Nga "TIME"

Liderët dhe revolucionarët:



Barack Obama
BARACK OBAMA. Senatori ende i ri dhe me mendime të guximshme i SHBA e bën vrapin e tij drejt historisë.


Që prej momentit të parë të tij në qendër të vëmendjes kombëtare – fjalimi i tij në Kuvendin Kombëtar Demokratik në vitin 2004 – Barack Obama ia ka bashkangjitur vetes nocionin e guximit. Atë natë ai foli për “guximin e shpresës”, një frazë kjo e marrë nga ministri i Trinity United Church of Christ në Chicago. Ai e përdori këtë frazë si titull të librit të tij të dytë, bestseller për një nanosekondë të shitjes. Dhe, natyrisht, se është e guximshme nga një senator me dy vite në shërbim, nga prindër të racave të përizera, me emrin e mesëm Hussein, që të sfidojë njërin nga politikanët më të njohur dhe më të financuar, Hillary Clinton. Shpejtësia e kandidimit të tij, në sondazhe dhe në sasi të parave, ka qenë jashtëzakonisht e guximshme.

Ai është një folës i dashur, toni i tij është më shumë kontravers sesa oratorik. Ai i ofron pak publikut që pret retorikë të mishit të kuq, disa janë edhe të befasuar, dhe të dëshpëruar nga mençuria e tij këmbëngulëse. Në mes të Prillit, Obama 45 vjeç, mbajti një fjalim të gjatë në lidhje me politikën e jashtme ku befasisht harxhoi shumë pak kohë për Irakun. Përkundër kësaj, ai fliste për parimet kryesore: për aleancat dhe për altruizmin në politikën amerikane.

Por pikërisht ky është basti i senatorit, në kohën e partizanëve të prishur, pas gjashtë viteve presidenciale të dedikuara për kundërshtarët e brendshëm dhe aleatët e jashtëm, një kandidim i Obamas do të prosperonte duke ofruar të kundërtën e kësaj: flagrante, kërkim të konsesusit të menduar mirë. Që është mjaft e guximshme, me të vërtetë. (Joe Klein)



Codoleezza Rice
CONDOLEEZZA RICE. Duke e takuar botën me kurajo dhe elegancë.



Condoleezza Rice e din kush është dhe e mban mend prej kah ka ardhur. Posa ishte zgjedhur Sekretare e Shtetit, ajo e solli Sekretarin e Jashtëm Britanik, Jack Straw, në shtetin e e saj në Alabama. Ajo e dërgoi atë në Kishën Baptiste në Birmingham, ku katër vajza të vogla ishin vrarë nga një akt i terrorit racist. Ajo e dërgoi atë në Institutin e të Drejtës Civile. Dhe e dërgoi atë që të përcjell shërbimet e kishës ku babai i saj kishte shërbyer si pastor gjatë viteve të turbullta të ‘60ta.

Si fëmi, Condi e ka provuar personalisht se si është të jesh qytetar dhe të të mohohen të drejtat për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur njëra nga heroinat e saj vdiq, Rosa Parks, Condi ishte në rendin e parë të funeralit, duke i bërë homazhe gruas e cila u ul në ulëse të autobusit ashtu që të gjithë amerikanët mund të meritojnë një ulëse në tavolinë. Si Sekretare e Shtetit, Rice, 52 vjeçare, ka komunikuar me botën vazhdimisht se edhe pse SHBA është vend madhështor, nuk është perfekt. Derisa unë dhe ajo nuk pajtohemi politikisht, unë e admiroj mjeshtërinë, trimërinë si dhe vlerat e saja. Ajo e ka balancuar karrierën e saj aktive me devotshmëri ndaj familjes, shokëve dhe komunitetit. Dhe gjen kohë për të mbetur në kontakt me rrënjët e saj jugor. (Donna Brazile)



Raul Castro
RAUL CASTRO. Trashëgimtari që mund ta ndërroj Kubën.



Kuba pa Fidelin e paimitueshëm? Kjo ka qenë e pakuptueshme dhe e paimagjiueshme për 10 presidentë amerikanë dhe për gjenerata që kanë kaluar në krekosjet e tija anti-‘yanqui’. Por me shëndetin e tij në pikëpyetje, vëllau i tij më i ri, Rauli, njeriu që e mban rekordin botëror që ka qëndruar si Ministër i Mbrojtjes, ka konsoliduar mençur pohimet e tija. Ai mund të jetë figurë po aq historike sa edhe Fideli – mirëpo, ajo do të jetë në rrugën që e dërgon Kubën larg gabimeve tragjike të vëllaut të madh.

Përveç së është adhurues i patundshëm i Stalinit, ai është edhe aleat i Kremlinit. Mirëpo, ai ka dëshirë të hyjë në bisedime me SHBA pasi i duhet ta rimëkëmbë ekonominë, të angazhojë rininë e pakënaqur dhe të modernizojë sistemin e diskredituar komunist. (Brian Latell)



Angela Merkel
ANGELA MERKEL. Si e gjeti Gjermania gruan e hekurt të saj.



Në vitin 1989 Angela Merkel punonte si hulumtuese në fizikë në Institutin e Kimisë Fizike, në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore në Berlinin Lindor. Ajo kurrë nuk ka marrë pjesë në aktivitete politike. Pastaj muri i Berlinit u rrëzua dhe Angela Merkel iu bashku radhëve të CDUs në Gjermaninë Lindore. Në vitin 2000 u zgjodh kryetare e CDU, ndërsa në 2005 u bë kancelare.

Stili i lidershipit të Merkelit është arti i përmbushjes së qëllimeve të mëdha, duke e akumuluar nuancën. Mendon, por edhe këmbëngul drejt qëllimeve të saja. Në politikën e jashtme ajo ka arritur që të balancojë marrëdhëniet e ngushta me SHBA dhe kooperimin e nevojshëm me Rusinë. Në zyren rrotulluese t’Uninoit Europian, ajo ka dhënë një impuls në integrimin europian. Mendoj se Merkel, 52 vjeçare, do t’i shtyej reformat deri në pikën e paevitueshme, duke e zbutur përcaktimin e saj nga modestia dhe aura e kompetencave. Nëse kjo ndodh, Merkel, do të bëhet ekuivalenti gjerman i Lady Margaret Thatcher – me stil tjetër dhe rezultate të krahasueshme. (Henry Kissinger)



LIDERËT DHE REVOLUCIONARËT TJERË:



Mbreti Abdullah bin Abdul Aziz al-Saud

Arkipeshkvi Peter Akinola

Omar Hassan al-Bashir

Papa Benedikti XVI
Osama bin Laden

Michael Bloomberg

Hillary Clinton

Mbretëresha Elizabeth II

Sonia Gandhi

Hu Jintao

Ayatullah Ali Khamenei

Liu Qi

Tzipi Livni

Nancy Pelosi

Gjenerali David Petraeus

John Roberts dhe
Arnold Schwarzenegger







Heronjtë dhe pionierët:



Thierry Henry
THIERRY HENRY. Natyrisht, ai është futbollist i madh. Por ylli françez dëshiron ta ndryshojë botën.



Rapiditeti. Kjo është gjëja e parë që më bie ndërmend kur e shikoj bashkëkombasin tim dhe shokun Thierry Henry në fushë. I shpejtë. E dua kur e shikoj se si e merr topin dhe i rrëzon mbrojtësit kundërshtar që e ndjekin për t’ia marrë topin. Çdoherë që e prek topin e dini se do të bëj diçka të trentë – ndoshta diçka që se keni parë kurrë.

Por ai është diçka më shumë se një futbollit i madh. Ai dëshiron ta ndryshojë botën. Nuk është sekrete që futbolli europian po e lufton problemin e racizmit, në tifozëri dhe në fushë, dhe asnjëri nuk ka bërë më shumë se Henry në këtë drejtim. Kur kamerat e kapën trajneri e reprezentacionit spanjoll duke përdorur fjalë raaciste për ta përshkruar Henrynë në vitin 2004, ai do të mund ta humbaste qetësinë e tij. Mirëpo, Thierry, që është gjithmonë i qendrueshëm, rekrutojë bashkëlojtarë dhe e lansoi kampanjën Stand Up Speak Up, që mblodhi miliona dollarë dhe një informim të pabesueshëm për të luftuar racizmin. Racizmi e mundon atë shuëm, mirëpo ai ka dëshirë që ta luftojë atë në mënyrë profesionale. Natyrisht, racizmi nuk është zhdukur mirëpo mund ta shihni se është në rënie. Dhe për këtë duhet ta falenderoni Thierrynë.

Kur kam qenë i vogël, sportisti im më i dashur ka qenë Michael Jordan, për shkak të vetëbesimit dhe kontrollit perfekt që e ka pasur në palestër. Pastaj fillova ta shikoja Thierrynë duke luajtur futboll, dhe munda ta shoh sigurinë në sytë e tij. Po provoj ta kopjoj përafrimin e tij në palestrat e basketbollit, dhe mendoj se çdokush mund të mësoj një mësim nga Thierry: i madh për nga gjakftohtësia. Mirëpo mos llogaritni se do të bëheni të shpejtë si ai. (Tony Parker)



George Clooney
GEORGE CLOONEY. Njeriu që përdor fuqinë e yllit për të ndriçuar krizën në Darfur.



Në fisin tim në Sierra Leone një proverbë thotë: “I huaji që i tregon tregimet tona kur ne nuk mund të flasim jo vetëm që na zgjon shpirtin tonë por edhe tregon humanitetin tonë – të cilën të tjerët dëshirojnë ta harrojnë – dhe ai që e bën këtë bëhet i familjes sonë.” Kur George Clooney shkoi në Darfur për të ngritur çështjen e njerëzve atje ai u bë pjesë e familjes sonë.

Clooney, 46 vjeçar, morri familjen e tij – babai i tij është gazetar veteran i televizionit Nick Clooney – me te në Darfur në udhëtimin e parë të tij atje, dhe të dy e bën “A Journey to Darfur” emision ky që pushtoi rrjetin televiziv amerikan. Ky aktor u kthye në ShBA si avokat i përhershëm i çështjes sonë, duke folur në Washington, lobuar në Senat dhe duke folur para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Fama e tij i dha mundësinë që ai të flas. Por kur ai foli, ishte një njeri tjetër, me një pasion të pandërprerë, që nuk mund të rijë dhe të shikojë gjenocidin që vazhdonte në Darfur. Neve na duhen më shumë njerëz si George Clooney dhe babai i tij, njerëz që kanë dëshirë që të punojnë shumë për të treguar për vuajtjet e bashkëqenieve tona njerëzore në të gjitha anët e botës. (Ismael Beah)



Roger Federer
ROGER FEDERER. Arti i këndshëm i top teniserit botëror.



Aspekti më impresiv i pushtetit të Roger Federerit në maje të botës së tenisit është mënyra se si e mban ai veten si kampion. Kjo është e pazakonshme. Ai e lë reketin e vet që të flet. Ai nuk ka një numër trajnerësh që të mikromenaxhojnë çdo gjë që bën ai. Rogeri ka aq shumë talent natyral. Sa herë që flas me Rogerin e ndjej se ai nuk ka ego në anën e tij. Kur flitni me Rogerin ai ju bën të ndjeheni të rëndësishëm – pa marrë parasysh se a jeni tifozë, rival apo një plakush si unë.

Njerëzit shpesh më pyesin nëse Rogeri, 25 vjeçar, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Të presim deri në fund të karrierës së tij para se të gjykojmë gjënë më të mirë në botë. Ai definitivisht duhet të merr pjesë në çdo bisedë. Një gjë është e sigurt: ai është lojtari më i mirë i epokës së tij dhe njëri ndër kampionët më të adhuruar në planetë. Dikush në ndërkohë do të gugas. E bukura është, se Rogeri nuk do ta bëj atë. (Rod Laver)



HERONJTË DHE PIONIERËT TJERË:



Maher Arar

Wesley Autrey

Tyra Banks

Warren Buffet

Youk Chhang

Tony Dungy

Elizabeth Edwards

Drew Gilpin Faust

Michael J Fox

Timothy Gittins

Garry Kasparov

Amr Khaled

Judith Mackay

Chien-Ming Wang

Oprah Winfrey

Zeng Jinyan



SHKENCTARËT DHE MENDIMTARËT:



Paul Allen

Chirs Anderson

Elizabeth Blackburn

Richard Dawkins

Frans de Waal

Al Gore

Monty Jones

John Mather

Douglas Melton

Steven Nissen

Tullis Onstott

Svante Paabo

Lisa Randall

Klaus Schwabb

**** Stefansson

Alan Stern

Neil deGrasse Tyson

J. Craig Venter

Nora Volkow



ARTISTËT DHE ZBAVITËSIT:



Cate Blanchett

Sacha Baron Cohen

Leonardo DiCaprio

Alber Elbaz

America Ferrera

Tina Fey

Simon Fuller

Brian Grazer

John Mayer

David Mitchell

Kate Moss

Youssou N’Dour

Anna Netrebko

Rosie O’Donnell

Brad Pitt

Shonda Rhimes

Nora Roberts

Rick Rubin

Martin Scorsese

Justin Timberlake

Kara Walker

Brian Williams



NDËRTUESIT DHE TITANËT:



Bernard Arnault

Richard Branson

Rhonda Byrne

Steven Cohen

Clara Furse

Ho Ching

Chad Hurley dhe Steven Chen

Steve Jobs

Ken Lewis

Erik Lie

Pony Ma

Lakshmi Mittal

Shigeru Miyamoto

Michael Moritz

Indra Nooyi

Cyril Ramaphosa

Philip Rosedale

Stephen Schwarzman

Katsuaki Watanabe

Marre nga "Java"