Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Si të ndryshoj fjalëkalimin dhe adresën!

    Përmbajtja e temës!

    1. Mund të ndryshoj fjalëkalimin dhe adresën e postës elektronike?
    2. Mund të vendos çfarëdolloj adrese?
    3. Si të ndryshoj adresën e postës elektronike të llogarisë sime?
    4. Verifikoni vlefshmërinë e adresës së re që keni vendosur?
    5. Lidhja nuk është funskionale, si të veproj?
    6. Si të ndryshoj fjalëkalimin e llogarisë sime?


    Lexoni udhëzimet e treguara në këtë temë.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ClaY_MorE për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Mund të ndryshoj fjalëkalimin dhe adresën e postës elektronike me të cilët jam regjistruar në forum?

    Po, nëse dëshironi Ju mund të ndryshoni adresën e postës elektronike (e-mail) dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj.


    Mund të vendos çfarëdolloj adrese?

    Mjafton që adresa që ju kërkoni të vendosni të jetë e vlefshme, pas ndryshimit të adresës duhet të shkoni tek adresa e re dhe të kryeni verifikimin e ndryshimit të saj. Ju nuk mund të postoni, dërgoni mesazhe private, etj. pa bërë më parë konfirmimin e saj. Vendosja e një adresë të pavlefshme do të sjellë bllokimin e llogarisë suaj.

  4. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të ndryshoj adresën e postës elektronike të llogarisë sime?

    1 - Paneli juaj
    Së pari duhet të shkoni tek Paneli juaj!

    2 - Fjalëkalimi dhe e-mail
    Në kolonën e krahut të majtë do të gjeni Fjalëkalimi dhe e-mail. Shtypni aty dhe forumi do ju ridrejtoheni në një faqe të re, ku do të keni mundësi ta ndërroni atë.

    3 - Shkruani fjalëkalimin aktual
    Është e detyrueshme të shkruani fjalëkalimin tuaj aktual për të vazhduar më tej.

    4 - Shkruani adresën e re
    Shkruani tek kutia adresën që keni vendosur të përdorni për llogarinë tuaj në forum. Mos harroni që adresa duhet të jetë e vlefshme.

    5 - Ri-shkruani adresën e re
    Shkruani edhe njëherë adresën për të shmangur ndonjë problem që mund të krijohet nga ngatërrimi i karaktereve. Adresat duhet të jenë të njëjta në të dyja kutitë.

    6 - Ruaj ndryshimet
    Shtypni mbi butonin Ruaj ndryshimet për të përfunduar procedurën e ndryshimit të adresës së postës suaj elektronike, në të kundërt nuk do të ruhet asgjë.


    Për më tepër shikoni imazhin e mëposhtëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Verifikoni vlefshmërinë e adresës së re që keni vendosur?

    Pasi të keni ndryshuar adresën e postës suaj elektronike (e-mail), duhet patjetër të verifikoni vlefshmërinë e saj. Kodi është dërguar me mesazh elektronik tek adresa juaj e re, mjafton të shtypni mbi lidhjen për të përfunduar verifikimin numri 1.


    Lidhja nuk është funskionale, si të veproj?

    Nëse lidhja nuk është funksionale ju duhet të shkoni tek kjo faqe: Aktivizoni llogarinë tuaj numri 2 dhe të vendosni emrin tuaj të anëtarësimit si edhe kodin e aktivizimit numri 3.


    Shikoni imazhin e mëposhtëm!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Si të ndryshoj fjalëkalimin e llogarisë sime?

    1 - Paneli juaj
    Së pari duhet të shkoni tek Paneli juaj!

    2 - Fjalëkalimi dhe e-mail
    Në kolonën e krahut të majtë do të gjeni Fjalëkalimi dhe e-mail. Shtypni aty dhe forumi do ju ridrejtoheni në një faqe të re, ku do të keni mundësi ta ndërroni atë.

    3 - Shkruani fjalëkalimin aktual
    Është e detyrueshme të shkruani fjalëkalimin aktual nëse dëshironi ta ndërroni atë. Ju nuk mund të ndërroni fjalëkalimin nëse nuk shkruani më parë fjalëkalimin aktual.

    4 - Shkruani fjalëkalimin e ri
    Poshtë kutisë ku kërkohet të shkruani fjalëkalimin aktual, do të gjeni një kuti tjetër ku do të shkruani fjalëkalimin e ri. Shkruani tek kutia fjalëkalimin që keni vendosur të përdorni në forum.

    5 - Ri-shkruani fjalëkalimin e ri
    Kërkohet të shkruani edhe njëherë fjalëkalimin për të shmangur ndonjë problem që mund të krijohet nga ngatërrimi i karaktereve. Ri-shkruajeni edhe njëherë fjalëkalimin të njëjtë me fjalëkalimin që keni shkruar më sipër.

    6 - Ruaj ndryshimet
    Shtypni mbi butonin Ruaj ndryshimet për të përfunduar procedurën e ndryshimit të fjalëkalimit, në të kundërt nuk do të ruhet asgjë.


    Për më tepër shikoni imazhin e mëposhtëm.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #6
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Lexoni me kujdes udhëzimet e mësipërme dhe do ta keni mjaft të thjeshtë të ndërroni si fjalëkalimin po ashtu edhe adresën e postës suaj elektronike që keni dhënë gjatë regjistrimit të llogarisë suaj në Forumin Shqiptar!

    Gjithsesi, nëse keni probleme mos hezitoni të kontaktoni me stafin e forumit.


    Gjithë të mirat!

Tema të Ngjashme

  1. Si të ndryshoj adresën MAC?
    Nga all4u në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-07-2008, 06:29
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  3. Çfare doni te ndryshoj ne kete forum?
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-01-2004, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •