Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Si i këndonin Stalinit në kongresin e parë të shkrimtarëve shqiptarë !!!

    Si i këndonin Stalinit në kongresin e parë të shkrimtarëve shqiptarë !!!

    Librat më të vlerësuar ‘Uji fle, hasmi s’fle”, “Bereqeti” etj. I këndohej traktorit, zetorit. Dokumente dhe fakte


    1-Praghyrje të temës - Ca vargje që aty nga vitet 50 njëfarë Salushe, e ëma e Nazifit, , kur pa të birin të mërzitur se kish vdekur një shok që quhej Stalin , ajo nisi të vajtojë: "Derëzeza, o Stalin, shoku i Nazifit tim. Tina trim e ai trim, luftuat për një qëllim...". Më poshtë: "O rrënjëdali i satëme,......”. Ndër bejtet që labët kanë thurur më së shumti graria që vajtojce në kësothe kanë ndjekur ritmin e ngjarjeve të kohës, por me një mesazh e filozofi të kulluar. Ishte mekur edhe hëna nga e qeshura për ikjen e baba Stalinit, që ajo derëzeza me çitjane të zeza e kishte bërë shok të Nazifit që mëndtte qetë në Labëri. Kjo copëz vjershë do të pasohet me një koment të quajtur krahasime që aty nga fillimi i viteve ’50 botohet në gazetën Flamuri.
    Nga Fakti i gazetës së vitit ’50 - Letërsia e vërtetë ishte e kurthuar. Muret dhe qelitë ishin shtrojerat e saj. Poetët duken se kanë filluar të përdorin plugun në vend të pendës. Gjithsesi në vend të frymës yllësore kanë përdorur forcën e muskujve. Çfarë mund të quhej ky soj krijimtarie? “Qani moj çobanka qani ....u shkojnë për shtat letrave të asaj kohe, kur Lasgushi apo të tjerë poet me brymë vese e lëndë shpirti ishin heshtur e shtrënguar të heshtnin. Kështu filloi të lërohet e plehërohen ugarishtet që nuk prodhonin kurrfarë prodhimi përveçse ca mbeturinave që askush nuk i përtypte dot. Kjo filloi të quhej letërsia e re e realizmit socialist. Por më shkoqur dhe më mirë e ka bërë në një rubrikë të veçantë tek Krahasimet: “Flamuri, ku shkronjësit e saj po shijonin dritëzën që të jep qytetërimi dhe letërsia e një kohe tjetër. Gazeta Flamuri” shkruan: “Më 7 shkurt të këtij viti fletorja Bashkimi botoi se viti 1949 ka shënua një përparim në zhvillimin e muzikës sonë . Ndërsa në vitin 1948, ka pasur vetëm 8 kompozime dhe 6 harmonizime, gjatë viti 1949 u punuan 23 kompozime, 80 harmonizime e punime këngësh për kor, bandë kanto, pianoforte, orkestër etj. Me gjithë këtë B.K ankohet se i ashtë këndue hekurudhës, Punës dhe Planit dyvjecar. Në vijimësi shkruhen 21 copëz tekste këngësh nga Aleks Caci, tek fletorja Bashkimi që i kushtohen Stalinit. “Dhuratat e Stalinit, Bashkimi 20 dhjetor 1949 me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes së gjeneralismit Stalinit. Fjalet nga Aleks Çaçi,Muzika K.Kono: Dielli ka dalë/c’po këndon bilbili/eja të punojmë o zambakë prilli//më dogje ne zemër/erë e trëndafili/eja të këndojmë shpirti im moj Rine/I ke parë tinë/o zambak i prillit/ndihmat që na vijnë /që tej nga Rusia/I kam pare Rine/gonxhe e trëndafilit/janë të gjitha dhuratë e Stalinit/Pra më thuaj tinë/emrin si e kanë/se për kokën tënde/po vite vërdallë/më dogje moj Rinë/moj vetull kurorë/dhe në zemër shkruaj/u thonë traktorë/pa shiko si ecën/shih si çahet fusha/si do të bëhet stivë/dhe si do festojmë në kooperativë)/të rroj sa malet/sa populli vetë/emri i Stalinit/që na mbush me jetë/Hurra,hurra.hurra.
    Kongresi i Pare i Shkrimit/Kronikat përcjellin lajmin se më 16 maj u mblodh në Tiranë, Kongresi i parë i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
    . Në prani të përfaqësuesve sovjetik u shtrua puna që ishte bërë. Kryetari i shkrimtarëve Dhimitër Shuteriqi...” Gjergj Fishta,dhe Ernest Koliqi më shokë himnizues të jetës patriarkale, të shovinizmit, të misticizmit, apo të njëfare lustre qytetërimi perëndimor, që nuk ishte tjetër veçse kozmopolitizmi i njohur i shtresave të larta të shoqërisë shqiptare... Raporti i Shuteriqit, thotë kronika e vitit 1957 ishte vetëm një ideologji. Cili qe faji i Mark Ndojës që u pushkatua , pyet kronikani? Shuteriqi thotë në këtë kongres: “Mark Ndoja me shokë deshi të fshijë nga defteri gjithë përpjekjen e re letrare të vendit tonë, duke u nisur pikërisht nga mohimi i i frymës së partisë dhe udhëheqjes së partisë në art. Dhe në letërsinë sovjetike,ai me shokët e tij të fshinte jo vetëm Gorkin, Majakovskin, ndofta edhe Shollohovin.... Sa për Sejfulla Malëshovën u padit “për liberalizëm borgjez” dhe pse pengonte triumfin e ideologjisë socialiste në letërsinë shqipe.... Ky kongres do të ishte sëpata e parë e mbrapme që do të godiste poetin kombëtar Fishtën. Ai filloi si një realitet duke krijuar letrat me Hoxhën dhe Shuteriqin,por fillesat kanë qene me shkëndijat e para me shqiptarin e pashkollë,me këngëtarin e pamësuem, me atë lahutën me një tel që ka mbushur vëllime bukurie të pakrahasueshme. Në letërsinë shqipe nuk kanë sunduar por kanë lëshuar shkëndijime Fishta, Fan Noli, Mjeda. Kronika thotë se veprat kalojnë mbi kohë,poezia,proza nuk pyet ku ka lindur dorëarti,por edhe sikur të pyesi do të zbulojë se Fishta i madh ka lindur në një kasolle të harrueme,dhe Shuteriqi i vogël në një shtëpi borgjeze të nderueme. Kronika duke sjellë momente të asaj dite kuvendi thotë se cilët ishin mjeshtrit e penës që u paraqitën në kongresin e Tiranës? Dhimitër Shuteriqi, Kol Jakova, Andre Varfi, Shefqet Musaraj, Aleks Çaçi. Pjesët e tyre quhen vetëm letrare pse trajtojnë luftën kundër kundërshtarëve politik. Por këto krijime nuk e kalojnë vijën mesatare të krijesës së fluturimit. Jo nga poezitë e veprat e Fishtës, Nolit që janë larg, por nuk afrohen as me krijimet e Koliqit, as me ambëlsit e Prendushit, as me krojet e Lasgushit. Si më të rinj dhe më të kapërcyeshëm me kohën komuniste dualën në shesh Llazar Siliqi, Fatmir Gjata, Mark Gurakuqi.... Cilat ishin tiparet e këtyre veprave: frymëzimi i zbehtë, fuqia e fjalës së mekur, rreshtimi mekanik, fluturimi me krahë të rënduar. Në lëmin e prozës kronika përmend Dhimitër Shuteriqi me romanin me dy vëllime: “Çlirimtarët”, Sterjo Spasse me romanin “Afërdita përsëri në fshat”. Si do të duhej të ishte proza? Ja çfarë u tha në këtë kongres: “Proza jonë në përgjithësi, e veçanërisht e tërë letërsia jonë, duhet të jetë brumosur me një frymë të thjeshtë optimiste...Kjo frymë optimiste të fryjë jo vetëm kur ka gaz,por edhe kur ka vështirësi të mëdha...”Kronika përmende si më të rinjtë e farkëtuar me kohën u paraqitën romancierët dhe novelistët, Fatmir Gjata,”Uji fle,hasmi s’fle”, “Tana”, Zihni Sako me “Bereqetin”, Naum Prifti, Veis Sejko, Dhimitër Xhuvani, Moisi Zaloshnja. Shumica e këtyre tregimeve vizatojnë gjoja jetën e fshatarisë së lumtur, luftën, por të bësh një krahasim me krijimet e E.Koliqit, M.Kokalarit, A.Logorecit, dallimi është një distancë që nuk arrihet dot me këmbët e tyre. Kronika përmend se pa ndihmën e kurrkujt në Shkodër Dom Ndoc Nikaj, Mihal Grameno në Korçë, Simon Shuteriqi në Elbasan i çelën rrugën romanit shqiptar. Në kohën e rilindjes qene shkrimtarët e mërgimit Frashëri, Peci, Konica, De Rada, Skiroi që bënë gjuhën zgjimin dhe shkundjen e shpirtrave, poetët që pikturuan burrërinë, kryengritjen Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Prendushi, Nikaj, Postoli, Grameno .
    Në Shqipëri përmbyllet kronika shkrimtarët e vjetër kanë vdekë ose janë vrarë, kritikët janë bërë përkthyes te veprave marksiste, të rinjtë pjekin vjersha të pagueme...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    O toke-gega , ti po e prish fare muhabetin. Lexo diku nje artikull sjell si teme te re. Dhe temat e tuaja hapen e mbyllen vetem me ate qe sjell ti.

    Shume e bukur ishte tema per Kosoven : Bac u kry ! po pse shko e hap edhe nje teme tjeter po per Kosoven ?

    Dhe kur fillova te shoh me me shume interes postimet e tuaja pashe qe ishin te gjitha si tema te reja cdo artikull qe ti e shikon diku dhe i fut nje copy-paste.

    Hap per diskutim ato tema te reja qe nuk jane hapur kurse atyre artikujve qe ty te pelqejne gjeje vend dhe futi.

    Nuk do te them une tani se ku ti fusish!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 20-02-2008 më 18:29

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •