Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Kush e vrau Bimbashin turk?

    Nga Arben LLALLA

    Ēdo ngjarje historike me kalimin e vite dhe zbulimin e dokumentave tė reja qė dalin nė dritė pėr herė tė parė ka nevojė tė korrig
    johet, tė rishikohet. Shpeshherė shumė ngjarje tė rėndėsishme tė historisė tė kombit tonė janė falsifikuar me qėllim nga pushteti dhe njerėzit e tij pėr ti shėrbyer qėllimeve tė caktuara tė tyre. Jemi dėshmitarė qė viteve tė fundit kanė dalė dokumenta historike qė sistemi 45 vjeēar komunisti i kishte fshehur ose i kishte shtrembėruar. Njė nga shtrembėrimet e ngjarjeve historike ėshtė edhe vrasja e Bimbash turkut qė u vra afėrsisht 100 vite mė parė mė 13 mars tė vitit 1908, sipas pllakės kujtimore qė gjendet nė vendin e atentatit nga Bajram Ligu nga Prongjia dhe Hito Habibi nga Lekdushi. Kjo ngjarje historike nga sistemi komunistė ėshtė shtrembėruar duke lėnė nė hije pėr 45 vite njėrin nga atdhetarėt e shquara tė Qarkut tė Gjirokastrės, Bajram Ligun. Shtrembėrimin e kėsaj ngjarje historike sistemi e pėrforcoi edhe me skenarin e filmit “Liri a Vdekje”, xhiruar mė 1979. Ku nė film flitet se mbi Bimbash turkun qėlloi Hito Lekdushi dhe jo Bajram Ligu. Sipas filmit pas vrasjes Mihal Grameno pyet Bajram Ligun: A pagoi Bimbashi? –Bajram Ligu pėrgjigjet se mbi tė qėlloi dy herė Hito Lekdushi. Por shtrembėrimi i historisė nuk bėhet vetėm me skenarin e filmit “Liri a Vdekje”, por edhe nė tekstet e kėngėve popullore. Kėshtu nga Kosova e deri nė Gjirokastėr kėnga “Te rrapi nė Mashkullorė” kėngėtarėt vrasjen e Bimbashit ia dedikojnė Ēerēiz dhe Bajo Topullit. Tė cilėt nuk e kanė kryer ata atentatin. Po ashtu shtrembėrime ka edhe pėr datėn e vėrtetė tė vrasje sė Bimbashit. Duhet thėnė se ēeta e Ēerēiz Topullit mė shumė u bė e njohura pas vrasjes sė Bimbashit turk. Por nė tė vėrtetė kush qėlloi mbi Bimbashin e Gjirokastrės?
    E vėrteta e shtrembėruar
    Njeriu qė na ka sjellė fakte pėr herė tė parė pėr vrasjen e Bimbashit dhe datėn ėshtė Mihal Grameno, anėtari i ēetės sė Ēerēiz Topullit, ku nė shėnimet e tija me titull “Novela dhe kujtime”, shkruan nė fq.188, Shkup, 2004:
    “Dy herė shkuan nė Gjirokastėr Harejdini dhe Asllani, pėr tė vrarė Bimbashin, po mjerisht nuk patėn fatin, meqenėse nuk e gjetnė. Kur deshnin tė vinin tė tretėn herė, na ngjati njė episod. Labėrit, domethėnė shokėt tanė, kishin biseduar veēanėrisht e kishin vendosur qė Bimbashin ta vrasin labėrit, se e kishin turp t’u kėndohej kėnga toskėve! Domosdo e pranuam kėtė vendim edhe kėtė barrė e muarrė pėrsipėr Hito Lekdushi me Bajram Prongjinė.
    Ishte e hėnė, 25 shkurt 1908, ditė tregu, kur u nisnė Hitoja me Bajramin pėr nė Gjirokastėr...
    Mė orėn 11.15, kohė e drekės, dėgjojmė tė zbrazura pushke edhe, pas pak sekunda, shohim Hiton me Bajramin qė tė dalin nga qyteti, duke rendur me gjashtorėt nė dorė”.
    Nė njė tjetėr gazetė shqiptare artikull shkruesi Arif Bizhga sjell ēaste tė ngjarjes: “...Sipas programit tė Mihal Gramenos, pėr kėtė aksion u caktuan Bajram Ligu dhe Hito Habibi nga Lekdushi. 23 shkurt 1908. Kalldrėmeve tė Gjirokastėr ēapitnin ngadalė kalimtarė tė rrallė qė mbrohen nga shiu ndėn strehėt e mėdha tė furrės pran Qafės sė Pazarit. Duket se “qajnė hallet” e tyre jaka ngritur e fytyrėngrysur. Aty rreth orės 12.00 koha ēahet, del njė copė diell dhe lėvizjet e njėrzėve nė rrugė shtohen disi po edhe shmangen prej shenjės sė ushtarakut qė mban nė dorė mauzerin gati pėr shkrepje. Rreth 10 hapa pas tij ecėn i ngrehur si gjel Bimbashi. Dyqanxhinjtė i pėrkulen me dorė nė zemėr kurse dy fshatarėt te streha, me njė lėvizje tė vrullshme hidhen nė mes tė Bimbashit e shoqėruesit tė tij. Trupruajtėsi nuk arrin ta shkrepė mbi ta se koburja e Hitos ia coptoi dorėn. Kurse Bimbashi nė ēast bie pėrmbys i mbytur nė gjak nga tre plumba tė Bajram Ligut. Sa ta marrė veten e tė kundėrveprojė garnizoni turk, luftėtarėt patriot Bajrami e Hito arritėn nė pėrqafimet e shikėve qė sishin larg...Dhe sipas plani, kėta dy burra e kryen aksionin me sukses. Bimbashin e vranė...”
    Mjeku Kozma Gjini nė gazetėn NDRYSHE tė datės 8 dhjetor 2007 shkruan: “Pėr tė vrarė Bimbashin u caktua data 23 shkurt, ditė e diel 1908. Mė kėtė detyrė u ngarkua Hajredin Tremishti dhe Asllani, por ata nuk e gjetėn. Atėherė Ēerēizi vendosi qė e gjithė ēeta tė shkonte nė Gjirokastėr ditėn e nesėrme, ditė e hėnė, ditė pazari, data 24 shkurt 1908. Me detyrėn e vrasjes sė Bimbashit u ngarkua Hito Hebibi nga Lekdushi dhe Bajram Ligu nga Prongjia...”
    Ndėrsa studiuesi Xhevat Majko Lluri nė librin e tij me titull “Prongjia dhe njerėzi e saj” shkruan: “Bimbash turk Gisinja u vra mė 23 shkurt tė vitit 1908 rreth orės 11 tė drekės nė rrugėn e “Haz Murat” ku kalonte pėr ditė Bimbashi. Tė dy trimat kishin zėnė pusi dhe kryen vrasjen e tij. Hitua neutralizoi rojen e tij duke e qėlluar nė dorė, ndėrsa Bajrami qėllon me tre plumba Bimbashin, i cili ra pėrdhe i mbytur nė gjak”.
    Ironia e kėsaj ngjarje historike ėshtė se tė gjithė shkruesit, studiuesit dhe historianėt thonė se mbi Bimbash turkun qėlloi Bajram Ligu, ndėrsa Hito Lekdushi qėlloi mbi rojen.
    Por filmi “Liri a Vdekje” tregon se qėlloi Hito Lekdushi. Ndėrsa disa kėngėtarėt tė njohur nga Kosova e deri nė Gjirokastėr aktin e atentatit ia dedikojnė Ēerēiz Topullit dhe Hito Lekdushit, por ka nga ata qė shtojnė edhe Bajo Topullin. Dikush shkruan se Bimbashi u vra mė 23, 24 dhe 25 shkurt 1908. Ndėrsa pllaka nė vendin e ngjarjes shkruan 13 mars 1908.
    Personazhet nė fotografi
    Po ashtu edhe njė fotografi ku ka dalė Ēerēiz Topulli me Mihal Gramenon, disa historian turq dhe shqiptar thonė pėr fotografinė nė fjalė se ėshtė Ēerēizi me Bajo Topullin, por nga veshja dhe tiparet qė janė tė njohura pėr ata qė kanė parė fotografi tė Mihal Gramenos mendojnė se ėshtė Mihali dhe jo Bajo Topulli. Fotografia qė ėshtė keqinterpretuar ndodhet te katalogu “Jeta Sociale nė Shqipėri (1654-1912)”, fq.35, i pėrgatitur pėr botim nga H.Erkan Firatli-Tayfun Atmaca, dhe anėtarėt e Komisionit tė Punės sė Katalogut janė: Arta Nika, Elektra Qirici, Endrit Musaj, Valbona Mema Pandul, Vera Dode. Prodhuar nga shtėpia botuese Basim Yeri, shtypshkronja Dajti, Tiranė 2006.
    Gabime tė tilla nuk u lejohen historianėve sepse popullit ynė ka njė histori tė bujshme dhe nė faqet e ndritura tė saj ka vend pėr tu prezantuar meritat e ēdo njėrit qė me veprėn e tij i ka lėnė vend vetes pėr tė hyrė nė faqet e ndritura tė historisė shqiptare. Ja pėrse historia e popullit tonė ka nevojė pėr rishikim serioz. Sepse me qėllim apo pa qėllim janė shtrembėruar datat, aktet heroike dhe disa heronjve u janė mohuar meritat qė kanė bėrė nė tė mirė tė kombit shqiptar dhe u janė mveshur njė tjetrit.
    Sa pėr datėn dhe ditėn se kur ėshtė kryer atentati mbi Bimbashin mė e besueshme ėshtė data qė na afron studiuesi Xhevat Lluri dhe Arif Bizhga tė cilėt shkruajnė se ka qenė e diel 23 shkurt 1908, pra edhe ditė pazari. Prandaj mirė do tė ishte qė pllaka e vendosur nė vendin ku ėshtė kryer atentati duhet korrigjuar nga 13 marsi 1908, nė 23 shkurti.
    Kush ėshtė
    Bajram Shefit Ligu (1880-1943)
    Njė biografi tė plotė pėr jetėn dhe veprėn e Bajram Ligut nga e sjellė studiuesi dhe shkrimtari Xhevat Majko Lluri i cili nė vitin 2006 botoi librin “Prongjia dhe njerėzi e saj”. Bajram Ligu lindi nė vitin 1880 nė fshatin Prongji tė rrethit tė Gjirokastrės. Ai rridhte nga njė familje e njohur atdhetare tė zonės. Vėllai i tij Riza Ligu ishte mik i ngushtė i Ēerēiz Topullit, dhe pėr nderė tė kėsaj miqėsie Rizai pagėzoi djalin me emrin Ēerēiz. Bajram Ligu qė nė moshė tė re bėhet anėtar i ēetės sė Ēerēizit edhe pse kapedani nuk donte ta pranonte sepse ishte shumė i ri dhe i sėmurė rėndė nga astma, por mėndja dhe udhėheqėsi shpirtėror i ēetės Mihal Grameno kėmbėnguli qė tė pranohej Bajram Ligu nė ēetė. Qė nga ajo ditė midis Mihalit dhe Bajramit lindi njė miqėsi, njė vėllazėri e ngushtė. Bajram Ligu ka qenė anėtar edhe i Lidhjes Patriotike Shqiptare duke luftuar nė ēdo zonė tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė vitet 1913-1914, ai luftoi kundra ushtarėve grekė qė kėrkonin aneksimin e jugut tė Shqipėrisė. Mė 1914 nė Prongji vijnė 200 ushtarė grekė dhe gjėnė e parė qė bėnė arrestuan Bajramin. Nga torturat nė burg grekėt i thyen disa brinjė dhe i prenė njėrin vesh pasi e akuzonin pėr vrasjen e Dhespotit tė Korēės Fotin. Dhespot Foti u vra sepse kishte dhėnė urdhėr pėr tu vrarė Papa Kristo Negovani dhe vėllai i tij Theothosin. Kjo akuzė bėhej sepse Bajram Ligu njihej pėr trimėri dhe ishte njėri nga atentatorėt e Bimbash turkut mė 1908. Pas thyerjeve tė brinjėve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dėrguan komandės greke me anė tė Majko Llurit pėr lirimin e tij. Pas marrjes sė shumės nė flori komandanti grek dha urdhėr qė Bajrami i sakatur tė lirohet.
    Si anėtarė i ēetės sė Ēerēiz Topullit Bajram Ligu luftoi kudo pėrkrah Ēerēizit. Ata luftuan sėbashku nė korrik tė 1908 nė Dibėr, Manastir, Tetovė, Shkup e deri nė Selanik nė lėvizjen qė njihet nė histori Revolucioni i Xhonturqėve.
    Nė luftėn e Vlorės mė 1920 Bajram Ligun e gjejmė nė krye tė ēetės sė Prongjiasve dhe ju bashkangjitėn ēetės sė Selam Musait duke luftua kundėr italianėve. Duhet thėnė se Bajram Ligu njihej me Selam Musain mė herėt sepse edhe Selam Musai kishte qenė anėtarė i ēetės sė Ēerēiz Topullit ku kishin luftuar pėrkrah njeri-tjetrit pėr disa vite nė luftėn pėr liri kombėtare.
    Bajram Ligu ka luftuar edhe mė 1939 kundėr pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Gjatė kėsaj lufte ai u plagos rėndė dhe plaga nuk ju pastrua, nuk u shėrua plotėsisht duke ju kthyer nė kancer dhe me kalimin e viteve vdes mė 1943, larg familje dhe la pas pesė fėmijė tre djem Museretin, Nebiun, Dashon dhe dy vajza Zilikėn dhe Neimen. Ashtu si babai i tyre Bajrami edhe tre djemtė e tij u radhitėn nė ushtrinė partizane nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Dasho u vra pas ēlirimit nė tradhti nga disa bashkėpunėtorė tė grekėve nė mars tė 1949 nė Delvinė nė moshėn 21 vjeēare. Ai mbante gradėn oficer i divizionit ushtarak tė Delvinės dhe u shpall Dėshmor i Kombit. Ndėrsa dy djemtė e tjerė Musereti dhe Nebiu vdiqėn nė vitet 1968 dhe 1973 nė moshė tė re duke lėnė gratė me fėmijėt e vegjėl nė mėshirėn e fatit pa pėrkrahje nga pushteti i asaj kohe. Ndėrsa Neimja vdiq rreth vitet 1980, kurse Zilika jeton ende dhe ėshtė 74 vjeēare.
    Pėr 45 vite familja Ligu nuk ju njohėn kontributet Kombėtare nga sistemi komunist. E vėrteta e vrasjes sė Bimbash turkut nga Bajram Ligu u la nė heshtje, nuk u vlerėsua asnjėherė akti i kėtij nacionalisti. Sistemi komunist mundohej tė zhdukte ēdo gjurmė tė vlerave kombėtare tė fisit tė Ligajve nga Prongjia. Bajram Ligu edhe pse ka luftuar ēdo pushtues tė tokės shqiptare, ai nuk u vlerėsua si shoku i tij qė realizuan atentatin kundėr Bimbashit, Hito Lekdushi i cili u shpall dėshmor i atdheut dhe ėshtė dekoruar nga shteti shqiptar. Bashkėfshatarėt e Bajramit duke parė mohimit e veprės sė tij kombėtare nga pushteti i ngritėn kėngė trimit ku thonė:
    O i shkreti Bajram Ligu
    u pėrpoqe pėr Shqipėri
    qė nė Kardhiq e nė Vlorė
    Gjirokastėr e Ēamėri.
    Por mbete me gisht nė gojė
    se pėr ty s’foli njeri
    me fėmijė kokė e kėmbė
    pa bukė, pa katandi.

    Nė njė tjetėr kėngė thonė:
    Tė veshur tė kapardisur
    me borcelinė pėr mbi sy
    ju afruan ata Bimbashit
    Hito i dha njė porosi.
    Menjėherė Bajram Prongjia
    nxori revolverin nga gjiri
    nuk pyeti se kish zabitė
    dhe e vuri drejt te syri.
    Tre herė Bimbashin qėlloi
    e shtrinė pėr tokė qafirin
    ja se djem ka ngrit Prongjia
    djem qė i njeh historia.

    Sot shkolla 9 vjeēare e fshatit Prongji mban emrin “Shkolla 8-vjeēare Bajram Ligu”. Me rastin e promovimit tė librit “Prongjia dhe njerėzi e saj” i autorit Xhevat Majko Lluri, Qarku i rrethit tė Gjirokastėr e shpalli Bajram Ligun “Qytetar Nderi” i Qarkut tė Gjirokastrės. Sipas dokumentave tė ish-Komitetit Ekzekutiv Gjirokastėr datė 30.05.1988, sqaron se eshtrat e Bajram Ligut ndodhen pranė ish-shokut tė tij tė ēetės Hajredin Tremishti dhe mirėmbahen nga Sektori Komunal i Gjirokastrės.

    Heshtja e shtetit pėr trimat e Kombit
    Intelektualėt e Qarkut tė Gjirokastėr mė 17.7.2002 i dėrgojnė kėrkesė Ministrisė sė Mbrojtjes qė Bajram Ligu tė shpallet dėshmor, por qė atėhere ministria hesht. Mė 21.1. 2005, Shoqata e dėshmorėve tė rrethit tė Gjirokastrės dėrgon njė kėrkesė tjetėr Komisionit tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė pėr shpalljen dėshmor Bajram Ligun, por pėrsėri heshtje shtetėrore. Kėshilli i Komunės Cepo dhe Kėshilli i Qarkut tė Gjirokastrės i kanė propozuar me shkrim Kryetarit tė Shtetit z.Bamir Topit qė tė dekorojė Bajram Ligun nga Prongjia me Medaljen e Artė tė Shqiponjės, pasi deri tani nuk ėshtė vlerėsuar figura e tij si atentator i Bimbash Turkut mė 1908, dhe luftėtar kundėr monarko-fashistėve grekė mė 1913-1914, tė cilin e torturuan barbarisht duke i prerė edhe veshin. Tė shpresojmė qė me rastin e 100 vjetorit tė vrasjes sė Bimbash turkut mė 23.2.1908 nga Bajram Ligu dhe Hito Habibi, Ministria e Mbrojtjes dhe Kryetari i Republikės ta dekorojė Bajram Ligun si shoku i tij Hito Habibi pėr aktin e tyre heroik qė bėnė nė ato vite tė vėshtira qė po kalonte kombi shqiptar.

  2. #2
    Artikulli ishte shume interesant,se mbi te gjitha na njohu me nje figure te rendesishme,dhe atdhetari Shqiptar.
    Megjithate nuk e kuptova fare tonin polemik dhe mu duk krejtesisht pa vend.Sic duket sot pavarisht nga epoka kur ke jetuar,nese nuk je i persekutuar nga rregjimi komunist,nuk te quajne patriot.
    Nejse,autori ja dha pergjigjen vetes:

    Ai mbante gradėn oficer i divizionit ushtarak tė Delvinės dhe u shpall Dėshmor i Kombit.

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nje nate para vrasjes se Bimbashit, ceta e Cerciz Topullit ke qene ne Dervican, dhe me pas ka kaluar darken ne Manastirin e fshatit Kordhoce.Fshati Kordhoce ka qene i banuar nga popullsi me kombesi shqiptare dhe besim ortodoks.Ne vitin 1924 u largua dhe familja e fundit nga Kordhoca.Armet e Bajramit dhe te Hitos i ka futur ne Gjirokaster nje djalosh i ri.Ceta e Cercizit u nis heret ne mengjes nga Manastiri i Kordhoces, ndaloi ne Teqen e Zallit dhe hyri ne qytet nga lagia Cfake.
    Keto i shkrova thjesht sa per informacion sepse ne jemi mesuar ta shikojme historine nepermjet filmave dhe jo librave apo deshmive hitorike.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Ky paska qenė jo Bajram Ligu, por Bajram Forti.

  5. #5
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    hallall qumeshti i nenave qe ju dhane ketyre viganeve te historise shqiptare.Perulem me nder perpara ketyre njerezve te medhenj!!
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •