Shpallja e pavarësisë së Kosovës është pasuar nga reagime të shumta ndërkombëtare.
Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
"Ne presim nga misioni i OKB-së dhe forcat e udhëhequra nga NATO në Kosovë të marrë veprim imediat për të kryer mandatin e tyre ... përfshirë anullimin e vendimeve të organeve vet-qeverisëse të Prishtinës dhe të marrë masa të ashpra administrative kundër tyre," thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme ruse.
Shefi i politikës së jashtme në Bashkimin Evropian Javier Solana kërkoi që "të gjithë të veprojnë me qetësi dhe me përgjegjësi" duke theksuar nevojën për stabilitet në rajon.
BBCAlbania
Britania e konsideron pavarësinë "si një zhvillim të rëndësishëm".
Zyrtarët britanikë do të bëjnë një deklaratë të plotë pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel, tha një zëdhënëse e ministrisë së jashtme britanike.
"Është e qartë se është një zhvillim i rëndësishëm që krijon një kontekst të ri për statusin e Kosovës," tha zëdhënësja i ministrisë së jashtme.
Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner gjatë një vizite në Jeruzalem ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një shans i mirë për Kosovën.
"I uroj fat të mbarë Kosovës," tha zoti Kouchner.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se SHBA-ja do të punojë së bashku me aleatët për të parandaluar përplasje të dhunshme në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë shënuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe bëri thirrje në rajon të tregohen të përmbajtur.
Ministri i jashtëm gjerman Schtainmayer i bëri thirrje të gjitha palëve për qetësi dhe moderim, pas deklaratës së pavarësisë.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent me kërkesë të Rusisë, që kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet së saj për njohjen ndërkombëtare.
Një zëdhënëse për presidentin e Këshillit të Sigurimit tha se takimi është planifikuar me kërkesën e diplomatëve rusë.
Këshilli me 15 anëtarë mbetet i ndarë thellësisht në lidhje me të ardhmen e Kosovës.
Rusia mbështet aleatin e saj të ngushtë serb dhe kërkon më shumë negociata, ndërsa Britania, Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian mbështesin shqiptarët e Kosovës.
Sllovakia, një vend anëtar i BE-së, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës për momentin, bëri të ditur ministria e jashtme sllovake.
Presidenti çek Vaslav Klaus tha se deklarata e pavarësisë së Kosovës mund të ketë pasoja të paprecedent për Evropën pasi mund të shkaktojë një situatë ku pjesë të tjera të vendeve evropiane të kërkojnë shkëputjen.
Klaus tha se ai konsideron vendimin për shkëputjen e njëanshme të Kosovës nga Serbia si një "vendim me të vërtetë unik në Evropë".
BBC Albania
Kosova në festë në Ditën e Pavarësisë
Lajmi më i fundit nga Kosova e Pavarur
Deklara e Pavaresise se Kosoves dhe reagimet e botes shqiptare mbi te.
Fjala juaj për këtë ditë historike
Albumi Fotografik i Pavarësisës së Kosovës
Qëndrimi zyrtar i shteteve të huaja mbi pavarësinë e Kosovës
Shtypi i huaj mbi pavarësinë e Kosovës
Reagimet kundër pavarësisë së Kosovës
Krijoni Kontakt