UNË I KAM FAJET!…
Ku mund ta gjejmë një figurant
si quhet ndryshe…një manekin?
Në skenë do luhet sot një dramë
Me titull: “Prisheni Shqipërinë!”
Kjo drame e jetës s’u soska kurrë
Një figurant s’gjëndet për bè…
Kët’ rrol pa rrol, e luaj unë.
Rrol kryesor do luajmë… NE!
I fikni dritat, shfaqja filloj
Unë manekini… Ju spektatorë!
Nëse kjo dramë prap do dështoj
JU s’keni faj!…Unë jam fajtorë.
Hapeni perden, se s’po duroj!
unë figuranti…, mezi po pres!
Salla është bosh, njeri s’shikoj
Shoh veç Atdheun, që thotë: -po vdes !..
Kob përmbi kobet!…vdes Shqipërija!?…
Fajet të gjitha mua m’i lini!
Të vijë dënimi nga lashtësija!
Trekëmbshin gati, pret manekini…
Jo nuk kanë faj “burrat e shtetit” (!)
as filogrekët me filosllavë…
Fajin ia vini… vetëm miletit!!!
Dhe vehtes time që mbeta…gjallë!
Agimi
Krijoni Kontakt