Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: nitROSHI

  1. #1
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    nitROSHI

    Meqe ka ditelindjen sot po i nxjerr nje shkrim te paperfunduar.U bofsh sa vjec te dush plako!!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Teneqexhiu i fshatit fshiu qurrat me mengen e xhaketes
    se rrjepur e pastaj me duart e callatosura rrembeu
    daret e vogla per te drejtuar nje cope llamarine.
    Nga dritarja e dyqanit te tij dukej fundi i rruges ne
    cep te se ciles ndodhej edhe pubi i fshatit nje
    ndertese e vjeter me nje kotec te madh perball e ne te
    cilin 12 gjela kendonin e zhurmonin sheshin cdo kohe.
    Pasi te mbaroj kete qe kam ne dore do te shkoje te
    hedh nje gerrmaz birre te ftohte mendoi dhe i dha nje
    thithur te forte hundeve e me pas nje gelboqe e madhe
    u perplas ne dysheme. Ne kete kohe nje koke shtagane u duk tek dera e dyqanit. Nje humde e madhe qe pothuaj zinte gjysmen e fytyres, e varej deri tek buzet e shallupecurai ishte gjeja me interesante ne ate fytyre idiote. Floket e dendura qendronin ne maje te kokes se gjate si nje tufe kashte e hedhur shkujdesur nga dora e natyres, e cila dukej se kishte qene shume e zene me pune ate dite kur kishte krijuar Fllazin. Po ti nga ke humbur tere kote dite mor burazer u degjua zeri i teqenexhiut i cili u ngrit ne gjune per ta tokur me Fllazin. Fllazi hapi gojen te pershendetej dhe sakaq buza e poshtme cakoi majen e hundes. Lere vella u degjua zeri i tij i holle i cili si nje piskame u perplase ne te gjitha llamarinat e punishtes dhe krijoi nje zhurme cingeritese. Ta dish ti se cme ka ndodhur do me hidheshe ne qafe e do me puthje, pa u ngopur. Ah more vella ckam hequr keto dy javet e fundit. Pa me trego u degjua zeri i Teneqexhiut qe ate cast u be gjithe vesh te degjonte
    genjeshtren e mikut. Qellonte shpesh qe Fllazi te largohej nga shtepia per dite te tera pa u bere fare i gjalle. Ne fillim kjo e kishte shqetesuar te shoqen e tij , qe edhe pse e dinte qe nuk shkonte me ndonje tjeter ishte ne merak, per lumemadhin (keshtu e therriste) kur ky humbiste vulehumbur per dite te tera. Dhe ja tek ishte tani pas dy jave syrgjyni si kokrra e molles, perpara te gjitheve, duke hedhur poshte te gjitha enderrat e keqia, apo parashikimet e filxhaneve te deshifruara nga plakat se gjoja dicka duhej ti kishte ndodhur kesaj here. Fllazi kruajti koken e gjate, u ul kembe kryq ne truallin e punishtes dhe ia pasi drodhi nje cingare ia filloi shtruar aventures se tij me te re, me syte gjysme te mbushura me lot.
    Ne te njejten kohe qe Fllazi nisi te rrefej historin e tij ne sheshin e fshatit te Morines ishin mbeldhur ashtu sic ndodhte cdo te premte, turma njerezish qe kishin ardhur per te degjuar predikimin e Survenal de Rrozherit.
    Survenal de Rrozheri, ose magjistari blu, ashtu njihej nga te gjithe ne ato ane, kishte kohe qe nuk ishte shfaqur ne sheshin e gjelave atje ne mes te fshatit te Morines. Qe kur i verbri kishte mberritur ne qytet dhe kishte ngritur duart ne drejtim te godines se verdhe, de Rrozher nuk kishte dale nga ndertesa. Ai qellonte te dilte ne veranden e madhe dhe teksa mbante ne dore kupezen e tij te argjend te mbushur me nje vere protugeze hidhte veshtrimin nga kangjellat e qeles se at Grabielit. Ndertesa e verdhe ndodhej jo shume larg sheshit te gjelave ne anen e murrme te lumit dhe rrethohej nga nje kopesht i madh. Jo shume larg saj ishte varreza e Morines, ndersa perballe qendronte hani Vellezerit ku ishte vendosur edhe i verberi i cili kishte mberritur ne Morine 2 jave me pare me nje anije Vjeneze e cila kishte qendruar ne brigjet e Ilirise per tu furnizuar me ushqime dhe uje te pishem. Te paret qe e kishin pare te verberin ishin Fllazi dhe Preku te cilet benin c'benin dhe ritergonin castin kur ai kishte zbritur nga anija. Kohe me pare Kesrina kishte bere te ditur teksa vdiste nga ethet se kishte pasur nje imazh. Nje i verber do te vije ne Morine dhe ritmi i dallgeve te detit do te ndryshoj, Kishin qene fjalet e fundit te Kresines ne shtratin e vdekjes, dhe ja tani profecia e saj po behej realitet.
    Duart e tij u ngriten drejt qiellit dhe sakaq turma laroshe ra ne heshtje. Ne vegimet e mia eshte nje vend qe drita se ka prekur kurre, eshte nje vend ku ererat shterpe gdhendin shpirtin, eshte nje vend i harruar qe pjell trishtim.
    Survenal de Rrozher ngriti serish duart nga qielli dhe ndersa u be gati te thoshte dicka, ndjeu nje zhureme gurgulluese qe buroi nga turma. Syte iu fiksuan atje ne mes te turmes ku kishte qendruar i verberi. Te gjithe ia kishin kishin ngulur syte atij, ndersa ai uli koken, dhe sikur ti shihte te gjitha buzeqeshi me nje pafajesi hipokrite. I biri i Martin detarit, marinarit me te vjeter te krahines qe kishte lene vendin nuk mbahet mend se kurre , ne kerkim te ishullit te lumturise, e shoqeronte te verberin. Djaloshi punonte ne ate kohe se bashku me te emen ne hanin vellezerit, dhe ishte porosia e te zoterve te hanit qe ai te shoqeronte, dhe te kujdesej per te verberin, pasi ky dukej se u kishte zene fytin mire me ar.
    Syrvenali ia nguli syte te verberit dhe kesaj here zeri i tij buciti edhe me me force. " Ne vegimet e mia ererat e trishtimit regetijne drejt Morines. Mbreterite e humbura jane ringjallur dhe kerkojne te na perpijne ne fatet e tyre". Per habine e te gjitheve i verberi ngriti edhe ai duart nga qielli, dhe teksa i fiksoi syte e zbardhur drejt magjistarit blu, therriti me sa ti hante zeri. " Nga cmbreteri vjen ti o njeri i vdekshem qe flet per vende qe si ka pare dielli kurre".
    " Dielli nuk prek dot shpirtrat skllave te erresires, ashtu sic nuk mund te preki enderrat e tua o njeri i verber")- tha Survenal de Rrozheri ndersa turma ishte gjithe vesh te degjonte predikuesit qe tashme ua kishin lene vendin vegimeve.
    " Nga cmbreteri vjen ti o njeri i verber qe nuk beson ne harresen e diellit" Pyeti Survenali.
    " UNe vij nga mbreteria e heshtjes ku njerezit nuk kane nevoje per driten e diellit pet te njohur vetvetet tha i Verberi"

    Vazhdon se di se kur....
    Discover me like emptiness.......

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    gezuar ditelindjen xha niti. mbesat tua lili me katen te pershendesin.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    100 vjeē u befsh

    po ku eshte Niti na ka tharre syte....

    kam kohe pa lexuar nga ai

Tema tė Ngjashme

  1. Ndarje nga vetja...
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 21:23
  2. Antologji e poeteve te Forumit
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 11:08
  3. Njė nga bashkėpunimet mė me vlera tė forumit
    Nga denku nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 15:55
  4. 100 poezite me te mira te anetareve te forumit
    Nga Eagle nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 21:13
  5. Ej njerez
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 23:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •