Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Ismail Xheladini ( Lubaveci )

    ISMAIL XHELADINI
    1910 - 1958
    Lindi nė Lubavec tė Mitrovicės (Kosovė) nė tetor 1910 nė njė familje me tradita tė shquar patriotike. I ati i tij Xheladin Lubaveci, shok armėsh i Azem Galicės, luftoi me trimėri tė rrallė deri nė ēastet e fundit tė jetės. Duke qėnė i plagosur rėndė, me njėrėn dorė mbante zorrėt e dalė jashtė nga barku i ēarė, me tjetrėn zbrazte pushkėn.
    Nė librin e vet “Shota dhe Azem Galica” (faqe 251) autori kosovar Ajet Haxhiu e radhit Xheladinin ndėr luftėtarėt e shquar, kur thotė: “ ...gjatė viteve 1924-1926 ... nga ēetat e Drenicės mbetėn tė vrarė luftėtarėt e shquar Abaz Kurrumeli, Xheladin Lubaveci, Beqir Azemi, Lah Gashi, Kamer Loshi etj. Secili prej trimave tė rėnė shkroi njė akt heroizmi nė historinė e luftės pėr liri tė Kosovės.”
    Dhe kėngėt e popullit dėshmojnė:
    “ Azem Bejtja ēka kish thanė:
    -Trimit hakun mos me ja ngranė;
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    Pa u provu nuk po u njifka trimi.
    Gjashtė i mbytka qaj Qerimi;
    Shtat a tet qaj Xheladini. “
    Nė ato vite tė terrorit dhe tė genocidit mė ēnjerėzor u vranė e u shfarrosėn nga sėrbėt tė gjithė pjesėtarėt e fisit tė Lubavecajve me burra, gra e fėmijė. Shpėtuan gjallė vetėm tre fėmijėt e Xheladinit, tė cilėt, fal pėrkujdesjes sė njė miku tė familjes, mundėn tė vijnė nė Shqipėri nė vitin 1920. Mbijetoi vetėm mė i vogli prej tyre, Ismaili 10 vjeēar. Motra dhe vėllai mė i madh, tė raskapitur nga udhėtimi i gjatė nėpėr dėborė, u sėmurėn rėndė e mė pas u prehėn nė krahėt e vdekjes.
    Ismailin e vendosėn nė Tiranė, nė jetimore pėr pak kohė, pastaj, nėn kujdesin e familjes kosovare Zajmi qė ndodhej aty, filloi tė jetojė e tė punojė nė Spitalin e Tiranės. Nė atė kohė ra nė sy shkathtėsia dhe zgjuarsia e tij. Humanisti i shquar, doktor Osmani, u pėrkujdes pėr tė si pėr fėmijėn e vet duke e mėsuat tė ushtrojė profesionin e infermierit dhe atė tė kryeinfermierit nė Spitalin e Tiranės deri nė vitin 1938, pastaj transferohet nė Shkodėr.
    I punėsuar vazhdimisht nė sallėn e operacionit si asistent i kirurgėve mė tė njohur tė asaj kohe, u aftėsua profesionalisht dhe fitoi njė pėrvojė tė pasur pune sa tė kryente vetė operacione tė ndryshme, ndonjė herė edhe tė vėshtira qė ja besonin kirurgėt. Sėbashku me doktor Zymėn kanė kryer operacionin e parė nė Shqipėri pėr bajamet.
    Njė dritare e re u ēel pėr tė, kur shkoi nė Shkodėr, pėrsėri si kryeinfermier i spitalit. Aty njihet me kirurgun e shquar Frederik Shiroka, me tė cilin pati njė lidhje miqėsore shumė tė madhe qė vazhdoi deri nė vdekjen e doktor Shirokės nė vitin 1956 (dy vjet mė vonė vdes dhe Ismaili i ardhur nė Vlorė). Puna me pėrkushtim nė sallėn e operacionit si asistent i kėtij kirurgu tė madh e ngriti mė lart profesionalisht dhe i dha emėr e njohje tė gjerė nė popull e nė rrethet intelektuale. Nė Shkodėr krijoi familjen, u martua nė vitin 1941 me vajzėn Merkushe Sekniqi, bijė e njė fisi tė njohur shqiptarėsh nga Podgorica tė ardhur familjarisht nė Shqipėri. Bashkėkohėsit e tij tregojnė se Ismaili ishte njė familjar i pėrkryer, kujdesej me pėrkushtim pėr pesė vajzat dhe tė shoqen e tij qė i deshte aq shumė dhe sakrifikonte aq shumė pėr ato.
    Qė prej vitit 1946, me urdhėr tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė asaj kohe, ishte transferuar nė Spitalin e Vlorės me tė njėjtėn detyrė si nė Shkodėr; pėrveē kėsaj, pėr mungesė tė specialistėve gjinekolog, punonte edhe nė maternitetin e qytetit. Me punėn e tij tė palodhur si asistent i kirurgėve me pėrvojė Mihal Angjeli e Dhimitėr Shyti fitoi besimin, dashurinė dhe admirimin e qytetarėve vlonjat, aq sa ata vetė e thėrrisnin “doktor Smaili”. Ky vlerėsim ia nxiste dėshirėn pėr studime, ėndrrėn e tij tė fėmijėrisė, qė u realizua vetėm pjesėrisht. Kishin ikur shumė vite, ai mundi tė mbaronte vetėm Politeknikumin Mjekėsor me korrespondencė dhe pėr kėnaqėsi u tregonte miqve diplomėn e vėnė nė njė kornizė tė varur nė mur.
    Patriotizmi, fjala e besės dhe dashuria pėr atdheun , shpirti i vetmohimit dhe i sakrificės, respekti pėr njerėzit dhe humanizmi i lartė ishin cilėsitė shpirtėrore tė kėtij njeriu, pionierit tė parė, simbol i unitetit tė kombit Kosovė- Shqipėri, e kėtij atdhetarit tė flaktė qė ēdo 28 nėntor vishte gravatėn kuq e zi dhe shtronte gosti nė familje, mblidhte miq e shokė.
    I dashur, i qeshur, gojėmbėl e i pastėr plotė dritė, shkonte shtėpi mė shtėpi me atė biēikletėn e tij “Bianchi” tė zezė qė e mbante aq tė pastėr sa veten; shkonte se njerėzit e prisnin me shpresė, se Smaili do t’i shėronte, bile dhe gjak u kishte dhėnė nga gjaku i tij, qė pėr ēudi ishte zero, i pranueshėm nga tė gjithė. Sa njerėz ka shpėtuar Smaili nė sallėn e opeacionit! Atėherė nuk kishte gjak tė konservuar dhe Smaili u falte gjakun e tij. Mbi 34 kile gjak u ka dhuruar qytetarėve vlonjat, sepse siē thoshte ai: “jemi shqiptar tė njė gjaku”.
    Altruizmi dhe humanizmi i tij merr pėrmasa gjigande. E shoqja sapo lindi nė shtėpi fėmijėn e vet me asistencėn e tij. E thėrrasin urgjentisht nė Spital. Ē’tė bėnte? Ja kapi fėmijės kėrthizėn me pincet, duke i lėnė nėnė e bijė nė rrezik, dhe shkoi tė shpėtonte njė shtatėzėnė nė njė lindje tė vėshtirė.
    Pėr devotshmėrinė e tij nė shėrbim tė shėndetit tė popullit ai ėshtė vlerėsuar e dekoruar dy herė: nė fillim me medaljen e punės e pastaj me urdhėrin e punės tė klasit tė dytė. Por nderin dhe vlerėsimin mė tė madh ia bėri populli i Vlorės ditėn e 11 prillit 1958, kur ai, nga njė hemoragji cerebral nė moshėm 48 vjeēare, u nda nga jeta pėrgjithmonė. S’mbeti njeri pa e marrė vesh vdekjen e tij tė papritur. S’mbeti njeri pa i dhėnė lamtumirėn e fundit. Njė kortezh i pafundėm njerėzish lėvizte ngadalė rrugėve tė qytetit.
    Populli pėrcillte birin e vet, qė jetėn e shkriu pėr atė popull.
    Dhe sot, pas 50 vjetėsh, tė moshuarit e kujtojnė.
    Ē’ njeri i mirė ishte Ismail Xheladini, mishėrim i humanizmit njerėzor!

    BURIMI : ( P a n d i K o r d h a )

    TASH SHPIRTI JUAJ PREHET I QETE , NE KOSOVEN E PAVARUR

    NDERIM DHE RESPEKT NGA POPULLI I VLORES , PER PERKUSHTIMIN QE TREGUAT NE SHERBIM TE SHENDETIT TE QYTETAREVE .

    DO TE ISHTE ME INTERES , PER TE PLOTESUAR KETE SHKRIM , NESE DINI BURIME TE TJERA INFORMACIONI ?




    .....................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 21-02-2008 mė 21:05

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e olsetto
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    170
    Ai ka qene nje person shume i dashur per te gjithe.Ka qene mjek i persosur.E vleresoj temen NEOLK.
    1,2 Freedy comes for you;
    3,4 Jason's at your door.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Pėr: Ismail Xheladini ( Lubaveci )

    Nje foto e Ismail Xheladinit i treti nga e majta,dale ne Spitalin e Vlores mendohet ne vitin 1957.
    Emri:  image-5cf21c3ec43b5fbd26e125c0815639e31a42ba69d87886aeee19f09c01147e47-V.jpg

Shikime: 1535

Madhėsia:  49.2 KB
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Pėr: Ismail Xheladini ( Lubaveci )

    Citim Postuar mė parė nga NEOLK Lexo Postimin
    Nje foto e Ismail Xheladinit i treti nga e majta,dale ne Spitalin e Vlores mendohet ne vitin 1957.
    Emri:  image-5cf21c3ec43b5fbd26e125c0815639e31a42ba69d87886aeee19f09c01147e47-V.jpg

Shikime: 1535

Madhėsia:  49.2 KB
    Nga e majta ne te djathte> Sheref Karoqja,Mene Naēi,Ismail Xheladini,Irfane Kosova,Hodo Kabello,Kosta Bleca,Kosta Gjikopulli.
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •