Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 49
  1. #21
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga zenith Lexo Postimin
    o musliu,ēa thu ti re?apo futja kot keshtu,si ta ka qefi ty.


    ēhyjne serbet ke emri ballkan?????

    ballkan eshte fjale turke,dmth vargmale,pra turqit e dhjere musliuman e quajten keshtu gadishullin tone,dhe jo vetem kete.
    Hiq ska lidhje me vargmale shprehja ballkan.

    Shko te tema kush e cka ishin Traket kqyr cka eshte ballkan e ku esthe ballkani mire e mos ia fut pordhe se ballkani me ilirikun jane si azia me evropen, jane dy territore krejtesisht te ndame e t'ndryshme.

    Kush na ka faj neve qe jemi kurrkushi ka ardhe shkau ti ka nderru per 10 vjet edhe emnat e vendeve e qyteteve midis Shqipnie e ti i mba edhe sot e kesaj dite si me i pas trashegimi prej te pareve.

    Ketu shihet turpi kombar.

    Vetem nje bjeshke quhet Ballkan e ajo gjindet perballe bregut turk, e termi ballkan (nese e zgjerojme maskimalisht) nuk mrrine me preke kurrgja ma shume se luginen e danubit mbas portave te ilirikut e teposhte e vec deri te krahina e emathise se krejt cka gjindet n'perendim te malit ballkan e qe nuk shihet me sy prej anes se turqise eshte Ilirik deri ne Austri.

    Nuk ka ballkan ne tokat stergjysjore shqiptare, a e ke te qarte>?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #22
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    baptist me duket se po themi te njejten gje me duket.


    dhe une ate po them,nuk ka ballkan ne tokat shqiptare,dhe ato ilirike pra gjithe gadishulli.

    thashe vetem qe termi "ballkan" eshte turk dhe jo sllav.

    sa per emrat sllave te qyteteve dhe te fshatrave ne shqiperi,ato duheshin nderruar me kohe,duhet te riviheshin emrat e vjeter.


    qe ishte ilirik dri ne austri dhe kte e di mire,shif njehere se kam postuar ca harta te panonnia-s me gjithe emrat e fiseve panonne.

    ps.ndoshta e ke keqkuptuar postimin tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 09-08-2008 mė 20:43

  3. #23
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga zenith Lexo Postimin
    baptist me duket se po themi te njejten gje me duket.


    dhe une ate po them,nuk ka ballkan ne tokat shqiptare,dhe ato ilirike pra gjithe gadishulli.

    thashe vetem qe termi "ballkan" eshte turk dhe jo sllav.

    sa per emrat sllave te qyteteve dhe te fshatrave ne shqiperi,ato duheshin nderruar me kohe,duhet te riviheshin emrat e vjeter.


    qe ishte ilirik dri ne austri dhe kte e di mire,shif njehere se kam postuar ca harta te panonnia-s me gjithe emrat e fiseve panonne.

    ps.ndoshta e ke keqkuptuar postimin tim.
    Most definitely...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Kosova-cassova

    Prej nga vjen emri KOSOVĖ

    KOSOVA-CASSOVA

    Nga Qazim Namani

    Cascova=Cassoua=Casstel+ova=Fusha e kėshtjellave
    Fusha e Kosovės= Fusha e kėshtjellave



    Rreth ubikimit tė qytetit mesjetar CASCOVA [1] kemi tė dhėna nga studiues tė ndryshėm. Disa studiues shqiptarė i pėrqafuan hipotezat e studiuesve serbė duke menduar se ky emėrtim ka etimologji sllave, ku fjala kos e emėrton shpendin e mėllenjės, duke pohuar se me emrin e kėtij shpendi ka shumė vendbanime nė shumė vende ku banojnė sllavėt.
    Si pas disa studiuesve shqiptarė qė merren me etimologji nė Kosovė ekzistojnė vendbanime tė regjistruara me kėtė emėr nė defterėt osmanė tė shek. XV. Skėnder Gashi shkruan se Ilaz Rexha pėr njė katund me emrin Kosovc, mendon se ishte katundi Kosovicė nė malėsinė e Gallapit. Emrin Kosovicė e mbanė edhe njė lagje e sotme e fshatit Strezofc. Disa studiues kėtė lokalitet mendojnė se duhet kėrkuar nė rrethinėn e Ferizajt, nė fshatin Kosin apo nė Varosh. Martin Segoni nga Novobėrda i cili prej vitit 1474 jetoj nė Padovė tė Italisė dhe si ipeshkėv nė Ulqin, kishte shkruar pėr Novobėrdėn dhe e pėrmend njė vend-luginė me emrin Kosovica, ku nė njėrėn anė tė kėsaj lugine shtrihet Prishtina kurse nė anėn tjetėr Novobėrda. Bazuar nė tė dhėnat e Segonit, i cili e njihte mirė terrenin, mund tė pohojmė se fjala ėshtė pėr rrjedhėn e lumit tė sotėm Prishtina, pasi ai vjen nga malet e Gallapit, ėshtė konsideruar si degė e lumit Llap. Po ashtu pasi qė Segoni thotė se, Kosova ishte nė rrjedhėn e lumit Llap, unė mendoj se, kjo luginė mund tė kėtė qenė lugina e fshatit Grashticė-Mramuer, ku nga kjo luginė nė njėrėn anė mbetet Prishtina kurse nė anėn tjetėr mbetet Novobėrda. Kėtė mendoj se e vėrteton edhe emri i katundit Kosino, qė pėrmendet bashkė me katundin e sotėm Busi, sot lagje e Mramurit, po ashtu dhe katundi Xhylkova sot Kilkov nė mes sė fshatrave Marec-Mramuer. Pėr mė tepėr, edhe humanisti raguzas, Alovsius Cervinus Tubero e pėrmend Kosovėn nė veprėn e tij tė botuar mė 1603, kur shkruan pėr betejėn e Kosovės tregon se, nė atė betejė morėn pjesė dardanėt, ilirėt dhe maqedonasit. Kėtė e thotė nė njė kronikė tė shek. XVI dhe Jeraksi, Logotheti i madh i Patrikanės se Stambollit pėrshkruan se, nė atė betejė, morėn pjesė arkontė nga Arvanitia=Shqipėria dhe nga viset qė quhen Dardani=Kosovė. Njė burim i shek. tė XV tregon se tregtaret qė shkonin nga Prishtina pėr nė Vushtrri duhej tė kalonin nėpėr pyje apo shkurre, pra nėpėr baschi di Cassova. Nga kjo kuptojmė se prej Prishtinės, pėr nė drejtim tė Vushtrrisė por edhe tė Podujevės pėr gjatė rrugės, kishte kėshtjella qė vėzhgonin rrugėtimin e tregtarėve perėndimorė. Perėndimorėt kėtė rajon e cilėsonin si tokė e pasur. Stojan Novakoviq kujtonte se qyteti Cascova ishte i imagjinuar, por nėse ka ekzistuar mendon se ishte Janjeva duke e mohuar thėnien e gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili qytetin Kosova nė shek. e XVII e cilėsoi si kadillėk. Kosova sipas Haxhi Kallfės ėshtė quajtur edhe Pallashima. Georg von Hahn propozonte qė qytetin Kosova duhet kėrkuar njė orė udhė larg nė jug tė Janjevės. Kryeipeshkvi i ipeshkvisė sė Shkupit, Don Mihal Suma, shkruan me 1632 se vendbanimi Kosova i pėrkiste famullisė sė Janjevės. Nė shkrimet e shek. tė XVIII kur shkruhej pėr betejėn e Kosovės nė mikroregjionin e Kosovės pėrmendet edhe Zveēani, Graēanica, Fusha e Kosovės, Prishtina, Lipiani etj. Fusha e Kosovės e rrethuar me njė varg kėshtjellash si Veletini, Gadimja, Surqina, Zhitia, Kaēaniku Burrniku, Petriqi, Jezercit, Suka nė Kreshtė tė vogėl afėr Kosharės, Halilaqi, Bardh i madh, Kėshtjella e qytetit nė Vushtrri, Dubovci, Strofci, Kollė, qyteti i Trepēės (Mazhiq-Rashani-Smrekonica), Banjė, Barileva, Siqeva, Tenezhdolli, Grashtica, etj., mendojmė se japin elemente tė mjaftueshme pėr ta kuptuar se fusha e Kosovės nuk ėshtė fusha e mėllenjave, si ėshtė shkruar nė literaturėn sllave dhe tė huaj nėn ndikimin e saj, ashtu si mendojnė disa studiues shqiptarė por ėshtė fusha e kėshtjellave, fusha e njė qytetėrimi shumė para ardhjes sė sllavėve ne kėto hapėsira. Mendoj se edhe rrafshina e Llapit nė komunėn e Podujevės, ėshtė quajtur nga popullata autoktone shqiptare “Kosova e vogėl” vetėm pėr shkak se rrethohet me njė varg kėshtjellash dhe qytete tė pasura me minierat e njohura si Bellasica, Berveniku, pastaj kėshtjellat e Braines, Ballocit, Tenezhdollit, Koliqit, Gllavnikut, Sharbanit etj. Edhe Kosovica si lagje e Strezocit e cekur mė lartė kufizohet me njė varg kėshtjellash dhe qytete pėrreth si: Qyteti i Marecit-Gllogovicės, Novobėrda, Kulina e Dardanės, Kulina e Krilevės, Grexhenikut, Busavatės, Kremenatės, por mund tė jetė dhe vetė Strezoci pasi ėshtė dėshmua si lokalitet i rėndėsishėm arkeologjik etj., qė dėshmojnė pėr njė rajon kėshtjellash. Njė karakteristikė tė tillė e hasim edhe nė rajonin e Ferizajt, Vushtrrisė, Mitrovicės, Lypjanit dhe komuna tjera qė territori i tyre shtrihet nė rrafshin e Kosovės, nė tė cilat janė evidentuar njė varg i kėshtjellave. Pėrveē ndėrtimit tė kėshtjellave nė bregore dhe male qė e rrethojnė fushėn e Kosovės, kishte vendbanime tė fortifikuara dhe nė vetė rrafshin e Kosovės si: Qyteti Ulpiana (Justiniana sekonda), Lypjani i vjetėr (Justiniana Poli), Vushtrria, Prishtina, Surqina, pastaj themelet e vjetra nė Pestovė, etj., qė lėnė tė kuptojmė se kėtė kėshtjella kishin prona tė mėdha nė fushėn e Kosovės. Avni Kėpuska nė librin e tij “Qenėsia e territorit dhe e kufijve etnikė autokton tė Kosovės” shkruan se Kosovėn e hasim nė variante tė ndryshme tė shkruar, por mė tė shpeshta janė: Kasava, Kasova, Kosuva dhe Kosova. Nėse kemi parasysh trajtat mė tė hershme- Kasava ose Kasova-segmentimi i pėrbėrjes sė tyre jep kas-a dhe va, qė tė dyja terma gjeografikė. Interpretimin e parė gjeografik tė emrit “Kosova” e ka bėrė akademiku Josip Rogliq, i cili thotė se janė terminologji tė gjuhės ilire. Sipas interpretimit tė Rogliqit dhe studimit tė Muharrem Carrabregut “Ēelėsi i Sistemit Ilirik tė Emrit gjeografik”, termi Kas-a pėrmban kuptimin e njė kodre, mali ose shkėmbi. Nė Dalmaci janė dy fusha karakteristike tė quajtura Kosovo, pėr tė cilat Pop Duklanini thotė se etimologjia e tyre i ka rrėnjėt qė nga kohėt ilire. Nė bazė tė termit gjeografik Kas janė gjithashtu edhe emrat: cassel, castel, cashtel, castelli. [2] Prof. Dr. Skender Riza, po ashtu mendon se fjala Kosovė duhet tė jetė fjalė e lashtė, ndoshta ilire apo thrake sepse emrin Kosova e hasim nė shumė vise tė Gadishullit Ballkanik: nė Bosnjė quhet njė vend Fushė Kosovė, nė rrethin e Dibrės ekziston fshati Kosovė, nė Dalmacinė jug-lindje tė fushės sė Kninit, gjendet njė fushė Kosovė nėpėrmjet tė sė cilės rrjedh lumi Kosovnica, nė jug-lindje tė Elbasanit ekziston fshati Kosovė, po ashtu edhe nė rrethinėn e Gjirokastrės gjendet fshati Kosovica, etj. [3]
    Nga tė dhėnat e cekura mė lart, mund tė pohojmė se etimologjinė e emrit Kosova duhet kėrkuar nga fjala latine pėr kėshtjella Casstel=Kėshtjellė dhe prapashtesa latine dhe turke ova=fushė qė do tė thotė fusha e kėshtjellave, nga ky version ka dalė dhe emri pėr Preshevėn si Presh dhe prapashtesa turke ova qė ka kuptimin fusha e preshit, pastaj Gjakova=Jakova qė ka kuptimin fusha e Jakut etj. Studiuesit tanė duhet lėnė anash tė gjitha shkrimet sllave qė janė shkruar rreth emrit tė kėtij lokaliteti nė mesjetė, duke dhėnė versione tė reja shkencore pėr kėtė emėrtim. Nga burimet e cekura mė lartė, tani ėshtė e ditur se kėtė qytet duhet kėrkuar nė anėn veri-lindore tė qytetit tė sotėm tė Prishtinės. Prof. Skender Rizaj mendon se ky qytet ėshtė Bellasica nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit llap. Mendoj se Belasica duhet tė jetė kalaja Belas e rindėrtuar nė kohėn e Perandorit Justinijan tė cilėn e pėrmend Prokopi i Cezaresė, e cila gjendet te fshatrat Sylevic dhe Murgull tė komunės sė Podujevės. Nė territorin e kėtyre fshatarėve ka zgjyrė metalesh dhe gjurmė tė vjetra qytetėrimi. Ky lokalitet ka njė largėsi prej Prishtinės, diku rreth 70km. Bazuar nė tė dhėnat e deri tanishme pėr Kosovėn si vendbanim-qytet mesjetar, mendoj se kėtė lokalitet duhet kėrkuar mė afėr vendit ku thuhet se ėshtė zhvilluar beteja e Kosovės. Emri i lokalitetit tė Kosovės mendoj se ka tė bėjė me ndonjė kėshtjellė dardane, por i pėrshtatur nė gjuhėn sllave pėr tė krijuar mė vonė mitin pėr Kosovėn. Ka shumė mundėsi qė emri i kėshtjellės CASTELONA e pėrshkruar nė listėn e rindėrtimeve tė kėshtjellave nė dardani nga Prokopi i Cezares, tė jetė deformuar nė variantin sllav CASSOVA-CASOVA-KOSOVO, andaj me kėtė ēėshtje duhet tė merren studiuesit tanė mė eminentė tė historisė dhe gjuhės.
    Pas betejės tė lumi Marica(1371) Osmanėt i vazhduan pushtimet e tyre, ata me 1375 e pushtuan qytetin e Nishit, kėshtu ju ofruan territoreve tė kontrolluara nga princ vendorė tė cilėt duke parė rrezikun organizuan njė aleancė nė tė cilėn pėrveē shqiptarėve nga Dardania (Kosova), morėn pjesė edhe princė shqiptarė nga trevat tjera shqiptare; beteja u zhvillua nė Plloqnik (1386). Pas kėsaj beteje Sulltan Murati i I solli pėrforcime nga Azia e Vogėl por dhe nga Gadishulli Ballkanik, ku nė anėn e sulltanit morėn pjesė dhe vasal serbė si; Konstantin Dejanoviē, mbreti Marko si edhe disa shqiptarė nga Epiri dhe Thesalia. Beteja u zhvillua nė Kosovė. [4]
    Kosova pėrmendet si lokalitet i vjetėr xehetar nė vitin 1423, qė e kishte ligjin e vet tė kodifikuar mė 22 Mars 1488. Ky ligj ndahet nė 16 paragrafė, qė i rregullonte tė gjitha ēėshtjet ekonomike, politike dhe sociale tė vendit. Cassova (Kosova) shėnohet si vendbanim nė hartat e Evropės nga fundi i shek. XV. Po ashtu nė “Tabela Moderna, Polonia, Ungarie….”tė Bontentance mė 1507 ėshtė shėnuar Kosova (Cascova) si lokalitet, pastaj Gasteldi mė 1548, nė Venedik boton “Tavole nouva di schiavonia”, ku paraqitet Kosova si lokalitet. Prej vitit 1570-1580 Kosova si vendbanim pėrmendet nė tri fermanė qė kanė tė bėjnė me vjeljen e taksave, kurse nė katėr fermanė nga vitet 1579/80, 1588, 1595 lidhur me falsifikimet e monedhave dhe trazirave. Prof. Skender Rizaj shkruan se nė ligjin mbi xeherore nė kohėn e sundimit tė Sylejman Kanunit (ligjdhėnėsit), Kosova ose me emėr tjetėr Bellasica pėrfshihet nė mesin e xehetar kryesore tė Perandorisė Osmane. Nė vitin 1565 Kosova kėrkonte ekspertė pėr mihjen e minierave, ku sipas fermanit tė vitit 1574 lartėsia e qirasė tė xeherores sė Kosovės-Bellasicės ishte 300.000 akēe. Sipas Haxhi Kallfės mė 1650, Kosova ndodhej nė mes Prishtinės dhe Kushumlisė, dhe kishte 19 ditė rrugė nga Stambolli. Nga njė tregtar Dubrovnikas Kosova pėrmendet ne vitet 1660,1661 si lokalitet prej nga Dubrovnikasit kanė transportuar lesh. Kosova pėr herė tė fundit pėrmendet nė vitin 1689 kur kishte rėnė nė duar tė austriakėve. [5] Sipas njė shėnimi anglez, Kosova gjendej 7 mila nė verilindje tė Prishtinės. Nė afėrsi tė kėtij qyteti ėshtė zhvilluar beteja e Kosovės nė tė cilėn turqit nėn komandėn e sulltan Muratit I, mė 15 Qershor 1389 fituan kundėr koalicionit ballkanik. [6]
    Bazuar nė kėtė shėnim anglez dhe tė dhėnave nė terren, mund tė pohojmė se kjo e dhėnė ėshtė mė e sakta pėr ubikimin e qytetit tė Kosovės. Sipas hulumtimeve nė terren mund tė pohoj se ky lokalitet mund tė jetė qyteti i Grashticės-Mramurit qė i pėrgjigjet distancės sė cekur prej 7 mila dhe po ashtu ky lokalitet gjendet nė pjesėn verilindore tė Prishtinės. Nė Grashticė ekzistojnė dy kėshtjella tė ngjitura mes vete, kalaja e vogėl dhe kalaja e madhe, tė cilat e kanė dhe rogėn e qjytetit. Nė kala vėrehen muret rrethuese dhe kisha jashtė mureve rrethuese, ku janė gjetur dhe tulla tė periudhės romake. Poshtė kalasė pėr gjatė rrjedhės sė lumit nė gjatėsi prej rreth 1 km ka themele po tė njėjtės periudhė. Po ashtu buzė lumit ėshtė zbuluar njė kishė paleokristiane, themelet e objekteve nė vendin e quajtur “Hanishte” dhe sistemi i ujitjes nė hyrje tė fshatit Mramuer. Pak mė lart nė fshatin Mramuer ekzistojnė themelet e manastirit. Kėtu i hasim dhe toponimet lugu i gjytetit, lugu i kishės, zgjyrė tė metaleve qė kanė mbetur nga shkritoret e mineraleve, po ashtu nė fshatin Mramor nė lokalitetin lugu i gjytetit mbi ugria ka mbetje tė themeleve tė objekteve, pastaj lugu i manastirit. Pėr ekzistimin e kėtij qyteti do tė dėshmonte ndoshta dhe ruajtja e mbiemrit Kosova tė disa banorė tė Prishtinės dhe Prizrenit deri nė ditėt e sotme. Nė kėtė lokalitet po ashtu ka zgjyrė metalesh, Suka e Radashecit-Grashticės nė popull quhet edhe “Sulltan tepe” qė na shtyn tė mendojmė se pikėrisht nė kėtė kodėr ishte vendosur vetė Sultan Murati i parė i cili vėzhgonte situatėn nė betejėn e Kosovės. Ėshtė me rėndėsi tė ceket se nga kjo kodėr duket vendi ku thuhet se u zhvillu beteja e Kosovės. Jo larg nga suka e Radashecit-Grashticės gjendet kalaja e Siqevės (Kodra e Kunės), tė cilės i vėrehen muret e objekteve, po ashtu nė kodrėn e Kunės janė themelet e njė kishe nga e cila janė dalė disa tjegulla dyshemeje me ornamente dekorimi tė periudhės romake. Duke i shtuar dhe gjurmėt tjera nė fshatrat pėrreth, mund tė pohojmė se shėnimet e kronistit anglez pėr Kosovėn janė tė sakta dhe kėtė qytet duhet kėrkuar nė territorin e lartcekur.


    ________________________________________
    [1] Prof. dr Skender Rizaj, “Kosova gjatė shek.XV,XVI dhe XVII” Prishtinė 1982, fq. 215
    [2] Avni K Kėpuska “Qenėsia e Territorit dhe e kufijve etnik autokton tė Kosovės Prishtinė 2003 fq. 140-142
    [3] Prof Dr. Skėnder Rizaj, “Kosova gjatė shekujve XV< XVI dhe XVII” Prishtinė 1982 fq. 273
    [4] Prof. dr. Skėnder Rizaj “Kosova gjatė Shek. XV,XVI,XVII” fq 16
    [5] Prof. dr. Skėnder Rizaj Vjetar nr. XXIX_XXX fq. 175,176 Prishtinė 2003
    [6] PO aty fq.177

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Kosva me etapa;

    Dardanie=romaket
    Misi=bizantinet
    Kosobus=greket
    Kosspjopedion=grekė
    Rigomezrie=hungarezet
    Campus Merlanus=latinet
    Amselfelder=gjer.
    Skaskua=1546
    Kassovia
    Kossovie
    Kasov=shqip popullore




    Kassovia
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Historiografia pėr emrin Kosovė – Kosova

    Historiografia pėr emrin Kosovė – Kosova

    Nga Dr. sc. Enver Rexha

    Emri ėshtė elementi i parė i identitetit tė njeriut, kombit, vendit, e po ashtu edhe i shtetit. Pasi qė bėhet fjalė pėr emrin e shtetit tonė “Kosova”, fillimisht dua tė them se, nuk di si tė ndihem sot, krenar i zhgėnjyer apo i nevrikosur, e po ashtu, nuk di si ndihen studiuesit tjerė si, historianė, gjeografė, gjuhėtarė etj., kur shkruajmė dhe e pėrdorim emrin nė punime tė ndryshme e nuk e kemi ende tė qartė kuptimin apo prejardhjen e tij.
    Rreth kėsaj qė u tha mė lartė, kisha pėr tė shtuar dhe at se, tė habit fakti qė deri mė sot, kemi shumė pak rezultate, studime nga studiuesit shqiptar tė Kosovės qė janė marrė me kėtė ēėshtje. Kureshtja ime qė tė merrem me kėtė punė nis nga dy arsye. E para, kur disa muaj mė parė lexova nė gazetėn ditore punimin e botuar tė historianit Qazim Namani me titull “Fusha e Kosovės – Fusha e Kėshtjellave”, i cili emrin “Kosova” e nxjerr me prejardhje nga gjuha shqipe. E dyta, kur pak javė para shpalljes sė Pavarėsisė sė vendit, mjetet tona tė informimit, si televizioni e gazeta ditore, paraqiten intervista tė marra nga studiues e politikan vendor ku shtrohej pyetja: se nga e ka prejardhjen emri, kur emri pėrmendet pėr herė tė parė nė burimet e literaturėn historike dhe se, si do tė njihet vendi me emrin zyrtar pas njohjes ndėrkombėtare: Kosovė-a apo “Kosovo” (varianti qė pretendohet pėr shumė kohė e edhe sot nga historiografia serbe). Pėr fat tė keq, pėrgjigjet rreth kėtyre pyetjeve ishin mjaft konfuze dhe tė pa qarta nga tė intervistuarit. Kėto arsye, mė bėn qė tė merrem me hulumtimin dhe studimin e tė dhėnave - burimeve dhe literaturės historike qė kanė tė bėjnė me emrin ‘’Kosova’’, me qėllim qė tė kemi njė pasqyrė sa mė reale pėr kuptimin dhe prejardhjen e tij.
    Fillimisht duhet tė dimė qė, emri i sotėm i vendit dhe shtetit tonė “Kosovė-a”, si toponim ėshtė emėr historik, i cili sot pėrfshinė vetėm njė pjesė tė territorit (pjesėn qendrore) tė Dardanisė antike e cila gjendej nė qendėr tė Gadishullit Ilirik, sot Ballkanik. Regjioni gjatė historisė sė vet, ishte sė pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit (Campus Dardanci), pėr pak kohė nė mesjetė nėn Sllavėt e mė pas nėn Perandorinė Osmane, kur ndahet si njėsi e veēantė “Vilajet” (1877-1912). Gjatė kohės tė Jugosllavisė sė vjetėr (pasi qė vendi ishte okupuar mė 1913 dhe riokupuar mė 1918 nga Serbia), territori i Kosovės ėshtė ndarė nė tri zona – “zhupani” si: Zetės, Vardarit dhe Moravės (1921-1931), tė cilat mė vonė u shndėrruan nė “banovina” regjionale (1929-1939). Pas luftės sė Dytė Botėrore, territori bashkohet dhe formohet njė njėsi e re administrative dhe territoriale nėn Jugosllavinė e re qė do tė quhet, Territori i Krahinės Autonome tė Kosovės e Metohisė – “Kosmet” (1945- 1968). Nga viti 1968, vendi zgjeron statusin e tij, e do tė quhet Krahina Autonome e Kosovės - Kosova, e cila vepron deri nė vitin 1999, kur vendi pas luftės (1998-99) pavarėsohet dhe sot njihet ndėrkombėtarisht me emrin Republika e Kosovės.
    Kėshtu, emri i sotėm i vendit “Kosovė” nga aspekti historikė, merret si pasardhėsi i emrit tė vjetėr tė vendit qė quhej “Dardani”. Tė dhėnat e para historiografike pėr emrin “Kosovė” (nė kuptimin e ngushtė tė fjalės “Fusha e Kosovės”) janė relativisht tė vona nė histori, edhe pse emri nė aspektin gjeografik pėrmendet qė nga shek. XIV. Emri historikė i vendit “Kosovė” njihet nga gjysma e dytė e shek. XIX, kur krijohet Vilajeti i Kosovės si njėsi administrative e territoriale nėn Perandorinė Osmane, qė pėrfshinte njė territor mė tė gjerė se qė ka sot (afro 30.000 km), duke vazhduar tė mbijetoj deri nė ditėt e sotme (shumė i zvogėluar, me 10.870 km).
    Mendoj qė, ėshtė shumė me rėndėsi tė njihemi pėrgjithėsisht me qėndrimet historiografike qė janė dhėnė deri mė tani rreth emrit tė vendit tonė “Kosovė-a”. Lidhur me kėtė, duhet tė themi qė, rreth prejardhjes sė emrit tė vendit ‘’Kosovė/a’’, ka lindė problemi qe njė kohė tė gjatė dhe ai, nė mes historiografisė serbe dhe historiografisė tonė shqiptare. Historiografia serbe pėrgjithėsisht, kuptimin dhe prejardhjen e emrit mundohet ta nxjerr nga gjuha sllave-serbe. Duhet theksuar se, nė kėtė drejtim, shumė mė tepėr ėshtė angazhuar dhe ka punuar historiografia serbe, e cila i pėrkushton ēėshtjes dhjetėra punime deri sot, duke filluar qė nga vitet e para tė shek. XX. Rezultatet e dhėna tė deritashme nga historiografia serbe, siē do tė shohim nė kėtė punim, do tė jenė pėrgjithėsisht tė llojllojshme, tė sakta e tė pa sakta, tė deformuara, e pėr mė tepėr sipas mendimit tim, qėndrime tendencioze e skajshmėrisht tė politizuara.
    Historiografia serbe, mund tė themi pa pėrjashtime, veēohet nė kėtė drejtim me qėndrimet e saja se, emri “Kosova” ka prejardhje (etimologji) nga gjuha sllave-serbe. Prejardhja e emrit, konsiderohet qė rrjedhė nga gjuhėt sllave tė jugut, ku fjala “kos”, “kosov”, “kosovac” e “kosoviq”, kanė kuptimin e shpendit (zogut) “mėllenjė” (merula), pėrkatėsisht “zogu i mėllenjės” apo “zogu i zi”. Kėshtu, nocioni kryesor dhe rėndėsia e emrit ‘’Kosovė’’, apo kuptimi i thirrjeve tė ndryshme (mendohet nė emėrtimet si, ‘’Serbia e Vjetėr’’, ‘’Serbia Jugore’’, ‘’Kosova e Metohija’’etj., E. R.), ka rėndėsi dhe kuptim tė ndryshėm nė disa shoqėri etnike. Te Serbėt, emri shėnon, pėrcakton ‘’tokėn serbe’’, ‘’hapėsirėn e Jerusalemit serb’’, e cila ngriti shkėlqimin kulturorė e ekonomikė nė mesjetė, qė nė mėnyrė brutale e ndėrpreu ardhja e Osmanlijėve. Mė tutje thuhet:’’se pėr serbin mesatar emri ‘Kosova’ ėshtė emėr qiellor, i cili shėnon, cakton tokėn e shenjtė [...]’’. Sipas kalkulimeve tė politizuara dhe tė mitologjizuara tė studiuesve serb rreth emrit, theksohet se, heronjtė serb tė rėnė nė Fushė Kosovė (Beteja e Kosovės – 1389) janė kthyer nė “mėllenja” dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre pėr disfatė e qė nga atėherė na ardhka dhe emri Fushė Kosovė, ku “kos” ėshtė fjala serbe pėr “mėllenjė”. Emri i plotė i Krahinės (bėhet fjalė pėr periudhėn kur Kosova gjendej nė ish Republikėn Jugosllave, E. R.), e cila ėshtė juridikisht nė Serbi, ėshtė “Kosova e Metohija”. Ka shumė simbolika nė kėtė emėr. “Kosovo” ėshtė, nė serbisht, toka “Kosova”, “zogjve tė zinj”, ndėrsa “Metohija” tokė “metohie”, “prona manastiresh”[...]. ” Nė kohen e humbjes mė 1389, nė ‘tokėn e manastireve dhe tė zogjve tė zinj’ jetuan ‘serbėt’ dhe njė numėr ‘simbolik’ i shqiptarėve”.
    Etimologėt serb ndėr kohė mė tepėr sikur e largojnė qėndrimin nga emri “kos” pėr ta nxjerrė kuptimin nga emri “kos-a” - “kositi”, qė ka kuptimin e veglės bujqėsore pėr korrjen, prerjen e bimėve, drithėrave etj. Sipas historiografisė serbe, emri “Kosova” pėrmendet pėr herė tė parė para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389 nė njė diplomė (krisobul) mesjetare, origjinali i tė cilės i takon kohės sė Stefan Nemanjės. Nė kėtė shkrim pėrmendet emri i rrethit i quajtur “Kosova”, i cili duhej tė paguante taksa manastirit Studenicė. Pėr kėtė tė dhėnė tė parė tė emrit “Kosova” qė i takon kohės sė S. Nemanjės, i cili vdiq nė dhjetėvjetėshin e fundit tė shek. XII, kuptohet se edhe emri pėrmendet qė nga ajo kohė. Pėr diplomėn nė fjalė, autori A. Urosheviq thekson se, sipas fjalėve dhe disa emrave, ndėr ta dhe emri “Kosova”, qė ishin shkruar nė te asokohe, mendoj qė ky dorėshkrim u plotėsua mė vonė, pra nė kohen e re, sepse emra tė tillė nuk ka pasur nė kohen e Stefan Nemanjės e as nė gjuhen tonė. Kėshtu nė kėtė dorėshkrim (tė diplomės) hyri dhe emri “Kosovė”. Emri gjeografik “Kosova” paraqitet tek pas betejės sė vitit 1389. Deri atėherė ky emėr me njė pėrjashtim tė dyshimtė, asnjėherė nuk pėrmendet me emrin “Kosova”. Pas Betejės sė Kosovės treva e Kosovės sė sotme gjithherė thirret me emrin “Kosovė”. Pas Betejės sė Kosovės, vendi i Kosovės sė sotme, gjithherė thirret “Kosovė” si nė shkrimet tona, turke dhe tė huaja. Kuptimin e kėtij emri tė huajt, sigurisht sipas pėrshkrimit – pėrkthimit tė vendasve, e kuptojnė sikur vjen nga emėrtimi i zogut “kos”, sepse pėrkthehet si Campus Merulae ose Shamp de Merles ose Amselfeld. Emėrtimi “Kosova e Metohija” nė vend tė “Serbia e Vjetėr” (Stara Srbija), u krijua tek pas luftės sė Dytė Botėrore. Sipas burimeve historike (serbe, E. R.) “Serbia e Vjetėr”, nė tė sotmen “Kosovė e Metohi”, pėrbėhej gjatė mesjetės nga 9 krahina (zhupa). Edhe gjatė shek. XVI e XVII, po sipas burimeve historike, gjitha kėto krahina thirreshin me emrin e pėrgjithshėm “Serbi e Vjetėr”. Sipas dėshmive tė shkruara nga Sava “Biografia mbi Nemanjėn”, Stefan Nemanja (1114-1200) bashkoi “shtetet serbe” dhe qė nga atėherė territori i sotėm i “Kosovės e Metohisė” (Serbia e Vjetėr) hynė nė kuadėr tė “shtetit tė madh serb”. Nga kryengritja e Parė dhe e Dytė serbe, 1804 dhe 1813, sikur dhe nė Mbretnin Serbe dhe Jugosllavi e deri te lufta e Dytė Botėrore, nė pėrdorimet zyrtare – shtetėrore ėshtė pėrdor termi “Serbia e Vjetėr”, ashtu si dhe nė hartat gjeografike, dokumente historike, literaturėn shkencore dhe shkrimet diplomatike, a sidomos nė studimet toponimike. Emri ‘’Serbia e Vjetėr’’ si thirrje gjeografike, vendoset nė shek. e XIX, nėn ndjenjėn e ndėrrimeve qė pėsoi pas ēlirimit Principata Serbe. Kur Principata e Serbisė, filloi tė paraqitet si trevė e veēantė nė Harta, gjeografėt (serb, E. R.) u dashtė tė krijojnė emrin e ri gjeografikė pėr ato treva tė ‘’shtetit mesjetar serbė’’tė cilat nuk hynė nė pėrbėrje tė Principatės. Me ‘’Serbi tė Vjetėr’’ u quajtėn atėherė tė gjitha trevat qendrore, jugore dhe jug veriore tė ‘’serbisė mesjetare’’. Autori D. Bogdanoviq nė librin e tij kushtuar historisė sė “Kosovės” thekson se, vetė emrin “Kosova” do ta pėrdori kushtimisht sepse, nė qoftė se ėshtė fjala pėr krahinėn, emri i sotėm qė e thėrrasim ėshtė turko-shqiptar (tursko-albanski), e rrjedh nga emėrtimi i “Vilajetit tė Kosovės” (Kosova), i cili pėrfshinte para luftės sė parė ballkanike gjithė territorin e Sanxhakut ( Novi Pazarit) me Polimljen e Epėrme, pastaj territorin e “Kosovės e Metohisė”, Maqedoninė Veriore deri te Velesi dhe at Lindore me rrjedhėn e plotė tė Bregalnices. Insistimi pėr at emėrim (Kosova, E. R.), krahas lėvizjes sė autonomisė drejt njėsisė mė lartė, asaj federale (1968), kishte pėr ēdo kėnd qė merret vesh me historinė – parathirrje nacionaliste e pretendimeve tė “mėdha shqiptare”.[...] Nė dokumentet e PKJ, para dhe gjatė luftės sė Dytė, si dhe nė dokumentet e sė drejtės kushtetuese tė Jugosllavisė sė re, ky regjion quhej “ Kosova e Metohija”, edhe pse dhe ky emėrtim nuk ishte krejt i vėrtetė, sepse territori i tij pėrfshinte dhe treva tjera me emra tė veēantė. Nga pikėpamja e gjeografisė regjionale, as ky emėr nuk ka qenė plotėsisht i arsyetuar. Kėshtu, historikisht dhe sipas traditės (serbe), as emri i parė (Kosova) e i dytė (Metohija) nuk janė zbatuar nė kėtė territor dhe nė hapėsirėn e tij. Me arsyen mė tė madhe, pra ėshtė folur para vitit 1912 pėr “Serbinė e Vjetėr”, sepse kjo ishte foleja e “ kulturės dhe e shtetit tė vjetėr serb”[...]. Por ne do ta pėrdorim emrin “Kosova”, jo vetėm se ai ka hyr nė pėrdorim tė pėrgjithshėm si shenjė pėr tėrė trevėn por mė tepėr pėr at se, ky emėr tani ėshtė njė problem aktualė, politikė e historikė, i cili me kėtė emėr ėshtė i njohur dhe ka hyrė nė botė. Duke hulumtuar nė tė kaluarėn historike mesjetare tė Kosovės nė hapėsirė tė gjerė, krahas ‘’Fushė Kosovės’’ dhe ‘’Kosovicės’’ qė vazhduan tė jetojnė, nuk kemi tė dhėna tjera pėr tė ditur mė tepėr pėr emrin. Por sot, duhet ditur dhe duhet tė merret parasysh dallimi nė mes “Kosovės” mesjetare, e cila ishte nė rend tė parė thirrje gjeografike dhe emėrtimit modern tė gjerė tė “Kosovės” si tersi administrative tė datimit tė ri. Emri “Kosovė” filloi tė zgjerohet me krijimin e Vilajetit tė Kosovės (shek. XIX). Hapi mė i madh i zgjerimit merret mė 1968, kur emri prej dy pjesėve i krahinės autonome “Kosova e Metohija” ndėrrohet me emrin “Kosova”.
    Pėrveē tė dhėnave tė paraqitura mė lartė, do tė paraqesim dhe qėndrime tė tjera qė jepen nga shumė autorė tjerė tė historiografisė serbe pėr emrin ‘’Kosova’’. Pa pėrjashtime, emrin “Kosova”, nė njėqind vitet e fundit, e gjejmė tė manipuluar nga autorėt e historiografisė serbe nė disa forma dhe trajtime, afėrsisht me qėndrimet e lartpėrmendura. Emėrtimet pėr “Kosovė-n”, prodhohen sipas dėshirave dhe qejfeve dhe i gjejmė nė format si: “Serbia e Vjetėr”, “Serbia Jugore”, “Kosova e Metohija” - “Kosmet” e “Kosovo”, emėrtime kėto, tė cilat nuk kanė tė ndalur as nė punimet e ditėve tona. Kjo vlen edhe pėr emėrtimet e popullit shqiptarė tė Kosovės, kur nga po kjo historiografi, shqiptarėt quhen ndėrkohė: “arnaut”,“arnautash” e “shiptari”. Termi ‘’shiptar’’ ndonėse i ri, u shti nė pėrdorim nė kėtė territor. Pėrndryshe, termi ‘’shiptar’’ si opsion, ishte gjatė nė pėrdorimin zyrtar nė ‘’Kosovė’’, afėrsisht deri nė vitet 1968.
    Emrin nė trajtėn “Serbi e Vjetėr”, e hasim pothuajse nė tė gjitha shkrimet historike dhe materialin hartografik tė historiografisė serbe tė viteve tė fund shek. XIX, e duke vazhduar deri nė periudhėn e luftės sė Parė Botėrore, duke u pėrdor ndėrkohė deri nė ditėt e sotme. Nga vitet 1920 e deri mė 1940, emri i vendit parapėlqehet tė shkruhet dhe tė thirret edhe si, “Serbia e Re” (pėr pak kohė, nga viti 1913-1918) dhe “Serbia Jugore” (ku pėrveē territorit tė sotėm tė Kosovės, pėrfshihej dhe territori i Maqedonisė sė sotme e mė gjerė). Trajta e emrit “Kosovė e Metohi” qė pėrdoret nga vitet 1945 e deri mė 1968, edhe sot pretendohet nga “Serbia” tė jetė emri “zyrtar” i “Kosovės”. Qėndrimet e tilla i gjejmė, kushtimisht po e them, edhe te autorėt e mėdhenj tė historiografisė serbe, si: M.S. Milojeviē, J. Ristiē, S. Novakoviē, S. Protiē, V. Gjorgjeviē, J.Cvijiē, S. Stanojeviē, R. Novakoviē, N. Kostiē, J. H. Vasileviē, J. Dedijer, D. Kovaqeviē, S. Ēirkoviē, A. Urosheviē, D. T. Batakoviē, D. Bogdanoviē dhe te shumė autorė tė tjerė.
    Duhet tė dihet qė, edhe nė shumė punime tjera tė autorėve serb kemi kėto qėndrime, tė cilat janė mė tepėr tė karakterit politik se sa shkencor, e pėr mė tepėr janė qėndrime qė autorėt i prodhojnė, i arsyetojnė etj., por ato siē do tė shihet, dalin tė jenė historikisht tė pa verifikuara, pra janė qėndrime tė falsifikuara.
    Historiografia turke na ofron njė tė dhėnė interesante sa i takon prejardhjes sė emrit. Kjo historiografi na ofron variantin turk tė prejardhjes sė emrit “Kosova”. Enciklopedia turke emrin e shpjegon sipas emrit “Koh – soh – vah”, qė ėshtė emėr origjinal turk dhe do tė thotė “fushė e mėllenjave”. Nė gjuhėn turke fjala “Kus” lexohet “Kosh” qė do tė thotė “mėllenjė”, derisa nė turqishten e vjetėr fjala “Kus” ka qenė adekuate pėr “mėllenjat”, ndėrsa “ova” do tė thotė “fushė”.
    Po ashtu kemi dhe disa punime, por tė pakta nė numėr, tė autorėve shqiptarė tė Kosovės, kryesisht tė punuara qė nga vitet e tetėdhjeta tė shek. XX, qė janė marr me prejardhjen dhe origjinėn e emrit “Kosova”. Duhet domosdo tė theksohet se, vlen pėr ti veēuar vetėm autorėt , tė cilėt emrin e vendit dhe prejardhjen, origjinėn e nxjerrin nga emėr vendi, vendbanimi, mali, kėshtjelle apo qyteti nga hapėsira e territorit vendor, tė cilėt me punėn e tyre arrijnė nė pėrfundime qė, emri ka origjinėn nga gjuha ilire-latine, shqipe etj. Ndėr autorėt qė veēohen nė kėtė drejtim, kisha pėr ti pėrmendur kėta: Muharrem Carabregu, Skender Rizaj, Ejup Statovci, Avni Kėpuska e Qazim Namani.
    Fatkeqėsisht, kemi dhe disa autorė shqiptar tė cilėt duke mos pasur dije tė mjaftueshme, e ma merr mendja edhe duke qenė nėn ndikimin dhe shkollėn e historiografisė serbe, nė punimet apo deklarimet e tyre rreth emrit te vendit, prejardhjen dhe etimologjinė e tij e shpjegojnė se rrjedh nga gjuha sllave. Pėr mė keq, kemi dhe raste kur ndonjė i ashtuquajtur ‘’studiues’’ i joni, deklarohet dhe shpjegon se, emri “Kosova” pėr herė tė parė nė burimet historike pėrmendet apo shkruhet nė trajtėn “ Kosovo”. Pėr kėta ‘’studiues’’ as qė e vlen tė bėhet fjalė, le ti kanė nė ndėrgjegje ‘’dijet’’ e tyre.
    Historiografia ndėrkombėtare nė shumė punime shkencore qė i’a kushton historisė sė Kosovės, regjionit e mė gjerė, nė rastet e shumta nuk merret me prejardhjen e emrit “Kosovė”. Ėshtė njė numėr relativisht i vogėl i punimeve qė i qasen ēėshtjes sė emrit, dhe atė, duke e shpjeguar shkurt e sipėrfaqėsisht. E keqja ėshtė se, kemi edhe ndonjė rast, kur nė kėto punime, nga ndonjė autorė, merret versioni i historiografisė serbe rreth prejardhjes sė emrit, e kjo ėshtė njė propagandė e keqe nė kėtė drejtim. Fatkeqėsisht, kjo ndodh pėr njė arsye. Dihet qė historiografia serbe ka shumė punime tendencioze e jo objektive, qė pėrveē emrit, pėrgjithėsisht i dedikohen historisė sė popullit shqiptarė dhe Kosovės. Punimet qė janė mė tė rėndėsishme pėr propagandė shkencore anti shqiptare, institucionet serbe i pėrkthejnė nė gjuhėt kryesore botėrore (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rusisht etj.) dhe i shpėrndajnė institucioneve shkencore botėrore dhe opinionit tė gjerė ndėrkombėtar.
    Nė vazhdim, do tė paraqesim dėshmi tė cilat do tė lidhen me kohėn kur emri fillon tė pėrmendet mė tepėr nga tė dhėnat historiografike. Duhet tė dimė se, emri “Fusha e Kosovės” -“Kosova”, vendi ku ishte zhvilluar lufta e vitit 1389, e njohur nė historiografi si “Beteja e Kosovės”, nė mes tė Koalicionit tė popujve ballkanik dhe Osmanėve (Turqve), nga historiografia evropiane e mė gjėrė, njihet edhe me emrat: Amselfeld (Gjermanisht), Campia Mierlei (Rumanisht), Champs des Merles (Frengjisht), Kosifopedhio (Greqisht), Rigomezo (Hungarisht), Campus Turdurum (Latinisht), Campus Merulae (quhet nga kronistėt latin), Kosovo Polje (Serbisht) dhe Kosova (Turqisht).
    Dėshmitė, ndėr tė parat, pėr emrin e vendit, fushės, malit, katundit-fshatit, qytetit tė quajtur “Kosovė/a”, i gjejmė nė dokumentet e kohės qė dalin qė nga fillimi i shek. XV. Ipeshkvi i Ulqinit, Martino Segano (i lindur nė qytetin Novobėrdė tė Kosovės), i cili pėr njė kohė ishte dhe famullitar vendas i kishės katolike nė Novobėrdė, nė njė shkrim tė vetin me karakter gjeografik kushtuar vendlindjes gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XV, e pėrmend njė luginė tė quajtur “Kosovitza” nėpėr tė cilėn po kaluaka lumi Llap, ku nga vendi nė njėrėn anė gjendet Prishtina e nė anėn tjetėr Novobėrda. Nga shkrimi greqisht i Konstantin Filozofit i shek. XV, nė kontest tė pėrshkrimit tė Betejės sė Kosovės, pėrmendet dy herė njė vend i quajtur “Kosova/Kosovė”. Shėnimi tjetėr i shek. XV tregon se, pėr tė shkuar nga Prishtina pėr nė Vuqitėrn, tregtarėt duhej tė kalonin nėpėr “pyje (male) tė Kosovės”, pėrkatėsisht nėpėr “boschi di Cossova”. Nga Libri i borxhlinjve i vitit 1438, i tregtarit dubrovnikas, Michael de Luchari, i cili veproi nė Novobėrdė, nė afėrsi tė kėtij qyteti, pėrmend katundin “Chosouiza”. Nga punimet e studiuesit Muhamet Tėrnava, kemi tė dhėnat dhe pėr katundin “Kosofc” nė regjionin e Llapit, i cili pėrmendet nė vitin 1455, e qė dėshmohet dhe nė regjistrimet e viteve 1566 e 1574. Duket se po me kėtė katund ka tė bėj dhe studiuesi Iljaz Rexha, kur thekson se, dokumentet e viteve 1566/1574, e paraqesin katundin “Kosovc” por qė gjendet nė krahinėn e Gallapit.
    Udhėpėrshkruesi i shek. XVI, Petantius, kur po kalonte nėpėr kėtė trevė, shkruan se, pėrgjatė rrugės qė shpie pėr Procopia (Prokuplje) nė Nisum (Nish) nėse lėshohesh poshtė, kah jugu, jo fort larg shtrihet lugina “Kosovitza” pėrmes sė cilės kalon lumi Llap. Libri i botuar nė Venedik mė 1605, nga Giacomo di Pietro Luccari, kur flet mbi Betejėn e vitit 1389, tregon se, sulltan Murati depėrtoi deri nė vendin e quajtur “Kosovė”, qė Gjermanet e quajnė “Amselveld”, Hungarezėt – “Rigomezev” a Turqit – “Cossova”. Sipas tė dhėnave qė i paraqet Haxhi Kalfa nga viti 1650, “Kosova” ishte Kadillėk (Kaza) i Sanxhakut tė Vuēitėrnės qė ndodhet mes Prishtinės dhe Kurshumlisė. Po ky autor, pra gjeografi turk Haxhi Kalfa, gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XVII, pėrmend qytetin “Kosova” duke e cilėsuar si Kadillėk. Historiani Skender Rizaj, paraqet dėshmitė e studiuesit anglez J. Mackay, qė tregojnė se, ekzistonte njė “qytet” qė quhet “Kosova” dhe i cili gjendej afro 7 (shtatė) milje (1 milje = 1.852 m) nė verilindje tė Prishtinės nė Rumeli (Ballkan). Po ky autor, na tregon se, “Kosova” ishte qytet dhe se njihej si lokalitet i vjetėr xehetarė. Njė defter i vitit 1498, pėrmend “Kosovėn”, duke treguar qė ishte dhe lokalitet i rėndėsishėm xehetarė [...]. “Kosova” si qytet antik, mesjetar dhe i kohės sė re u rrėnua nė fund tė shek. XVII, por fama e tij nuk u rrėnua, emri i tij pėrfshiu njė territor shumė mė tė gjerė tė Gadishullit Ballkanik. Qyteti ‘’Kosova’’ ishte njėri ndėr qytetet qė ranė nė duart e austriakėve nė viti 1689.
    Pas tė gjitha kėtyre qė u thanė, do tė japim tė dhėna interesante qė kanė tė bėjnė me emrin “Kosova”, tė cilat dalin nga burimet hartografike (gjeografike). Kėto tė dhėna do tė paraqiten nė shumė Harta tė punuara nga studiues evropian qė pėrfshijnė periudhėn kohore qė nga shek. XV e deri nė shek. XIX. Nė kėtė drejtim duhet ta falėnderojmė studiuesin Muharren Carabregu, i cili me punėn e tij, na mundėsoi qė ti njohim burimet hartografike qė kanė tė bėjnė me emrin e vendit tonė ‘’Kosovė’’. Rezultatet e punės sė tij, kryesisht ato qė kanė tė bėjnė me punėn tonė, do ti paraqesim nė vijim tė punimit. Fillimisht, ėshtė shumė me rėndėsi tė tregohet se, nė shumė Harta, emri i vendit “Kosovė-a”, paraqitet apo shėnohet kryesisht si: “Casoua”(Kasoua), Casova(Kasova), “Cascova” (Kaskova), “Cassovia” (Kasovia) etj., dhe gjithnjė duke e paraqitur vendin, herė si vendbanim e herė si rajon (provincė). Kėto dėshmi tė para hartografike pėr emrin ‘’Kasova’’- ‘’Kosova’’ janė shumė tė rėndėsishme, sepse kėto vėrtetojnė ekzistimin e kėtij lokaliteti me kėtė emėr nė territorin tonė.
    Dėshmitė e para hartografike pėr territorin (e Kosovės sė sotme) i kemi nga fundi i shek. XV, nga F. Roselli (1447-1527), i cili boton hartėn e Evropės J.L. nė Firenza tė Italisė, ku paraqet emrin ’’Casoua’’ (Kasova), qė ka tė bėj me emėr visi. M. Benventano nė vitin 1507 nė Romė-Itali, boton hartėn ‘’Tabula Moderna [...]’’, ku paraqet emrin ‘’Cascova’’ (Kaskova) pėr emėr tė vendbanimit. G. Gastaldi nė hartėn ‘’Carte dei paesi [...], qė e botoi nė vitin 1546, paraqet emrin ‘’Cascoua’’ (Kaskova) si vendbanim, ndėrsa nė hartėn ‘’Tavole nuovo [...]’’ tė vitit 1548, e quan ‘’Cassovia’’ (Kasovia), prapė duke e theksuar pėr vendbanim. Po ky autor, nė vitin 1560, boton hartėn ‘’Atlas Ptolomaeus [...]’’, ku si vendbanim paraqet vendin me emėr ‘’Scascoua’’ (Skaskova). G. Mercatori nė hartėn e botuar nė Duisburg nė vitin 1595, paraqet vendbanimin ‘’Scascoua’’ (Skaskova). Nė atlasin e Ortelit tė vitit 1595, paraqitet emri nė formėn ‘’Scascova’’ (Skaskova). P. M. Coronelli, duke punuar nė hartimin e atlasit-globit tokėsor gjatė viteve 1683-1704, boton harta nė 12 vėllime. Nė botimin e hartės ‘’Iliricum’’ tė vitit 1688, pėrmend vendin e quajtur ‘’Campo Cassova’’. Po nė kėtė atlas tė Coronelli-t, nė hartėn nr. 143 tė botuar mė 1689, paraqitet vendi ‘’Campo Cassoua’’. Mathias Seutteri nė hartėn nr. 152 tė atlasit tė tij, pėrmend emrin ‘’Campus Merlinius Cassovius’’, ndėrsa nė hartėn nr. 153, e paraqet ‘’Campus Cassovius’’. Nė njė riprodhim tė hartės sė I. M. Hasiusit, tė punuar nga Hamanni, pėrmendet visi me emėr ‘’Cassova Provincia’’. F. Reilly, nė koleksionin e atlasit hartografik tė botuar mė 1796, vendin e quan ‘’Cassovo’’, ndėrsa nė fletėn 22 tė po kėtij atlasi, e quan vendbanimin ‘’ Ebne Kassavo’’. V. de Vaudoncaurti, nė hartėn e punuar tė vitit 1818, e pėrmend vendbanimin ‘’Kassova’’.

    Vazhdon....

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Postime
    15

    Historiografia pėr emrin Kosovė – Kosova

    vazhdimi i studimit tė Dr. sc. Enver Rexha

    ... Ėshtė interesant se, vetėm nė botimet e hartave tė fund shek. XVIII dhe nė shek. XIX, emri i vendit fillon tė quhet ‘’ Kosova’’. Kėshtu, nė hartat regjionale tė Haxhi Kalfės nga vitet 1657, nė hartėn me nr. 297, paraqitet vendbanimi ‘’Kosova’’ . Nė hartėn e G. de L’Isle tė vitit 1702, paraqitet vendi i quajtur ‘’Planin de Cossova’’. F. A. Scheraembli, boton hartėn nė vitin 1788, ku pėrmendet visi ‘’Cossovo oder Amsel Feld’’ .J. Riedli nė hartėn e botuar mė 1812, pėrmend qytetin ‘’Kossova’’ qė e vendos nė V.L. tė Pristines (Prishtinės). Vendin ‘’Fusha e Kosovės’’, tė shkruar nė gjuhėn serbe ‘’Kosovo Polje’’ – ‘’Amsel Feld’’, do tė gjejmė tė pėrmendet gjatė shek. XIX , vetėm nė tri raste dhe kėtė: nė vitet 1867, 1876 dhe mė 1881. Ndėrsa, emrin nė variantin e shkruar ‘’Kosovo’’, do ta gjejmė vetėm nė njė rast edhe atė pikėrisht nė shek. e XIX, mė konkretisht nė vitin 1829.
    Nga tė dhėnat-burimet hartografike qė i paraqitėm mė lart, shihet qartė se, qė nga shek. XV e deri nė fillimin e shek. XIX, baza e emrit ėshtė shkruar dhe paraqitet gjithnjė me fjalėn ‘’Kas’’. Gjatė kėtyre shekujve, emri kryesisht do tė ekzistoj nė variantin ’’Kasova’’. Vetėm kah fundi i shek. XVIII dhe gjatė shek. tė XIX, fjala ‘’Kas’’ fillon tė shkruhet dhe tė paraqitet nė trajtėn ‘’Kos’’, qė na jep versionin dhe formėn e emrit tė sotėm tė vendit ‘’Kosova’’.
    Nė kėtė drejtim, do tė ofrojmė dhjetėra tė dhėna historiografike tė autorėve-studiuesve tė ndryshėm botėrorė, tė cilėt nė punimet e tyre, kryesisht tė botuara gjatė shek. XIX, e nė pak raste dhe gjatė shek. XX, emrin ‘’Kosova’’ do ta paraqesin nė trajtėn ‘’Kasova’’.
    Nė njė libėr, qė ėshtė botuar nė vitin 1822, kur flitet mbi Historinė Moderne Evropiane, gjejmė tė dhėna dhe pėr vendin tonė i cili paraqitet me emrin ‘’Kasova’’ ([...] on the plains of Cassova [...]). Libri ‘’ Allgemeine deutsche Real-encyklopodie [...]’’ e botuar nė vitin 1827, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] bei Kassova [...]). Nė njė punim tjetėr tė vitit 1837, “The History of Modern Europe [...]”, po ashtu emėr vendi paraqitet nė versionin ‘’Kasova’’ ([... the plains of Cassova [...]). Libri ‘’Histoire de I’Empire otoman [...]’’, i botuar nė vitin 1841, vendin e quan ‘’Kasova’’ ( Assassinat qu’il commet sur Mourad I, dans la batalle de Kassova). Nė librin ‘’The Turkish Empire [...]’’, tė botuar mė 1854, duke u pėrshkruar shkurt ngjarja rreth Betejės sė vitit 1389, vendi quhet ‘’Kasova’’ ( A bloody battle was fought in the plain of Kassova [...]’’. Po ashtu, nė librin ‘’Histoire De L’Empire Ottoman’’ tė botuar nė vitin 1855, emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ([...] por le plateau de Kassova pour de scendre dans la Macedoine). Libri ‘’Chronological Tables [...] And History Of The World’’ i botuar mė 1857, vendin ku u zhvillua Beteja e vitit 1389, e quan ‘’Kasova’’ ( Victory of Kassova [...]). Revista shkencore ‘’L’Investigateur [...] Historique’’ e botuar mė 1857, duke e quajtur luftėn e vitit 1389, si njė ngjarje fatale, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] apres la fatale batalle de Kassova [...]). Libri ‘’Histoire de la Turquie’’ i botuar nė vitin 1859, nė kapitullin IV, shkruan pėr vendin dhe luftėn e Kosovės (1389), ku emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ( IV. Bataille de Kassova – Mort d’Amurat). Libri ‘’Mittheilungen Aus Justus Perthes Geographischer [...]’’ i botuar mė 1860, vendin e quan ‘’Kassova’’. Nė librin ‘’Die Geschichte der Welt var und nach Christus’’ tė botuar nė vitin 1853, vendi quhet ‘’Kassova’’ ([...] aber bei Kassova geschlagen [...]). Revista shkencore ‘’The Quarterly Review’’ e botuar nė vitin 1865, duke bėrė fjalė pėr luftėn e vitit 1389, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] on the field of Cassova; [...] battle of Cassova [...]). Libri ‘’History of Europe [...]’’ e vitit 1877, duke folur pėr luftėn e vitit 1389, e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ ( Battle of Kassova – 1389 [...]). Nė librin ‘’The Russo – Turkish War’’ i botuar nė vitin 1877, vendin e gjejmė tri herė tė shėnuar nė trajtėn ‘’Kasova’’. Libri ‘’A History Of The Empire And People of Turkey [...]’’ i botuar nė vitin 1878, duke bėrė fjalė pėr luftėn Hungareze tė vitit 1448, tregon se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ (Again the Hungarians rollied in 1448 and again they were routed at Kassova by the furius enemi). Nė librin ‘’Muslim Rule In Europe’’ autori , duke bėrė fjalė pėr Hungarinė dhe luftėrat e saj me Turqit, pėrmend luftėn e Huniadit (Hunyadi) tė vitit 1448, duke pėrmend edhe vendin ku ajo ishte zhvillua qė ishte quajtur ‘’Kasova’’. Nė punimin ‘’Baby Rue’’ tė botuar nė vitin 1881, pėrshkruhet lufta e vitit 1389, duke theksuar se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ([...] of August , 1389, the sun a rose over the plains of Kassova [...] of victory to the Turkish Sultan). Nė librin ‘’Turkey Old And New’’ tė botuar nė vitin 1883, nė pjesėn e IV ,duke u bėrė fjalė pėr Greqinė, Bulgarinė dhe vendet shqiptare , thuhet se beteja e madhe e vitit 1389, u zhvillua nė vendin ‘’Kasova’’ ( 4. Battle of Kassova – Death of Amurath). Asociacioni i numizmatikės amerikane nė botimin e tyre tė vitit 1899, pėrshkruan luftėn e vitit 1389, dhe vendin e ndodhjes e quan ‘’Kasova’’ ([...] by the Turks at the battle of Kassova, in 1389, [...]). Nė punimin ‘’Cyclopaedia of Political Science [...] by the Best American and Europian Writers’’ tė botuar nė vitin 1899, nė pjesėn ku bėhet fjalė pėr Turqinė, flitet dhe pėr Betejėn e cila kishte ndodhur nė vendin ‘’Kasova’’ ([...] Turkish rule was established in its prezent European limits by the battle of Kassova [...]). Nė librin ‘’Jahrbuch der geologischen Bundesanstalt [...]’’ tė botuar nė vitin 1905, autori vendin e quan ‘’Kasova’’. Nė librin ‘’Modern History [...]’’ tė botuar nė vitin 1907, kur flitet mbi luftėn e vitit 1389, vendin e ndodhjes autori e quan ‘’Kasova’’ (Kassova ‘1389’, the Turks completed the overthrow [...]). Nė librin ‘’The Modern World [...]’’ tė botuar nė vitin 1915, vendi ku u zhvillua lufta e vitit 1389, quhet ‘’Kasova’’ ( But at Kassova ‘1389’, the Turks completed [...]). Nė librin ‘’The Middle Ages, 300 – 1500’’ tė botuar nė vitin 1932, kur bėhet fjalė pėr luftėn e vitit 1389, autori atė e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ (1389. Battle of Kassova. Great defeat by [...]). Nė librin ’’Islam in U.S.S.R., Turkey and Europe’’ tė botuar nė vitin 1956, autori duke pėrmendur trevat shqiptare qė gjendeshin nėn Perandorinė Osmane gjatė fundit tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, pėrmend provincėn ‘’Kasova’’ (Vilajetin Kosova, E. R.), si njėrėn ndėr katėr Provincat Turke qė paraqet sot Shqipėria ([...] die old Turkish provinces of Skutari, Yanina, Kassova and Monastir [...]). Nė librin ‘’Contribution a l’histoire du Commerce Bulgare’’ tė botuar nė vitin 1971, autori duke pėrshkruar Betejėn e Varnės, luftrat e Skenderbeut dhe Betejėn e vitit 1389, pėr kėtė tė fundit, tregon se u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ( Bataille de Kassova). Njė autor hungarez nė librin e tij tė botuar nė vitin 1999, vendin e quan ‘’Kassova’’. Njė autor francez, gjatė qėndrimit nė treva tė ndryshme shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, na jep njė qėndrim interesant qė ka tė bėj me emrin ‘’Kosovė’’. Ky ishte Emil Viet, i cili ishte pėr njė kohė Konsull i shtetit tė Francės nė Shkodėr, ku gjatė asaj kohe mėsoi shumė pėr shqiptarėt dhe vendet e tyre. Kur flet pėr territorin tonė, vendin e quan me emrin ‘’Kosova ose Gistivari’’ i cili nga emri i rrafshinės quhet gjithashtu ‘’Fushė Kosovė’. Ky ėshtė ‘’Kasobusi i vjetėr’’, qė shquhet prej dy betejave tė mėdha ku ngadhėnjyen Bajaziti I dhe Murati i II, mė 1389 dhe 1448 [...]. Gjendet nė rrugėn qė shpie pėr Nissa (Nish) [...]. Lidhur me paraqitjen e emrit “Kasobusi”, mendoj qė autori ka parasysh fjalėn “Kasaba”, e cila nė gjuhėn shqipe dmth. “qytet”. Po ashtu, ‘’Kasaba’’ ka kuptimin e “qytetit tė vogėl” (qytezė) edhe nė gjuhėn serbe. Fjala “Kasabali” nė gjuhėn tonė, ka kuptimin e “banorit tė vjetėr tė qytetit” , apo nė kuptimin e plotė tė fjalės dmth. “qytetar”.
    Nga tė gjitha tė dhėnat rreth emrit “Kasova”-‘’Kosova’’, ėshtė me interes ta paraqesim dhe qėndrimin e Encillopedisė Britanike, qė lidhet drejtpėrsėdrejti me atė qė u tha deri mė tani. Sipas Enciklopedisė nė fjalė, alternativa e shqiptimit tė emrit ‘’Kosova’’ frekuenton nga fillimi i shek. XX, nga shqiptimi i mė hershėm ‘’Cassova’’ ose ‘’Cassoua’’, emėr i italianizuar.
    Nga e gjithė kjo qė paraqitėm, vlen pėr tė komentuar mė tutje dhe disa qėndrime shtesė qė lidhen me prejardhjen e emrit. Kėshtu, nga literatura kuptojmė se, interpretimin e parė tė emrit ‘’Kosova’’, e ka bėrė akademiku kroat Josip Rogliē, i cili thotė se: ‘’ e tėrė terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikė tė Gadishullit Ilir janė tė gjuhės ilire’’, duke ardhur dhe nė pėrfundim qė, terminologjia e emrit gjeografikė ‘’Kosova’’, i takon gjuhės ilire.
    Po ashtu interpretimin gjeografik tė emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotė se, termi ‘’kas-a’’ pėrmban kuptimet e njė kodre, mali apo shkėmbi. Variantet e shpeshta tė emrit qė ndėr kohė paraqitėn si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin ‘’ kas-a’’ dhe ‘’va’’, qė tė dy terma gjeografikė.
    Nė bazė tė kėtij termi gjeografik ‘’kas’’, janė gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj. Ky term pėrdoret edhe pėr emėr personal, fisnor dhe po ashtu si emėr vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj. Kėtyre qėndrimeve, ju shtojmė disa shembuj qė vėrtetojnė kėto tė dhėna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin nė Veri tė Shqipėrisė. Emri “Kastrat” nė shqipen nuk ėshtė shumė i vjetėr, ky emėr vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’nė Hungari, nė gjuhen gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndėrsa nė gjuhen latine ‘’Cassovia’’. Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’qė jetonte nė Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobėrda), etj.
    Ndėrsa, sa i takon termit gjeografik tė emėr vendit ‘’ va – u’’, kuptohet tė pėrdoret tek emėr vendet pėr cektėsi ose gjerėsi tė lumenjve apo luginave, pastaj pėr pėrshkrimin e njė gjerėsie, rrafshine etj. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, ky term, si prapashtesė ka pėrkrahje tė gjerė, kuptimi i tė cilit mund tė jetė nė tri aspekte: 1) te lumenjtė si vendkalim mė i pėrshtatshėm, 2) tek emėrtimet visore si gjėrsi , rrafshinė, dhe 3) te vendbanimet si rrafshi i ndėrtimit.
    Nė vazhdim, duhet tė tregojmė se, qė nga koha antike gjejmė burime tė shkruara, tė cilat na munėdsoin pėr tė vėrtetuar se, fjala ‘’Kas’’, ėshtė shumė e pranishme si emėr nė gjithė vendbanimet, apo trojet ku jetonin ilirėt, e po ashtu disa nga emrat janė, tė afėrt me emrin e sotėm tė ‘’Kasovės – Kosovės’’. Nėpėr tėrė territorin e Kosovės, qė nga lashtėsia hasim njė shtresė tė theksuar ‘’castrumesh’’ (kėshtjellash) dardane, qė mė vonė i pėrforcuan romakėt. Disa prej tyre gėzonin dhe statusin e doganave, stacionit pėr pushim rrugor e disa dhe statusin e municipumit (qytetit). Kėshtu, fjala “Kastra” e gjuhės latine nė gjuhen shqipe, dmth. – Kamp ushtarak, Shatorre apo Llogore; Castrum – Kėshtjellė; Castellum – Kėshtjellė, Rezervuar uji, Katund apo fshat; Castellani – Banorėt e njė kėshtjelle; Kascus/a/um – I moēėm, I vjetėr, I lashtė; Kasa/ue – Kasolle, Pronė, Ēadėr ushtarake. Po ashtu tė dhėnat e para, nė kėtė drejtim, na njoftojnė se, nė tokat e Ilirisė - nė Epir, pėrmendet qyteti ‘’Kasopia’’ qysh nė vitet 313-312 p.e.s.. Shėnimet qė i gjejmė tė vepra ‘’Gjeografia’’, e gjeografit Klaud Ptolemeu tė shek. II tė e.s., na tregojnė se, kur bėhet fjalė pėr Epirin dhe vendin e tij, autori pėrmendė dhe qytetet, ku njėri ndėr ta ishte qyteti i quajtur ‘’Kassiope’’. Nė tė dhėnat qė i gjejmė nė veprėn ‘’Mbi qytetet dhe popujt’’ tė autorit Stephani Byzantini, kur bėhet fjalė mbi fiset ilire e po ashtu edhe vendbanimet - qytetet e Ilirisė dhe Epirit, pėrmendet qyteti ‘’Kassope’’, [...] i quajtur kėshtu nga krahina ‘’Kassopia’’. Emėr etnik ‘’kassopaios’’, ‘’kassopios’’ [...]. Procopi Caesariensis (Prokopi i Cezaresė) nė veprėn ‘’De Aedificis’’ (Mbi Ndėrtimet) nė shek. e VI, duke folur pėr Dardaninė, pėrshkruan dhe fortifikatat (kėshtjellat, E. R.) qė Perandori Justinian ndėrtoi dhe i rindėrtoi nė kėtė vend. Prokopi i Cezaresė ėshtė historiani mė nė zė i Bizantit i cili jetoi gjatė shek. VI (... – 565), qė na la shkrime pėr territorin e Dardanisė gjatė kohės sė sundimit tė Perandoritė Justiniani. Njė listė e tėrė e shkruar na ofron tė dhėna pėr kėshtjellat e ndėrtuara dhe tė ri ngritura nga Justiniani, pra pėrmenden disa vendbanime, emėrtimet e tė cilave janė tė rėndėsishme pėr toponimet e Dardanisė, sot Kosovės. Ne, nė kėtė rast, do ti pėrmendim vetėm ato, qė fillojnė me fjalėn ‘’Kas’’. Fortesa tė ndėrtuara, tė reja, nė Dardani pėrmenden dy: ‘’Kastimon’’ dhe ‘’Kastelion’’. Ndėrsa, tė rindėrtuara pėrmenden tri: ’’Kasyella’’, ‘’Kastellobreata’’ dhe ‘’Kastelona’’. Nė Maqedoni, me fjalėn ‘’Kas’’ nga fortesa tė rindėrtuara pėrmenden vetėm dy: ‘’Kasopas’’ dhe ‘’Kassopes’’. Po ashtu, nė trevėn Nais, paraqiten dy raste tė ndėrtimit tė fortesave tė reja, ku fjala e emrit fillon me bazėn ‘’Kas’’, e kėto janė: ‘’Kastellion’’ dhe ‘’Kasia’’. Qyteti Nais (Nishi i sotėm) aso kohe ishte njėri ndėr qytetet kryesore tė Dardanisė dhe gjendej nė pjesėn veri-lindore tė vendit. Nė mbėshtetje tė zbulimeve, hulumtimeve tė reja arkeologjike qė u zhvilluan deri nė vitet e tetėdhjeta tė shek. XX nė territorin e Kosovės, thuhet se, kemi tė evidentuara rreth njėqind (100) vendbanime antike, kryesisht nė gėrmadha, numri i madh i tė cilave nuk ėshtė identifikuar.
    Tė gjitha tė dhėnat e deritashme na bėjnė pėr tė theksuar, edhe njė herė se, fjala “Kos” ėshtė vazhdimėsi e fjalės “Kas”.
    Nė vazhdim tė punimit, do tė ndalemi edhe njėherė te fjala “Kos”. Nga disa punime dhe qėndrime tė ndryshme do tė shohim se fjala ‘’Kos’’, nuk mund tė pranohet ashtu si e paraqet historiografia serbe, se fjala ka prejardhje nga gjuha sllave, por do tė tregohet se, kjo fjalė i takon dhe gjuhėve tė tjera e po ashtu, ka dhe shumė kuptime nė shumė gjuhė tė botės. Pėr mė tepėr, prejardhja e fjalės ‘’kos’’ konsiderohet pėr e errėt. Do tė ofrojmė disa shembuj pėr tė treguar qė fjala nuk ka kuptim vetėm nė njė gjuhė siē pretendohet. Kėshtu, vendi i quajtur ‘’Kos’’ ose ‘’Cos’’ nė greqisht, nė turqishte ‘’Istankoy’’, nė italishte ‘’Coo’’, ėshtė njė ishull nė detin Egje nė Greqi. Ky vend me kėtė emėrtim ekziston qė nga kohet e vjetra-antike, qė tregohet qartė se emri s’ka fare tė bėj me farė kuptimi, origjine apo ka tė bėj me farė prejardhje sllave. Fisi (Farefisi) i Romės ‘’Kos-o’’ ose ‘’Kos-oje’’ ka origjinė nga Etrurėt, ndėrsa te serbėt kėta ‘’Kos-ari’’, i pėrkisnin familjes fisnike tė vjetėr tė Barit (Tivarit, E. R.). Emri ‘’Kos-tandin’’, predominon dhe pėrdorėt nė gjuhėn shqipe si emėr i njeriut. Edhe pse ky emėr dominon te shqiptarėt, origjina e tij rrjedhė nga gjuha latine. Emri ‘’Kos-tandin’’ ėshtė mė i afėrti me variantin ‘’Cos-tantino’’ qė e gjejmė te italianėt. ‘’Kos-tandin’’ ėshtė njė variant i emrit ‘’Con-s-tantine’’ i gjuhės angleze. Kėshtu, emri ‘’Kos-tandin’’ pėrdorėt vetėm nga italianėt ( Cos-tantino dhe Cos-tanzo) dhe shqiptarėt (Kos-tandin), ndėrsa varianti ‘’Kon-s-tantin’’ pėrdorėt nė shumė gjuhė tjera si: angleze, gjermane, franceze, greke etj.
    Me fjalėn ‘’Kos’’ nė Indi quhet ‘’mila e indisėveriore’’, pra ka kuptimin e njėsisė sė gjatėsisė gjeografike. Pastaj kemi termat nė matematikė si, ‘’Kos-ekans’’ (qė nė gjeometri ka funksionin e njė rrethi), ‘’Kos-ekant’’ (gjeometri), ‘’Kos-inus’’ (matematikė – sinus pika e dhėnė e rrethit dhe gjeometri funksioni i katetes drejt hipotenuzes) etj. Po ashtu, kemi dhe fjalėt si, ‘’Kos-mos’’ nė gjuhėn angleze, e cila nė shqip shqiptohet ‘’Kozmos’’, e nė serbishte ‘’Kozmos’’ (Svemir), e qė tė tria bashkė, kanė kuptimin e njėjtė ‘’Gjithėsi’’. ‘’Kos-kinomantia’’ (greqisht), qė nė pėrkthim dmth. ‘’tė profetizuarit - tė parathėnėt’’. ‘’Kos-marhija’’ (greqisht – bota, sundimi), sundimi i botės. ‘’Kos- mika’’, ( greqisht - bota, sundimi), nė gjuhėn tonė ‘’Kozmik/e’ ’dmth. botėrore-diēka qė i takon krejt botės. ‘’Kos-metika’’ (mjeshtėria e zbukurimit), dmth. ‘’Kozmetikė’’, etj. Kėshtu, prejardhja e fjalės, emrit ‘’Kos’’, mund tė konsiderohet jo sllave apo tė konsiderohet pėr fjalė e errėt, pasi qė gjuhėtarėt nuk e ndriēojnė pėr mė tepėr.
    Nga gjitha tė dhėnat e paraqitura, mendojė se, argumentet flasin qė, emri ‘’Kosovė-a’’ origjinėn linguistike e ka nė emrin ‘’Kasova’’. Prandaj kemi metatezėn nė shqiptimin e emrit nga ‘’Kasova’’ nė ‘’Kosovė – Kosova’’. Sipas konsultimit me njė studiues tė gjuhės, i cili njehė mjaft mirė gjuhėn cirilike sllave dhe gjuhėn osmane, tregon se, nė shkrimet e vjetra cirilike sllave ndeshim shumė raste kur germa ‘’a’’ ėshtė shkruar ‘’o’’, ēėshtje kjo qė vėrtetohet me krahasimin e dokumenteve. Po kjo shihet edhe te studiuesit serb tė cilėt, nė rastet e pėrkthimit tė dokumenteve mesjetare latine e osmane shumė shpesh, apo nė shumicėn e rasteve, germėn ‘’a’’ e zėvendėsojnė me germėn ‘’o’’. Njė shembull adekuat nė kėtė drejtim, e arsyeton qėndrimin e theksuar mė lartė, e ky ėshtė emri i qytetit ‘’Kotor’’, i cili nė tė gjitha dokumentet qė nga mesjeta deri nė shek. XIX quhet ‘’Katar’’. Versionin ‘’Kotor’’ e gjejmė vetėm nė shkrimet sllave, ēėshtje kjo qė mund tė vėrtetohet nga argumente tė mjaftueshme. Nga tė gjitha qėndrimet e theksuara mė lartė, vlen pėr ti pėrmendur edhe njėherė punimet e akademikut J. Rogliē dhe studiuesit M. Carabregu, nga tė cilat mundė tė theksojmė se, emri ‘’Kosova’’ ka origjinė Ilire, duke hedhė poshtė teorinė se, emri ka etimologji sllave-serbe. Edhe autorė tjerė janė tė kėtij mendimi kur theksojnė se, emri ‘’Kosova’’ [...] me sa dihet, pėrmendet qė nga Beteja e Kosovės (1389). Mendoj se fjala ‘’Kosovė’’duhet tė jetė fjalė e lashtė ilire apo trake, aq mė tepėr, kur dihet se, emrin ‘’Kosova’’ e hasim nė shumė vise tė Gadishullit Ballkanik [...]. Duke qenė se emėrtimin ‘’Kosovė’’ e hasim edhe nė disa vende si Dalmaci, Bosnje e Maqedoni, nė tė vėrtet mu nė pjesėt ku ishte zhvilluar etnosi ilir, mendoj se kanė prejardhje tė njėjtė. Kėshtu, ‘’Kosova Dalmatine’’ pėrmendet herėt si ‘’Campus Merularum’’ te kronika e “Popit Duklanin” e shek. XII, pra e ka kuptimin e emrit ‘’Fusha e Kosovės’’. Emri ‘’Kosova’’ edhe nė kėtė dorėshkrim tė shek. XIII, thuhet tė ishte njė termė mbi bazėn e gjuhės ilire. Autori, Q. Namani, na ofron tė dhėna qė, fjala “Kas” nėnkupton fjalėn “Kėshtjellė”, me arsye se, vendi kishte shumė kėshtjella gjatė historisė-vetėm nė shek. e VI, kishte 69 kėshtjella qė i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalėn “ova” qė nėnkupton “fushė”. Kėto dy fjalė pėrbėjnė sot nė gjuhėn shqipe emrin “Fusha e Kėshtjellave” – “Kasova”, qė me njė metatezė ndėr kohė, emri do tė kalon nė formėn e sotme “Kosovė/a”.
    Para pėrfundimit duhet tė theksojmė qė, kėrkimet e gjertanishme nė fushė tė toponimisė brenda kufijve tė sotėm tė Kosovės dhe nė kontest tė kufijve historik, tė cilat i janė pėrshkruar Dardanisė antike, dėshmojnė pėr njė numėr tė madh shtresash gjuhėsore tė saj, studimi i tė cilave krijon pasqyrėn e saktė tė kulturės gjuhėsore, etnografike e historike tė vendit. Nė fondin e pėrgjithshėm tė toponimeve tė Kosovės, dhe mė gjėrė Dardanisė, qė e pėrbėn fondi i vjetėr iliro-shqiptar, do tė ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatė mesjetės, osmane gjatė pesė shekujve si dhe serbe nė shek. XX
    Ėshtė i njohur fakti se gjuha latine, pas pushtimeve romake tė viseve tė banuara me popullsi ilire bėhet mjeti kryesor i tė shprehurit shkrimor tė ilirėve dhe nė kėtė mėnyrė, pa u vėrejtur janė futur format romake nė onomastikėn dhe toponomastikėn e vjetėr tradicionale ilire. Pasi nė kėto troje, sundimi Romakė zgjati dhjetėra shekuj, duhet ditur ndikimin e fuqishėm tė tyre dhe fesė katolike tek populli qė jetonte nė kėto treva, tė cilėt bėnė qė vendi tė pranojė edhe elemente latinfolėse dhe qė shumė toponime tė lashta sot tė kanė apelativa latinė. Kjo ndodhi dhe me emrin ‘’Kas-a’’.
    Derisa fondi i vjetėr i toponimisė shqiptare, dėshmohet nga shkrime dhe harta qė nga antikiteti, dihet se fondi sllavė i toponimisė mesjetare do tė rikonstruktohėt nga fundi i shek. XIX duke vazhduar nė shek. XX. Tė dhėnat fragmentare pėr emrin e vendit (edhe ato pėr emėrtimet e shumė vendeve tė tjera tė Kosovės) tė cilat na i afron lėnda arkivore-burimet historike (diplomat mesjetare) dhe dokumente tjera qė na paraqiten nga literatura serbe, duhet tė merren me rezervė. Kėto tė dhėna, qė nga mesjeta e deri nė fillim tė shek. XX, nuk kishin karakterin e pėrgjithshėm tė regjistrimit tė vendbanimeve. Shumė nga to, janė shkruar dhe pėrshkruar nga priftėrinjtė e kishave ortodokse sllave, tė cilėt me qėllime e pa qėllime i kishin ndryshuar tė dhėnat toponimike dhe antroponimike, duke i shkruar nė frymėn dhe formėn e gjuhės sllave, kėshtu qė shumė prej tyre ishin shtrembėruar dhe njė pjesė e tyre ishte sllavizuar nė mėnyrė direkėte me anė tė pėrkthimeve. Siē shihet, prej kėtyre tė dhėnave, toponimia dhe antroponimia shqiptare e popullatės vendėse ishte sllavizuar gati tėrėsisht. Kėto tė dhėna, pėr fat tė keq, edhe sot e kėsaj dite, hynė nė pėrdorim nė shkrimet zyrtare dhe keqpėrdorohen nga shkrimet e ndryshme tė historiografisė serbe. Pėrveē dėshmive tė pakontestueshme qė dihen pėr sllavizmin e toponimisė mesjetare shqiptare, ky fond, dhunshėm do tė shtresohet mbi toponiminė e vendit, pas okupimit tė Kosovės nga Serbia qė nga vitet 1913 e kėtej. Nga kjo kohė, shumė emėrtime tė vendbanimeve do tė ndėrrohen dhe do tė zėvendėsohen me emra tė rinj, psh: Lazarevo, Miloshevo, Obiliē, Gjeneral Jankoviq, Uroshevac, Kosovo Polje, Dobra Voda e tjera. Zakonisht, dihet se pas ē’do lufte, mė mirė tė themi, pas ē’do okupimi, gjithherė janė shkaktuar ndryshime tė mėdha si gjuhėsore e etnografike dhe kulturore-historike tė njė populli apo tė vendit tė caktuar. Pushtuesit nė kėto troje, dhunshėm krijuan emėrtimet e vendbanimeve etj., duke krijuar dhe shėnimet, hartat topografike me politizime tė antroponimeve, toponimeve, hidronimeve dhe vet etnonimeve tė vėrteta e tė vjetra tė vendit. Kėta, gjatė shekujve, jo vetėm qė lėnė gjurmė kulturore e fetare, tė emrave tė njerėzve etj., por pėr mė keq, ngatėrruan apo dhe tentuan ta zhdukin topografinė reale tė vendit. Rezultati i pushtimeve sot, na e bėnė shumė tė vėshtirė tė dimė etimologjinė e vėrtet tė emėrvendeve tė territorit tonė dhe mė gjerė regjioneve ballkanike.
    Nga e gjithė kjo qė u tha, konstatoj se: tendencat e shkencės sė politizuar dhe historiografisė serbe qė emrin ‘’Kosovė-a’’ ta paraqesin me prejardhje sllave – serbe etj., janė vetėm konstruktime, manipulime me qėllime nacionaliste e tė pa mbėshtetura nga dėshmitė historike. Ėshtė interesant tė thuhet dhe ajo, qė vėrehet pothuajse nė tė gjitha punimet e autorėve serb, se, shpjegimin e emrit e marrin nga tė dhėnat popullore e jo nga tė dhėnat shkencore.
    Ėshtė shumė me rėndėsi tė paraqesim dhe qėndrimet tendencioze serbe qė i theksuam nė kėtė punim, e qė kanė tė bėjnė me pretendimet pėr ndėrrimin e emrit ‘’Kosovė/a’’. Historiografia serbe, qė nga gjysma e shek. XIX, e deri nė vitet e njėzeta tė shek. XX, pretendon dhe provon me tė gjitha mjetet qė ta quaj vendin me emrin e imagjinuar ‘’Serbia e Vjetėr’’, por ky tentim bie poshtė, pasi qė nuk arrin tė hyj nė pėrdorim zyrtar dhe nuk pranohet nga historiografia evropiane e mė gjėrė. Po ashtu, kemi tendencėn qė vendi tė quhet ‘’Serbia Jugore’’, emėr qė pėrdoret nga vitet 1920 e deri nė vitin 1940, por dihet se edhe ky emėrtim nuk pati jetė tė gjatė dhe nuk mundi tė realizohet. Pas dėshtimit tė dy emrave tė parė, tentimi do tė vazhdojė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur vendi do tė quhet ‘’Kosova e Metohija’’, deri nė vitin 1968. Por edhe ky emėrtim i pa bazė do tė bie, pasi qė emri i vendit, sipas Kushtetutės sė vitit 1968 tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, me kėrkesėn e shqiptarėve, u vendos tė quhet me emrin qė e kishte mė parė ‘’Kosovė/a’’. Pas kėtyre tentimeve, historiografia serbe, kuptohet gjithė kohės me mbėshtetjen e qeverisė serbe, pasi nuk i mbeti alternativė tjetėr, gjeti mbėshtetje vetėm nė mundėsin pėr ta ‘’shpjeguar shkencėrisht’’ prejardhjen e emrit, duke e shpjeguar siē e pamė, se, kinse emri paska prejardhje nga ‘’gjuha sllave-serbe’’. Kėshtu, qė nga kjo kohė, pa ndėrprerė pretendohet qė, edhe sot emri tė shqiptohet dhe shkruhet nė variantin ‘’Kosovo’’. Ky variant, siē del nga dėshmitė e lartpėrmendura mė lart, nuk ka fare tė bėj me farė mbėshtetje shkencore, pėrveē asaj qė mund ta quajmė, pėrshtatje e ndjenjės gjuhėsore sllave-serbe.
    Nga kjo del se, sikur emri ‘’Kosovė’’tė ishte me ‘’prejardhje sllave’’, nuk do tė kishim dhe tendencėn shekullore tė historiografisė dhe qeverisė serbe pėr ta ndryshuar atė, jo nė njė variant, por nė shumė variante, siē i pamė mė lartė. Nė kėtė drejtim, kemi dhe qėndrimin e autorit serb se, emri ėshtė turko-shqiptar, qė nėnkuptohet se emri, nuk ka prejardhje serbe. Po ashtu, po e ritheksoj qėndrimin e autorit serb qė tregon se, emri duke u pėrshkruar-pėrkthyer nga vendasit merret dhe kuptohet nga autorėt e huaj, sikur se emri ka prejardhje nga ‘’zogu’, kėshtu qė shumė autorė ndėrkombėtarė emrin e vendit pasi qė e pėrkthejnė nė gjuhėt e tyre e quajnė: Campus Merulae, Shamp de Merles ose Amselfeld dhe emėrtime tjera qė i kemi paraqitur mė lartė. Duhet tė dihet qė kėto emėrtime tė autorėve ndėrkombėtarė nė literaturėn historike fillojnė tė paraqiten tek nga fund shekulli XVII, kurse kėto do tė arrijnė tė marrin formė tek gjatė shek. XIX – XX. Pra, kėta emra kanė dalė si rezultat i vonė i shkrimeve dhe literaturės historiografike ndoshta tė imponuar, dhe pėr kėtė nuk mund tė kenė vlera autentike.
    Tė dhėnat e mjaftueshme qė i ofruam, mė mundėsojnė pėr tė pėrfunduar se, emri i vendit tonė ‘’Kosovė/a’’, ka prejardhje nga gjuha ilire-latine-shqipe. Prejardhja e emrit lidhet me emrin e njė kėshtjelle, qyteti, province, mali apo fushe qė ekzistoi nė vendin tonė ndėr shekuj. Po ashtu nga tė dhėnat, mund tė theksojmė se, emrin mund tė kuptojmė qė paraqet vendin e vjetėr tė qytetėruar, vendin e kėshtjellave, vendin e kasollave-shtėpive etj. Por pėr mundėsinė e kuptimit tė emrit, mendoj se ėshtė reale t’ia lėmė gjuhėtarėve, etimologėve pėr tė dhėnė rezultatet e tyre nė kėtė drejtim, qė do tė ishte zgjidhja mė e mirė dhe pėrfundimtare e ndriēimit tė ēėshtjes, qė mendoj se, nė tė ardhmen e afėrt kėto rezultate nuk do tė na mungojnė. E rėndėsishmja e kėtij punimi ėshtė se, tė dhėnat historiografike dėshmojnė qė, emri ka prejardhje dhe kuptim nga vendi dhe gjuha e popullit qė jetoi mijėra vite nė kėto treva – popullit shqiptar.

    Dr. sc. Enver Rexha
    Koordinator Shkencor
    Instituti Arkeologjik i Kosovės
    Prishtinė, Nėntor – 2008.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Ne lidhje me Prishtinen harruat termetin e madh qe goditi kete qytete ne veitin 527 te eres sonė, ku menjehere pas termetit ky vend mori emrin Justiniana Prima ne vende te Ulpianes qe ishte nje qytete tjeter i shtrire me poshte ne rrafsh e jo ne kodra...
    Pas termetit me siguri se qytetti i ri u ndertue mbi germadha ku me siguri ne shqipe duhej te quhej Prishtiniana....qe do thot ndertuar mbi rrnoja...
    Sido qofte Prishtina ka kuptimin e plote shqipe qe tregon vendin e ndertimit te nje qyteti tjeter mbi germadhat e qytetit te vjeter te prishur nga termeti....

    Edhe nje gje per sqarim; Justiniani ne kete kohe kur plasi dridhja e tokes ai nuke ishte emertuar ende perandor por ishte vetem se nje gjeneral i ushtrise bizantine ne kete kohe mirepo ky termet ia mundesoi ardhjen ne fuqi dhe te merr titullin perandor ngase ishte treguar shume aktive pas termetit ne zonen e mesise (dardanisė) ku menjehere pas disa muajsh arriti te emrohet perandor me 527....

    Justiniana secunda apo Ulpiana u ndertua afer qytetit te shkatruar nga termeti i vitit 571 p.e.r dhe qe dihet qe e kishte ndertuar Justiniani . Qe te dallohej qyteti i vjeter nga ai qe e ndertoi Justiniani ai quhej Pri (para) - Iustina (Justini ) dmth qyteti para justinian .

    Prishtina - Pri-iustina .

    Ky eshte vetem nje mendimi i imi

  9. #29
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    zotrinj

    une kame qene edhe mbetem fanatike i ides se Kosova duhet te emerohet ashtu sikurse quhej - Dardani .Sipas Homerit Dardani eshte nga njerzit e pare qe banuan ballkanin -nga autoktonet.Dhenia e ketij emri do na interesonte shume ne te ardhmen pasi keshtu percaktohen drejtesisht trojet tona autoktone.

    Sa per emrin Kosove do doja tju thoja cudin time te madhe rreth emrit.Hesychi Alexandrinos e quan korbin si shqiponje.Sic duket nga ketu e morren serbet edhe e pershtaten ne gjuhen e tyre--kosovo=korbe,por qe saktesisht do te thote nje lloje shqiponje---pra KOSOVE=SHQIPONJE=SHQIPERI

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Longarus Lexo Postimin
    Justiniana secunda apo Ulpiana u ndertua afer qytetit te shkatruar nga termeti i vitit 571 p.e.r dhe qe dihet qe e kishte ndertuar Justiniani . Qe te dallohej qyteti i vjeter nga ai qe e ndertoi Justiniani ai quhej Pri (para) - Iustina (Justini ) dmth qyteti para justinian .

    Prishtina - Pri-iustina .

    Ky eshte vetem nje mendimi i imi
    Si the - edhe nje here - se quhej qyteti i vjeter (?Ulpiana) para se ta rindertonte Jastiniani?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Valla ki qef me picku , hahahaha.

    Nuk do te thote doemos qe Prishtina te jete qyteti i vjeter i Ulpianes por sigurisht qe mund te kete qene ndonje qytet para Justinian por qe nuk do ta kishte rendesine ia dha Justiniani Ulpianes .

    Sa i perket qytetit te vjeter te Ulpianes mund te them se Theclana ose Beclano jane edhe emra te tjere me te cilat mund te jete njohur Ulpiana .

  12. #32
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Longarus Lexo Postimin
    Valla ki qef me picku , hahahaha.

    Nuk do te thote doemos qe Prishtina te jete qyteti i vjeter i Ulpianes por sigurisht qe mund te kete qene ndonje qytet para Justinian por qe nuk do ta kishte rendesine ia dha Justiniani Ulpianes .

    Sa i perket qytetit te vjeter te Ulpianes mund te them se Theclana ose Beclano jane edhe emra te tjere me te cilat mund te jete njohur Ulpiana .
    O zog mali
    Te pyeta "si quhej qyteti" para se ta rindertonte justiniani per te mos e kuptuar gabimisht ate qe ke shkruar dhe po qe se nuk e kisha kuptuar gabimisht desha te dija pastaj burimin e informates dhe ku mund ta gjej, sepse eshte me interes te madh kombtar e gjuhesor njekohesisht.

    Pra sinqerisht kerkoj te ma qartesosh informaten:
    "Qe te dallohej qyteti i vjeter nga ai qe e ndertoi Justiniani ai quhej Pri (para) "
    Kjo me intereson pra: "Pri" dhe a ka ndonje gjurme te ekzistimit te ktij emri qyteti apo vendbanimi kudo ne rrethinen mes Prishtines dhe Ulpianes. do te me gezoje pa mase...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anėtarėsuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    O harabel
    Baptist me ke keqkuptu po edhe une nuk pasna qene shume i qarte , nuk thash qe emri vjen nga ndonje emer qyteti me parashtesen Pri . Edhe si duket nuk e ke verejte qe e kam cekur qe ky eshte vetem mendim i imi dhe se nuk se nuk kam ndonje burim te informates .


    Ne Dardani mund te gjesh edhe emra te tjere te qyteteve apo stacioneve te shendruara me vone ne qytete me emra individesh te merituar apo edhe gjeneralesh romak sic jane :

    Praes Pompey
    Praes Dasmini

    prae-para, me heret

    pra mund te kene qene qytete apo qendra Daradane te cilave gjeneralet i vune emrat e tyre pas nenshtrimit duke i humbur gjurmet e emrit te vertete pararomak apo ndoshta edhe mund te kene qene stacione te ushtrise romake te cilat me vone u shendruan ne qytete . Pra edhe Prishtina mund te kete qene nje qytet apo stacion ushtarak me vone i shendruar ne qytet qe te kete marre emrin e Justinit I ose Justinianit II .

    Praes Iustina - Prishtina

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Per Pejen e di qe ajo ne serbisht quhet Pec sekapur me qytetin Pejź jan malet e rugoves e aty ka disa shpella e vrima te arushave se serbet i qujn pec .

    kurse emri Pej ne shqip vjen nge zejtaria qe zhvillohej ne at qytet e qe merrenin me punź perpunimi te mendafshit , aty punohej peni i mendafshit, siq e dim krimbat e mendafshit kan prejardhje nga kina , Kush i solli ? marko polo ? apo dikush tjeter ?

    Turqit e qujn Pejen IPEK , ipek asht peni i mendafshit, pra turqit sja kan dru fare emrin vetem e kan qujt ne gjuhen e tyre.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    ******************************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 04-02-2009 mė 20:36

  16. #36
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Longarus Lexo Postimin
    O harabel
    Baptist me ke keqkuptu po edhe une nuk pasna qene shume i qarte , nuk thash qe emri vjen nga ndonje emer qyteti me parashtesen Pri . Edhe si duket nuk e ke verejte qe e kam cekur qe ky eshte vetem mendim i imi dhe se nuk se nuk kam ndonje burim te informates .


    Ne Dardani mund te gjesh edhe emra te tjere te qyteteve apo stacioneve te shendruara me vone ne qytete me emra individesh te merituar apo edhe gjeneralesh romak sic jane :

    Praes Pompey
    Praes Dasmini

    prae-para, me heret

    pra mund te kene qene qytete apo qendra Daradane te cilave gjeneralet i vune emrat e tyre pas nenshtrimit duke i humbur gjurmet e emrit te vertete pararomak apo ndoshta edhe mund te kene qene stacione te ushtrise romake te cilat me vone u shendruan ne qytete . Pra edhe Prishtina mund te kete qene nje qytet apo stacion ushtarak me vone i shendruar ne qytet qe te kete marre emrin e Justinit I ose Justinianit II .

    Praes Iustina - Prishtina
    Mire trumcak
    S'paske thene gje atehere!

    Gati me gezove -sepse pata shprese mos ke gjetur mer qyteti me emer te rrenjes Pri~ dhe nuk ke ke idene se sa zbulim i fuqishem do te ishte ky...
    prishtina ne ate kohe ka mundur te jete vetem nje fortifikate ushtarake per te siguruar rrugen Justiniana Secunda via Justiniana Prima apo 'popullorqe' Naishi Njeshi apo Nishi, pra: Prima.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  17. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Praestune, Pra-es(Tin(1)a)

    Praestune eshte emri origjinal nga ku sot derivon Preston. Kerkova ne internet dhe thote qe permended ne Doomsday Book i vitit 1000 e ca pas Krishtit dhe do te thote Shtepi e Priftit.

    Vec ne pas qene Tinia Prifti #1.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Nė rrethinėn e Trepces Zvecanit Mitrovices ne disa lokacione janė zbuluar fakte –gjurme qe i perkasin kohrave te ndryshme duke filluar nga Neoliti pastaj statuja flijimi qe i perkasin shekull te 2-3 te perandoris Romake
    Ndersa ne shekullin e 6 perandori bizantin Justiniani I rinderton keshtjellen –kalan e ZVECANIT(ZEUCA-SEUCA)nit.
    Trepca permendet si vendbanim i minatorve ne mesjete ne vitin 1303. Ne pjesen qe sot emrohet Stari Tėrg gjinden eksemplare kristalesh gjithashtu rrenojat e keshtjelles qe i perket shekullit te 13 me emrin karakteristik Qutet Vete emri na tregon se kujt i perkiste keshtjella sepse po ta kishte emrin Grad si emer do ti perkiste gjuhes Serbe dhe do ishte e banuar me Serb.Ketu posht po postoj disa argumente te kartografeve te ndryshem megjithse teksti eshte ne Anglisht nese ndokush deshiron mund ta perkthej se une nuk e njof mire anglishten .
    Kosovo old maps from the XV to the XVII century


    Florentine cartographer Francesco Roselli (cca 1445 – 1527) produced one of the oldest regional charts of the Balkan Peninsula. The copper engraving (46,5 x 33 cm) is considered to have beeen made between 1480 and1484, while Roselli was working on a map of Hungary on the court of Matthias Corvinus.


    The whole presentation of Serbia on those maps is dominated by Kosovo Lake (Svercegno), as is the case with the maps made by Marcus Beneventanus in 1507, by Martin Waldseemüller in 1513. and by Giacomo Gastaldi in 1560.
    Gastaldi’s maps, although unsuccessful compilation made of various discordant sources, nevertheless provide the most data about Serbian territory in the XVI century, although mainly in the way of the roads. Settlements and toponyms are grouped as discordant enclaves on his map of Greece published in the great work by Abraham Ortelius Theatrum orbis terrarum, Antwerp 1579.


    The field of Kosovo is mentioned for the first time in cartographic sources in the mid XVI century. Cosmographia universalis by German cartographer Sebastian Münster (1489-1552), in its various editions from 1545 until 1650, depicts a part of Serbian territory on the map of Poland and Hungary from 1550, where between the names Servia and Nys (Niš), to the east of Svrčin Lake with the island (Suere Lagno), the name Campus Cassouius is inscribed with large letters.

    Certain innovations in the cartographic presentation of Kosovo and Metohija were brought by Dutch cartographer Christian Sgrooten (cca 1532-1608). On his map Tractus Danubii from 1578 he added in the route from Belgrade toward Bulgaria, which branched over Kosovo to Skoplje (Scupia) and Vučitrn (Vacetren). The Kosovo valley and Kosovo Field are denoted as Vallus Cassouia and Campus Cassouia, between the Lab (Liaba) and Skoplje (Scupi) in the region of Raska (Rascia).

    A modern approach to the elaboration of maps including more accurate contemporary information was achieved by Italian cartographers, educated humanist Giacomo Cantelli da Vignola (1643-1695), the official cartographer of the Duke of Modena, Francesco II, and famous Venetian cartographer and cosmographer Vincenzo Maria Coronelli (1650-1718).
    Giacomo Cantelli da Vignola made the first regional chart of Serbia, published in 1689.

    The map entitled The Kingdom of Serbia otherwise called Rascia (Il Regno della Servia detta altrimenti Rascia) shows numerous contemporary toponyms, often with their ancient names, additionally depicting a developed fluvial network, the main routes and bridges, mountain chains and forest cover and, what was especially important, the division of church jurisdictions. In making the map, Cantelli used rich cartographic sources, geographical descriptions and travel accounts, as well as reports by Catholic priests and missionaries. It is considered to be the best map of Serbia from the XVII century.


    Cantelli’s contemporary, the famous Venetian cartographer and editor Maria Vincenzo Coronelli (1650-1718), depicted the Danube Basin (Corso di Danubio) – i.e., Podunavlje - in his well-known work Atlante Veneto, in six folios. Folio 5, published in Venice in 1688, represents the Illyric, comprising a portion of Bosnia and Herzegovina, and Serbia and Montenegro.[19]

    In spite of incorrect geographical base and other mistakes, the map contains a great deal of historical information, contemporary and ancient names of certain places and rivers, and, in some places, even the number of Moslem and Christian houses. Despite the large amount of material he systematically collected for years for the purpose of map-making, Coronelli places Kosovo filed (Campo Cossovo) between the rivers Piva and Lim, with a note that Hungarians call it Rigomazeu, the Latins Campus Merulus, while Sansovino wrongly places it on the boundary of Raška.
    The allusion is on Francesco Sansovino, the XVI century writer, who published a collection of texts about the Turks, which were subsequently used both by Leunclavius, and Mavro Orbini. The map is abundant with details that could have beeen noticed only directly on the ground, such as the notes about wooden bridge over the Sitnica and the Lab, the ruins of Veletin and Janjevo lake.
    In Kosovo and Metohija Coronelli marks Trepča (Trepcia), Mitrovica, Zvečan (Seucian) and, to the south, Priština, with a note that it contains about 4000 scattered houses and only a small number of Christian ones (Pristina di 4000 Case sparse, poche de Christiani). On the right side of the Sitnica is Vučitrn (Wicitergia), noted as the seat of the pasha of Skoplje (Isa–bey Ishaković); then, as with Cantelli, a second Murat’s tomb between the Lab and Vučitrn (Sepolt/ura/ di Amu/rato/ secunda), the village of Svetlje on the Lab and a wooden bridge (Ponte di legno), the little rivers Sutjeska and Kižnica (Chisniza Fiume) along with the ruins of the mediaeval fortress Veletin (Veletino rovin/ato/). Janjevo with the church of Saint Nicolas is located on the spot where a river flows out of Lake Janjevo (Lago di Iagneuo), to the south are the villages of Gušterica and Vragolija, inhabited by both Moslems and Orthodox (Vragolia habitata da Turchi, e Greci).

    At the source of the Lepenac river lies Kačanik, a fortress with 50 Turkish guards (Cacianich Forte con Presidio di 50 Thurchi). Prizren is to the south, described by a long note: Prisren, Prisereno, Iustiniana Secunda, Vlpianum, Villa Vulpiana, habitata da 6000 Turchi e pochi Christiani (where live 6000 Turks and a few Christians). Near are the villages of Ljubinje and Graždanik, with 20 Turkish houses each, then Zjum, Rogovo, Tupec, Pirani, Bistražin (Biscasina), Orahovac (Rahouac) and, across the Topluha, Suva Reka (Suha Riesca). To the north of Suva Reka, in the wrong region – Podrimlje, and on the wrong river – the Drina, is shown Novo Brdo (Nouomont, o Nouomant). On the left side of the White Drim (Drino bianco Fiume, o Drin Bieli, Drilo Albus L/atino/) lies Djakovica, with 200 Moslem houses (Iacoua, o Iacouizza, 200 Case de Turchi). Upstream, on the river Fiume Rieca, is the village of Junik, located in a valley, with 20 Turkish houses (Iunich Villa in piano del 20 Case de Turchi). A wooden bridge (Ponte da legno) is sketched going over the Dečanska Bistrica, while Dečani (Decian) are marked along the way toward Peć. At the source of the Bistrica (Bistriza F/iume/), Peć is denoted as the seat of the Dukadjin sandjak (Pechia Residenza del Sandiaco del Ducagini). The Podrimlje is overly enlarged, being extended by the large inscription Podrima provincia to run from the mountain region north of Plav Lake (Lago di Plaua) in the west to Kačanik and the source of the Lepenac in the east.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 06-02-2009 mė 09:55

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    mos qeshni po them
    se e kam me te ndegjume nga gjyshja ime kur isha femijė :

    - Ka pas lufta te mdhaja ne kete vend gjithmon
    por ushtrit siē vinin i humbshin betejat edhe i mernin xhenazet me veti...
    njehere ishte nisur nje ushtri e armatosur edhe ushtaret mbeshtjell me hekur
    luftetaret nuk dinin se si te luftoni kunder tyre , as shpata e as shtiza punė nuk bente ne ket rast..
    a“there vendosen luftetaret te luftonin me kosa
    sepse ushtrija qe i sulmonte vetem kembet nuk i kishte te mbeshtjellura me hekur shkaku i levizjes...
    edhe i kositen .
    Kosova = Kosita fitova
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 09-11-2009 mė 22:05

  20. #40
    i ktyne herit Maska e Dardhan
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Vendndodhja
    n'Toke t'Zotit (Dardhanii)
    Postime
    98
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Kasov = shqip popullore
    Askush ne kete bote nuk thot ashtu perveq teje dhe Jakup Krasniqit.
    Either win or die. I hope for nothing. I fear nothing. Fate has brought me here.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Tahir Zemaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •