Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 117
  1. #21
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Qente le te lehin, SHQIPERIA DHE SHQIPTARET SOT KANE FESTE.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #22
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Qazim, pse atë titull?! Austriak i jep konotacion jo të vërtetë, dhe s'ka të bëjë fare me shtetin apo popullsinë që jeton në Austri.

    Shkrimtari komunist kundër pavarësisë së Kosovës. Sepse dihet qëndrimi i vëllazërisë internacionaliste, sorollopëve çegevaristë e mbeturinave të këtij lloji.


    Unë po sjell një 'dhuratë' që kroatët kanë përgatitur për "miqtë e tyre të dashur", serbë, me rastin e pavarësisë së Kosovës.

    Nuk ka nevojë fare për diçiturë . (nezavisno = e pavarur)



    Tani, le t'i bien këta, se i bien bukur
    Prektora

  3. #23
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ky plera e kishte nenen sllovene.turp qe nje shkrimtar i klasit te tij nuk e njeh realitetit.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Mos te duken shtete te pa rendesishme, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia? Jane keto rrotullojne boten, sa per dijeni tenden, andaj sic eshte theksuar shume here deri me tani, se Kosova, perben nje rast unik ne bote, dhe nuk mund te krahasohet me asnje situate apo shtet tjeter.
    Në rastin kur një vend s’ka siguruar ekzistencën politike si shtet dhe s’ka krijuar mekanizmat përkatës për materializim të shtetësisë, njohja ndërkombëtare s’paraqet farë ndryshimi të madh në realitet. Rast më interesant është Palestina. Edhe pse Palestina formalisht ka shpallur pavarësinë më 15 nëntor 1988 ajo nuk funksionon si shtet madje as sot. Bile-bile, pas shpalljes së pavarësisë, Palestina është njohur si shtet nga 114 shtete të botës dhe madje edhe nga OKB-ja, (Rezoluta 43/177, datë 15 dhjetor 1988), por përsëri s’mund të funksionojë si shtet. Kjo tregon se sa e pavlerë është njohja formale si shtet, duke mos qenë si i tillë dhe duke mos funksionuar si i tillë.

  5. #25
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Peshkopi serb Atimje, kërkon prani ushtarake serbe/ruse në Kosovë

    Kisha Ortodokse serbe kerkon lufte
    "Serbia duhet te bleje arme nga Rusia dhe vendet tjera, te kerkoje nga Rusia qe te dergoje vullnetare dhe ta ndertoje pranine ushtarake ne Serbi", tha ai ne nje deklarate per te perditshmen "Glas Javnosti".

    “Serbia duhet t'i mbledhe armet, te deklaroje se Kosova eshte "territor i okupuar" dhe te bleje arme nga Rusia per ta kthyer ate”. Keshtu eshte shprehur sot ne vigjilje te shpalljes se pavaresise se Kosoves peshkopi Artemije, nga Kisha Ortodokse Serbe.

    "Serbia duhet te bleje arme nga Rusia dhe vendet tjera, te kerkoje nga Rusia qe te dergoje vullnetare dhe ta ndertoje pranine ushtarake ne Serbi", tha ai ne nje deklarate per te perditshmen "Glas Javnosti".
    "Kosova gjithnje ishte dhe do te jete serbe", tha peshkopi Artemije dhe vleresoi se deklarata per pavaresine e Kosoves eshte "gjendje e perkohshme e okupimit".
    Sipas tij, "deklarata e komandantit te larte te Serbise, Zdravko Ponosh, se Kosova nuk do te mbrohet me arme, eshte turp".

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=16332

  6. #26
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kosova gjithnje ishte dhe do te jete serbe", tha peshkopi Artemije
    Gjith Shqiptaret ta çojn nje fjale o Peshkopi Artemije.


    Ta çon djali, ta çon nana,
    ta çon lulja e rinisë
    ta çon lulja e burrnisë,
    në ballë të Dardanisë,
    ta çon gryka e Kaçanikut,
    mbar’ Prishtine Traboini,
    ta çon Rrafshi i Dukagjinit,
    Plavë, Gucia dhe Prizreni
    ta çon bacë Sulejmani,
    Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
    dada Shotë e bacë Bajrami,
    Azem Bejtja e Adem Jashari,
    Aty asht Kosova mbarë,
    Pavarsia eshte hapi pare.
    Siç jan mbush malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush me burra,
    Kjo Shqipni ka qit kaq trima,
    si qet qielli bubullima,
    asht gjak nga gjaku ynë,
    se esht zemër kosovari,
    se esht dritë nga syri ynë,
    se esht besë shqiptari.
    Fjale fjale e besa besë
    Kush do e prekë shqipërine,
    ne sekond do te vdese.

    Zhduku fare e keqe serbi mos ta shof surratin.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    -meqe kete teme e ka hapur nje antar i vjeter(bayern), ndoshta nder 100 te paret e ketij komuniteti, po marr dhe une shenim, dhe po shkruaj dy rrjeshta per ceshtjen ne fjale, me shprese qe deri diku ky forum eshte me demokrat ose aq demokratik sac pretendon qe eshte.


    Nqs. Administratori i Forumit, gjate ketyre viteve, i kane ardhur trute ne vend dhe e ka perdorur kohen e duhur per te reflektuar mbi le te themi ne me te miren e rasteve, besimet e tia te verbera, atehere ne kete dite te shenuar, gjeja me e mire qe mund te bente ky Administrator qe eshte dhe nje person qe e mban veten te Dialogut dhe te Demokracise, eshte qe:

    1) Te kerkonte falje publike te gjithe antareve qe i ka perjashtuar, ofenduar dhe tallur me autoritetin e tij autokratik ne Forum per ceshtjen ne fjale, pra mbi te ashtuquajturin rrol paqedashes te Orthodoksise ne Ballkan dhe rrolit te Orthodoksise ne prerjen e kokave te shqiptareve dhe te shqiperise. Me ane te kesaj sjelljeje administratori ne fjale ka sjellur percarjen me te madhe te forumeve ne internet ku personat e ditur jane allakatur ne 7 cepa dhe ku nuk ka mbetur nje forum i sakte ku te mblidhen njerezit qe dine te shkruajne, qe jane te shkolluar, dhe qe sherbejne si motorri kryesor per perparesine e kesaj nisme. Ajo cfare ka ndodhur gjate gjithe ketyre viteve eshte praktikisht ajo qe Sali Berisha dhe Fatos Nano kane bere ne Shqiperi nga post-90, pra shperndarja me metoda meskine te TRURIT dhe krijimin e nje shteti INJORANT ku komandojne spiunat. E njejta gje eshte bere dhe ketu gjithe keto vite ne kete mikrokozmos te internetit.

    2) Te hiqte perjashtimet dhe t'i kthente antareve nofkat e tyre legjitime ne forum qe kane harxhuar kohe duke shkruar dhe duke mbeshtetur ceshtjen shqiptare ne forum.

    3) Do ishte mire sikur te ndodhte bashkimi i forumeve fetare ne 1 forum UNIK sic ka qene dhe sic eshte ne shumicen e forumeve shqiptare, sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe jo ndasite fetare te imponuara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-02-2008 më 13:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nuk eshte hera e pare qe Kisha Orthodhokse Serbe ben sjellje te ketilla.
    Po sjell ndermend nje rast nga koha e luftes ne Kosove.

    Perfaqesuesi politik i Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Evrope, z. Bardhyl Mahmuti po jepte nje interviste ne Paris perpara afer 200 gazetareve te huaj mbi luften ne Kosove.
    Nje gazetar rus i ITAR TASS e pyeti z. Mahmuti nese ne UCK kishte muxhahedine.
    Pak a shume, pergjigja e z. Bardhyl Mahmuti ka qene kjo:

    Meqe shfaqe interes per rolin e besimeve ne lufte, po te elaboroj:
    - Me bekimin e kishes ortodokse serbe jane djegur qytete e fshatra e jane vrare besimtare katolike ne Kroacine me shumice katolike.
    - Me bekimin e kishes ortodokse serbe jane djegur qytete e fshatra e jane vrare besimtare muslimane e katolike ne Bosnjen me shumice muslimane.
    - Me bekimin e kishes ortodokse serbe jane djegur qytete e fshatra, jane vrare te ri e pleq, femije e gra muslimane e katolike ne Kosove.
    - Me bekimin e kishes ortodokse serbe jane nisur per ne Kosove grupe te medha terroristesh e paramilitaresh te cilet kane patur per qellim te mbjellin frike e tmerr ne mesin e shqiptareve te Kosoves.
    - Me bekimin e kishes ortodokse planetare, ne Kosove jane nisur dhe shume ushtare rus, ukraineze, bjelloruse, dhe kam nderin e vecante te te them qe deri ne kete moment qe po flasim bashke, me dhjetera te tille jane kapur dhe jane ekzeketuar nga ushtaret e UCK-se.


    Po e gjeta diku intervisten - mbase dhe ua sjell. Pak a shume keshtu e mbaj mend.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #29
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ky shkrimtari te shkroje c'te doje. Austria ka qendrin shume te ndryshem nga ky tipi.
    Austria do jete nje nder shtetet e para qe do njohe pavaresine e Kosoves, keshtu qe mos u merzisni per kesi tipash si puna e ketij kacurelit.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    A e dini si qendron puna?Ne perballjet qe patem me shkie, ne kurre nuk i patem armet.Tash i kemi shoket, qe do te thote edhe armet.
    Te tjeret nuk do te kishin kurre nevoje te luftojne per neve,ne luftojme vete-tani qe do t`i kemi armet.
    E shkiet?Po, ata jane trima kur luftojne me njerez te armatosur dobet dhe deri sa t`i mban rakia…po kur t`i leshon shlivovica(raki kumbulle), ua dhashe besen qe kane me leshue Luginen e Presheves!

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Titulli i kesaj teme nuk eshte korrekt. Duhet ndryshuar ne "Peshkopi Artemije kerkon lufte." Sinodi i Shenjte i kishes ortodokse te serbise nuk ka bere asnje deklarate per lufte.

    p.s. lumsi ne qe po ndritemi me prezencen e intelektualit genesis.

  12. #32
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Artemija u intervistua si person privat apo si hierark i kishes Serbe, malo666? Me pak fjale, kur Bush deklaroi perkrahjen per Kosoven ne intervisten e fundit me BBC, kete e beri si person privat apo si perfaqesues i zyres me te larte te shtetit Amerikan?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Do te doja te dija mendimin e Albos per kete.

    Albo, mendon ti qe Artemija flet ne emrin e vet apo ne emer te Sinodit?
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    tash sa çatalli e brithyeri, e shytani e fantazma e vegla armiqësh dalin... nuk dalin plumba, po të gjithë armiqët e Kosovës, do të plasin e shuhen në plehrat e tyre dhe mos të duhmojnë ma tepër këndejparit...

    Në çastet e para ajo që më bëri përshtypje ishin Sarkozi francez, ku shprehet alegorikisht: 'tash harta e re ka një shtet të ri...Kosovën edhe Mesiqi, kroat, në mbrojtje të Kosovës...

    E të mos flas për Tiranen politike, që ishte në këto çaste - moter e vërtetë kosove!

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    zeri i amerikes mbramë ishte shkelqyeshëm!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga qorrbiba Lexo Postimin
    Do te doja te dija mendimin e Albos per kete.

    Albo, mendon ti qe Artemija flet ne emrin e vet apo ne emer te Sinodit?
    hm artemija... po ata që shajnë krejt zakoshëm në zot, e në diell - ku besojnë ata...???

    TASH DUHET PUNË BACLOK, SE GATI NA PAEN QITË HUJIT EDHE VET EMRIN SHQIPTAR! ISHTE NË ZHDUKJE KOMBI O BIJ E BIJA SHQIPONJASH!!!

    Duhet punë e madhe o shqiptar (siç reciton Reshat Arbana, nga Lahuta e Malcisë, që edhe sot ka asi taravolash edhe e injorojnë, se ''nuk po shkojka përshtati Fishta...

  17. #37
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    tek rusia today ishte mrekulli tek shikoje ruset qe nuk dinin ku te futeshin nga pavaresia e kosoves.

    me pelqeu shume reagimi i frances qe gjithe kohen flista me levdata te medhaja per popullin kosovar.

    tani mori fund gjithcka.

    rrofte kosova e pavarur
    vari leshte

  18. #38
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Artemija u intervistua si person privat apo si hierark i kishes Serbe, malo666? Me pak fjale, kur Bush deklaroi perkrahjen per Kosoven ne intervisten e fundit me BBC, kete e beri si person privat apo si perfaqesues i zyres me te larte te shtetit Amerikan?
    Kur Bushi deklaroi perkrahjen per Kosoven e beri si perfaqesuesi me i larte i shtetit amerikan por pikerisht kjo eshte detyra e tij te shprehet dhe te vendose per ceshtje qe i perkasin sferes se politikes. Bushi mund te thote neser se Budizmi eshte feja me e mire e njerezimit, por ne kete menyre nuk perfaqeson amerikanet. Nuk eshte votuar qe te merret me ceshtje jo-politike.

    Po ashtu edhe Artemije, mire do beje te shprehet per ceshtje fetare. Ne qofte se thoshte dicka per doktrinen e krishtere atehere po, do kishte peshe mendimi i tij por duke shprehur per nje gje politike, fjala e tij duhet te merret si nje fjale e nje serbi ordiner.

    Keshtu mendoj une.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  19. #39
    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    tek rusia today ishte mrekulli tek shikoje ruset qe nuk dinin ku te futeshin nga pavaresia e kosoves.

    me pelqeu shume reagimi i frances qe gjithe kohen flista me levdata te medhaja per popullin kosovar.

    tani mori fund gjithcka.

    rrofte kosova e pavarur
    njofin Canen ata prandaj

  20. #40
    Kina, Indonezia dhe Srilanka qenkan shprehur kunder. Gjithashtu edhe Rusia qe dihet.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •