SHQIPERI: NANO PERPIQET TI MBYLLE GOJEN SHTYPIT
Qeveria Socialiste po perdor policine financiare kunder shtypit qe
shprehet kunder saj.
Nga Henri Cili ne Tirane
Qeveria e majte e Kryeministrit Fatos Nano po shton presionin e saj ndaj
medias se pavarur, duke i ngacmuar ata rregullisht me anen e kontrolleve
te shpeshta financiare.
Qeveria ka derguar muajin e kaluar policine per te kontrolluar llogarite e
gazetes se pavarur te perditeshme, Koha Jone, dhe stacionit televiziv
Gjeli Vizion. Te dyja keto media kane zemeruar qeverine duke kritikuar
kryeministrin dhe bashkeshorten e tij.
Megjithese brenda ligjeve dhe rregullave ne fuqi, momenti dhe sfondi
politik i inspektimeve policore kane ngritur shume dyshime se ato po
perdoren per te kercenuar dhe frikesuar median.
Kontrolli ndaj gazetes, zyrtarisht per te kontrolluar llogarite e saj, ka
ndodhur pasi gazeta ka goditur ate qe e ka pershkruar si abuzim te
pushtetit nga kryeministri. Gazeta ka thene se kontrollet financiare kane
qene krejtesisht te nxitura nga qellime politike. "Kjo eshte bere me
urdher te Fatos Nanos per ta na mbyllur gojen," ka deklaruar Koha Jone.
Artur Cani, drejtor i Gjeli Vizion, ka thene se stacioni i tij ka zemeruar
autoritetet duke transmetuar disa lajme per jeten e bashkeshortes se
kryeministrit ne Greqi perpara se ajo te njihej me te. Cani ka insistuar
se stacioni do te vazhdoje te transmetoje emisione investigative per
ceshtje te rendesishme.
Kjo goditje e ashper ka qene edhe me e papritur per faktin se qeveria
socialiste deri me tanika pasur marredhenie shume te mira me median.
Por autoritetet duken gjithnje e me te vendosura te hakmerren ndaj asaj qe
ata e konsiderojne si njoftime kunder qeverise duke urdheruar kontrolle te
ashpra financiare te gazetave dhe stacioneve televizive.
Keto veprime nuk jane te ngjashme me ato te kryera nga Partia Demokratike
e djathte gjate kohes kur ajo ka qene ne pushtet, e cila e ka kercenuar
median me dhune dhe mbeshtetes te saj kane rrahur dhe kercenuar haptazi
gazetaret.
Taktikat e tanishme jane te ndryshme. Kur qeveria nuk eshte e kenaqur me
nje gazetar, ai ose ajo hiqet nga puna, pavaresisht se ai ose ajo mund te
punoje ne nje media te pavarur.
Ne fillim te Tetorit, Arban Hasani, redaktor i stacionit TV kombetar Tele
Arberia, eshte shkarkuar si denim per menyren me te cilen stacioni ka
njoftuar rreth punes se qeverise per te perballur permbytjet e ndodhura ne
muajin Shtator. Disa jave me pas, Enton Abilekaj, i TV Telenorba
Shqiptare, eshte shkarkuar per te njejtat aresye.
Ndersa pjesa tjeter e mediave Shqiptare nuk duket e pergatitur per te
folur per kete censure ne rritje, organizmat e huaja, si ne rastin Human
Rights Watch, i kane kerkuar Bashkimit Europian te perfshije ceshtjen e
lirise se shtypit ne bisedimet per asocimin e Shqiperise.
Elizabeth Andersen, e cila mbulon Europen dhe Azine Qendrore , ne kete
organizate, ka thene se gjendja eshte serioze. "Presioni financiar dhe
format e tjera te nderhyrjes nga qeveria jane bere nje gje e zakoneshme,
duke kercenuar seriozisht lirine e shtypit," ka thene ajo.
Por qeveria nuk ka treguar asnje shenje terheqjeje ne konfrontimin e saj
me mediat. Ministria e financave ka thene se ajo do te vazhdoje te kryeje
kontrolle financiare, ndersa ne nje takim te partise ne qytetin jug-lindor
te Korces, Nano ka akuzuar median se po paguhet me para te pista nga
mafia. "Grupe te mediave te krijuara nga bota e krimit po perpiqen te
percajne Partine Socialiste dhe te pengojne reformat," ka thene ai.
Qe prej marrjes se postit te kryeministrit per here te trete Korrikun e
kaluar, Nano ka ndermarre nje qendrim me te ashper ndaj gazetareve, duke
porositur ministrat e qeverise te mos lejojne stafin e tyre te komunikoje
me median.
Per me teper, autoritetet kane vendosur te publikojne njoftimet dhe
reklamat zyrtare vetem nepermjet shtypit qe i mbeshtet ata. Dhe bizneset
private jane gjithnje e me te frikesuara per te botuar reklamat e tyre ne
mediat me qendrim anti qeveritar sepse ato mund te perballen me kontrolle
financiare.
Si rezultat i ketij presioni, shumica e mediave te shkruara dhe
elektronike njoftojne ne menyre te hapur pro qeverise dhe pro partise
Socialiste. Prec Zogaj, nje deputet i qendrs se djathte ne parlament,
thote se autoritetet tani zoterojne "pjesen me te madhe" te mediave
Shqiptare.
Per momentin nuk pritet qe media vendase te leshoje ndonje alarm ne lidhje
me ceshtjen e lirise se shtypit. Pronaret e mediave nuk deshirojne te
rrezikojne te ardhmen e gazetave apo stacioneve TV dhe radios duke sulmuar
qeverine. Por nese ato vazhdojne te qendrojne te heshtura, ato rrezikojne
te demtojne rende reputacionin e tyre.
Henri Cili punon per Qendren e Lirise se Shtypit ne Institutin e Studimeve
per Demokraci dhe Zhvillim.
Krijoni Kontakt