Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Tonin Guraziu, pianisti i parė shqiptar

    Shekulli i pianistit te pare shqiptar

    Memuaret kane copeza te vertetash, qe, nese nuk shkruhen, mund edhe te “varrosen” e te shkojne bashke me jeten njerezore. Shumekush shkruan per rrjedhen e jetes se tij, sic edhe i pari pianist shqiptar, Tonin Guraziu, ka lene ne doreshkrime jo pak detaje nga jeta e tij pertej detit, por edhe perjetimet e tij prej imcaku ne Shkoder, e mandej kthimi pas diplomimit ne Akademine e Bolonjes ne dheun e tij.

    Ato vijne me ndjeshmerine e nje artisti te permbledhura ne nje liber ne kete 100-vjetor te lindjes se tij, shkruar nga Filip Guraziu. Ne hollin e Teatrit te Operes dhe Baletit, ne nje ceremoni-koncert krejt te vecante per nje jubile, erdhen te tjera kujtime. Jo vetem te aferm, por edhe miq e nxenes, qene aty! Pjesa me e madhe e tyre qene “prej Shkodret”.

    Ishte pianisti Tonin Guraziu, ai qe solli edhe organizimin e te parave koncerte te muzikes klasike, sigurisht ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder. Por emri i tij permendet edhe si themelues i shkolles pianistike shqiptare, prej nga dolen edhe pianistet me ne ze te Shqiperise, duke mos lene per asnje moment menjane krijimtarine e tij pianistike.

    Pianisti i pare shqiptar nuk qe i perkedhelur nga regjimi komunist, ndonese per vite te tera ai qe “de fakto” drejtuesi i Katedres se Pianofortes ne Konservatorin e Tiranes. Ai jo vetem brumoste pianistet e rinj te vendit, por edhe krijonte. Asovitesh kishte leje te krijimtarise artistike, te cilen edhe pianisti mundi ta kete.

    Ai kurre nuk deshi t’i kendonte Partise se Punes. Ndaj edhe zgjodhi te krijonte pjese instrumentale pianistike per te shmangur tekstin. Sic shkruan Filip Guraziu: “Te vetmet pjese te kenduara mbeten “Vajtimi i Rozafes” dhe nje kantate, ku vajtimi muzikor nuk eshte gje tjeter vecse vuajtja shpirterore e kompozitorit per vellane e zhdukur nga komunistet”.

    Nderrimi i sistemeve e gjen pianistin e pare shqiptar, Tonin Guraziun, plot 82 vjec. E megjithate skena mbetet mbreteria e tij. Sfidoi vitet e shumta qe mban mbi shpine, dhe ne moshen 88-vjecare ngjitet ne skenen e qytetit te tij te lindjes per te dhene nje koncert. Ashtu i mbeshtetur pas pianos, ne celuloid fiksohen keto momente te pakthyeshme edhe per historine e muzikes. Ndersa pervjetoret e tij te lindjes jane kujtuar perhere. E paraditja e djeshme shenoi kremtimin e nje shekulli jete te pianistit Tonin Guraziu.

    Koncerti i pare, perkrah Marije Krajes

    Ishte viti i larget 1936, muaji mars. Shenohet mbajtja e te parit koncert operistik ne Shqiperi. Salla e kinema “Rozafes” ne Shkoder ishte e tejmbushur. Perpara nje publiku te tejzgjedhur dhe shume entuziast, do te shfaqeshin sopranoja Marie Paluca (Kraja) dhe pianisti Tonin Guraziu. Nisi! U shenua koncerti i pare i muzikes klasike edhe ne Shqiperi. Jo vetem kompozitore te medhenj boterore, si List e Shopen, por edhe disa kenge shkodrane te perpunuara ne piano. Sukses i padiskutueshem! Festa vijoi ne Kafen e Madhe, ku shkodranet qene deshmitare te kesaj pike kthese edhe ne historine e muzikes ne Shqiperi. Tanime rruga duket se qe e hapur! Koncerti nuk mbeti vetem ne Shkoder, por shkoi edhe ne nje tjeter cep te Shqiperise, ku kultura qe jo pak e zhvilluar. Edhe ne Korce, suksesi qe i padiskutueshem!

    Magjia e Tefta Tashko Kocos

    Hera e pare qe ndjeu zerin e saj ishte viti 1936. Gjendej ne Tirane, ku Tefta Tashko po jepte nje koncert. Ai i rrefehet ditarit te tij: “Ajo kendonte shume mire, ishte elegante dhe e shkollueme ne Paris”. Me pak se dy vjet me vone, ata mbajten nje koncert bashke, ne Elbasan. Ne fillim te vitit 1939, ne prag te pushtimit te Shqiperise nga fashistet, ata ndermoren nje turne ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Ditarit i rrefehet vazhdimisht pianisti, e pas ketij turneu neper vend, shkruan: “Ne Vlone, publiku ishte ma i ngrohte”. Keto koncerte ne Shqiperi u pasuan nga nje pjesemarrja e nje grupi artistesh ne nje aktivitet nderkombetar artistik “Maggio Fiorentino” ne maj te vitit 1939, ne Firence.

    Krijimet e botuara per here te pare

    Ndonese per dekada te tera, pianisti Tonin Guraziu, i diplomuar ne Akademine Filarmonike te Bolonjes, ne vitin e hershem 1931, ishte pedagog ne konservatorin tone, krijimet te tij pak jane ngjitur ne skene. Jane pjese pianistike te krijuara me qellim, per te lene jashte tekstet. Duke refuzuar ne kete menyre t’i kendoje komunizmit. Pjeset pianistike te krijuara asovitesh, ne periudhen e komunizmit nga pianisti Guraziu, per te paren here botohen ne librin “Tonin Guraziu, nje jete ne piano”.



    “Oh sa prane te dy jemi”- Romance

    “Rozafa”- Balet me 1 akt

    “Vallja e zanave”- Vals lento

    “Mberritja e Rozafes”- Alegreto

    “Vokalica e Rozafes”- Lento

    “Vallja e burrave”- Lento

    “Lumi i Matit”- Alegro

    “Kruja”- Epopeja e Gjergj Kastriotit

    “Gjirokastra”- Fantazi

    “Fantazi malcore”- maj 1952

    “Humoreska”- Alegro

    “Kanga e fyellit”- Kushtuar mbeses

    “Pastorale”- Lento

    “Skerco”- Alegreto, nentor 1956


    Pėrgatiti: Anisa Ymeri
    Publikuar tek Koha Jonė
    E Diele, 24 Shkurt 2008
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2008 mė 01:24

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime albo.. qe e ke sjelle kte shkrim te mrekullueshem..

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •