ALKIMIA "SHQIPETARE"


E vjetėr, shumė e vjetėr ėshtė alkimia, rrėnjėt e saj duhen kėrkuar nė lashtėsi dhe nė mesjetė: ajo njihet si tėrėsia e orvatjeve tė kota qė u bėnė atėherė pėr tė gjetur mėnyrėn dhe mjetet pėr tė shndėrruar nė ar metalet e rėndomta si plumbi, pėr shembull. Nga kėrkimi, nė shkencėn arabe, pėr tė zbuluar thjesht vetitė kimike tė metaleve me qėllim gjetjen e ilaēeve pėr tė kuruar disa lloj sėmundjesh si edhe pėr tė pėrmirėsuar teknikat e pėrdorura nė fushėn e metalurgjisė, alkimia u konsiderua nė Europėn perėndimore si shkenca e transformimit tė metaleve nė ar. Mė vonė, hulumtimet nė kėtė fushė morėn njė ngjyrim filozofik, madje, nganjėherė, edhe mistik. Sot, siē shkruhet nėpėr enciklopedi tė ndryshme, alkimia e vėrtetė ka zėnė vend nė raftet e dukurive qė mund tė zbavisin vetėm kureshtarėt e papunė, sidomos qysh nga zbulimi, nė shekullin XX, i strukturės sė atomit.
Radhėt e mėsipėrme vetėm sa u kujtojnė moshatarėve tė mi gjėra qė ata i dinė prej dekadash. Pėrgjigjja ime ėshtė e thjeshtė fare: Sot, nė kushtet ku jetojnė shqiptarėt, pra, edhe ju, tė nderuar lexues, edhe unė vetė, pėrballė njė krize energjetike tė paparė, zėra jozyrtarė dhe gjuhė tė kėqija njėherazi mėtojnė se qeveria shqiptare ka mbledhur njė grup specialistėsh vendės dhe tė huaj pėr tė rimarrė nė konsideratė pėrpjekjet e dikurshme tė alkimistėve nė kėrkim tė gurit filozofal, i cili gur, siē e nėnvizuam mė lart, do t'u mundėsonte atyre kthimin nė ar tė ēdo metali tė zakonshėm qė do tė prekej me tė. Sigurisht, qeveria shqiptare e di mirė se ky lloj guri as nuk ka pėr t'u zbuluar ndonjėherė, paēka se ari u intereson gjithė shqiptarėve, sidomos ministrit tė Financave dhe Bankės sė Shtetit Shqiptar, por ajo kėrkon qė shkencėtarėt e saj tė zbulojnė njė tjetėr lloj guri, me anė tė tė cilit disa gjėra tė panevojshme tė kthehen nė energji elektrike dhe nė ujė. Ministrat e sotėm tė energjisė e tė bujqėsisė do tė ishin tė lumtur nėse do tė arrihej tė zbulohej ose tė krijohej njė gur i tillė. O Zot, ē'mrekullira do tė bėheshin nė Shqipėri! Brenda natės, ne do tė (g)dhiheshim tė pasur! Jo rastėsisht e futa nė kllapa shkronjėn e parė tė foljes "gdhihem"! Po, po, ēdo shqiptar (sepse me siguri qeveria aktuale, qė di se ēfarė premton dhe me tė cilėn "fitojnė tė gjithė", do ta pajiste ēdo familje shqiptare me nga njė copė guri ēudibėrės), me t'u ēuar nė mėngjes, nuk do tė kishte nevojė tė ndizte dritėn, sepse pikėrisht me gurin nė fjalė do tė prekte atė ēka do tė zbraste nga vetvetja nė banjė dhe menjėherė gjithēka do tė ndriēohej pėrreth e, nė tė njėjtėn kohė, ujė me bollėk do tė rridhte bujarisht pėr tė shpėlarė atė qė shpėlan ēdo njeri nė raste tė tilla, qoftė ai president, kryeministėr, ministėr, deputet, kryebashkiak apo prokuror i pėrgjithshėm.
Alkimistėt e dikurshėm e quanin kurorėzimin me sukses tė punės sė tyre Vepra e Madhe, qė ishte pikėrisht zbulimi i gurit filozofal, thėnė ndryshe, kthimi i metaleve nė ar, kurse etapa e parė e kėsaj Vepre tė Madhe quhej Vepra nė tė Zezė, qė kishte tė bėnte me shpėrbėrjen e lėndės. Ka tė dhėna, natyrisht jozyrtare, se kjo etapė e parė ka filluar qė kėtė vit nga grupi i lartpėrmendur i shkencėtarėve alkimistė shqiptarė e tė huaj, sepse vendi ėshtė zhytur nė errėsirė qė, si pėrkufizim, ėshtė diēka e zezė. Pėrveē kėsaj, shqiptarėt po heqin tė zitė e ullirit pėr tė riekuilibruar buxhetin e tyre sepse gjithė ēmimet po rriten pėr faqe tė zezė dhe leku po zhvleftėsohet fizikisht e moralisht aq sa kuletat modeste tė shqiptarėve kanė nisur tė mbajnė zi.
Nga ana tjetėr, dihet qė alkimistėt e dikurshėm pėrdornin njė gjuhė tė tyren duke huazuar termat e disa praktikave qė kishin tė bėnin mė shumė me magjinė sesa me shkencėn. Njė si jehonė tė kėtij fakti historik mė duket se e gjejmė vende-vende edhe nė fjalimet e drejtuesve aktualė tė shtetit shqiptar; karizmi i disave syresh ka njė si efekt droge te mjaft shqiptarė qė ende u besojnė fjalėve e premtimeve tė tyre. Ndoshta, sė shpejti, kėto fjalė e premtime do tė ndiqen nga vepra, ēka tė tėrė pa pėrjashtim e dėshirojmė me gjithė shpirt. Le tė shpresojmė, gjithsesi, se nuk do tė bėhet fjalė pėr vepra tė mėdha qė mund tė kenė pėr etapė tė parė veprat nė tė zezė. Ndryshe na piu e zeza!