Në Francë jetojnë edhe Bretanjësit një popull keltik, Alzasët dhe Lorenët popuj gjermanikë, Korzikanët një popull italian, Baskët një popull më vete.Bile edhe minoritetet nuk jane perfaqesuar te gjithe sepse nuk ka yll per torbeshet, kinezet, ashkalijte, romet. gabelet, vlleheve...Pse nuk e bene nje zhgaravine me ngjyra, do te kishte dale me bukur...
Por Franca e ka flamurin e saj historik.
Greqia ka çamë, arbërorë, bullgarë, pomakë, turq, gabelë, vlleh.
Por e ka flamurin e saj. Madje edhe quhet Greqi.
Kurse ne 95% shqiptarë nuk quhemi Shqipëri por Kosovë.
Flamuri me pelqen. Shume i thjeshte (veti e mire per nje flamur), i kendshem dhe domethenes. Ana me e mire e flamurit eshte akti diplomatik - gjashte yjet qe prezentojne 6 etnite me te medha te Kosoves - te barabarte. Ky eshte mesazhi qe duhet ta percoje Kosova sot, se eshte shtet civil i shtetasve te barabarte. Flamuri do te jete zyrtar e diplomatik. Do ta perfaqesoje Kosoven ne planin nderkombetar dhe do te jete unifikues e bashkues i popullit te saj. Ky flamur do ta perfaqesoje identitetin politik te popullit te Kosoves.
Si i tille, ai nuk perfaqeson identitetin etnik te popullit te Kosoves, e me kete, as te shqiptareve ne Kosove. Ne sot, me kete flamur, nuk jemi as me shume e as me pak shqiptare. Por jemi me shume te pavarur, e me pak pa identitet politik.
'...never could stand that dog...' - TW
6 Yjet mua me kujtojne 6 shkronjat e shtetit te ri K O S O V A . e nuke tregojne minoritetet, po si duket ua bejne qejfin minoriteteve pak .
Kur te kalojne disa vjet, ndoshta populli ka te drejte te kerkoje referendum per simbolet e shtetit. Mos te harrojme se flamuri i nje shteti nuk eshte edhe flamuri i nje kombi. Ne angli kan dy flamuj, ashtu edhe Hollanda............Dalngadale behet mire. Ky eshte nje kompromis i kohes dhe poashtu, me kohe mund te ndryshohet. Nuk besoj qe as Thaçi, as Sejdiu..... e duan kete flamur, por kjo ndoshta ishte optimalja per momentin.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Si do qe te jete flamuri duhet te duhet dhe te respektohet, ndoshta flamuri kombetar ke me shume emocione per Shqiptaret kado qe jane, por edhe ky flamur i po sa lindur duhet te admirohet dhe te mbrohet deri ne fund, perfaqeson Kosoven politikisht, ka kufite e Kosoves te vizatuar.
Te na roj Kosova Republik.
Gafe totale.
Ku jane ngjyrat kuq e zi?
Kam vetem nje limit: qiellin!
nga Agon_xh
6 Yjet mua me kujtojne 6 shkronjat e shtetit te ri K O S O V A
Interpretim interesant.
Nje boshnjake qe une njoh, sapo e pa flamurin tha: Po ky qenka si i Bosnjes.
Ia kane bere qejfin mire dhe Evropes me ngjyrat e perdorur dhe me dizajnimin me yje.
Nese mund ta sprovoj veten ne Matematik qe ti numeroj Minoritetet ateher sipas kesaj matematike jan keto Minoritete ne Kosove:
1.Serbet, 2. Turqit, 3. Egjiptasit, 4. Romet, 5. Ashkalijtë, 6. Boshnjaket...
"Minoriteti Shqiptar" me 95% te popullsis ne kosove perseri eshte diskriminuar,dhe nuk bene pjese as edhe ne kete Flamur Minoren....
Une personalisht e Bojkotoj kete flamur...nese deshiron te ma mbush mendjen dikush ateher duhet qe kete Harten e kosoves qe gjendet ne falmur dhe qe ka ngjyren e Artë ,te ngjyroset me Kuq,ateher mund te konkuroj ne ndjenjat e shqiptareve ne menyre qe te pelqehet...
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Pse gjithmone te mendojme ne menyre pesimiste. Le te jete ky flamur, vizioni i gjithe shqiptareve per t'u synuar, ku gjashte yjet do te simbolizojne gjashte pjeset e ndara prej trungut te madh, te bashkuara ne nje Evrope te bashkuar:
1. Shqiperia Administrative, 2. Kosova administrative, 3. Kosova lindore (Presheva, Bujanovci, Medvegja), 4. Maqedonia Perendimore, 5. Pjeset tona te Malit te Zi (Plave, Guci, Hot e Grude) dhe 6. Cameria
Gjithe jemi te vetedijshem se kemi shume kufizime nga bashkesia nderkombtare, se na e ndaluan rreptesisht te perdorim ngjyrat kuq e zi (qe i kemi ne zemer), e aq me pak te ekzistoje ne flamur, dic e cila do i gjasoje shqiponjes, por keto jane disa nga sakrificat qe do i perbijme per t'ja arritur qellimit. T'i forcojme njehere themelet, e pastaj me ndryshe do kollitemi.
Ky i Ali Pashes qenka akoma dhe me interesant si interpretim.nga Ali Pasha
1. Shqiperia Administrative, 2. Kosova administrative, 3. Kosova lindore (Presheva, Bujanovci, Medvegja), 4. Maqedonia Perendimore, 5. Pjeset tona te Malit te Zi (Plave, Guci, Hot e Grude) dhe 6. Cameria
per cfar flamuri luftoi baca ISA BOLETINI?
PO AZEM DHE SHOTE GALICA?
PO ADAM JASHARI??
PO UCK???
SME PELQE HIC KY FLAMUR............
Per te mos thene me i shemtuari, mirpo hyn ne pjesen prej flamujve me te shemtuar.
Sme pelqen aspak
Po edhe kjo që thua është pjesë e përrallave për bashgkëjetesë paqësore, dy ylbera të mëdhenj në qiell, harmoni, paqe, la-la-la, etjKy eshte mesazhi qe duhet ta percoje Kosova sot, se eshte shtet civil i shtetasve te barabarte.
Jo mor qyl, Kosova është tokë shqiptare, e jo e shtetasve të barabartë. Janë 95% shqiptarë, dhe këtë duhet t'a reflektojë.
Nuk mendoj se kemi vend per disktime kaq heret. Nuk eshte e drejte te gjykohet kaq shpejt flamuri i Kosoves. Dihet qe ky eshte flamur Shteteror e jo Kombetar i Kosoves. Te gjithe Shqiptaret kudo qe jane ne zemer kane flamurin e kuq me shqipen dykrenare.
Ata qe kane zgjedhur kete flamur, per mendimin tim jane njerez te zgjuar dhe diçka kane menduar kur kane zgjedhur te tille. Por, kjo do te mesohet ne ditet ne vijim se cila ka qene idea e tyre qe kane zgjedhur kete flamur. Por, duke pare qe Maqedonia po kerkon ndryshimin e emrit te Shtetit, me vone ne Kosove, kur te jete konsoliduar shteti i se drejtes, nuk eshte çudi qe mbare popullsia Shqiptare te kerkoje referendum per simbolet dhe flamurin e Shtetit.
Dhe si perfundim nje pyetje, mire flamurin dhe simbolet i mesuam, po per Hymnin e Kosoves eshte vendosur?
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
suksese kosoves po flamuri sesht gje..o ndoshta jemi ne qe kemi flamurin me te bukur ne bot e sna hyjn ne sy te tjeret.
Ja flamuri i ri dhe Stema e Republikës së Kosovës
1.Arsenal
20.Tottenham
Krijoni Kontakt