dhe mbėshtetur protestat antindėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė.


    (INA/Balkanweb)


    Nese prap nuk besoni ce edhe linku direkt:

    http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=17128
    Sui generis

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vlen te ceket se LSDM eshte partia qe BDI-n e ka si aleat nga Shqiptaret apo jo?


    PS: Mjaft me me propagandat anti PDSH se sdo arini asgje pervec fjaleve te kota!


    Respekte.
    Sui generis

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Pėr Ivanovin, Maqedonia nuk kufizohet me Kosovėn!
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 20:08
  3. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •