Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Kam dëshirë të futem në chat, por nuk di sesi!

    Përmbajtja e temës!
    1. Me cilin server do lidhem dhe kush e viziton këtë server?
    2. Si mund të lidhem me serverin?
    3. Si të lidhem në chat nëpërmjet Java Virtual Machine?
    4. Si të shtoj Albasoul Network dhe dhomat në mIRC-in tim?
    5. Si të lidhem në chat nëpërmjet mIRC-it tim?
    6. Kompjuteri më njofton se nuk kam Java-n të instaluar!
    7. Çfarë është Java Virtual Machine?
    8. Pse kërkohet instalimi i Java-s?
    9. Ku mund ta shkarkoj Java Virtual Machine?
    10. Instalimi duhet të kryhet sa herë që kërkoj të futem në chat?


    Lexoni udhëzimet e treguara në këtë temë për të mësuar sesi të futeni në chat.

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Me cilin server do lidhem dhe kush e viziton këtë server?

    Ju do të lidheni me Albasoul Network, serveri i parë shqiptar në historinë e IRC!

    Në këtë server mblidhen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Diaspora, të cilët futen për të bashkbiseduar me patriotët e tyre. Ka me mijëra frekuentues të rregullt të chat-it, por ka shumë prej tyre që nuk e dinë nëse ekziston një server shqiptar apo të futen në të.


    Si mund të lidhem me serverin?

    Dy janë mënyrat me të cilat ju mund të lidheni me serverin. Mënyra e parë është ajo me java, duke përdorur shfletuesin e internetit dhe mënyra e dytë është ajo me mIRC një program i cili mundëson hyrjen në chat.

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Lidhja në chat nëpërmjet Java-s!

    Mjafton të shkoni në krye të forumit, të shtypni tek Chat 24/7 (numri 1) dhe zgjidhni dhomën në të cilin dëshironi të futeni (numri 2).

    Njëherazi do hapet një dritare e re ku ju kërkon të vendosni një emër/pseudonim (numri 3) që ju pëlqen të përdoni në chat më pas shtypni butonin 'Connect' (numri 4) dhe prisni deri sa të kryhet lidhja me serverin.

    Një mënyrë tjetër e lidhjes me Java është duke hapur një faqe shfletuesi të re interneti dhe të shkruani http://chat.albasoul.com.


    Për të drejtat tuaja si vizitor, rregullat e chat-it, bashkpunim, ndihmë, etj. shtypni tek lidhjet e vendosura poshtë Java-s (numri 5).

    Nëse keni probleme me këtë version Java ju mund të përdorni një version më të vjetër të Java Applett duke klikuar tek lidhja e treguar në foto (numri 6).


    Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhet e mëposhtme!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ClaY_MorE për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të shtoj serverin në mIRC-in tim?

    Kur shkarkohet një mIRC i ri, nuk e përmban serverin e Albasoul Network edhe kjo sjell që shumë persona të mos hynë në chat nëpërmjet mIRC ose pothuajse fare. Ndiqni udhëzimet e treguara më poshtë sesi të shtoni serverin e Albasoul Network në mIRC-it tuaj.


    1 - Hap mIRC-in dhe shkoni tek mIRC Options
    Hap mIRC-in dhe shtypni ikonën e dytë.

    2 - Zgjidhni Servers tek mIRC Options
    Pasi të hapet një dritare e re tek menuja në të majtë zgjidhni Connect » Servers.

    3 - Lista e serverave, mIRC Options
    Shtypni mbi butonin Add për të shtuar serverin.

    4 - Shkruani të dhënat e serverit
    Vendosni këto informacione:
    Kodi PHP:
    DescriptionAlbasoul Network
    IRC Server
    :  Irc.Albasoul.Com
    Ports
    :       6667
    Group
    :       Albasoul Network 
    Më pas shtypni përsëri butonin Add

    5 - Kompleto shtimin e serverit
    Duhet patjetër të shtypni butonin OK pasi të keni shtuar serverin, në të kundërt nuk do të ruhet asgjë.


    Ps: Listën me servera të tjerë (jo shqiptarë), nëse nuk ju duhen mund ti fshini.

    Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të shtoj dhomën #Shqipëria në mIRC-in tim?

    Ashtu si serveri edhe dhoma #Shqipëria nuk ndodhet në listën e dhomave. Ndiqni udhëzimet e treguara më poshtë sesi të shtoni dhomën #Shqipëria apo dhoma të ndryshme në mIRC-in tuaj.


    1 - Hap mIRC-in dhe shkoni tek mIRC Favorites
    Hap mIRC-in dhe shtypni ikonën e tretë.

    2 - Lista e dhomave, mIRC Favorites
    Pasi të hapet një dritare e re shtypni mbi butonin Add për të shtuar dhomën.

    3 - Shto një dhomë të re
    Shkruani emrin e dhomës #Shqipëria apo dhomës të cilën doni të shtoni.

    4 - Kompleto shtimin e dhomës
    Duhet patjetër të shtypni butonin OK pasi të keni shkruar dhomën, në të kundërt dhoma nuk do të shtohet tek lista.


    Ps: Listën e dhomave, nëse nuk ju duhen mund ti fshini.

    Për më tepër ndiqni udhëzimet e treguara në imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të lidhem në chat nëpërmjet mIRC-it tim?

    Mënyra e parë - serveri është në listë

    Ndiqni të njëjtëm procedurë që ndoqët për shtimin e serverit në mIRC dhe shtypni mbi serverin. Në vend të butonit Add duhet të shtypni butonin Select » Conect to Server.

    Ose shkurt, shtypni tek File » Recent Servers dhe të zgjidhni Albasoul Network!

    Mënyra e dytë - serveri nuk është në listë

    Hapni mIRC-in, shkruani /server irc.albasoul.com dhe shtypni butonin ENTER, ju duhet të prisni sa të kryhet lidhja!

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ClaY_MorE për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të futem në dhomën #Shqipëria?

    Mënyra e parë - dhoma është në listë
    Shtypni tek ikona e dytë mIRC Favorites dhe zgjidhni dhomën #Shqipëria, bëni një shtypje të dyfishtë mbi dhomën ose shtypni butonin Join dhe menjëherë do të futeni në dhomë.

    Ose shkurt, shkoni tek Favorites dhe shtypni tek dhoma #Shqipëria, automatikisht do të futeni në dhomë.

    Mënyra e dytë - dhoma nuk është në listë
    Pasi të jeni lidhur me serverin shkruani /join #Shqipëria të shtypni butonin ENTER dhe menjëherë ju do të futeni në dhomë!

  10. #8
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kompjuteri më njofton se nuk kam Java-n të instaluar!

    U mundova të futem në chat por kompjuteri më njofton se nuk kam të instaluar Java-n, si të veproj?

    Nëse ju nuk posedoni një program të tillë në kompjuter do ju duhet ta instaloni atë nëse dëshironi të futeni në chat. Istalimi është i thjeshtë dhe me këtë rast ju do të hapni ç'do apletë Java kur jeni duke vizituar faqe të ndryshme në internet.


    Çfarë është Java Virtual Machine?

    Java Virtual Machine është një program që bën të mundur hapjen e apletave të shkruajtura në Java nga shfletuesit që ju përdorni: Internet Ekplorer ose Firefox. Java në vetvete është një gjuhë programimi.


    Pse kërkohet instalimi i Java-s?

    Java Virtual Machine duhet instaluar në kompjuter në mënyrë që ju mund të lidheni me serverin dhe të hyni në dhomen tonë të chat. Kjo faqe përdor një java aplet.


    Ku mund ta shkarkoj Java Virtual Machine?

    Shkoni tek faqja zyrtare e Java Virtual Machine.Shtypni mbi butonin Download Now, shkarkimi dhe instalimi do të fillojnë automatikisht. Pas përfundimit të proçesit së instalimit do ju duhet të rinisni kompjuterin tuaj në mënyrë që të gjitha ndryshimet e instalimit të ndodhin siç duhet.


    Instalimi duhet të kryhet sa herë që kërkoj të futem në chat?

    Instalimin e bëni vetëm njëherë dhe jo sa herë që vizitoni chatin. Programi i Java-s do të mbetet i instaluar në kompjuter përgjithmonë, deri në momentin që ju zgjidhni ta hiqni atë nga kompjuteri.


    Ps: Pas përfundimit me sukses të instalimit të Java-s, Ju mund të lidheni pa problem me serverin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-03-2008 më 02:55

  11. #9
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Lexoni temën e ndihmës sesi të përdorni komandat fillestare dhe mënyrën e hyrjes në chat. Fotot dhe shpjegimet janë të qarta dhe mund t'ju ndihmojnë më shumë.

    Tutorial me foto: Si të përdorim apletin Java Jirc, JPilot dhe CR!

  12. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Mirë se vini në serverin Albasoul Network, ju urojmë chat të këndshëm!

    Sinqerisht, Stafi i Forumit!

Tema të Ngjashme

  1. a do kishit kurajo dhe deshire te...
    Nga Alket123 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 10-07-2008, 14:37
  2. Cilin nga anëtaret e forumit keni dëshirë ta takoni?
    Nga Laura78 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 495
    Postimi i Fundit: 04-01-2008, 18:46
  3. Kam deshire te njihem me nje vajze
    Nga ILjo në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-07-2003, 14:39
  4. Kam Deshire...
    Nga BAD00355 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-06-2002, 10:32
  5. A keni deshire ...
    Nga iliria e para në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-05-2002, 10:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •