Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar Maska e land
    Antarsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Varsia ndaj mjeteve t teknologjis.

    Tashme jemi bere dipendente te teknologjise,por njehere e nje kohe nuk ka qene keshtu per njerezit(para disa dhejtra vjetesh).dhe besoj qe kishte me pak stress dhe probleme,teknologjia eshte nje thike me dy presa.
    Si do te ishte jeta sot po te na hiqnin keto tre gjera?si e imagjinoni?
    Pa televizor?pa celular?pa internet?
    ps.une e kam provuar disa here por eshte e kote,presioni eshte i madh,ne jemi te varur nga teknologjia.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Infinite
    Antarsuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    275
    Dje po lexoja disa postime qe flisnin per lojrat e femijerise sone dhe ndjeva trishtim per kohen e lene pas dhe per kete qe po jetojme! Me kishte marre malli per ato te lujtmet ne lagje nje tufe goca e djem qe luanim si te cmendur deri ne oret e vona te darkes deri sa na therrisnin prinderit te nevrikosur pasi kishim akoma nje mal me detyra per te bere!!
    Po tani??
    Femijet luajne vetem me playstation, me celularin e babit apo ne internet dhe pa vajtur akoma 11 vjec duan celular neper duar.
    Sa kohe te arta kemi lene pas... Tani femije nga 11 vjec rrine gjithe kohes para PC ne chat dhe akoma me keq duke pare pornografi..
    Eshte e vertet qe na eshte lehtesuar komunikimi me teknologjine aktuale por kemi humbur shume nga ana jone njerezore!! Njerez te fiksuar pas politikes, jo se e cajme koken shume per Rama, Berisha, Nano, apo "Bamke Qylollarin" por sepse nuk ka asgje tjeter ne TV pervec VIP-ave tane. Vajza te vogla qe nuk dine se cfare eshte te luash me kuklla, me peta apo shtepiash por rrine nga ora 10 e mengjesit deri ne 7 pasdite duke pare telenovelat.

    Po ne fakt duhet te ngushellohemi me faktin qe kane arritur te mesojne Spanjishten dhe Portugalishten ne menyre perfekte...

    Sa here jam bere gati ta hedh celularin dhe te mos ia kujtoj me emrin se nuk gjen nje moment qetesie, dhe edhe kur nuk te merr njeri, ty te eshte bere droge dhe do drg nje zile te dashurit dhe ne rast se nuk ta kthen plas sherri...

    ehhhhhhhhh sa te mjere jemi, skllever te teknologjise, skllever te vetes tone......
    Nese ti nuk e kontrollon mendjen tende dikush tjeter do ta beje...

  3. #3
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Antarsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Mire e the Infinite
    jem plotesisht dakord me ty. Televizori, Interneti dhe Cellulari na ben pak " budall" ... na largon nga kultura. Kur nuk i kemi e ndijm veten pak si te dobet, sepse nuk i kemi informacionet se duhem ti pas ...
    aah sikur te jetojshim ne natur ...
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Antarsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,120
    Tekologjina eshte per te lehtesuar jeten e perditshme dhe jo per te stresuar. Eshte zgjidhje personale e gjithsecilit, nese deshiron te varesh ne tekologji apo ne jeten primitive.

    Sigurisht qe ndjejme nostalgji per kohen kur luanim futboll me topa te qepur me leckat e rrobave te vjetra.Koherat evulojne, evulon dhe jeta dhe stili i te jetuarit. Problemi qe trajtoni mbi kohen qe konsumojne femijet ne playstation apo internet duke hyre shpeshhere ne faqe pornografike, ka shume te beje me edukaten familjare dhe kontributin qe bejne prinderit per te edukuar femijet e tyre.

    Eshte zgjidhje personale ne deshiron te kesh celular apo jo. E megjithate gjithe shqisat e trupit te thone qe jo vetem ta kesh, por te kesh nje celular nga ato me te fundit qe i kane gjithe funksionet e reja mundesisht. Celulari eshte mjet komunikimi mes njerezve te distancuar, celulari eshte mjet qe ne shume raste shpeton jete njerezish, celulari eshte mjet qe e thjeshtezon jeten dhe i i ben njerezit te ndjehen afer njeri tjetrit.

    Interneti eshte burimi me i madh i informacioneve qe mund te imagjonohet. Varet plotesisht nga interesat dhe preferencat peronale te njerezve. Ca njerez e frekuentojne per pornografi, ca njerez per te zgjeruar horizontin e njohurive te tyre, ca per te lehtesuar jetesen duke bere gjithe shit-blerjet ne internet. Dhe per me teper, eshte mundesi pune dhe fitimi per te gjithe ata qe dine te hedhin dy hapa me teper nga te tjeret.

    Siq e thashe me siper, qeshtja e brezit te ri dhe e edukimit te tyre ngelet nje pergjegjesi e prinderve. Kuptohet qe eshte me e thjeshte tu japesh femijeve nje top lecke dhe ti drejtosh nga fushat per te luajtur por ato kohera kane ikur njehere e mire. Nje prind i mire ka aftesi te plote per te rritur femije te shendeteshem nga ana morale, edhe pse mund te kene internet dhe playstation ne shtepi.

    Televizori pastaj ka rendesi pak a shume te njete me dy te tjerat. Eshte dritarja e ngjarjeve ditore, eshte kendi defryes ku mund te ndjekesh plot filma, dekumentare, muzike, spektakle apo lloj lloj programesh argetimi.Imagjino dhomen e ndenjes ne shepi ku ka gjithcka por mungon nje televizor. Ndersa gjendesh ne divan pas punes, me nje pije perpara...dhoma te duket e heshtur dhe kuptohet qe diqka i mungon, edhe pse mund te keshe njerez te tjere ne shtepi.

    Imagjino veten pa internet? Do ndjehesh i izoluar nga gjithe bota virtuale qe ke arritur te krijosh, nga informacionet ditore, kontaket me shoqerine reale apo njerez te familjes, e plot e plot mangesi te tjera pa te cilat do ndjeheshe sikur jeton ne kohet primitive.

    Imagjono veten pa Celular? Le ta pranojme, jemi njerez dhe te gjithe gjendemi perballe momenteve kritike, emergjencave, aksidenteve, lindjeve, vdekjeve, gezimeve, hidherimeve por jemi te distancuar dhe jetojme neper vende te ndryshme te botes. Celulari nuk eshte thjesht nje mejt me te cilin mund te komunikosh me te dashurin/en per te treguar se sa shume e do!! Celulari eshte i rendesishem ne te gjitha fushat e jetes, profesion, shkolle, familje, biznes, etj etj. Pa celular je pa veshe qe degjojne nga larg, je pa sy qe shikojne nga larg.
    Ndryshuar pr her t fundit nga BvizioN : 19-02-2008 m 07:55
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e land
    Antarsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ok.zeri i mirdites,ti solle vetem anet e mira te teknologjise,shume dakord,per te keqiat the shume pak(vetem kujto sa mijra ore ne harxhojme ne internet/ore jete te humbura kot,perfshi kto momente qe une po shkruaj tani,nderkohe qe mund te benim gjera te tjera me te mira te mbushnim jeten tone).

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Antarsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,120
    Citim Postuar m par nga ralph Lexo Postimin
    Ok.zeri i mirdites,ti solle vetem anet e mira te teknologjise,shume dakord,per te keqiat the shume pak(vetem kujto sa mijra ore ne harxhojme ne internet/ore jete te humbura kot,perfshi kto momente qe une po shkruaj tani,nderkohe qe mund te benim gjera te tjera me te mira te mbushnim jeten tone).
    Koha qe ti konsumon ne internet nuk eshte e keqe e teknologjoise, me vjen keq. Koha e tepert qe ti konsumon ne internet eshte mangesi e jotja. Je ti qe vendos sa kohet te kalosh ne internet, dhe jo interneti.

    Po...do permend ca te keqija te teknologjise meqe kerkove.

    Ne keto kohera bazohemi plotesisht ne tekologji.

    Imagjono veten ne nje qytet te botes ku gjithcka kryhet me anen e tekologjise. Nje black out ne energji do krijonte falimentim te perkohshem te sitemeve komjuterike...me te cilat jane te lidhura bankat, njesite tregtare, komunikimi, mbrojtja, e shume e shume te tjera, duke perfshire dhe kontrollin e trafikut te makinave, trenave, aeroplaneve etj. Kjo do ishe nje kaos i vertete dhe kjo tregon se sa shume varemi ne ne tekologji dhe sa te brishte jemi ne pa tekologjine.

    Varesia jone e plote ne teknologji eshte e keqe, por eshte e vetmja menyre per te perballuar kerkesat e jetes.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Teknologjia vetem se po e bashkon Boten dhe po i ben gjerat me transparente, sepse te mirat e te ligat e saj kane egzistuar ashtu sic egzistojne dhe sot.

    Bota dhe njerzimi jane shume larg te perkryeres por qe te fajesosh teknologjine per problemet tona mendoj eshte pak e tepruar. Mendoni se teknologjia nuk eshte vetem nje playstation apo TV, eshte dhe nje aparature qe ndihmon ne funksionimin e zemres, eshte dhe nje aparature qe ndihmon ne degjim e shikim, eshte pikerisht ai mjeti i transportimit qe ndihmoi ne jeten e femijes tuaj, eshte nje anije kozmike etj etj...pra perfitime e te mira qe nuk i kishim pa patur teknologjine.

    Por si gjithcka tjeter qe kemi provuar ne jete teprimi dhe abuzimi i ulin vlerat edhe embelsires me te shijshme. Ndaj dhe shume qeveri vendosin ligje dhe standarte ne lidhje me perdorimin/abuzimin e teknologjise. Megjithate zgjedhjet e individit mbeten zgjedhje personale qe do te ishin te gabuara apo te mira dhe ne nje Bote ku teknologjia nuk egzistonte. Dhe ky vazhgim me ben te mendoj se ata persona qe sot harxhojne kohen duke pare pornografi apo duke luajtur bixhoz ne internet, dje mblidheshin dhe luanin bixhoz e benin gjera te liga neper qoshet e pallateve apo rrugicave.

    Ata prinder qe kane lek tu blejne femijve nje playstation kane lek ti cojne dhe ne nje klase baleti/futbolli/tenisi etj. Ne vend qe te luajne me dherra e me lecka, luajne ne ambjente me peme e mesojne dicka te re per artin apo dhe mbajne veten ne forme. E nq se prindrit nuk kane lek ti bejne te gjitha keto dhe ne vend qe te zgjedhin nje klase tenisi zgjedhin tu blejne femijve nje playstation eshte problemi i prinderve.


    Si perfundim jam pro varesise tek teknologjia per aq kohe sa zhvillimi i saj kontrollohet nga ligje dhe nuk cenon mireqenien e tjetrit (shembull - zhvillimi i raketave sulmuese).

  8. #8
    Perjashtuar Maska e land
    Antarsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Fiori,pershendetje.
    shembull.
    Teknologjia mjekesore ka evoluar,keshtu qe kemi ilae me te mira salla operacioni me te mira etj.
    teknologjia industriale ka evoluar gjithashtu,kemi me teper smog,pasoja! semundje kancerogjene,te mushkrive,te lekures etj.ok ne nuk mund te bejme pa makina,por vdesim dhe nga kanceri i mushkrive,mushkerite tona nuk pyesin se ne na duhet makina per te shkuar ne pune.

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Antarsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Pikerisht, ndaj mendoj se gjithcka duhet kontrolluar me ligj. Ne shume vende te Botes sot makinat qe njohim ne po zvendesohen me 'tipe ibride' te cilat nuk demtojne natyren dhe njeriun.

    Pra nuk ke pse leviz me karroce e cila te con per 5 ore nga pika A ne B e ku kali mban ere dhe mund te kallkanosesh e te semuresh nga e ftohta, por je ne rehatin e makines. Pastaj teknologjia ka mundesuar dhe ndertimin e shpejte te rrugve ndaj po te pelqeu merr dhe bicikleten neser ne pune dhe bjeri nga parku jo nga autostrada


    Pershendetje

Tema t Ngjashme

  1. Varesia nga Interneti-Internet Addiction Disorder
    Nga helene n forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 09:50
  2. Prgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 03:10
  3. Varsia Nga Alkooli
    Nga Gimi3 n forumin Tema shoqrore
    Prgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 13:46

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •