Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po eshte e vertet qe kosova ka pasuri te madhe natyrore,por ajo qka na mungon dhe pa te nuk do ta gezojm asnjeher kete pasuri eshte se nuk kemi klas politike.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    1
    Vllezer mua mduket se shqiptaret (sidomos ata jasht Shqipris) kan nji vetedije shum te ulet politike.
    jan ende ne shkollen 8-vjecaqare, kurse kemi pun me boten akademike.
    dhe tani po udhheqim poliken ne baz te mirebesimit (gja tejet naive).
    ua besojn ujqve amanetin e ujku sdi te ruaj mishin, por din ta haj.....
    ...
    gjermania pas luftes 2 botnore ka qen ndar. burrat e atij shteti kan deklaru qellimin dhe kan tregu vendosmerin (ne perpilimin e kushtetutes), ku e kan shkrue: ne jemi nji popull i ndam dhe duhet te punojm qe te bashkohemi.
    Ne Shqiptaret si popull jemi te varfur se jemi te ndar. ne nuk kemi as mundesin ma te vogel te krijom nji ekonomi te fort se jemi te ndar, pra ne kushtet spo i kemi. ne duhet ti krijojm keto kushte separi here, si popull. cdo forc eshte ne bashkim. eshte mjerim se nuk ka gati asnji za prej lidereve tan qe te jetesohet dhe te vetedisohet kjo ide ne popull, te ndizet kjo gac. per ket duhet folur shum dhe gjithnji

    Me ne fund
    ne jemi te ndam. si pasoj e kesaj ka ardh se automatikisht jemi te percar mesi veti d.t.th.
    Ne kurr smund te jemi te bashkuar sepse rregulloret i kemi percarese.....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    drenicaku, ketu plotesishte pajtohem me ty....Derisa klasa politike kosovare nuk vetedijsohet dhe perderisa interesat cytetare nuk i cet mbi interesat e tyre partiake , eshte e tepruar te folesh dikujt anash per pasurin natyrore te kosoves.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po eshte e vertet qe kosova ka pasuri te madhe natyrore,por ajo qka na mungon dhe pa te nuk do ta gezojm asnjeher kete pasuri eshte se nuk kemi klas politike.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Betimi i uçk nuk qe per nje kesi pavaresie multietnike!
    Betimi qe per BK!
    Nuk luftuan trimat per kete flamur te siberise!
    Nuk luftuan te uçk per kete kushteute te pa vlere!
    Nuk luftuan per kete himnin e pa zeshem !Ky himen eshte per nemecet dhe shurdheret!
    Adem Jasharin e tradhetuan,e tradhetuan edhe kombin tradhetaret!Ku rinia shqiptare sikurse ne kohen e Milloshit edhe tani ikkkkk nga atedheu !Ateherit nga shkau ikte e tani nga shqiptaret servilet e shkaut!

  6. #26
    qun i mir Maska e FREX
    Anëtarësuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Urime Pavarsia E Kosoves

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Po eshte e vertet qe kosova ka pasuri te madhe natyrore,por ajo qka na mungon dhe pa te nuk do ta gezojm asnjeher kete pasuri eshte se nuk kemi klas politike.
    Edhe ne AFRIKE ka pasuni NATYRORE ,pore kushe i shfrytezon ato populli afrikan?ne kosove Pasuria natyrore krejte e SHITUR nga serbia ende paguejme BORGJE te cilat jane mare ne baze te MINJERAVE TE TREPQES,serbia e mer landen e pare kurse PLUHURI jet ne KOSOVE,Gllogovci ska asnji fabrike per perpunim te landes,TREPQA nuke ka asnji perpunim te landes ,njisoje SKA FABRIKA TE USHQIMIT,nji gja ashte e SIGURTE,KOLONIA JET KOLONI,pa mare parasysh kush e ka pushtetin ne KOSOVE,ani ne DRENICE krejt TYMI po i mshon i glogovcit,ska met ma kurgja ne skenderaj 50 mije banore asnji FABRIKE,mitrovice ska fabrika,prishtina ska fabrika prizren ska peja ska more kurkunde ska TAMBEL ME BLE bleje ne serbi,MIELLI bleje ne serbi,10 vjet ende KOLONI.Prej Ballkoni tymi TYMI TYMI ne mes prishtine prej THENGJILLIT dhe INDYSTRISE se RRUMES.......

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    MILARDAT DO TI KISHIM FITUE ME SHITUR TYM,mereni me mend KEMI DISA LLOJE TE TYMIT,dhe ne ket BIZNIS KURKUSHI NUKE HYNE,EDHE PSE KA INVESTIME,te GJITHE IKIN DHE MIRREN ME BIZNIS TE MJEGULLES,MJEGULLA MA SE SHUMTI PO SHITET QE 10 VJET,edhe une do ta kisha qelur BIZNIS pore nuke kame KAPITAL FILLESTAR ,MJEGULL,NUKE DI KU KA ,me thone ne KOSOVE,SHKOVA PORE KURGJA NUKE PASHE PREJ TYMI,dhe u ktheva,me thane SHOKET a E PE MJEGULLEN THASHE JO ,si Jo ,MORE PAJE PREJ TYMIT KURGJA SPASHE,au,PAJ TI PASKE KUPTUE NDRYSHE ,E NA NDRYSHE,mjegulla marohet prej AVULLI ,PO E DI SHUME PO U ZIJKE NE KOSOVE TULIFAR ZIRJESH PORE NUKE KUPETOJ QKA KA LIDHJE ME PRODHIMIN E TYMIT NE KOSOVE PASI PASKA SHUM ZIRJE NE KOSOVE,eh ne kofshe bektesh e mer vesh...

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Mjegulla krijohet nga avulli e tradhetija kur punone kundra atedheut!
    .................................................. ........................................

    MJEGULL,NUKE DI KU KA

    Nese deshiron mjegulle ti e ke ne te,e ke Behxhet Pacollin e parti te tjera,dhe banu mjeshter i tradhetise,tradheto e mos prano ,kjo eshte mjegulla e jote!Hoteli ti dine edhe qiftelise ti bie,!Por merre Shkurte Fejzen e kendona per bashkimin e Mitrovices se ma shume ty nuk te intereson !!!!!!!

  10. #30
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar më parë nga arberi_fr Lexo Postimin
    Mjegulla krijohet nga avulli e tradhetija kur punone kundra atedheut!
    .................................................. ........................................

    MJEGULL,NUKE DI KU KA

    Nese deshiron mjegulle ti e ke ne te,e ke Behxhet Pacollin e parti te tjera,dhe banu mjeshter i tradhetise,tradheto e mos prano ,kjo eshte mjegulla e jote!Hoteli ti dine edhe qiftelise ti bie,!Por merre Shkurte Fejzen e kendona per bashkimin e Mitrovices se ma shume ty nuk te intereson !!!!!!!
    QIFTelisi,nuke die ti bie,ase nuke ndegjoje muzike se nuke ndiej mire,sa per tradheti po shifet ne postime te mija

  11. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Po sa mire si Pacolli qe e pranone qe ka bisedue me Milloshin,edhe ti kete e perkrahe me te madhe!Kush merr vesh kallauzin nuk e kerkone!

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    DIALOG I IMPONUARA PËR HIRË TË SERBISË

    Debatet që po zhvillohen këto ditë rreth dialogut që duhet apo nuk duhet të zhvillohet në mes serbëve dhe shqiptarëve me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, më detyruan edhe mua që prej shpati, gjegjësisht prej kurbeti, ti them dy tri fjalë në mënyrë telegrafike:

    KUSHTET e Palës shqiptare:

    SË PARI: Pala shqiptare duhet të kërkojë nga ndërmjetësuesit, që Faktori Ndërkombëtar, gjegjësisht OKB-ja dhe BE-je ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Sepse, këtu gjendet edhe një pjesë e arsyes, se pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Prandaj, me të drejtë thuhet, se pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, nuk do të duhej të zhvillohej dialogu. Prandaj themi, se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga këta mekanizma, do të mundësohej dhe do të lehtësohej zhvillimi i dialogut. Kjo aq më parë, kur tani, si nga Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë, ashtu edhe nga OKB-ja u konfirmua ligjësisht dhe ndërkombëtarisht e drejta për vetëvendosje e popullit shqiptar. Njëherit ndërmjetësuesit, gjegjësisht BE-ja do të duhej të udhëhiqeshin edhe prej qendrimit të 22 shteteve evropiane që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe të liroheshin prej pengut të pesë shteteve evropiane, të cilat ende ngurrojnë që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.
    Nga mënyra e përgjegjes që do ta jipnin ndërmjetësuesit, do të kuptohej se sa do të jenë të përkushtuar ndërmjetësuesit për ta zgjidhur çështjen e Kosovës. Njëherit do të nënkuptohej dhe të parashikohej edhe rezutati i dialogimit.

    SË DYTI: Të rishqyrtohet Pakoja e Ahtisarit, e cila, siç e pohon edhe ai (Ahtisari) se kjo pako me ¾ e saj është në favor të serbëve, por ata, (serbët) nuk e pranuan. Ndërsa pala shqiptare, ndonëse me të meta të shumta për shqiptarët, siç është ajo që Kosovës i ndalohet bashkimi me ndonjë shtet tjetër, duke aluduar për me Shqipërinë dhe të tjera çështje, që Pala shqiptare i pranoi symbyllurazi.
    Ky ishte një kompromis i dhunshëm i imponuar nga faktori ndërkombëtar.

    SË TRETI: Po thuhet se ky dialog ka të bëjë me çështje teknike, gjegjësisht praktike e jo politike, gjë që fare nuk përkon me të vërtetën, sepse ato çështje rrënjët i kanë në politikë. Prandaj, dialogu do të duhej bërë atëherë, kur Serbia do të pajtohej me realitetin e krijuar në Kosovë.

    SË KATËRTI: Njërin prej kushteve që do ta paraqitte pala shqiptare, do t’ishte edhe çështja e të zhdukurve dhe e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi, si dhe çështja e pensioneve të plaçkitura. Por, duhet ditur dhe pasur parasysh, se këtë kusht Serbia do ta mirëpret, për të përfituar poena nga faktori ndërkombëtar, për të realizuar kërkesat e veta, për ta mbajtur të okupuarVeriun e Kosovës, si dhe për të fituar autonomi apo status special për trevat me shumicë serbe, si dhe për të siguruar eksterritorialitetin e kishave, duke sjellë polici nga Serbia. Këtu qendron edhe shkaku pse Serbia pajtohet që të dialogojë me shqiptarët. Përndryshe, Serbia e din fare mire, se Kosova, në mënyrë globale, tani më i ka dalë prej kthetrave të veta, por don që me këto statuse uzurpuese të pengojë zhvillimin dhe stabilizimin e Kosovës.

    SË PESTI: Në favor të këtyre synimeve të Serbisë shkon edhe emërtimi i shoqërisë kosovare MULTIETNIKE, i imponuar nga Faktori Ndërkombëtar, për t’ia shtuar rrënjën katrore SUIGENERISIT të Kosovës.
    Si duket, Pala shqiptare negociuese, me pranimin e një emërtim të këtillë, MULTIETNIKE, si askund në botë, (me 10% të të gjitha pakicave), duanë ta plotësojnë kushtin për të hyrë në librin e gjinisit. Pra, dihet mirë, se ky emërtim bashkë me decentralizimin u bë vetëm për hirë të serbve, që t’u krijohen atyre super statut dhe super kushte.
    Apo, mos vallë, ndërmjetësuesit me një emërtim të këtillë që i bënë popullatës së Kosovës, duan ta fisnikërojnë demokracinë në Evropë, pasi që edhe atje, ajo demokraci është me shumë gunga.

    GJASHTË: Dhe në fund do të thosha se ekipi negociues shqiptar do tê duhej përbërë jo vetëm prej politikajve partiakë e pushtetarë, por edhe prej profesionalistëve: historianë, politikologë, diplomatë, analistë dhe njerëz me akademi ushtarake, të dëshmuarë si patriotë. Të gjithë këta anëtarë të ekipit dialogues do të duhej të shquheshin për besnikërinë ndaj interesit kombëtar shqiptar.

    Hamzë GASHI

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tre vjet shtet

    Republika e Kosovës sot shënon trevjetorin Pavarësisë, e cila deri më tani është njohur nga 75 shtete të botës. Për nder të kësaj dite, mbrëmë presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, ka organizuar një pritje, ndërsa qeveria në largim, nuk ka parapa të organizojë asnjë ceremoni festive.

    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se së shpejti do të konstituohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, të cilat para vetes do të përballen me sfida të reja të shtet-ndërtimit. Ai këto komente i bëri të mërkurën mbrëma, gjatë një pritjeje me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partive politike, ambasadorë të huaj, etj.

    Duke folur rreth trevjetorit të pavarësisë, Krasniqi theksoi se shpallja e pavarësisë përmbushi aspiratat e brezave të tërë që sakrifikuan veten për lirinë.

    “Në këtë përvjetor, ne përulemi me respektin e përjetshëm, para të gjithë atyre burrave e grave të Kosovës, që bënë sakrificën më sublime për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e atdheut të tyre të shtrenjtë. Më 17 Shkurt, e në çdo 17 Shkurt, ne përkulemi para Komandantit Legjendar – Adem Jashari dhe Jasharëve të lavdishëm, për flijimin e tyre biblik, për frymën e lirisë e të paqes që sollën në Kosovën tonë.

    Më 17 Shkurt, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë miqtë tanë, që i kontribuuan lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës”, - ka thënë Krasniqi.

    “Kosova e pavarur e demokratike do të jetojë e zhvillohet dhe do të përballet me sfidat e rritjes e të përparimit”, ka thënë ai.

    Krasniqi ka shprehur besimin se institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit do të konstituohen shumë shpejt. Ai uroi të gjithë qytetaret e Kosovës për këtë festë të madhe, duke kujtuar familjen e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari për flijimin që bëri, por edhe miqtë ndërkombëtarë që i kontribuuan lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e cila deri më sot është njohur nga 75 vende të botës.

    Ndërkohë edhe kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi uroi gjithë qytetarët e Kosovës më rastin e tre vjetorit të pavarësisë. Ai tha se pavarësia është meritë e gjithë popullit të Kosovës. Ai kujtoi gjithë ata që flijuan jetën për të realizuar idealin e shtetit të Kosovës ndërkaq falënderoi edhe gjitha shtetet që ndihmuan krijimin e shtetit të Kosovës.

    Kosovën për tre vjetorin e pavarësisë e ka uruar edhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith. Ai tha se pas tri viteve, Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm. “Ajo po i ndërton institucionet demokratike të cilat po funksionojnë gjithnjë më efektshëm për të siguruar një Kosovë të suksesshme, të qëndrueshme, stabile dhe që i kontribuon perspektivës evropiane dhe euroatlantike të vendit. Kjo punë përfshin zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin” thotë Feith. Ai ka përgëzuar Kosovën për përpjekjet dhe rolin e saj në sigurimin e të drejtave të komuniteteve, të stabilitetit dhe të bashkëpunimit në rajon e më gjerë.

    Edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi uroi tre vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një letre urimi drejtuar presidentit në detyrë Jakup Krasniqi ku shprehu dëshirën dhe urimet më të mira për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve legjitime të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

    Më 17 shkurt 2008, Kosova u bë lajm i botës për vendimin historik. Entuziazmi që përjetohet veç njëherë në jetë shpërtheu në secilin skaj të mundshëm të vendit. Ishte festa që duhej të ndodhte. Por, realiteti i hidhur trokti më shpejt sesa që pritej. Vendi që ka hyrë në krizën institucionale e politike nëntorin e kaluar, ende nuk ka krijuar institucionet e reja, as pas katër muajsh. Koalicioni i pavarësisë, i ndërtuar nga Thaçi e Sejdiu, ka përfunduar i ndarë vetëm brenda tre vjetëve të qeverisjes. Premtimi i hershëm i kryeministrit Hashim Thaçi për 100 njohje nuk është përmbushur as për 3 vjetësh, ndërsa vetëm 75 vende e kanë njohur shtetin e ri. Serbia, ka kërkuar mendimin e Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë, por ka marrë goditje kur është konfirmuar se pavarësia ishte në përputhje me të Drejtën ndërkombëtare. Shtete mike të shumta kanë lobuar për Kosovën, ndërsa në Prishtinë një rivalitet i pazakontë e ka karakterizuar Ministrinë e Jashtme dhe AKR-në e Behgjet Pacollit. Kosova është anëtarësuar në FMN dhe në Bankën Botërore, ndërsa organizatat e tjera ndërkombëtare, kanë mbetur larg dëshirës së Prishtinës për të marrë ndonjë vend.

    Qeveria në largim e Republikës së Kosovës, nuk ka planifikuar të organizojë asnjë aktivitet për të shënuar përvjetorin e tretë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, Komuna e Prishtinës ka paraparë që të ketë një shfaqje teatrale, një koncert për fëmijë, por edhe një koncert për të rritur, vizita tek varret e dëshmorëve, te varri i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe ndezja e fishekzjarrëve.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mbikëqyrjes po i vjen fundi

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shtruar një drekë pune për ambasadorët e shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues. Në këtë drekë për ambasadorët e vendeve që e kanë njohur Kosovën, ka marr pjesë edhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini.

    “Unë e falënderojë z. Piter Faith për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur mes Qeverisë dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare. Edhe në takimin e sotëm të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, kamë prezantuar qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Takim ka qenë shumë korrektë, shumë konstruktiv dhe mbështetës në procesin e konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri përpara mediave.

    “Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me qeverisjen e mirë, efektive dhe efikase, sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe me një ballafaqim të drejtpërdrejtë me të gjitha dukuritë negative. Do të vazhdojmë reformat e thella demokratike që duhet të përfshijnë vendin, reforma këto që do ta përshpejtojnë procesin e integrimit të Kosovës në strukturat e NATO-së e Bashkimit Evropian. Gjithashtu është shumë me rëndësi të theksojë se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me z. Faith dhe me ICO-në në procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Ne veç kemi përmbyllur mbi 90 për qind të kërkesave nga dokumenti i Presidentit Ahtisaari. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht edhe në agjendën e mbetur shtesë, pra të asaj që ka mbetur për të përmbyllur”, ka thënë ndër të tjera kryeministri.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    KUR NUK PËRFILLËN SHKAKTARËT E PASOJAVE
    ************************************************** *****************


    Armiku i ynë, tani më është i njohur mirë për të gjitha truqet që i ka bërë deri më tani kundër zgjidhjes së çështjes shqiptare. Sjelljet dhe qendrimet e tij sot nuk janë të befasishme. Andaj klasës politike shqiptare, gjegjësisht qeverisë së Kosovës, më të pikur ideja për akcion të tillë intërvenues, për të vu rendin dhe ruajtjen e integritetit sipas ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës është dashur t’i ketë parasyshë disa fakte që e kanë penguar deri më tani procesin e konsolidimit dhe të konfirmimit të shtetit të Kosovës.

    Ndër faktet e shumta janë edhe këto:

    1: Mënyra e armëpushimit të Luftës së fundit në mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk ishte e qendrueshme, sepse në njërën anë, me atë rast ajo u pasua me vendime e rezoluta të njëanshme, siç ishin: Rezoluta 1244, Korniza kushtetuese, 8 standardet tok me decentralizimin etj.(në favor të Serbisë), bishtat e të cilave edhe sot e kësaj dite po godasin mbi fatin shqiptar. Dhe në anën tjetër, Faktori Ndërkombëtar nuk ndërmori masa adekuate ndëshkuese ndaj Serbisë për agresionin që e kishte bërë mbi popujtë: kroat, boshnjakë dhe shqiptarë. Përndryshe, sikur Serbia t’ishte ndëshkuar me njëherë pas armëpushimit në mënyrë meritore, ajo nuk do të vazhdonte edhe më tej të sillej në mënyrê shantazhuese dhe luftënxitëse, por, sëpari do të kërkonte falje për të gjitha viktimat dhe të bëmat shkatërrimtare e mandej të paguante edhe dëmshpërblimet. Por jo. Serbia nuk e bën këtë, sepse ështê dëshmuar gjatë historisë, se ajo i bindet vetëm argumentit të forcës.
    2: Dialogjet e njëpasnjëshme në mes serbëve dhe shqiptarëve, me arbitruesin ndërkombëtar, që përfundonin me compromise e pasoja për kombin shqiptar, që u pasuan edhe me Pakon e Ahtisarit, si dhe me Planin gjashtëpikësh të Ban Ki Munit, qê mundësuan pushtimin përbrenda Kalasë, lexo (të Kosovës) duke e mundësuar formimin dhe funkcionimin e strukturave paralele serbe.
    3: Lejimi nga mekanizmat ndërkombëtar për hyrje-dalje të serbëve nëpër Kosovë pa kurrfarë pengese, duke ushqyer mospajtimin e serbëve ndaj realitetit që Kosova po bëhej shtet i pavarur.
    4: Frika e klasës politike të Kosovës, se mos po e iriton faktorin ndërkombëtar e na lën në gjysëm të rrugës sê pavarësisê, që e detyronte ekipin dialogues shqiptar të lëshonte pe me rastin e bisedimeve që zhvilloheshin në Vjenë e gjetiu.
    Dhe, për çudi, në vend që pala shqiptare ti refuzonte këto detyrime tê faktorit ndërkombëtar, atë e bëri pala serbe, sepse ata, si edhe çdo herë tjetër, paraqitën me kërkesat maksimale, duke e refuzuar edhe Pakon e Ahtisarit, ndonëse ajo me 3/4 e saj ishte në favor të serbëve.
    5: Rusia, e cila duke e vërë Serbinë në rolin e gjokerit, përpiqet që Evropën dhe Ballkanin ti mbajë të destabilizuara. Këtë e bën Rusia për faktin se as Evropa nuk ka qendrim të harmonizuar sa i përket zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare, gjë kjo që po dëshmohet me mosnjohje të pavarësisë së Kosovës nga vet BE-ja, OSB-eja dhe pesë shtetet e Evropës: Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja. Kosovën si shtet të pavarur nuk e kanë njohur as OKB-ja as Këshilli i saj i Sigurimit, edhe pse kanë qenë të informuara se Udhëheqësia e Kosovës do ta shpallë Pavarësinë. Por, përkundêr qendrimit mohues të mekanizmave të cekur më lart, të drejtën për vetëvesndosje dhe për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e konfirmoi GJND. Këtë të drejtë për pavarësi e kanë përkrahur edhe shtetet më demokratike të botës, siç janë SHBA-të; Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Turqia e shumë të tjera. Dhe jo vetëm kaq, por Kosovën deri më tani e kanë njohur 82 shtete. Këso përkrahje, Kosova nuk ka gëzuar kurrë gjatë historisë shqiptare. Andaj, klasa politike shqiptare, do të duhej shfrytëzuar këtë përkrahje të këtyre shteteve, duke dëshmuar me punë e aftësi, se jemi të zotët ti mbrojmë frytet e të gjitha përpjekjeve për ta fituar dhe gëzuar lirinë e plotë nën çatinë e shtetit Sovran e të pavarur. E jo të pritën 12 vite testuese me shantazhe e provokime luftënxitëse nga Serbia, që të na mbushet kupa e durimit dhe të reagojmë me njê akcion operues kundër mekanizmave ilegalë të Serbisë së perkëdhelur. Pra, ky reagim i Qeverisë së Republikës së Kosovës është dashur të bëhej para shpalljes së pavarësisë, sepse vetëm atëherë shpallja e pavarësisë së Kosovës do tê ishte e qendrueshme dhe e kryer. Vetëm atëherë do të kishim të drejtë të themi se Kosova shpallet shtet i Pavarur dhe Sovran. Që do të thotë se, për të gjitha pasojat që po i bartë Kosova pas 17 shkurtit 2008, fajtor janë jo vetëm Serbia, por edhe paria shqiptare edhe faktori ndërkom
    ***
    Esat Stavileci, akademik, kur bën fjalë për kualitetin dhe efektin e veprimeve tona ndër të tjera thotë: “Se ku do të jemi nesër, varet nga puna që do të bëjmë sot”.
    Tani, para se të ndêrmerret ky hap i vonuar operacional, Qeveria e Kosovës është dashur të merrej vesh mirë me mekanizmat ndërkombëtar (KFOR-in dhe EULEKS-in) se a do ti ndihmonin deri në fund zgjidhjes së këtij problemi kufitar apo jo. Përndryshe, prania e këtyre mekanizmave në këto pozicione kufitare, sa për ta mbajtur gjendjen e “qetë, por me tenson”, vetëm sa ja zgjatë jetën status quosë, pasigurisë dhe komplikimit të mëtejm të gjendjes në Kosovë. Ku është parë apo dëgjuar, që nga tensioni të prodhohet qetësia?!!
    Me sa po shihet, deri më sot, kur po e shkruaj këtë artikull (më 21 shtator 2011),gjendja në Veri të Kosovës sa vjen e komplikohet edhe më tepër, duke i shtuar barikadat, madje edhe duke i betonuar ato si në kufirin Kosovë-Serbi, ashtu edhe në qendër të Mitrovicës përrreth Lumit Ibër. Nuk mbrohen kufijtë me fluturim dhe aterim nga ajri. Gjithashtu, Serbia shkeli edhe marrëveshjen për reciprocitet, duke kaluar kufirin kamionat e Serbisë me plot mallëra dhe duke moslejuar kalimin e kamionave të Kosovës që të hyjnë në Serbi me vulat që shënojnë identitetin shtetëror të Kosovës. Ndaj kësaj gjendjeje të tendosur në Veri të Kosovës kanë reaguar shumë shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe disa mekanizma ndêrkombëtarë, duke gjykuar se ky akcion operacional i Qeverisê së Kosovës ishte i drejtë, sepse ishte në funkcion të mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës. Por Serbia në krye me kryetarin e vet Tadiqin mundohen ta mbrojnë qendrimin e tyre hegjemonist, duke urdhëruar serbët që jo vetëm të kurdisin barikada, por edhe ti mbrojnë ato me forca policore-ushtarake.
    Andaj, çdo indiferentizëm i mëtejm si nga ana e Qeverisë së Kosovës, ashtu edhe nga mekanizmat e instaluar në Kosovê (KFOR-i dhe EULEKS-i) mundëson shkallëzimin e situatës me trazira, pêrmasash të paparashikueshme.


    Hamzë Gashi
    Francë

  16. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    “Podesta”, lobim pro Shqipërisë e kundër Kosovës
    2011-11-02



    “Blic”: Serbia do t’i paguajë 100 000 dollarë në muaj “Podesta Group” për lobim në SHBA

    Qeveria serbe ka vendosur që të pajtojë një nga firmat më të fuqishme në Uashington në fushën e lobimit, “Podesta Group”, që të lobojë për interesat e Serbisë në SHBA dhe se për këtë punë kjo firmë do të paguhet nga ajo (qeveria serbe) me 100 000 dollarë në muaj, bën të ditur gazeta e përditshme serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktësuar se marrëveshja përkatëse mes të dyjave palëve të interesuara është nënshkruar më 1 tetor të këtij viti. Sipas gazetës në fjalë, që gjithashtu boton në faqet e saj edhe dokumentin përkatës të kësaj marrëveshjeje, një pjesë e shumës së mësipërme, 25 000 dollarë, do t’i shkojë firmës “Robert Uajt” që angazhoi grupin e mësipërm amerikan të lobimit “Podesta Group” që të lobojë për interesat e Serbisë në Kongresin e SHBA-së. “Podesta Group”, në fakt, është një nga tre “shtëpitë lobuese” më të fuqishme në Uashington dhe ka ndër klientët më elitarë. Pronari i saj, sikurse vë në dukje gazeta e mësipërme serbe, vizitoi ditët e para të tetorit të këtij viti Beogradin, ku u takua dhe bisedoi me zyrtarët më të lartë të pushtetit shtetëror e qeveritar serb. Firma “Robert Uajt” është pjesëtare e grupit të mësipërm dhe ka lidhje të forta në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan. Me këtë rast, gazeta “Blic” thekson se sigurisht që interesat që Serbia parashikon të mbrojë përmes grupit të mësipërm të njohur lobist amerikan, kanë lidhje në radhë të parë me luftën diplomatike që ajo (Serbia) po zhvillon për Kosovën dhe me integrimet europiane të saj. “Blic” pohon gjithashtu se është përpjekur që të marrë disa detaje më shumë në qeverinë e Serbisë rreth kësaj kontrate lobimi, por pa sukses. As Ambasada e Serbisë në Uashington nuk donte të bënte ndonjë koment rreth kësaj. Grupi i mësipërm i lobimit është krijuar në vitin 2003 nga Xhon Podesta, i cili ka shërbyer si shef i stafit (1998-2001) të kabinetit të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, dhe me detyra të përkohshme edhe në stafin e sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton, dhe në përbërje të tij ka një grup njerëzish të pasur e të njohur si liberalë në fushën e politikës së jashtme amerikane me lidhje të forta, krahas Kongresit amerikan, edhe në Partinë Demokratike në fuqi në SHBA. “Podesta” është edhe një nga firmat lobuese e kontraktuar nga ana e qeverisë shqiptare. Falë këtij lobimi, muaj më parë u organizua në SHBA takimi mes forumit të biznesit shqiptaro-amerikan. Në këtë takim mori pjesë vetë Kryeministri Sali Berisha. Në këtë forum të investimeve morën pjesë edhe vetë përfaqësues të dy firmave lobuese amerikane “Podesta” dhe “Patton Boggs”. “Natyrisht, takova miq të shquar të tjerë të kombit tonë dhe që ju jam shumë mirënjohës, ambasadorin Wisner, mikun e shquar Tony Podesta”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, të zhvilluar pas kthimit nga SHBA-ja. Në mars të këtij viti, qeveria lidhi një kontratë me Podesta-n. Ndërsa qeveria pak ditë më parë akordoi 200 mijë USD për firmën tjetër lobuese “Patton Boggs”.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    KOSTOJA E LARTË E LAJTHITJEVE TONA
    ************************************************** *

    (Përkujtues)

    “Në qoftë se është e mundur higjiena e trupit, është e mundur
    edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit të njeriut”. Pisarev

    Në mjeksi thuhet, se: ndër kushtet kryesore për ta shëruar një sëmundje, është diagnoza e saktë e sëmundjes. Atëherë, edhe terapia do të jetë më e qëlluar dhe më efektive.
    Ne shqiptarëve, prej kohësh, përkundër përpjekjeve të shumta dhe sakrificave me pasoja shumë të rënda gjatë historisë, na është dhënë diagnoza e gabuar, prandaj qenja shqiptare edhe sot e kësaj dite po lëngon nga të mohuarit e së drejtës për ta gëzuar lirinë. Dhe tani, kur, pas luftës së fundit të shqiptarëve, e cila ishte ndër më të masovizuarat, më në fund arritëm ta sensibilizojmë faktorin ndërkombëtar NATO-n, që të na përkrahë drejtpërsëdrejti. Dhe kjo përkrahje u bë me intervenimin praktik të NATO-s, që rezultoi me largimin e forcave të armatosura serbe nga Kosova. Por populli shqiptar, edhe sot e kësaj dite po përballet me plot pengesa, si në fushën juridike, politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe kulturore, ashtu edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
    Gjendjes së këtillë i kanë kontribuar shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.
    Për këta faktorë është shkruar dhe debatuar shumë, si nga ekspertë dhe analistë shqiptarë ashtu edhe të huaj. Madje është folur edhe në instancat më të larta ndërkombëtare (në OKB, KS të OKB-së, BE). Gjithashtu, për fatin tonë të zi, që e patem në histori, gjeografi e biologji janë shkruar, skalitur e komponuar me qindra vepra artistike qê e kanë pasqyruar jetën tonë nën robëri. Por, pasi që rezultatet e këtyre trajtimeve të derisotme nuk kanë dhënë rezultate të duhuara, do të ndalem ti vëj në dukje vetëm disa veti qendrimesh, sjelljesh, veprimesh dhe ngecjesh dështuese.
    Shkaktarët e një ngecjeje të këtillë dështuese janë të shumtë: Unë, në vija të trasha, do ti apostrofoja vetëm disa ndër më të theksuarit:
    Së pari : Jeta e gjatë e statusit të robit për shqiptarët nën katër Perandoritë: Bizantine, Romake, Osmane dhe sllave, të cilat kanë penguar normalitetin e jetës shqiptare.
    Së dyti, pozita gjeostrategjike e trojeve shqiptare shumë e lakmueshme, që nxiti veprimet pushtuese të popujve fqinjë, që me propagandë gënjeshtare, ia impononin pretendimet e tyre hegjemoniste Fuqive të Mëdha, gjegjësisht faktorit ndërkombëtar qê ti ndajë trojet shqiptare.
    Së treti, solidariteti dhe besa e tepruar që u afrohej fqinjve të pa besë, kur ata luftonin për liri e shtetformim, siç ishin; Greqia, Italia, Maqedonia e të tjera, por që atë solidaritet e besë (me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në mbledhjet FATPRERA, siç ishin Kongresi i Berlinit, Mbledhja e Ambasadorëve në Londër e të tjera) ua “shpërblenin” shqiptarëve me tradhëti, copëtim trojesh shqiptare, zhvendosje të dhunshme të popullatës dhe pushtim.
    Së katërti, mungesa e kritereve dhe e UNITETIT në PARINË gjithshqiptare.
    Së pesti, mosbërja e bilansit të shkaktarëve të pasojave, që na janë krijuar gjatë shekujve.
    Pra, këta ishin vetëm disa nga shkaktarët e pasojave dhe dështimeve që i trashëguam brez pas brezi. Thash më vete, jemi bërë stafetarë të zhgënjimeve dhe të dështimeve. Harrojmë atë që duhet mbajtur në mendje dhe mbajmë në mendje atë që duhet harruar. Nxitojmë atëherë kur duhet ngadalësuar dhe ngadalësojmë atëherë kur duhet shpejtuar.

    Pêrveç komponenteve tjera, duhet të kihet parasysh edhe optimaliteti i kohês, se kur duhet ndërmarrë diçka. Ne, jo pak herë e kemi humbur hapin në të ecur me kohën dhe kemi pësuar shumë. Ky fakt bëhet aq më brengosës, kur dihet se shqiptarët, në mënyra të ndryshme, gjithmonë e kanë shprehur mospajtimin ndaj pushtuesve, qoftë me mospagim tê tagrave dhe haraqeve, edhe të gjakut, qoftë edhe me luftra e viktima të shumta. Por, duke mos bërë bilansin e dështimeve dhe të pasojave, si dhe duke mos pasur kritere të duhura në të çmuarit e vlerave jetike, siç është UNITETI, dhe aftësia për të pasur sukses në momentet e rëndësishme historike, popullit shqiptar iu copëtuan trojet dhe i mbeti fronti i hapur shekullor me katër fqinj: Greqinë, Maqedoninë, Serbinë dhe me Malin e Zi.
    Në disa trajtesa të miat, ndër të tjera kam thënë: “Në qoftë se historia është mësuesja e jetës, atëherë realiteti i hidhur na e imponon pyetjen, çka mësuam ne prej historisë?”
    Nuk thuhet më kot,” ai që e harron të kaluarën, është i gjykuar ta përsërisë”.

    Një popull i cili me shekuj nuk e ka gëzuar Lirinë, i gjason një organizmi tê sëmurë, i cili, për t’u shëruar, drejtohet dhe kërkon ilaç nga kushdoqoftë me shpresë se do ti bëjë mirë, por jo, sepse në vend të ilaçit, na e kanë dhënë helmin. Tani më, kur na janë të njohur “ilaçdhënësit” do të duhej shpikur vakcinën kundër harresës. Nuk është thënë më kot: “Më vështirë është m’e ruajt se sa me fitua” dhe “Uji flen, hasmi nuk flen”. Për çudi të botës, disa politikaj edhe sot na predikojnë dhe sugjerojnë “që ti harrojmë pësimet dhe të mêndojmë vetëm për të ardhmën”. E dihet se një pjesë e kualitetit të jetës për të ardhmën është produkt i së kaluarës. Prandaj, për të mos i harruar ngjarjet historike, për ti nderuar dhe për ti përkujtuar personalitetet, që me sakrificat e tyre i kanë kontribuar çlirimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare, janë ngritur komplekse memoriale, përmendore e lapidare.
    Gjatë përkujtimit, lidhur me vetëmohimin e lartë të dëshmorëve të rënë, si të afërmit ashtu edhe bashkëluftetarët rrëfejnë për amanetet e tyre, për të cilat e kanë dhënë edhe jetën, që të luftohet deri në fund për Liri, për bashkimin e trojeve dhe të kombit shqiptar. Pra,rrjedha e kohës dhe gjendja e pandryshuar e çështjes shqiptare, vetëm sa e vulosin konstatimin se “Pa i ra në fund të keqës, nuk niset me u ba mirë”. E ne bashkë me faktorin ndërkombëtar, sa më tepër që të hezitojmë për ti rënë në fund të keqës, aq më vështirë do ta kemi për të dalë nga skëterra e së keqës.
    Pra, gjendja brengosëse e çdo fushëveprimtarie sot në të gjitha trojet shqiptare, dëshmon se nuk i kemi ndejtur besnik përvojës së hidhur jetësore, prandaj edhe na janê përsëritur pasojat. Unë i konsideroj shumë të qëlluara emisionet televizive përkujtuese që pasqyrojnë raportet dhe synimet armiqësore në mes popujve të Ballkanit, sidomos të shqiptarëve me fqinjtë, që të dinë breznitë e ardhshme se me kë kanë pasur të bëjnë të parët e tyre.
    Pra, pa u lëshuar në detaje negative të jetës sonë të përditshme, do të ndalem vetëm te disa lajthitje skandaloze të klasës politike shqiptare që në mënyrë kontinuele i kanë kontribuar zvarritjes së zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare në përgjithsi dhe të Kosovês në veçanti. Tani, në vend që këto lajthitje skandaloze ti shërbenin klasës politke si udhërrëfyese për të ardhmën, pasi që populli shqiptar kurrë nuk ka qenë më i ngritur, ata për çudi prap ecin nëpër ato gjurmë theqafshe, duke i gëlltitur djallëzitê ndërkombëtare, duke i përmbushur interesat e ngushta individuale, grupore, klanore e partiake, dhe duke shkelur mbi aspiratat dhe sakrificat e patriotëve të së kaluarës. Pra, duke shkelur mbi gjakun e të gjithë atyre që ranë dëshmorë për Liri dhe Pavarësi, po shkelin edhe mbi interesat kolektive-kombëtare. Sot, fatkeqësisht, për keqbërësit (pushtetarët) nuk mund të flitet në njëjës, pasi që ata kanë kaluar në shumës. Siç nuk mund të flitet as për raste, sepse ato janê bërë dukuri.
    Dhe kështu, lëmshi i lajthitjeve, i mbështjellur me gjithfarë ambalazhi, sa vjen e trashet çdo ditë e më shumë, duke menduar keqbërësit (shqiptarë) se nuk do ti kuptojë askush planet e tyre abuzive. Mashtrim ky sa naiv, aq edhe i dëmshëm për shoqërinë shqiptare.
    Si të thuhet ndryshe, kur armiku serb, për ti realizuar qêllimet e veta hegjemoniste nuk ka kursyer metodë as mënyrë pa demonstruar, për ta mbajtur edhe më tej Kosovën nën kthetrat e veta. Dhe për këtë qëllim, ASSHA të Serbisë në bashkëpunim të ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe dhe në aleancë me Rusinë,kanë bërë çmos për ta manipuluar jo vetëm popullin e vet, por edhe atë ndërkombëtar.
    Si të thuhet ndryshe, kur Serbia, me tendencat e veta hegjemoniste e neokolonialiste influencoi te organet më tê larta të ish Jugosllavisë që Kosovën ta fus nën juridikcion të vetin, kur ajo gjatë LNC-së ishte subjekt i barabartë me subjektet tjera të Jugosllavisë. Dhe kjo u bë nën një presion të rëndë politik e ushtarak në Prizren. Me ç’rast u burgosën dhe u likuiduan shumë patriotë shqiptarë, të cilët nuk ishin pajtuar me një akt të tillë. Një masë e tillë e dhunshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, (me urdhërin e J. B. Titos) u bë edhe me zhvleftësimin e vendimeve të Mbledhjes së Bujanit, në të cilën ishte vendosur që Kosova, pas përfundimit të së ashtuquajturës LNC të bashkohet me Shqipërinë. Dhe masat e këtilla denigruese ndaj shqiptarëve, varësisht nga klima politike e aplikuar kur më but e kur më egër vazhdonte ndaj shqiptarëve. E vlen për t’u përkujtuar Masakri famëkeq i Tivarit, ku mizorisht u vranë më se 4000 shqiptarë. Dhe për çudi të botës, Udhëheqësia e Shqipërisë së asaj kohe jo vetëm që nuk reagoi fare, por edhe ndihmoi në përcjelljen e tyre për në varrin e tmerrit në Tivar. E vlen për tu përkujtuar edhe mbledhja e “tepricave” të drithit, mandej akcioni i “famshëm” i mbledhjes së armëve, me ç’raste janë torturuar, burgosur dhe likuiduar shumë shqiptarë. Dhe kur masat e këtilla kundër shqiptarëve arritën kulmin e padurimësisë së shqiptarëve në njërën anë dhe rrezikun e pozitës së kryetarit të Jugosllavisë Josip Brozit në anën tjetër, u mbajt Mbledhja e Brioneve, që rezultoi me përjashtimin e kryeprotagonistit të këtyre krimeve, Aleksandër Rankoviqin me bashkëpuntorët e tij dhe me sajimin e Kushtetutës së re të vitit 1974 për Kosovën, sipas së cilës u krijua një jetë pak ca më liberale për shqiptarët e Kosovës. Por ky liberalizim sikur i goditi rêndë tendencat hegjemoniste të Serbisë, për të vazhduar me fushatën propagandistike, si me mitingje të rrejshme, ashtu edhe me mjete informative të ngarkuara me urrejtje, shpifje dhe fyerje, për ta shuar më 23 mars 1989 edhe atë autonomi të gjymtë që e kishte Kosova, sepse për Serbinë barazia gjithmonë është çmuar si padrejtësi. Dhe kur u mbush kupa me diskriminim e represion ndaj shqiptarëve, shqiptarët në mënyrën më civilizuese vazhduan ta shprehnin mospajtimin e tyre me anë të grevave, peticioneve, demonstratave dhe me anë të deklarimeve të deputetëve shqiptarë më 2 korrik 1990 që e shpallën Kosovën si subjekt të barabartë me republikat tjera. E pastaj, në Kaçanik e shpallën edhe Kushtetutën e Kosovës. Më pas (më 1991) u mbajt Referendumi plebishitar për Pavarësi. Por, pasi qê të gjitha këto manifestime mospajtuese kundër regjimit fashist e ultranacionalist të Serbisë në krye me Sllobodan Millosheviqin hasën në vesh të shurdhër të Faktorit Ndërkombëtar, atëherë liridashësit shqiptarë, mospajtimin e tyre paqësor filluan ta shprehin me armë në dorë. Dhe, kjo mënyrë e mospajtimit u përkrah dhe u ndihmua nga disa shtete perendimore (SHBA-ja, Gjermania, Anglia e disa të tjera, në krye me NATO-n). Ndihmë të madhe si nê armatim, ushqim dhe strehim, UçK-ja pati nga Shqipëria. Dhe kështu, në saj të këtyre përkrahjeve, UçK-ja u masovizua, u forcua dhe bashkë me NATO-n arritën ta dëbojnë armikun serb nga Kosova, më ç’rast, më 12 qershor 1999 u bê armëpushimi në Kumanovë pa pjesêmarrjen e përfaqësuesit shqiptar. Pas këtij akti të armëpushimit u mbajt Mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara, më çrast u aprovua Rezoluta famêkeqe 1244, bishtat e sëcilës edhe sot e kësaj dite po rrahin mbi kurrizin e shqiptarëve, gjegjësisht të Kosovës. Që do të thotë, se armëpushimi u bë, por çështja shqiptare, edhe pas 13 vitesh nuk u zgjidh. Pra, faktorët kryesorë tê moszgjidhjes së çështjes shqiptare janë dy: ai ndërkombëtar dhe ky shqiptar. Për ndryshe, sikur faktori ndërkombëtar me njêherë pas mbarimit të luftës ta kishte ndëshkuar në mënyrë meritore agresorin serb, pasi që i ka pasur të gjitha të dhënat pretenduese dhe qendrimin hegjemonist e neokolonialist, të shoqëruar me diskriminim e represion gjenocidal ndaj shqiptarëve të të dy Kosovave Perendimore dhe Lindore, ajo, (Serbia) jo qê nuk u ndëshkua, por jo pak herë është ledhatuar dhe stimuluar për të vazhduar edhe më tej me shantazhe e provokime luftënxitëse. Si të thuhet ndryshe, kur asnjë prej mekanizmave evropianë e botërorë, deri më sot nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, përkundër faktit se deri më sot,(25 gusht 2012), kur po e shkruaj këtë artikull, Kosovën e kanë njohur 91 shtete individuale. Pra, këtu qendron shkaku i moszgjidhjes së plotë tê çështjes së Kosovës, njëherit edhe i mosstabilizimit të Ballkanit.
    Dhe pakuptimësia e masave joadekuate të faktorit ndërkombëtar ndaj shqiptarëve (me bastisje spektakulare, me arrestime, burgosje, sidomos tê pjestarëve tê UçK-së) ende po vazhdon. Për të qenë pakuptimësia më e rëndë, kur këta mekanizma ndërkombëtarë ende insistojnë me këmbëngulje që të vazhdohet me negociata, herë teknike e herë politike në mes palëve kundërshtare. Këtë qendrim e ka shprehur edhe vet kreu i NATO-s, duke thënê se vetëm me dialog politik duhet të zgjidhet problemi serbo-shqiptar. Preferim ky që po ia zgjatë jetën STATUSKUO-së dhe ndërlikimit të mëtejshëm të gjendjes në Kosovë dhe më gjërë. Pra, Serbia ka dëshmuar sa e sa herë gjatë historisë, se ajo i bindet vetëm argumentit të forcës. Dhe, këtë kryeneqësi Serbia e bën në sajë të përkrahjes së Faktorit Ndërkombëtar dhe të disa aleatëve të vet, siç janë Rusia, Spanja, Kina e të tjerë. Po kështu njëanshmëria ndaj Kosovës shprehet edhe në Pakon e Ahtisarit, me përmbajtjen e sëcilës Kosova pushtohet për brenda saj. Si të thuhet ndryshe, kur në bazë të kësaj Pakoje serbëve të Kosovës po u krijohen super kushte si askund në botë, sikur të kishin qenë ata (serbët) të robëruar. Duke mos qenê i kënaqur as Ban Ki Muni, (Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së) me Pakon e Ahtisarit, për t’ia vêrë kulmin njëanshmërisë ndaj çështjes së Kosovës, shpiku 6 pikshin për gjoja rikonfigurim të çështjes së Kosovës, i cili po piklon shkëndia luftënxitëse. Cështë e vërteta, hisetarë të këtyre zhgënjimeve dhe dështimeve është klasa politike shqiptare e trekëndëshit Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, e cila, për ti realizuar interesat e ngushta: individuale grupore, klanore, partiake dhe karieriste, shkelë mbi vlerat jetike të kombit dhe të vendit. A nuk e konfirmon këtë konstatim lëshuarja pe kërkesave dhe kushteve të papranueshme për shqiptarët,që imponohen nga Faktori Ndërkombëtar, lidhur me Kosovën, siç janê cenimi i integritetit, pêrfaqêsimi dhe punësimi disproporcional nê institucionet e Kosovës (me 95% të popullatës joserbe), me decentralizimin, formimin e 6 komunave të reja, me eksteritorialitete të kishave ortodokse, me funkcionimin e strukturave paralele e kriminale serbe? Këto lëshuarje pe (kompromise) ugurzeza të klasës politike të Kosovës që dëshmojnë për Kosto të lartë të lajthitjeve që bëhen në dëm të perspektivës për qytetarët tanë e të cilat burojnë nga disa dobësi: a) mosnjohja sa duhet e historisë dhe e aktualitetit shqiptar, b) kundërvënja gjysmake, në mënyrë defanzive fakteve të kundërshtarit. c)Mospaditja kundërshtarin për të gjitha krimet gjenocidale dhe shkatërrimet që i ka bërë në Kosovë. ç) Reagimet deshtake ndaj cenimit tê integritetit të Kosovês, ndaj funkcionimit të strukturave paralele si dhe ndaj hyrje-daljeve serbe në Kosovë. Për të qenë apsurdi më i madh, këtyre akteve të njëanshmërisë arbitruese nga faktori ndërkombëtar, u bëhet amin-i vetëvrasës nga Ekipet tona negociuese e dështuese. Andaj nuk është kurrfarë çudie, pse Serbia vazhdon edhe më tej me shantazhime e provokime luftënxitëse, duke deklaruar haptaz se ajo kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. Megjithatë faktori ndërkombëtar prap insiston me ngulmë, se duhet vazhduar dialogu, i cili, deri më tani nuk i ka dhënë kurrfarë zgjidhje çështjes shqiptare. E dihet mirë se shkaktar i dështimit të dialogut të deritashëm është vet Serbia? E drejta e së drejtês, faktori ndërkombëtar tani do tê duhej ta vazhdonte dialogun vetëm me Serbinë dhe (pasi që i ka të gjitha të dhënat) për tendencat hegjemoniste në vazhdim.
    Këtij vargu të dështimeve i përket edhe heshtja e pakuptimtë e klasës politike shqiptare ndaj Luginës së Preshevës, e cila po përjeton diskriminim dhe represion të vazhdueshëm. Serbia, duke e parë se Kosova gjithsesi do ti del nga kthetrat e veta, ajo (Serbia) me përkushtim të madh punon për ta mbajtur gjendjen e tensionuar në Kosovë, duke u paraqitur çdo herë me ankesa dhe kërkesa maksimale, se gjoja pakica serbe po diskriminohet nga shqiptarët, kur e vërteta dhe realiteti është krejt tjetër. Pra, Serbia është ajo që i kërkon të gjitha të drejtat dhe supër kushtet për serbët e Kosovës. Ndërsa ato të drejta ua mohon shqiptarëve të Kosovës Lindore, gjegjësisht të Luginës së Preshevês. C’është e vërteta, Serbia nuk e ka hallin as të serbëve të Kosovës, as të trashëgimisë kulturore e fetare, por e ka hallin se si ta mbajë Veriun e Kosovës me Trepçen nën kthetrat e veta me burimet e pashterrshme nëntoksore.
    Prandaj, sot më tepër se kurrë, klasa politike shqiptare, për ta arsyetuar besimin qê i është dhënë nga populli, lë ta sakrifikojë interesin personal, lë ta mund vetëvetën dhe të punojë për interesin e popullit, duke mbrojtur integritetin e Kosovës. E dihet se integriteti dhe pavarësia e Kosovës nuk shpallet as nuk mbrohet me deklarime e premtime tê pa mbulesë. Sa ka kuptim të shpallet përfundimi i mbikëqyrjes së pvarësisë së Kosovês, kur Kosova deri më sot është me çati të thyer përmes të cilës hyn dreqi e i biri. Ky deklarim për shpalljen e përfundimit tê mbikëqyrjes së pavarësisë sê Kosovës i ka dy pika kundërshtuese në mes veti: Në njërën anë thuhet përfundim i mbikëqyrjes së Pavarësisë, që nënkupton mundësinë e sigurimit dhe të mbrojtjes së integritetit të Kosovës, pa ushtri dhe pa kapacitet të duhur tê policisë. Ndërsa në anën tjetër flet për qendrimin e EULEKS-it në Kosovë deri më 2014. Një manifestim i tillë i paralajmëruar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, m’i përgjanê gazmendit tê një familjeje për fejesë të një mashkulli. Kur mashkulli hyn me bagëti në oborr, dëgjon këngë e hare, për të cilat nuk kishte qenë i njoftuar më parë dhe po e pyet plakun e shtëpisê: Hë hajrli koftë babë, për çka ashtë ky gazmend, plaku i përgjigjet djalit: Ta kemi zanë një nuse djali jem. Djali e pyet plakun: E ku është nusja babë? Baba i përgjigjet: -Atë e marrim pas nja dy-tri vjetëve. Djali thotë: E dua nusën babë e jo zhurmën e thatë. Pra, edhe kjo lajthitje shkon në favor të komprometimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.
    Në anën tjetër “gatishmëria” e Serbisë për ti “normalizuar” marrëdhënjet me shqiptarët veç ka filluar me vumjen e barikadave, për të përfunduar me MURIN SERBO-SHQIPTAR me mostër të atij KINEZ.
    ***
    Kur është fjala për bashkimin kombëtar
    Edhe për këtë çështje tani po flitet çdo herë e më shumë. Dhe po shihet se shumica e trajtuesve po flasin me gjuhën e fakteve, të bazuara në të drejtën që u është mohuar shqiptarëve për ta gëzuar lirinë. E drejtë kjo e kodifikuar edhe në Konventat Ndërkombëtare që flasin për të drejtën e popujve për vetëvendosje.
    Kur dihet, se çështja e bashkimit kombëtar dhe e trojeve shqiptare është çështje madhore, për çudi të botës, klasa politike shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosovës rrinë indiferente, edhe pse ideja e ribashkimit kombëtar shqiptar mbështetet edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ku ndër të tjera thuhet, ”me aspiratên shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Dhe jo vetëm kaq, por për kundërshtarët, ideja për ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë na qenka një përrallë, një folklorizëm, një ëndërr e keqe me pasoja shumë të rënda për rajonin dhe për vetë shqiptarët” (siç pohojnë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar…” citim i Dr. Mehdi Hysenit, i cili më tutje nxjerr edhe konstatimet: .… “nëse Kosova ngel si shtet më vete, e ndarë nga Shqipëria, ajo nuk do të ketë jetëgjatësi dhe perspektivë të sigurt si shtet, sepse ekziston rreziku që sërish të riokupohet, të rikolonizohet dhe të rianeksohet nga Serbia”, dhe vazhdon konstatimin z. Mehdi Hyseni me: “I gjorë është ai shqiptar që botërisht pohon se ribashkimi kombëtar është përrallë dhe folklorizëm”. “Kosova sot” e merkurë, 15 gusht 2012. Siç mund të shihet nê shumë artikuj, me çështjen e ribashkimit të shqiptarëve po merren shumë analistë. E ndër ata më të përkushtuarit janë edhe Dr. Koço Danaj, i cili e ka përpiluar “Platformën e Shqipërisë Natyrale”. Një Platformë të ngjajshme për zgjidhjen e çështjes kombë tare shqiptare e ka bërë edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë me arsyetimin, …se “gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende e pazgjidhur”. Pra, lidhur me çështjen kombëtare shqiptare, me argumente bindëse shkencore po merret edhe politikologu i shquar Prof. Dr. Mehdi Hyseni. Këta autorë të shquar, Koço Danaj dhe Mehdi Hyseni, me trajtesat e tyre profesionale po u kundërvihen të gjithê atyre pseudointelektualëve, robë dhe shërbyes të politikës antishqiptare. Lidhur me këtë çështje, më gjërësisht shih në dy artikujt e Dr. Mehdi Hysenit: “Pa shqipen e njësuar nuk ka ribashkim të kombit as të Shqipërisë Natyrale” dhe “Shqipëria Natyrale është platformë gjithkombëtare shqiptare, demokratike dhe evropiane”, të publikuar në “Kosova sot” dhe në internet.
    Këta autorë (Koço Danaj dhe Mehdi hysenaj) idenë për ribashkim të kombit shqiptar dhe për Shqipërinë Natyrale e kanë arsyetuar plotësisht, duke u bazuar në faktet historike dhe aktuale, duke u bazuar në faktet juridike tê kodifikuara edhe në Konventat Ndërkombëtare që flasin për të drejtën e popujve për vetëvendosje, duke u bazuar edhe në faktin se shqiptarët kurrë nuk kanë pasur tendenca pushtuese ndaj njê populli a vendi, si dhe duke u bazuar në optimalitetin e kohës, të cilin nuk e kemi shfrytëzuar si duhet në të kaluarën.
    Përndryshe, zvarritjes së zgjidhjes së plotë të çështjes shqiptare, sot për sot po i kontribon edhe Demokracia me derivatin e saj Pluralizmin e keqshfrytëzuar nga liderët dhe pushtetarët. Këtë konstatim e konfirmon edhe formimi i dhjetra partive dhe subjekteve tjera.
    Se si e shfrytëzojnë liderët këtë demokraci dhe pluralizëm dëshmojnë përçarjet dhe distancat në komunikim dhe veprim, dëshmon gjendja e brisht politike, ekonomike, kulturore e të tjera e të tjera.
    Ajo që po i kontribon në mënyrë praktike përafrimit dhe bashkimit kombëtar është elita e kulturës dhe e artit shqiptar, e cila me programet artistike që po i realizon, po e forcon vetëdijen kombëtare. E meriton për t’u përmendur në këtë rast organizatori i pasionuar i muzikës shqiptare i të gjitha trevave shqiptare Azgan Haklaj me bashkëveprimtarët e vet. Entuziazmi i tij do të duhej ti shëmbllënte edhe shtresave tjera, sidomos asaj politike. Kjo, sepse nga kualiteti i të çmuarit të vlerave themeltare nga shtresa politike, varet mirëqenja e shoqërisë.

    Hamzë Gashi

    Francë - shtator 2012

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anëtarësuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Për: Sfidat e një Kosove të pavarur

    Kosova me tu anetaresuar ne OKB behet faktor shume i rendesishem ne rajon edhe me gjere. shqiptaret me ne fund do thone fjalen e tyre ne rajon dhe ne bote.
    Kosova dhe shqiperia jane te bashkuar sepse skane qene kurre te ndare po ashtu gjithe shqiptaret ku jetojne jane nje dhe vetem nje. do vij koha shume shpejt qe edhe kufijt e vendosur prej harbuteve europiane do shkulen nga themelet dhe ne do bejm ligjin ne keto troje ku jetojme.
    krenar qe jam pasardhes i ILireve

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e GESSIS
    Anëtarësuar
    08-03-2014
    Postime
    24

    Për: Sfidat e një Kosove të pavarur

    Me qenese ke trajtur qeshtjen e kosoves qfare mendoni per EULEX i cili ben rrolin e mborjtes se saj

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Sfidat e një Kosove të pavarur

    Ceshtjet qe shtron ti i dashur Albo, duken qarte qe jane plage apo ngjarje-ndodhi gjate ndryshimit te rrjedhes se nje vendi, por Kosova eshte me shume se kaq, si nje oktapodh i vogel gabon vete dhe kerkon te ndihmoje(agravoje) lindoret e saj ne zemer te evropes. Probleme si mafia ushtarake, kasape heronj qe jane ngulur ne themelet e saj te reja nuk do e lejojne ecjen e saj te lirshme per ne evropen e zemrave por as mbeshtetjen ne babain e saj te vjeter ish-Jugosllavine, por mbase keta gure themelesh e shembin brendine e shendetshme te Kosoves dhe e shesin per dhjam qenesh zyrihu dhe kthehen ne thundrat dhe shkendijat e njerkeve te tyre arbreshe.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •