Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Sfidat e një Kosove të pavarur

    Shpallja e pavaresise dhe njohja e saj nga SHBA dhe pjesa derrmuese e shteteve evropiane perben nje moment historik ngadhenjyes per te gjithe shqiptaret ne bote. Por ky moment ne histori nuk duhet pare vetem si nje triumf i faktorit shqiptar ne rajon e ne bote, ky moment ne histori duhet perjetuar si nje shans historik per popullin shqiptar qe të dëshmojë me hapa konkrete se ndan të njëjtat principe demokratike dhe vlera si pjesa tjetër e botës së lirë. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga vende si SHBA, Gjermani, Japoni, Angli, France, është besimi që këto vende kanë se populli shqiptar meriton një shans për të provuar veten se është i denjë për një vend në tavolinën e familjes evropiane dhe botërore. Është detyra jonë si shqiptarë që të provojmë me vepra e jo me fjalë që ky besim dhe ky investim kolosal që po bëhet në Kosovë është në të mirën jo vetëm të shqiptarëve por edhe të investitorëve ndërkombëtarë.


    Sfida #1: Materializimi i pavarësisë

    Jo më kot para disa muajsh hapa një temë tek portali i forumit ku shtroja pyetjen: "Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?". Qëllimi i kësaj asaj teme ishte të provokonte mendimin shqiptar që të shihnin më tej nga emocionet e çastit, të fillonin të kuptonin se si pavarësia e Kosovës do të ndryshonte jetën e tyre, jetën e familjes së tyre, jetën e mbarë Kosovës. Nga ana tjetër tema kish për qëllim që te ftonte anëtarët e këtij forumi që të fillonin të ndërtonin një vizion të ri për Kosovën, një vizion i ndërtuar si produkt i lirisë dhe jo luftës.

    Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, tani që festimet madhështore kanë përfunduar, tani që ata mijëra gazetarë të huaj po largohen nga Kosova, tani që atmosfera festive po zvenitet, dilema më e madhe në mendjen e cdo shqiptari do të jetë: "Si do të ndryshojë jeta ime tani që e shpallëm pavarësinë?" Aq të mëdha kanë qënë shpresat në popull për një jetë më të mirë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë saqë zhgënjimi i përkohshëm i popullit të Kosovës do të jetë i sigurt. Kjo në vetvete përbën edhe sfidën më të madhe për qeverinë e Kosovës: materializimi i pavarësisë dhe lirisë në jetën e cdo qytetari.

    Të jetosh në një shoqëri demokratike e të lirë, do të thotë të jetosh në një shoqëri që është gjithmonë në ndryshim. Ndryshimi në Kosovë është tejet i mirëpritur nga populli i thjeshtë që ka gati 1 dekadë që pret një të ardhme më të mirë të premtuar. Është përgjegjësia e qeverisë së Kosovës që të vendosi në vend autoritetin e ligjit demokratik, ti japi fund grupeve kriminale që veprojnë në Kosovë, ti japi fund trafiqeve të ndryshme, ti japi fund korrupsionit në administratë, ti japi zgjidhjeve probleme kyce nga më i thjeshti: pajisja me një letërnjoftim të gjithë qytetarëve të saj që duke filluar nga 17 shkurti janë shtetas së Republikës së Kosovës, e deri tek problemi më i madh sic është ai i privatizimit të uzinave, fabrikave e minierave të Kosovës, apo njohja ligjore e prones private.

    Kjo përbën në vetvete edhe sfidën më të madhe për të ardhmen e Kosovës pasi nëse nuk adresohet drejt dhe me shpejtësi, gjithë ky entuziazëm që pamë në rrugët e Kosovës në 17 shkurt do të kthehet në zhgënjim të madh. Dhe qeveria e Kosovës nuk ka një përgjegjësi historike vetëm përballë qytetarëve të Kosovës, ajo ka një përgjegjësi direkte edhe ndaj vendeve investitore në Kosovë që sponsorizuan pavarësinë e Kosovës: SHBA, BE, NATO. Nëse këto vende nuk shohin ndryshime rrënjësore pozitive në 2 vitet e ardhshme në Kosovë, ato do të jenë më pak të prirura për të investuar në Kosovë dhe kanë për të vënë në mëdyshje edhe vetë misionin e tyre në Kosovë. Kjo përbën një përgjegjësi të madhe historike për qeverinë dhe institucionet demokratike të Kosovës. Shpallja e pavarësisë ishte hapi i parë relativisht i lehtë, materializimi i një Kosove të pavarur e të lirë është sfida më e madhe historike për mbarë faktorin shqiptar në botë.

    Sfida # 2: Integrimi i minoriteteve në jetën e vendit

    Një tjetër sfidë e jashtëzakonshme është edhe integrimi i minoritetit serb në Kosovë në jetën e shtetit të ri kosovar. Ajo që ra në sy në 17 shkurt në Kosovë ishte kontrasti i thellë i qytetarëve shqiptarë të Kosovës që festonin në rrugë, dhe demonstrimet e serbëve në rrugët e Mitrovicës kundër shpalljes së pavarësisë dhe shtetit të ri kosovar. Kjo është një sfidë e madhe pasi si ata qytetarët shqiptarë edhe ata serbë duke filluar nga 17 shkurti janë shtetas së Republikës së Kosovës. Nëse serbët që jetojnë në Kosovë refuzojnë këtë shtetësi, rretë e zeza të ndarjes do të qëndrojnë në Kosovë.

    Kjo sfidë duhet parë si një garë e qeverisë së Prishtinës dhe qeverisë së Beogradit për të fituar mendjet dhe zemrat e pakicës serbe në Kosovë. Qëndrimet e palëve janë të kuptueshme kur sjellim parasysh historinë midis dy popujve. Por kjo nuk do te thote se me shpalljen e pavarësisë, bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë mori fund. Përkundrazi, shtetet e huaja sponsorizuese të pavarësisë së Kosovës e njohën këtë pavarësi pasi mendojnë se mund të ndërtojnë në Kosovë një shtet demokratik të ri ku respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve. Dëmi më i madh që Kosova do të pësonte në opinionin publik botëror është një konfrontim i mundshëm etnik në Kosovë që do të krijonte valë refugjatësh serbë që largohen nga Kosova ose shpërthimin e një konflikti të mundshëm.

    Qeveria e Kosovës duhet të jetë ajo që merr hapa konkrete në shumë drejtime, jo thjeshtë gjeste mediatike, që krijon mundësi për minoritetin serb që të integrohet në jetën e shtetit të ri të Kosovës. Ajo që do të diktojë për mirë më shumë se çdo tjetër këtë sfidë janë aplikimi me sukses i reformave demokratike në Kosovë që i japin hov ekonomisë së Kosovës, i hapin dritën jeshile investimeve të vendit e të huaja, dhe qytetarët e Kosovës, shqiptarë e serbë, kanë më shumë mundësi punësimi që do të cojnë në rritjen e mirëqënies. Kjo do të sensibilizojë e joshë më shumë se cdo gjë minoritetin serb në Kosovë që të bëhet palë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, duke refuzuar mbështetjen e Beogradit në këtë drejtim.

    Avantazhi tjetër që qeveria e Kosovës ka krahasimisht me qeverinë e Beogradit është mbështetja e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian do të luajë një rol kryesor në ndihmën llogjistike dhe ekonomike për shtetin e ri evropian, ashtu sic do ti ofroje Kosovës të njëjtën paketë që qeveria e Beogradit refuzoi para pak javësh: një marëveshje anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO. Benefitet që vijnë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, do të jetë një tjetër kartë joshëse për minoritetet serbe që të përqafojnë identitetin e shtetasit të Kosovës.

    Pika e fundit dhe tepër e rëndësishme për të adresuar këtë sfidë është roli aktiv që duhet të luajnë burrat e shtetit të Kosovës. Takimet e shpeshta me minoritetin serb, perfaqesimi i minoritetit serb ne te gjitha instancat e shtetit te Kosoves, adresimi i problemeve te tyre me investime te qeverise se Kosoves, nxitja e bashkejeteses duke krijuar kushte konkrete ne sistemin e arsimit dhe ate mjekesor, bashkepunimi i ngushte me krerët e Kishës Orthodhokse serbe në Kosovë, kanë për të hapur me kohën dyert e mbyllura të mendjes dhe zemrës së minoritetit serb në Kosovë. Është e rëndësishme për gjithë shqiptarët të kuptojnë, që duke filluar nga 17 shkurti, është përgjegjësia e shumicës shqiptare në Kosovë që ti shtrijnë dorën e bashkëpunimit minoritetit serb. Dhe kjo nuk bëhet thjeshtë pasi "kështu na mësojnë evropianët", kjo bëhet pasi nga integrimi i minoritetit serb në jetën e vendit varet edhe e ardhmja e shtetit të Kosovës. Suksesi përballë kësaj sfide do të thotë një paqe të përhershme në Kosovë dhe dështimi do të thotë copëtim ose shkatërrim i gjithë asaj që kemi arritur të ndërtojmë në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq, por qëndrimi që qeveria e Prishtinës do të mbajë ndaj minoriteteve do të ndikojë më shumë se cdo gjë tjetër edhe në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.


    Sfida #3: Kriza e identitetit që vjen me pavarësinë

    Kriza e identitetit tek shqiptaret ne Kosove manifestohet ne shume forma. Ne diten e shpalljes se pavaresise ajo u manifestua hapur ne kontrastin dhe pakenaqesite qe u vune ne re midis flamurit te shtetit te Kosoves te valevitur nga presidenti dhe kryeministri i Kosoves, dhe nga ata mijera flamujt kombetare te valevitur nga shqiptaret ne rruget e Kosoves dhe botes. Flamujt shteterore te Kosoves me ngjyrat e flamurit te bashkimit evropian nuk kane lidhje aspak me Kosoven dhe historine e saj, dhe shumekush me te drejte mund te formulonte bindjen se pavaresia qe shqiptaret shpallen nuk eshte as me pak e as me shume se nje protektorat evropian. Zhgenjimi me i madh per mua ne diten e shpalljes se pavaresise ishin flamuri dhe stema shteterore e Kosoves, jo vetem per permbajtjen e tyre, por edhe per faktin se ato nuk përbëjnë asnjë lidhje me historinë e Kosovës apo trashëgiminë e saj.

    E dëgjoj shpesh justifikimin "keshtu na keshilluan nderkombetaret", por dita e pavaresise nuk i perkiste ndërkombetarëve, i perkiste mbarë popullit të Kosovës, ishte dita kur nderkombetaret e mbare bota heshtnin që të dëgjonin se si burrat e shtetit të Kosovës flisnin në emër të popullit të Kosovës dhe shpallnin pavarësinë. Dhe një tjetër formë e shfaqjes së krizës së identitetit është edhe anashkalimi i flamurit të desinjuar të Kosovës që presidenti i parë i Kosovës, Rugova, mbajti në presidencë dhe në takimet me ndërkombëtarët. Ndryshe nga presidenti Rugova që e kuptonte rëndësinë e rikthimit në identitet të një populli të birësuar për shekuj me rradhë, tre krerët aktualë të institucioneve të Kosovës, duke mos vlerësuar sa duhet këtë hap historik, zgjodhën rrugën e thjeshtë të përqafimit të "identitetit evropian". Dhe ajo cështja tjetër që u anashkalua kur flasim për simbolet shtetërore, është edhe emri i Republikës. Ish-presidenti Rugova, mbronte idenë e emërimit të Kosovës jo sipas emërtimit sllav Kosovë, por sipas emërimit të lashtë të asaj krahine, Dardani. Në pamje të parë duket si një ndryshim sipërfaqësor emrash i parëndësishëm, por akte të tilla nënkuptonin fundin e epokës së pushtimeve dhe asimilimeve në Kosovë dhe rikthimin në identitetin e të parëve, identitetin dardan.

    Në euforinë e momentit kjo sfidë nuk është edhe aq aktuale por ajo ka premisat që të nxjerri në një rrugë pa krye një popull të tërë. Sot, një shqiptar i thjeshtë në Kosovë i duhet të paqëtojë në mendjen e tij tre identitete: a) identitetin kombëtar shqiptar b) identitetin shtetëror kosovar c) identitetin e qytetarit evropian. Në ditët dhe muajt që do të vinë, zhgënjimi i parë me pavarësinë e Kosovës do të vijë nga rradhët e "nacionalistëve" shqiptarë. Këta janë ata që nuk u pëlqen të flasin për një Kosovë të pavarur por për një Shqipëri Etnike. Zërit të tyre do tu shtohen edhe zërat e anarkistëve të rinj në rrugët e Prishtinës, që do të vazhdojnë refrenin anarkisto-revolucionar të "Vetëvendosjes" dhe pastrimi i Kosovës nga trupat e NATO apo administrata e huaj ndërkombëtare.

    Janë krerët e institucioneve demokratike të Kosovës që duhet të japin zgjidhje edhe kësa sfide. Kjo krizë mund të ishte shmangur e minimizuar nëse krerët e institucioneve të Kosovës do të ishin paksa më të vetëdijshëm dhe më konseguntë në qëndrimet e institucioneve që drejtojnë. Në një farë mënyre ata janë shkaktarë të kesaj krize identiteti me qëndrimet e tyre. Megjithatë, nuk është tepër vonë për të adresuar këtë sfidë në kontekstin e formulimit të kushtetutës së Kosovës, ligjit themelor të shtetit. Hapi i parë që krerët e institucioneve duhet të ndërmarin është hapja e linjave të komunikimit me elektoratin e Kosovës dhe shpjegimi se përse pavarësia e Kosovës është rruga e vetme dhe më e sigurt që siguron të ardhmen e Kosovës. Duke i parëprirë këtij problemi minimizohet impakti i propagandës së nacionalistëve dhe anarkistëve në rrugët e Kosovës. Hapi i dytë është adresimi i problemit të flamurit dhe stemës shtetërore duke i shpallur simbolet aktuale të përkohshme deri në shpalljen dhe aprovimin me referendum të Kushtetutës së Kosovës. Kosova duhet të ketë një flamurin e saj, që është ndryshe nga ai i Republikës së Shqipërisë, por që huazon shumë nga konteksti historik i simboleve të tij. Modeli i ish-presidentit Rugova është modeli që duhet të ndiqet jo vetëm për flamurin dhe stemën por edhe për emërtimin e Republikës së re. Emëri aktual Kosovë, edhe pse është emri që të gjithë e njohim Kosovën, nuk është një emër shqiptar në origjinë. Të pagëzosh republikën e re me emrin Kosovë do të ishte njësoj sikur Ismail Bej Vlora ta kish pagëzuar shtetin e ri shqiptar në 28 nëntor 1912 me emrin Arnavudllëk!

    Dhe forma më e pafajshme e krizës së identitetit në Kosovë shfaqet në identitetin e ri të fituar dhe si ky identitet do të ndryshojë marëdhëniet brenda vetë faktorit shqiptar: A i hap rrugë pavarësia e Kosovës lëvrimit të "identitetit kosovar" dhe a do të ndihmojë apo dëmtojë në njehsimin kulturor, politik, shoqëror midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit?! Kjo është dicka që do ta provojë koha dhe varet nga shumë faktorë. Kontributi i vetëm që ne mund të japim është rritja e kontakteve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat: arsim, kulture, art, politike, filozi, fe, shkence, ekonomi, etj. Ajo që e bën këtë problem paksa më kompleks seç duhet është prezenca e konkurencës së shteteve fqinje për një dominim kulturor të Kosovës. Krahas Republikës së Serbisë, Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Turqia ka investuar jo pak në këto 9 vjet në Kosovën e pasluftës për të penguar me çdo kusht një ecje të shtetit të Kosovës në hapat e shtetit 95 vjecar shqiptar.


    Sfida #4 Marëdhëniet e Kosovës me Serbinë

    Kërcënimi më i madh i sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit varet nga qëndrimi që Serbia do të mbajë ndaj Kosovës. Shume mire dikush mund ta etiketoje Serbine sot si faktor destabiliteti në rajon. Shpresa e komunitetit ndërkombëtar është se me kalimin e kohës, pala serbe do të reflektojë mbi qëndrimin e saj dhe do të njohi realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Pozitiv është fakti që Beogradi nuk zgjodhi një reagim të dhunshëm në Kosovë, duke patur një konfrontim ushtarak me trupat e NATO në Kosovë. Pozitiv është gjithashtu fakti që Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje destabilizimi të brendshëm të Kosovës. Nga ana tjetër, Beogradi ende nuk ka dhënë asnjë shenjë që është gati të heqi dorë nga përpjekja për të riatdhesuar Kosovën si pjesë të Serbisë. Në kushtet e tilla, qëndrimi i qeverisë së Kosovës së bashku me ndërmjetësimin ndërkombëtar, kanë një rol historik për të luajtur në javët e muajt në vazhdim, për të arritur në thyerrjen e shtetrrethimit serb mbi Kosovën.

    Cfarë roli duhet të luajë qeveria e Kosovës? Së pari, e rëndësishme është që krerët e institucioneve të Kosovës të kërkojnë me insistim vendosjen e marëdhënieve diplomatike me Serbinë. Në kushtet aktuale, qëndrimi shqiptar duhet të jetë një qëndrim pragmatist i zhveshur nga triumfalizmat dhe konfidencat e tepruara. Rivendosja e mardhenieve me Serbine, ne raportet e reja midis dy shteteve sovrane, duhet te jete objektivi i qeverise shqiptare. Kjo do te neutralizojë kërcënimin dhe do ti japi një shans paqes së përhershme në rajon. Kuptohet që pala serbe do të refuzojë cdo lloj komunikimi, takimi me krerët e shtetit shqiptar, pasi nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë të drejtë apo të tërthortë. Kjo nuk duhet të dekurajojë palën shqiptare në kërkimin e vazhdueshëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Beogradi e gjen veten me shpatullat pas murit në Kosovë, por për serbët drama nuk përfundon me Kosovën. Kosova për ta është akti i fundit i një drame që po luhet për 2 dekada dhe e ka emrin drama e shpërbërjes së Jugosllavisë. Beogradi është i vetëdijshëm se nuk mund të provokojë një konflikt ushtarak me forcat e NATO në Kosovë, ashtu sic është i vetëdijshëm se nëse përpiqet të destabilizojë Kosovën nga brenda saj, do të jetë minoriteti serb në Kosovë ai që do të vuajë pasojat e një politike të tillë. Në kushtet e tilla, opsioni i vetëm i Beogradit është shtetrrethimi ushtarak dhe ekonomik i Kosovës si një investim për ta kthyer eksperimentin evropian në Kosovë në një eksperiment të dështuar. Nga ana tjetër, shpresa tjetër e vetme e Beogradit është dekurajimi i impenjimit ushtarak dhe ekonomik të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe largimi i tyre nga Kosova duke e lënë atë në mëshirën e fatit. Prandaj pala serbe do të vazhdojë të refuzojë cdo lloj kontakti e komunikimi me palen shqiptare në Kosovë.

    Qeveria e Kosovës nga ana e saj duhet të fillojë ofensivën e vetë publike për të fituar mendjet dhe zemrat e minoritetit serb në Kosovë. Është më e lehtë për qeverinë shqiptare që të fitojë mendjen e zemrën e atyre serbëve që jetojnë në Kosovë se sa të burrave të shtetit në Beograd. Dhe qëndrimi që shteti dhe shumica shqiptare në Kosovë do të mbajë ndaj minoritetit serb në Kosovë, është edhe çelësi i zbërthimit të këtij shtetrrethimi. Nëse serbët e Kosovës ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre në Kosovë, nëse ata kanë mundësi shkollimi e punësimi, dhe nëse Kosova pranohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, nuk do të jetë e largët dita që minoriteti serb do të zgjedhi pjesmarrjen dhe jo bojkotin në shoqërinë e re kosovare.

    Qëndrimi i dytë i qeverisë së Kosovës që do të luajë një rol të madh në ndryshimin e opionit publik serb është qëndrimi dhe raportet që shteti shqiptar do të krijojë me Kishën Orthodhokse Serbe në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të vërë në lëvizje gjithcka për të fituar besimin dhe linjat e komunikimit me klerin orthodhoks serb në Kosovë. Kjo ka një rëndësi imperative pasi populli serb dhe gjithë popujt sllavë janë shumë të ndjeshëm ndaj trashëgimisë orthodhokse në Kosovë. Nëse lajmet që do të vijnë nga Kosova janë ato të shtrëngimit të duarve të krerëve të shtetit shqiptar me klerin serb, kjo do të ndihmojë jashtë mase në uljen e gjakrave në Beograd e më gjerë dhe në ndërgjegjësimin e pavetëdijshëm se "shqiptarët nuk qenkan aq të këqinj sa mendonim". Por nëse lajmet nga Kosova do të jenë ato të marsit 2004, Kosova do të kthehet vetvetiu në Palestinën e Ballkanit pasi reagimi i popujve të krishterë do të ishte në unision.

    Duke filluar nga 17 shkurti 2008, Prishtina e Beogradi janë në garë për të bërë për vete mendjet e zemrat e minoritetit serb në Kosovë. Kjo garë do të diktojë nëse Serbia do të njohi pavarësinë e Kosovës dhe sa shpjet do ta bëjë një gjë të tillë. Zgjidhja ideale do të ishte ndërgjegjësimi me kohën i palës serbe se një Kosovë e pavarur nuk do të thotë një Kosovë e humbur. Serbët mund të kenë humbur sovranitetin dhe kontrollin administrativ të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se ata kanë humbur mundësinë për të lëvizur lirshëm dhe për të festuar festat e tyre fetare në Kosovë. Prania dhe impenjimi ndërkombëtar do të ndihmojnë në ndërmjetësimin midis palëve dhe arritjen në këtë zgjidhje të pranueshme për të dy palët.


    Sfida #5 Testi historik i lidershipit

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-02-2008 më 03:36

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Banka boterore

    Nga vlersimi qe ka bere pas hulumtimeve ndaj resurseve natyrore te kosoves,vlerson se Kosova ka rreth 19 Miliardë euro pasuri natyrore,me pasuri nentoksore ,kryesisht qymyrë,duke bere te ditur se kosova pas pavarsis ka nje prospektiv te sigurt ekonomike...

    Me fal Albo qe nderhyra ...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Nga vlersimi qe ka bere pas hulumtimeve ndaj resurseve natyrore te kosoves,vlerson se Kosova ka rreth 19 Miliardë euro pasuri natyrore,me pasuri nentoksore ,kryesisht qymyrë,duke bere te ditur se kosova pas pavarsis ka nje prospektiv te sigurt ekonomike...
    Pasuria me e madhe e Kosoves nuk eshte nen toke por mbi toke. Kosova ka popullsine me te re ne moshe ne Evrope, te ciles po iu dha nje shans te arsimohet fale investimeve te qeverise ne arsim, Kosova ne 10 vjet nuk do te eksportoje qymyr guri por doktore e inxhiniere. Nga ana tjeter, po u la ne meshiren e fatit dhe pa vemendjen e duhur, do te kthehet ne kontigjentin e krimit ne rruget e Kosoves dhe botes.

    Kjo pasuri njerezore mund te siguroje te ardhmen e Kosoves ose mund te kthehet ne bumerangun e Kosoves.

    Albo

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pasuria me e madhe e Kosoves nuk eshte nen toke por mbi toke. Kosova ka popullsine me te re ne moshe ne Evrope, te ciles po iu dha nje shans te arsimohet fale investimeve te qeverise ne arsim, Kosova ne 10 vjet nuk do te eksportoje qymyr guri por doktore e inxhiniere. Nga ana tjeter, po u la ne meshiren e fatit dhe pa vemendjen e duhur, do te kthehet ne kontigjentin e krimit ne rruget e Kosoves dhe botes.

    Kjo pasuri njerezore mund te siguroje te ardhmen e Kosoves ose mund te kthehet ne bumerangun e Kosoves.

    Albo
    Albo,

    Kosova ka eksportuar me mijera e mijera intelektuale e me miliona njerez gjate gjithe ketij qindvjecari te okupimit serb qe i erdhi fundi edhe zyrtarisht para tri ditesh. Keshtu qe, ne Kosove tani ka ardhur koha qe mos te eksportohen me njerez, por te eksportohen mallra e sherbime te ndryshme qe keta intelektuale e populli yne do i prodhoj ne Kosove, ky eshte qellimi i Kosoves dhe edhe i Shqiperise per shqiptaret e Shqiperise.

    Une vleresoj shkrimet dhe mundimin qe merr per te hedhur ide ne lidhje me zgjidhjen e problemeve te shumta shqiptare ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e gjithandej ne trojet shqiptare. Mirepo, une kam edhe disa verejtje ne lidhje me disa ofendime si kjo ne kete shkrim ketu e ne shume shkrime tjera tuat, se kosovaret jane te "paarsimuar" etj. etj. Une nuk di asnje intelektual shqiptar te Shqiperise ta kete thene kete, duke perfshire mijera e mijera prej tyre qe shkojne perdite ne Kosove, kane punuar dhe punojne ne Kosove, e edhe qe jetojne tash atje. E edhe po te jete e vertete, kjo qe thua ti, duhet te gjesh menyra me te mira per ta shprehur, duke shmangur lendimin e ndjenjave te disave nga ne, pra duke shmangur ofendimet qe po ben ne menyre krejt te hapur.

    Poashtu, une te kam lexuar ketu me qindra here duke bere kritika te ashpra/radikale per Kosoven dhe kosovaret dhe edhe shqiptaret ne pergjithesi, por asnjehere nuk kam hasur ndonje shkrim tendin ku i denon veprat antishqiptare e antinjerezore qe behen perdite nga serbet vecanerisht por edhe greket. Duhet te jesh i drejte dhe i paanshem sepse ndryshe shume prej nesh edhe e vejme ne dyshim patriotizmin tend.

    PS: Nuk lexova asnje urim nga ana e juaj per pavaresine e Kosoves!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 19-02-2008 më 23:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Sfida # 2: Integrimi i minoriteteve në jetën e vendit

    Kjo sfidë duhet parë si një garë e qeverisë së Prishtinës dhe qeverisë së Beogradit për të fituar mendjet dhe zemrat e pakicës serbe në Kosovë. Qëndrimet e palëve janë të kuptueshme kur sjellim parasysh historinë midis dy popujve. Por kjo nuk do te thote se me shpalljen e pavarësisë, bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë mori fund. Përkundrazi, shtetet e huaja sponsorizuese të pavarësisë së Kosovës e njohën këtë pavarësi pasi mendojnë se mund të ndërtojnë në Kosovë një shtet demokratik të ri ku respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve. Dëmi më i madh që Kosova do të pësonte në opinionin publik botëror është një konfrontim i mundshëm etnik në Kosovë që do të krijonte valë refugjatësh serbë që largohen nga Kosova ose shpërthimin e një konflikti të mundshëm.

    ... vazhdon
    E vetmja menyre per integrimin e plote te serbeve me deshire ne institucionet dhe shtetin e Kosoves, eshte rritja e ndjeshme ekonomike, sidomos me donacionet nderkombetare per c'gje do mbahet edhe konferenca donatore ne muajin mars. Kjo edhe eshte nje nga arsyet kryesore qe diplomate amerikan e europian kane premtuar shuma te medha donacionesh. Bile edhe kjo do jete shume e veshtire per serbet sepse ata e duan Serbine me shume se Kosoven se jane serbe dhe jane mesuar te jene zot te ketij vendi qe 100 vite tashme. Kane bere cfare kane dashur jo vetem me Kosoven por edhe me gjithe shqiptaret atje. Kjo ju dhemb atyre me se shumti tani, qe tani e tutje shqiptaret do marrin vendimet kryesore si shumice qe jane.

    Mirepo, edhe shqiptaret e Lugines se Presheves nuk duan te jene me Serbine, edhe serbet e Kroacise nuk duan te jene me Kroacine, etj. etj. por jane detyruar nga komuniteti nderkombetar. E keshtu duhet te detyrohen edhe ne Kosove tani nga komuniteti nderkombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 19-02-2008 më 23:03
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kosova ka eksportuar me mijera e mijera intelektuale e me miliona njerez gjate gjithe ketij qindvjecari te okupimit serb qe i erdhi fundi edhe zyrtarisht para tri ditesh. Keshtu qe, ne Kosove tani ka ardhur koha qe mos te eksportohen me njerez, por te eksportohen mallra e sherbime te ndryshme qe keta intelektuale e populli yne do i prodhoj ne Kosove, ky eshte qellimi i Kosoves dhe edhe i Shqiperise per shqiptaret e Shqiperise.
    Kosova dhe Shqiperia jane vende aq të vegjël sa nuk kanë vend për të vdekurit e jo më për të gjallët. Emigrimi nga Shqipëria e Kosova ka ekzistuar, ekziston e do të ekzistojë deri në fund të kësaj bote pasi ato resurse që ka Shqipëria e Kosova nuk mjaftojnë për ata miliona njerëz. Dhe emigrimi nuk është dicka negative, është dicka pozitive pasi përshpejton shkallën e emancipimit dhe zhvillimit të një vendi.

    Mirepo, une kam edhe disa verejtje ne lidhje me disa ofendime si kjo ne kete shkrim ketu e ne shume shkrime tjera tuat, se kosovaret jane te "paarsimuar" etj. etj. Une nuk di asnje intelektual shqiptar te Shqiperise ta kete thene kete, duke perfshire mijera e mijera prej tyre qe shkojne perdite ne Kosove, kane punuar dhe punojne ne Kosove, e edhe qe jetojne tash atje. E edhe po te jete e vertete, kjo qe thua ti, duhet te gjesh menyra me te mira per ta shprehur, duke shmangur lendimin e ndjenjave te disave nga ne, pra duke shmangur ofendimet qe po ben ne menyre krejt te hapur.
    Unë nuk di të kem shkruajtur ndonjëherë që shqiptarët në Kosovë janë të paarsimuar. Por nga ana tjetër, unë nuk jam naiv që të mbyll sytë kur lexoj raporte të ministrisë së arsimit në Kosovë dhe organizatave jo-qeveritare që flasin për një shkallë të lartë analfabetizmi jo vetëm në moshat e mëdha, por edhe në moshat e reja, sidomos vajzat në zonat rurale. Dhe nëse e kam nxjerrë në pah këtë fakt, e kam bërë pasi për mua është një nga problemet më akute dhe më të mëdha që ka Kosova, pasi po nuk u adresua në kohë, një brez i tërë mund të humbasi shansin e arsimit e dijes.

    Ajo që më bie në sy mua është fakti që nuk të kam parë ty apo një prej atyre anëtarëve që shkruajnë nga Kosova që te hapin një temë për këtë problem e të japin ide se si për ta adresuar. Apo punë e madhe se ngelën ata fëmijët e Kosovës pa shkallë, a kam unë për vete shkollë?!

    Poashtu, une te kam lexuar ketu me qindra here duke bere kritika te ashpra/radikale per Kosoven dhe kosovaret dhe edhe shqiptaret ne pergjithesi, por asnjehere nuk kam hasur ndonje shkrim tendin ku i denon veprat antishqiptare e antinjerezore qe behen perdite nga serbet vecanerisht por edhe greket. Duhet te jesh i drejte dhe i paanshem sepse ndryshe shume prej nesh edhe e vejme ne dyshim patriotizmin tend.
    Miku i mirë të korrigjon, miku që ta ka me hile të thotë vazhdo se e ke mirë edhe kur të shikon në rrugë të gabuar. Edhe sikur të duash ti nuk e vë dot në dyshim patriotizmin tim pasi patriotizmi im nuk është ngritur me fjalë, por me vepra.

    PS: Nuk lexova asnje urim nga ana e juaj per pavaresine e Kosoves!!!!
    Duhet të jesh lexues më i mirë dhe më i vëmendshëm i imi. Unë Kosovës pavarësinë ia kam uruar në mars 1999, atëherë kur NATO hodhi bombën e parë mbi Kosovë. Citati origjinal i imi ka qënë: "Kosova e fitoi pavarësinë me bombën e parë të NATO që ra mbi Kosovë!", citat që u përsërit nga shumë të tjerë.

    Dhe në 17 shkurt nuk bëra 1 urim por 35000+ te tilla shqiptarëve në mbarë botën.

    Albo

    P.S Lexo cfarë kam shprehur në 17 shkurt këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-02-2008 më 02:54

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Albo,



    PS: Nuk lexova asnje urim nga ana e juaj per pavaresine e Kosoves!!!!
    Urime dodoni pamvarsia
    edhe pse ma fshin nji postim une po e shprehu mendimin tim prap ne ket tem e per mua Albo le te rrin kujdestar pas postimeve te mia

    dodoni sigurisht Albo ka qen i zan tuj hulumtue se ku ka tema te hapura per Qeverin e Kosoves nga une qe te vrapoi e ti mbyll e te me denoi mua mu ne festen me te madhe te ne Shqiptarve te Republikes se Kosoves e mos te me lejoi qe te shprehu gezimin edhe ne ket forum te tij privat

    prandaj urimin per Shtetin e Kosoves nga ana e Albos edhe te uronte as qe do ta kisha pranue une personalish sepse veq e ka teprue me urrejtje ndaj Qeveris e partis ne pushtet PDK-se dhe ishe Luftarve te UÇK-se e ndaj meje personalisht per ket edhe femijet nese kan hy ndonjiher ne ket forum jan bind
    rrofshin Shtetet mike tiera se sa per individ le te pelcasin nga inati dushmanat se Kosova u Pamvarsue dhe Qeverija e Kosoves do te funkcionoi edhe nese Albo nuk e lejon nji tem per te ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 20-02-2008 më 07:13
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pasuria me e madhe e Kosoves nuk eshte nen toke por mbi toke. Kosova ka popullsine me te re ne moshe ne Evrope, te ciles po iu dha nje shans te arsimohet fale investimeve te qeverise ne arsim, Kosova ne 10 vjet nuk do te eksportoje qymyr guri por doktore e inxhiniere. Nga ana tjeter, po u la ne meshiren e fatit dhe pa vemendjen e duhur, do te kthehet ne kontigjentin e krimit ne rruget e Kosoves dhe botes.

    Kjo pasuri njerezore mund te siguroje te ardhmen e Kosoves ose mund te kthehet ne bumerangun e Kosoves.

    Albo
    Realisht me duhet te pajtohem me ty ,sepse Fktori njerzor apo resursi njerzore eshte me i rendesishem se sa nje pasuri nentoksore ,sigurisht duke i nisur nga fakti se njeriu menagjon me pasurit natyrore,e jo pasuria natyrore me Resurset njerzore...

    Por une mendoj se Kosova dhe Shqipria,duke u bazuar nga faktori njeri qe eshte duke thithur experience ne Univerzitetet boterore dhe me provojat qe i kan ,mendoj do i ndihmojn goxha kosoves dhe proceseve ne zhvillimin e kosoves pas pavarsis...normal duke mos i nenqmuar dhe vlersuar lart klasen e resurseve qe gjenden sot brenda kosoves.

    Une shpesh mundohem qe te marrë si shembull Japonin si shembull konkret se si duhet te vlersohet kontributi dhe vlera e Resurseve Njerzore,ku dihet se Japonia ehste shteti me i varfer ne Azi me resurse natyrore,mirpo ka investuar ne Resurset e Njerzore,dhe suksesi ne kete metode veprimi eshte mjaft i madh ,duke u bazuar ne arritjet e Ekonomis Japoneze,duke u ngritur lart si superfuqi ekonomike,dhe duke i takuar gati merita per Teknologjin e sotme moderne Japonis..

    Ja si shembull mund ta marr edhe Shqiprin si shembull negativ ,qe te marrim si mesim dhe pastaj ne te ardhmen duhet te korigjohemi ,Ku Shqipria ka pasurin Qe quhet "Deti" qe eshte qmuar dhe akoma qmohet lart ,si pik strategjike te nje shteti per nje ekonomi te fortë...

    Pse shqipria nuk e shfrytezon pasurin qe ka deti ??,duke hapur Industri per perpunim te specialiteteve apo te prodhimeve te peshkut,dhe duke u bere exportues me namë ne shtetet tjera,por eshte importues nga Greket , Turqit dhe shtetet tjera te regjionit ,me me pak pasuri te tillë...d.m.th ketu duhet te fajsohet Ideja dhe planifikimi i ndonje strategjie ,qe i perket Faktorit Njeri,sepse peshku nuk del nga deti dhe te ju jap keshilla dhe sygjerime se si behet nje Industri peshku,por kete duhet ta beje njeriu dhe shteti duhet te punoj me kete "Njeri" qe ta shkolloj dhe pastaj njohurit qe i fiton ne shkoll te ia blej ...

    Une mendoj se ky problem eshte mjaft me rendesi qe te zgjidhet...Sepse kemi pasuri natyrore por Jo edhe Pasuri Njerzore...kemi naft ,qymyr ,blumb ,Nikel e Uranium shume pasuri natyrore,por duhet te punojm me to dhe ti shfrytezojm ne menyre racionale...

    Kalo mire dhe pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 20-02-2008 më 10:38
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Sfida #1: Materializimi i pavarësisë

    Jo më kot para disa muajsh hapa një temë tek portali i forumit ku shtroja pyetjen: "Çfarë do të thotë të jesh shtet i pavarur?". Qëllimi i kësaj asaj teme ishte të provokonte mendimin shqiptar që të shihnin më tej nga emocionet e çastit, të fillonin të kuptonin se si pavarësia e Kosovës do të ndryshonte jetën e tyre, jetën e familjes së tyre, jetën e mbarë Kosovës. Nga ana tjetër tema kish për qëllim që te ftonte anëtarët e këtij forumi që të fillonin të ndërtonin një vizion të ri për Kosovën, një vizion i ndërtuar si produkt i lirisë dhe jo luftës.
    Kosova u shpall e pavarur sipas planit te M.Ahtisaarit ? Nqs po, ateher, deri ne c'nivel shkon kjo pavarsi? cfare fuqie vendimi do kene institucionet kosovare?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Kosova, pavarёsia dhe sfidat

    Shkruan: Mr. Dardan Stublla*

    Kosova gjatë periudhës së pasluftës (1999–2007) ka shënuar një progres te konsiderueshëm në ndërtimin e institucioneve, krijimin e infrastrukturës së pergjithshme si dhe parakushteve tjera për një zhvillim të shpejtë ekonomik. Edhe përkunder arrtijeve te konsiderueshme që ekonomia kosovare ka shënuar gjatë kësaj periudhe, ende kemi para nesh një numër të konsiderueshem të problemeve dhe sfidave që mbesin per tu zgjidhur në vitet vijuese.

    Krahasuar me vendet e rajonit te cilat kane pasur nje rritje mesatare prej rreth 6%, Kosova ka pasur nje rritje relativisht te ulët te ekonomise me norme prej 2-4%. Kjo rritje e ulët ekonomike është përcjellur edhe me nje papunësi relativisht të lartë e cila bazuar në të dhënat statistikore sillet prej 30-40%. Kjo normë e lartë e papunësisë vjen si rezultat i ekzistimit të një strukture të re të popullësisë ku cdo vit ne tregun e punes vlerësohet se hyjne rreth 25 mije persona, ku normat aktuale te rrritjes ekonomike nuk mund te gjenreojne kaq vende te reja te punës.

    Kosova gjatë kësaj periudhe është ballafaquar me nje deficit te lartë tregtar i cili vjen si rezultat i kapacitetve të ulëta prodhuese në vend dhe aftësisë së ulët konkurruese. Shkalla e deficiti tregtar momentalisht sillet afër 50% te BPV e cila krahasuar me vendet në regjion është mjaft e lartë.

    Permiresimi i bilancit të jashtem tregtar, mbetet sfidë që do të ballafaqohemi edhe në të ardhëmën, dhe kjo në rradhë të parë do të varet nga ngritja e kapaciteteve prodhuese si dhe përmirësimi i produktivitetit të veprimtarive prodhuese në vend. Edhe perkundër një deficiti kaq të lartë tregtar, ndryshimet në strukturën e mallërave të importuara nga importi i produkteve të gatshme drejt importit të makinerive jep një sinjal pozitiv të përmirësimit të ekonomisë vendore dhe tendencës për shtimin e aktivitetit prodhues.

    Në anën tjetër, eksportet kanë filluar të rriten me ritëm të shpejt, gjë e cila do të qojë drejt përmirësimit të deficitit tregtar. Vlen të theksohet se një rritje e tillë në masë të madhe është mundësuar dhe do të mundësohet nga disa kompani të privatizuara të cilat kanë filluar aktiviteteet e tyre prodhuese.

    Kosova edhe pse nuk është anëtare e eurozonës, si rezultat i statusit të saj specifik ka adoptuar euron si valutë të saj, e cila ka luajtur nje rol te rëndësishëm në ruajtjen e stabiliteit te cmimeve në Kosovë. Në anën tjetër, adaptimi i euros si valute zyrtare ka pamundësuar shfrytëzimin e instrumenteve të politkës monetare në funksion te zhvillimit ekonomik.

    Në kuadër te kësaj, sistemi bankar momentalisht është duke funksionuar mjaft mirë. Aktualisht në Kosovë janë 7 banka komerciale të cilat operojnë me sukses, dhe në të njëjtën kohë AQBK( Autoriteti Qëndror Bankar i Kosovës) si insitutcion mbikëqyrës është duke e luajtur mjaft mirë rolin e bankës qëndrore. Një karakteristikë e sistemit bankar është dominimi nga bankat e huaja të cilat kanë një pjesmarrje mjaftë të lartë. Konkurrenca ne tregun bankar po vjen duke u rritur pasi që kemi një interesim të shtuar të bankave të huaja për te operuar ne Kosovë.

    Një ndër arrtijet më të mëdha gjatë këtyre viteve të pasluftës mund te konsiderohet krijmi dhe ndërtimi i sistemit të qëndrueshëm fiskal. Sistemi tatimor i krijuar gjatë këtyre viteve ka mundësuar gjenerimin e të hyrave buxhetore të cilat mundësojnë financimin e aktivitetve kryesore te Qeverise në drejtim të ndërtimit të një administrate efikase publike, finacimin e prioriteteve kryesore të Qeverisë, ndërtimin e infrastrukturës në përgjithësi, si dhe mbështejen e shtresave të rrezikuara sociale.

    Të hyrat buxhetore kanë shënuar nje rritje të theksuar gjatë viteve të kaluara si rezultat i rritjes se efikasitetit te agjencioneve te cilat merren me mbledhjen e tatimeve, si dhe të avancimit të sistemit tatimor. Vlerësimet aktuale për vitin 2007 flasin që të hyrat buxhetore jane duke u realizuar mbi parashikimet që janë bërë ne fillim të vitit, dhe në të njëjtën kohë kemi edhe ngritje të efikasitetit te agjencioneve shpenzuese për realizimn e projekteve kapitale të parapara për këtë vit. Projeksionet për vitin 2008 sugjerojne për një rritje të konsiderueshme të buxhetit ku shpenzimet buxhetore të planifikuara janë në shumën prej 1,027 milard euro, ku rëndësi të vecant ju është kushtuar financimit të projekteve kapitale të cilat janë paraqitur si prioritete kryesore të Qeverisë.

    Rreziqet potenciale

    Me përcaktimin e statusit final, Kosova do të bartë obligime të reja e ndër to është edhe borxhi i jashtëm të cilin Kosova do të trashegoj nga shpërbërja e ish Jugosllavisë. Vlerësimet aktuale flasin që niveli i borxhit sillet rrethj 600 – 800 milion euro ndërsa percaktimi i saktë i nivelit të këtij borxhi do te jetë subjekt i diskutimeve që do të pasojnë pas definimit të statusit. Sidoqofte pagesa e këtij borxhi paraqet nje barrë shtesë për buxhetin e Kosovës.

    Gjenerimi i mjaftueshëm i energjise elektrike paraqet faktorin kyq i cili ndikon në rritjen e prodhimtarisë si dhe në tërheqjen e investimeve të jashtme direkte. Projekti aktual në drejtim të ndërtimit të kapacitetve të reja gjeneruese (Kosova C) mbetet të forcohet edhe më tej në mënyrë që ky projekt te filloj të jap rezultatet e saj në një afat sa më të shpejtë kohor. KEK-u nuk ka qëndrueshmëri financiare duke pasur parasysh që cdo vit nga buxheti i Ksoovës i jipet mbeshtetje financiare në formë të subvencioneve për mbulimin e shpenzimeve operative si dhe për mbulimin e investimeve kapitale. Kapacitete aktuale te KEK nuk sigurojne furnizim te mjaftueshëm me energji elektrike, andaj në masë të madhe furnizimi është i varur nga importi i energjisë elektrike nga vendet ne rajonit. Aktiviteti aktual i KEK është i lidhur ngushtë me furnizimin me ujë nga sistemi i liqenit te Gazivodes, prandaj në rast te ndonjë bllokade eventuale te ketij burimi të ujit për KEK-un pasojat mund të jenë shumë të mëdha.

    Varesisht nga mënyra se si do të përcaktohet statusi final mund të presim reagime te caktuara nga vendet e rajonit, në vecanti Serbia, p.sh pengimi i qarkullimit te lirë të mallrave përmes pikave kufitare të cilat lidhen me këtë vend. Pasojat e nje bllokade të tillë eventuale mund të jenë në disa aspekte të cilat specifikohen si efekte direkte në të hyrat buxhetore, si dhe efektet tjera indirekte të cilat do te ndikojnë në zvoglimin e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Të hyrat aktuale të cilat gjenerohen në pikat kufitare me Serbine brenda një viti sillen afërsisht 90 milion euro brenda një viti, prandaj varësisht nga supozimi mbi periudhën që një bllokadë e tille mundë të ndodhë, atëherë efektet ekonomike mundë te jenë të ndryshme. Duhet qw sa mw shpejtw tw krijomw ose rezerva tw mjaftushme tw kwtyre produkteve ose tw krijojmw marrveshje me shtetet tjera ne rajon.

    Funksionimi i efektshëm i sundimit të ligjit, mbetetet parakushti themelor për zhvillim te përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik. Hartimi i KASH-it (Korniza Afatmesme e Shpenzimeve) ka marr ne konsdierate këtë aspektë dhe është adresuar si prioritet i parë i qeverisë në periudhën afatmesme.

    Atherë me përgjegjësi të plot them se Kosova është e gatshme për Pavarësin e saj por duhet të nxitojmë sa më shpejt për sfidat e reja që do ti kemi dhe këto të lart përmendurat janë vetëm disa nga ato.


    (autori eshte Keshilltar i larte ne Ministrin per Ekonomi dhe Financa)

  11. #11
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mos ua qani hallin Kosovareve. Te kishim patur aq mend sa kane ata, do kishim ndritur vendin tone. Keshtu qe, keshilla lart e poshte e poshte e lart, me duket se jane "per gallate".

    Klasa politike kosovare eshte nder me te aftat qe kane shqiptaret. Ku kane mesuar e si kane mesuar, pune per ta.

    Puna me e mire qe do te benin shqiptaret do te ishte qe secili te bente punen e vet : nqs je politikan, beje punen tende si politikan ; nqs je druvar, rri e çaj dru aty e mos bej llafe ; e nqs je tutkall medreseje e peshkopate, vazhdo numero tespinjte e mos i fut hundet ngado.

    Vetem keshtu do te behet nje vend. Sa kohe qe druvari jep mend per politikan e tutkalli i fese te meson si çahen drute, s'kemi gje ne vije.

    Megjithate, e thashe : ne Kosove ska lajle-lule : po e krove, ta çkruajne. Keshtu qe merrni ato rroga aty ku jeni e mos u ndjeni. Ti fisnik vazhdo me qitapet e tua e mos u merr me ate sport. Po keshtu dhe ndonje qitapist tjeter. Behuni te zote ne fushen tuaj dhe lerini te tjeret te bejne punen e tyre.

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Urime dodoni pamvarsia
    Falemnderit Llapi, edhe ty urime dhe e gezofshim bashke te gjithe shqiptaret.

    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Ti ndoshta i bie shkurt kur hyn ne forum ...por doja te shtoja se plus atyre qe jane thene me lart dhe mesazheve qe morrem te gjithe nga Albo, nq se hyn tek www.albasoul.com duhet te kalosh permes urimit qe ka bere Albo perseri qe te vish deri ne forum.

    p.s. Llapi thuhet 'Gëzuar Pavarsinë, Kosovë!' ose 'Gëzuar Kosovë Pavarsinë!' jo 'Gezuar Pavarsia' se s'je ne kopesht.
    Fiori, po eshte fakt qe une i bie shkurt kur hyj ne forum dhe poashtu nuk kam asnje e-mail adrese te regjistruar ketu, keshtu qe, edhe nuk e kam marr mesazhin e urimit nga Albo. Sidoqofte, i kerkoj falje Albos per kete gje.

    Kurse per fjaline e Llapit, meqe filluam korrigjimet, atehere ta shkruajme ashtu sic duhet pa gabime fare "Gezuar Kosove Pavaresine".

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Unë nuk di të kem shkruajtur ndonjëherë që shqiptarët në Kosovë janë të paarsimuar. Por nga ana tjetër, unë nuk jam naiv që të mbyll sytë kur lexoj raporte të ministrisë së arsimit në Kosovë dhe organizatave jo-qeveritare që flasin për një shkallë të lartë analfabetizmi jo vetëm në moshat e mëdha, por edhe në moshat e reja, sidomos vajzat në zonat rurale. Dhe nëse e kam nxjerrë në pah këtë fakt, e kam bërë pasi për mua është një nga problemet më akute dhe më të mëdha që ka Kosova, pasi po nuk u adresua në kohë, një brez i tërë mund të humbasi shansin e arsimit e dijes.

    Ajo që më bie në sy mua është fakti që nuk të kam parë ty apo një prej atyre anëtarëve që shkruajnë nga Kosova që te hapin një temë për këtë problem e të japin ide se si për ta adresuar. Apo punë e madhe se ngelën ata fëmijët e Kosovës pa shkallë, a kam unë për vete shkollë?!

    Miku i mirë të korrigjon, miku që ta ka me hile të thotë vazhdo se e ke mirë edhe kur të shikon në rrugë të gabuar. Edhe sikur të duash ti nuk e vë dot në dyshim patriotizmin tim pasi patriotizmi im nuk është ngritur me fjalë, por me vepra.

    Albo
    Albo, raportet e ministrise se arsimit duhet ti marresh edhe nga ministrite ne Shqiperi e vendet tjera te rajonit e pastaj mund te bejme krahasime. Derisa ta bejme kete gje, nuk duhet paragjykuar me nivelin e arsimimit ne Kosove.

    Ne shume shpesh kemi diskutuar ketu ne forum (shkrime te mia per arsimin, mund te gjesh ne pothuajse te gjitha temat e arsimit qe jane hapur ketu ne forum), ne lidhje me arsimin, jo vetem ne Kosove por ne te gjitha trojet shqiptare. Natyrisht qe investimi ne arsim duhet te jete nder prioritetet kryesore qeveritare si ne Kosove, ashtu edhe ne Shqiperi, e te gjitha trojet shqiptare. Qeveria e Kosoves kete vit ka trefishuar buxhetin e arsimit, do ndertohen mbi 30 shkolla te reja gjithandej Kosoves.

    Univerziteti i Prishtines ka qene univerziteti me i madh per nga numri i studenteve ne ish-Jugosllavine e viteve te 80-ta e edhe tani eshte nje nga univerzitetet me te medha ne Ballkan. Poashtu, tani kemi edhe diku rreth 30 univerzitetete e kolegje private e disa dhjetera shkolla te mesme e fillore private. Tani kane filluar edhe marreveshjet me univerzitetet dhe qeverite e huaja per dhenien e bursave studenteve kosovare qe te studiojne gjithandej neper Europe e Amerike.

    Dmth. per arsimimin e popullsise eshte duke u investuar dhe perkujdesur me te madhe jo vetem nga qeveria jone por edhe nga bizneset private dhe qeverite e univerzitetet e huaja. Dhe nga informacionet qe kam arritur te marr nga shtypi ballkanas, nuk besoj qe niveli i arsimit kosovar eshte me i ulet se i vendeve tjera te rajonit, duke perfshire edhe Shqiperine ketu, (une per veten time dhe shume miq te mi, kemi studiuar edhe ne Prishtine e edhe ne Tirane, por nuk mendojme qe ka ndonje dallim te madh ne nivelin e tyre).

    Po te themi qe kosovaret, ne pergjithesi, nuk arrijne te artikulojne mendimet e tyre ne gjuhen letrare poaq mire sa edhe ata te Shqiperise, ne pergjithesi, e vecanerisht tosket, do kishim te drejte. Mirepo, edhe kjo vjen si pasoje e shume faktoreve. Shumica e prinderve dhe gjysherve tane kane mbaruar shkollat ne gjuhe tjera nga shqipja, pastaj gjuhe kryesore zyrtare e shtetit ne te cilin kemi jetuar ka qene serbo-kroatishtja, pastaj dialekti, etj. Por tani qe Kosova ka fituar lirine, brezat e rinj jane duke e pervetesuar gjuhen letrare aq mire sa me te vertete eshte shume impresionuese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 20-02-2008 më 22:21
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    Urime DODON pavaresine e Kosovës!
    Edhe pse me pyka (siq thuhet në popull), mendoj se kjo është një vazhdimësi e punës së madhe që ka bërë populli Shqiptar në Kosovë që nga okupimi serb menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e deri në ditët tona. Ky është hapi i parë, me hapat tjerë që do të pasojnë deri në bashkimin e kombit tonë Shqiptar në një shtet të vetëm të quajtur SHQIPËRI.
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Mirepo, une kam edhe disa verejtje ne lidhje me disa ofendime si kjo ne kete shkrim ketu e ne shume shkrime tjera tuat, se kosovaret jane te "paarsimuar" etj. etj. Une nuk di asnje intelektual shqiptar te Shqiperise ta kete thene kete, duke perfshire mijera e mijera prej tyre qe shkojne perdite ne Kosove, kane punuar dhe punojne ne Kosove, e edhe qe jetojne tash atje. E edhe po te jete e vertete, kjo qe thua ti, duhet te gjesh menyra me te mira per ta shprehur, duke shmangur lendimin e ndjenjave te disave nga ne, pra duke shmangur ofendimet qe po ben ne menyre krejt te hapur.
    Po sjellë vetëm dy raste këtu, të Shqiptarëve të "paarsimuar" nga Kosova...

    http://www.youtube.com/v/jA-WUCNW-jI&rel=1

    Florian Osmani, ne klasen e katert,jeton ne Austri; deshmoi veten ne Programin,,Wetten Dass,, ne televizionin gjerman ZDF se do te jet gjeniu i ardhshem shqiptar.Me nje programim me te forte ne koken e tij sesa kompjuteri i televizionit gjerman ZDF arriti shqiptari i vockel te permend te gjitha ditet e viteve te ndryshme prej 1582 deri 3050.

    Më 19 Shkurt në Çikago, Qëndrim Gashi mbrojti temën e doktoraturës në shkencën e Matematikës, me titull “Një supozim i Kotvicit dhe raporti për grupet e ndara”, duke u bërë kështu një nga doktorët e shkencës më të rijnë në Evropë dhe në botë.
    Qëndrimi ka mbaruar Fakultetin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës në moshën 18 vjeçare, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Universitetin e Kembrixhit në moshën 19 vjeçare.

    Gjatë periudhës së doktoraturës Qëndrimi ka marrë edhe një shpërblim nga Universiteti i Çikagos si student i dalluar, si dhe ka ligjëruar në atë universitet.

    Qëndrimi do ta vazhdojë punën e tij hulumtuese në lëmin e Matematikës në dy vitet e ardhshme në tri institucione shkencore në Evropë, si Kembrixh, Bon dhe Paris.

    Burimi:SHQIPËRIA SOT
    P.S Vlen të theksohet se të dy këta Shqiptar janë nga Kosova.
    Prof.Ukshin Hoti - Filozofia politike e çështjes shqiptare

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga zzzz... Lexo Postimin
    Mos ua qani hallin Kosovareve. Te kishim patur aq mend sa kane ata, do kishim ndritur vendin tone. Keshtu qe, keshilla lart e poshte e poshte e lart, me duket se jane "per gallate".

    Klasa politike kosovare eshte nder me te aftat qe kane shqiptaret. Ku kane mesuar e si kane mesuar, pune per ta.

    Puna me e mire qe do te benin shqiptaret do te ishte qe secili te bente punen e vet : nqs je politikan, beje punen tende si politikan ; nqs je druvar, rri e çaj dru aty e mos bej llafe ; e nqs je tutkall medreseje e peshkopate, vazhdo numero tespinjte e mos i fut hundet ngado.

    Vetem keshtu do te behet nje vend. Sa kohe qe druvari jep mend per politikan e tutkalli i fese te meson si çahen drute, s'kemi gje ne vije.

    Megjithate, e thashe : ne Kosove ska lajle-lule : po e krove, ta çkruajne. Keshtu qe merrni ato rroga aty ku jeni e mos u ndjeni. Ti fisnik vazhdo me qitapet e tua e mos u merr me ate sport. Po keshtu dhe ndonje qitapist tjeter. Behuni te zote ne fushen tuaj dhe lerini te tjeret te bejne punen e tyre.
    Me qense kerkove qe te behet ndarja e puneve sipas profesioneve dhe ti mu drejtove mua si "qitapist"(edhe pse jam jurist me profesion)...tash pa keqkuptime valle si a ndave pergjegjesin ti vetes...Mos je Vallë ti Qoban,keshtu qe shpresoj qe te perfitoj blegtoria me nje Qoban si ti...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po, Fisnik Studenti, e ke gjetur : jam Bari, bari bagetish. Nje thuper te gjate ne dore, shkoj duke e cytur nga pak bagetine se ti e di, bagetia bageti eshte. S'e ke provuar ti te ruash dhi, kur te vije ora per t'i mbledhur, ti qofsh aty !

    Kurse ne lidhje me magjistarin qe je, me kujtohet dhe mua humori i Koço Devoles. Me pelqente shume. Por edhe humori yt me pelqen. I holle, i zgjuar, dhe qe ta imponon nje hahahahaha nga prapa.

    Fisnik, nga ç'kam pare une, me siguri qe mezi te rrihet aty ne klase kur flitet per te drejten romake. Ah sa mire do te ishte qe te kishim Sharian. Do te ishe nje kadi me emer.

    Mire Fisnik, mos u frik, s'te vjen gje e keqe nga une, mos ma ve re, çoban hesapi.

    E ku e lame, thate ju ?

  16. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga zzzz... Lexo Postimin
    Po, Fisnik Studenti, e ke gjetur : jam Bari, bari bagetish. Nje thuper te gjate ne dore, shkoj duke e cytur nga pak bagetine se ti e di, bagetia bageti eshte. S'e ke provuar ti te ruash dhi, kur te vije ora per t'i mbledhur, ti qofsh aty !

    Kurse ne lidhje me magjistarin qe je, me kujtohet dhe mua humori i Koço Devoles. Me pelqente shume. Por edhe humori yt me pelqen. I holle, i zgjuar, dhe qe ta imponon nje hahahahaha nga prapa.

    Fisnik, nga ç'kam pare une, me siguri qe mezi te rrihet aty ne klase kur flitet per te drejten romake. Ah sa mire do te ishte qe te kishim Sharian. Do te ishe nje kadi me emer.

    Mire Fisnik, mos u frik, s'te vjen gje e keqe nga une, mos ma ve re, çoban hesapi.

    E ku e lame, thate ju ?
    Jo veq desha te ta beje me dije ,se fakti qe jam besimtar dhe besoj ne Zot nuk ma kufizon mundesin qe te jem edhe une nje nder ata qe mund te kontribuojnë ne Lamit dhe fushat e jetes dhe per Problemet e Kosoves,te qfardo natyre qofshin ato sfida...

    Urrej at mentalitet te lodhur ,apo ata qe mendojn se Nje njeri qe beson ne Zot ,zotron apo kultivon nje Subkultur dhe keshu qe kjo subkultur nuk ka te beje aspak me jeten dhe kulturen ne pergjithsi...

    Te me falesh per Humorin e zi qe shpalosa ndaj teje...Ndersa Romakja me kujtohet ishte ne vit te parë ,appp qfar profi ka ligjeruar ,te mos e kujtoj fare...

    kalo mire
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    www.GazetaKritika.net
    12/3/2008

    Kosova Larg Konferencës Islamike
    Nga Ndue Ukaj

    Në muajin maj të viti të kaluar, deri sa diskutohej se a duhet të merr pjesë Kosova a jo në një konferencë të shteteve islamike në Islamabad, pata shkruar: "Shtetet islamike aspak s'do bindeshin nëse Veton Surroi e Lutfi Haziri do të merrnin pjesë apo jo në takimin e Islamabadit, por, pjesëmarrja e tyre do ta degradonte imazhin e Kosovës". Fatmirësisht, Kosova atëherë nuk u përfaqësua në atë takim të Konferencës Islamike falë vigjilencës së presidentit Fatmir Sejdiu. Afërsisht një vit më pas konstatim i imi duket sheshazi së ka qenë real. Megjithatë debati ende vazhdon. Ndërsa, edhe pas një muaji që Kosova ka shpallur Pavarësinë nuk ka patur dhe as që ka ndonjë indikacion se këto shtet do ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

    Në fund të fundit, edhe pesha e kësaj njohje është më tepër simbolike, sesa esenciale, kur dihet ndikimi i tyre minimal në politikat ndërkombëtare. Jam i bindur se çdo tendencë për të "filtruar" me këto shtet jodemokratike, shumica diktatura përbën rrezik për Kosovës, për të tashmen e saj, veçanërisht për të ardhmen.

    Ekzistojnë një mori arsyesh të cilat e bëjnë ta panevojshëm pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konferencë. Madje, do thosha se nuk ka ndonjë arsye që do ta arsyetonte pjesëmarrjen e Kosovës në takimin që do të zhvillohet në Dakar. Prandaj, vendimi i Kosovës për të marr pjesë në këtë takim, është tepër i papjekur larg analizave strategjike. Kjo organizatë që nuk është politike por fetare, me parashtesa dhe përmasa semantike, krejt e dyshimtë e kësaj organizate, dilemat që ngërthen në botën perëndimore, islami si sinonim i simbolizmit politikë dhe "vlerës" politike që mbart në vete, në kontekstin shqiptar duhet kuptuar drejt e pa eufori. Këto janë elemente të fuqishme se Kosova jo që nuk duhet të marr pjesë në këso Konferencash, përkundrazi duhet të qëndroj sa më larg tyre, sepse kauza e Kosovës për një shoqëri demokratike, tolerante, më së paku ndihmohet me ofrimin e Kosovës me këto vende aspak demokratike. Arsyet dhe argumentet janë të shumta, e këto i dinë fare mirë edhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës, sidomos të pasionuarit për të marr pjesë në këtë takim, prej së cilit, Kosova aspak s'do të përfiton, përkundrazi do të humbas, për të fituar ndokush ndonjë "poenë" politikë apo edhe biznes të caktuar.

    Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, ulja me vende, shumica e së cilëve në botën e qytetëruar janë të dyshimta, me qeveri me përplot elemente fundamentaliste brenda, jep një sinjal aspak të mirë për miqtë perëndimore, pa të cilët, procesi s'do të mund të përfundonte, madje edhe në qoftë se binden, jo kjo organizatë, por edhe njëqind të tilla. Kjo që s'do koment, ngase edhe naivët e patetikët më të mëdhenj e kuptojnë se çështja e Kosovës ka kaluar dhe kalon nëpër Uashington, Bruksel, Londër, Paris, Berlin e Romë. Dhe jo nëpër vende aspak demokratike, vende në të cilat nuk ekziston demokracia, liria, ekonomia e tregut, mirëqenia. Pa përkrahjen e këtyre qendrave të përmendura, Kosova asnjëherë s'do të mund ta fitonte Pavarësinë, madje kurën e kurës as s'do të ndihmohej të çlirohej nga shteti serb. Andaj, të shkohet këtu, vetëdijshëm apo jo, domethënë te dilet në antagonizëm të thellë me proklamimet tona, me traditën tonë politike, të cilën e kemi ndërtuar deri tash, me synimet e përbashkëta për t'u integruar në botën perëndimore, për të paqtuar rajonin dhe për ta integruar në Familjen e madhe Perëndimore.

    Kosova mund dhe duhet të kultivoj marrëdhënie me çdo shtet, sikundër edhe me Serbinë, por jo të futet ne aleanca që e dëmtojnë imazhin e saj dhe i krijojnë tensione të brendshme.

    Institucionet e Kosovës nuk guxojnë të bjer futen në grackën e Shqipërisë, fakt ky që shtetit amë i ka sjell dhe i sjell, edhe sot vështirësi në mëkëmbjen ekonomike, e sidomos kur bëhet fjalë për integrimin në botën perëndimore, mbi të gjitha për të thithur investimeve të fuqishme ekonomike nga bota perëndimore. Këto lëvizje të qeverisë së Kosovës, apo individëve brenda saj, janë një blof i madh dhe nëse i vëmë në analogji, mund t'i gjejmë pandehemin tek Behxhet Pacolli, i cili me një retorikë primitive proklamonte se Rusia nuk do të bëhet pengesë për statusin e Kosovës, ndërkaq koha dhe zhvillimet e dëshmuan krejt të kundërtën. E kam thënë edhe më herët e kjo tashmë po shihet sheshazi, se është më shumë se iluzion të besohet se Behxhet Pacolli mund të ja ndryshoj bindjen Rusisë për Kosovën dhe këtë gjë duhet ta themi, pa asnjë ngarkesë, edhe me rastin e shteteve islamike, të cilat aspak s'do binden nëse Enver Hoxhaj e Bekim Çollaku do të marrin do të merrnin pjesë apo jo në këtë takim. Me pjesëmarrjen e tyre, këta vetëm do e degradojnë imazhin e Kosovës nëpër qarqe perëndimore, sidomos në botën intelektuale e mediatike.

    Kosova duhet të kultivoj, sforcoj partneritetin me miqtë e mëdhenj perëndimore, nga të cilët varet ekonomia, e tashmja dhe e ardhmja e jonë. Ndërsa shtet Islamike jo vetëm që gjeografikisht janë larg, por politikisht dhe kuluralisht janë në taborre tjera me demokracinë, andaj edhe kaçiku i tyre, për fat të mirë është i ultë, për të ushtruar ndikim në perceptimet për Kosovën dhe rreth Kosovës.

    Shoqëria kosovare e stërvuajtur dhe e degraduar ka nevojë të përafrohet me gjitha komponentët me botën perëndimore, në të kundërtën edhe një kohë të gjatë do të sorollatet kështu dhe do të numëron regjistrin e pafundmë të vuajtjeve dhe pa perspektivës. Ndërsa rinia kosovare s'do kërkoj rrugë emigrimi tek vendet islamike, por në EU dhe SHBA-të. Kjo është përgjegjësi e kësaj klase politike.

  18. #18
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Sfidat me te medha per shtetin e ri te Kosoves mendoj une do te jene marja e pergjegjesive mbi vete dhe marja e rolit te liderit ne Kosove jo ndjekes i UNMIC
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Saturday, March 08, 2008
    Plani B

    Plani serb B apo pavarsia e Kosoves.

    Shqiptare te corroditur
    Ne kohen kur qeveria Berisha qysh ne diten e pare nepermjet ministrit te jashtem Besnik Mustafaj filloi ofensiven diplomatike per shitur planin serb per Kosoven, shqiptaret u corren, u hodhen, u grisen, peshtyne, shane te revoltuar per kete tradheti. Kundershtoin planin serb. Kundershtonin pavarsine e kushtezuar per Kosoven. Kundershtonin planin B serb per Kosoven.

    Me daten 17 Shkurt 2008 kur pavarsia e kushtezuar serbe per Kosoven per te cilen me perkushtim punoi Berisha dhe Mustafaj u be realitet shqiptaret u hodhen, bertiten , u corren, brohoriten te gezuar per te, per pavarsine e kushtezuar ose planin B serb per Kosoven!!!
    Plani A
    Natyrisht palni A i serbise ishte dhe eshte mbajtja e okupuar e Kosoves, spastrami etnik ose asimilimi teresor i popullise shqiptare. Kjo do te ishte ideale pasi eshte edhe nje praktik efektive e aplikuar nga greko-fabariotet ne jugun e Shqiperise. Ne kete menyre Serbia do te zgjidhte nje here e mire problemin jugor te tokave te grabitura prej saj ne shekuj. Kjo do te qe ideale edhe per Greqine pasi do te ishte me e lehete objektivi per ti likujduar perfundimisht ne bashkrendim me serbet edhe shqiptaret e Shqiperise nga harta boterore. Kjo nuk ndodhi per momentin ndaj Serbia aplikoi me shume sukses planin B, qe ne fakt eshte edhe nje plan greko-fanariot.
    Plani serbo-grek B
    Por ja qe plani A eshte i paralizueshem ne kushtet e sotme ndaj serbo-grekt aplikuan me sukses planin B.
    Ne se shqiptaret do te kene mundesi te bashkohen kjo do te beje te mundur qe nepermjet fuqizimit te vendosin ne jete te drejtate e tyre qe jane grabitur historikisht nga serbet dhe greko-fanariotet. Ne se bashkimi ndodh do te thote se ate qe ke marre padrejtesisht ta kthesh dhe kjo me me cdo kusht nuk duhet te ndodhi… Por ne se elefantin (shqiptaret e bashkuar) nuk mundesh ta hashe te gjithin me-njehere coptmi, dhe kullufitja e copave te vogla eshte zgjidhja. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh me shqiptaret edhe sot e kesaj dite. Pavarsia e kushtezuar per Kosoven qe ju gezuan shqiptaret, pra eshte nje kompromis nderkombetar ne kurriz te shqiptareve. Vertet qe Kosova u largua nga Serbia por ajo u largua edhe nga Shqiperia. Simbolika (flamuri) kosovar i imponuar vetem nga tre veta eshte nje domethenie e madhe. Dhe jo vetem kjo por edhe gjestet e Shqiperise per tu larguar nga vetvetja tregojne per te zezen qe i pret shqiptaret qe kerkojne e te ruajn idenditetin e tyre dhe punojne per kombin e vet. A nuk u betua Presidenti i Shqiperise per nje flamur joshqiptar? A nuk e ndroi shqiponjen Kryeministri i Shqiperise? A mendoni se keto kane ndodhur ashtu kote, rastesisht...?
    Ne se nuk veprojme zhdukja na pret. Premtimet boshe dhe asfiksimi deri sa mos te kemi fuqi te luajme kemben eshte taktika. Perse si ne Shqiperi dhe Kosove varferia jane te tejskashme? A mendoni se eshte rastesi? Jo ai eshte nje kalkulim i huaj i realizuar me sukses nga veglat shqiptare. Eshte nje kalkulim, qe te detyrar nga buka e femijes te pranojme cdo lloj pacavure qe na e paraqisin si flamur. Nga nevoja te themi se jemi sllav, grek… vec pakez buke per vocerraket tane. Sic po vene punet e afert do te jete dita kur do te luhet filmi " I fundit i Shqiptareve". Kjo na pret, kjo eshte finalja jone ne se nuk veprojme.
    Mbeshtetni forcat patriotike. Mbeshteni personat qe hapur dalin ne mbrojtje te Atdheut dhe idenditetit shquptar. Kundershtoni me se te mundni me se te mundni sahanlepirsat shqiptar.
    Ne se nuk keni mundesi te kundershtoni aktivisht pasi ashtu ju kane katandisur, bojkotoni proceset e shtirura politike.

  20. #20
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Banka boterore

    Nga vlersimi qe ka bere pas hulumtimeve ndaj resurseve natyrore te kosoves,vlerson se Kosova ka rreth 19 Miliardë euro pasuri natyrore,me pasuri nentoksore ,kryesisht qymyrë,duke bere te ditur se kosova pas pavarsis ka nje prospektiv te sigurt ekonomike...

    Me fal Albo qe nderhyra ...

    19 miliard nuk qenkan asgje! Kaq eshte vetem GDP e Luksenburgut. Pasurite natyrore te Kosoves jane shume me te medha!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •