Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Në Shqipëri: Humanizmi tashmë kërkohet me rregullore.

    Nuk kanë të sosur çudirat në Shqipëri. Më e reja është se QSUT ka nxjerrë rregullore për sjelljen e mjekëve në Spitalin Ushtarak.




    Mjekët dhe infermierët, tani me kod të ri etike

    QSUT publikon rregulloren e mënyrave të sjelljes së bluzave të bardha me pacientët


    Arsimimi dhe formimi në shkollë duket se nuk ka mjaftuar për të zbutur tonet dhe komunikimin mes pacientëve dhe një pjese të mjekëve të punësuar te "Nënë Tereza". Duke u nisur nga ankesat dhe nga debatet e herëpashershme mes mjekëve dhe pacientëve, Drejtoria e QSUT-së ka rinovuar pjesën e "edukatës dhe sjelljes në punë" për të gjithë punonjësit e QSUT-së, në mënyrë të veçantë për mjekët e urgjencës, të cilët kanë edhe kontaktin e parë me pacientët. "Janë hartuar rregullore të reja për përmirësimin e etikës mjekësore, duke filluar që në Shërbimin e Urgjencës, aty ku është kontakti i parë i pacientit me personelin mjekësor", sqaron zyrtarisht qendra universitare. Sipas këtyre rregullave dhe të drejtave të pacientit, mjeku është i detyruar të kontrollojë tonin e zërit kur komunikon me pacientët. Ai duhet të respektojë kodin e etikës, në raste debatesh apo diskutimesh, si dhe duhet të jetë i sjellshëm si me pacientët, ashtu edhe me kolegët, vartësit apo eprorët. Një pjesë e mirë e pacientëve shpesh herë frikësohen dhe i shmangen ankimit apo denoncimit të rasteve, kur paguajnë para për të marrë shërbimin shëndetësor. Këto akte, në mënyrë të veçantë janë specifikuar se bien ndesh dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloren e etikës. Por, një pjesë tjetër bëhen agresivë, madje edhe të dhunshëm kundrejt personelit shëndetësor.

    Për këtë, kodi i etikës "thërret" në ndihmë forcat e policisë, apo lajmërimin e punonjësve të sigurisë së spitalit.

    Rregulloret e etikës duhet të zbatohen me rigorozitet dhe të mos neglizhohen nga personeli mjekësor. Sipas QSUT-së, në rast kontraktimi të shkeljeve do të ketë masa administrative për punonjësit, por nga ana tjetër në mbledhje me kolektivin do të tërhiqet edhe vëmendja për ata që nuk e kanë respektuar këtë kod.

    Humanizmi dhe dashamirësia kundrejt pacientit nuk mund të kërkohen me rregullore, dhe as me kode të etikës. Ato mësohen kur mjekët mësojnë edhe profesionin. Por sjellja e mirë dhe komunikimi normal janë rregulla të cilat tashmë nuk i imponon vetëm edukata, por edhe rregulloret e etikës në punë.


    © Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me duket mjaft e drejte, menyra se si te drejtohen mjeket ne shqiperi eshte shkandaloze, se mos vetem ne mjekesi, por edhe ne administraten publike. Duhet imponuar nje gjuhe formale per te komunikuar me qytetarin e thjesht. Kur te flasin sikur po te bejne ndonje nder te madh qe po te vizitojne, sikur nuk po marrin rryshfete sa te mund.

  3. #3
    Me Pushime Maska e ida1
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Vendndodhja
    Në Kërkim Të Vetvetes
    Postime
    220
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    me duket mjaft e drejte, menyra se si te drejtohen mjeket ne shqiperi eshte shkandaloze, se mos vetem ne mjekesi, por edhe ne administraten publike. Duhet imponuar nje gjuhe formale per te komunikuar me qytetarin e thjesht. Kur te flasin sikur po te bejne ndonje nder te madh qe po te vizitojne, sikur nuk po marrin rryshfete sa te mund.
    Ryshfete thua , ato te marin shpirtin ( sidomos kur nuk ju jep ryshfete )
    Ruaje mikun kur e gjen, qe te mos e kerkosh kur te duhet.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •