Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?

    Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?

    Ministrja e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade pushoi nga puna poetin Xhevahir Spahiu. Ky fakt menjėherė tė bėn tė ndihesh keq. Prej kohėsh, nga analistė tė ndryshėm, por dhe nga komuniteti i shkrimtarėve, ėshtė vėnė nė dukje se qeveria aktuale, nė veprimet e saj, ka doza tė shumta teatraliteti, qė burojnė natyrisht nga impotenca politike.
    Sado e gjetur tė duket p.sh. kontrata e kryeministrit me vartėsit e tij ministra, ajo nė thelb mbetet edhe mė utopike sesa kontrata sociale e Rusoit, dy shekuj mė parė, e cila shpallte madhėrishėm se "Njeriu ka lindur i lirė, por ai ėshtė kudo nėn vargonj".
    Ėshtė qesharake tė mendosh se vargonjtė e korrupsionit nė shoqėrinė shqiptare mund tė zhduken me njė kontratė midis xhentėlmenėsh, sepse pas ēdo ministri duhet tė llogaritėsh radhė tė panumėrta shefash, zėvendėsshefash, nėpunėsish, badigardėsh, shoferash e deri sanitarėsh, qė presin me gojė tė hapura si peshqit. Tė bėsh kontratė sociale me ēdo ushtar tė kėsaj ushtrie ėshtė e papėrfytyrueshme, pėr mė tepėr e padobishme.
    Ndėrkohė pozat prej tė merakosuri, qė merr nė televizion ndonjė ministėr dhe sekuencat filmike nė ndjekje tė gomoneve (qė do t'i kishte zili dhe vetė Hollivudi) tė krijojnė pėrshtypjen se, me t'u djegur 4-5 syresh, nga ky operacion, nė det dhe nė tokė, do tė vendoset parajsa.
    Kurse e vėrteta ėshtė krejt tjetėr. E vėrteta ėshtė qė pėrderisa kjo borgjezi e re kompradore do tė mbetet e tillė pra njė borgjezi kompradore ushtria e fatkeqėve, e mbetur pa asnjė mjet jetese, do t'i futet detit edhe nė kėmbė me moton "Ik, tė ikim!".
    Pak mė spektakolare, por mė konkrete paraqitet ministrja aktuale e kulturės. Me njė fytyrė prej kalorėseje tė vrerosur (me sa duket pėr padrejtėsinė e bėrė, qė e kanė caktuar nė njė fushė kaq tė pavlefshme si kultura!), ajo ndėrmerr njė nga fushatat mė tė habitshme. Punonjėsit e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tregojnė se, me tė ardhur, znj.ministre personalisht ndrroi krahun e nevojtoreve, nga qė "tualeti" femėror nuk pėrkonte drejtpėrsėdrejti me zyrėn e saj. Pas kėsaj, u vu tė pėrcaktonte "politikat kulturore", tė cilat, si pėr ironi, kishin tė paktėn 3 vjet qė ishin pėrcaktuar. Dhe si pėr ta ēuar deri nė fund kėtė cikėl banaliteti, pushoi nga puna poetin e shquar Xhevahir Spahiu!

    Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė gjithė kėtė qarkullim ėshtė se kėto "xhaketa tė kthyera" shfaqen e rishfaqen papushim. Rrethi vicioz banal sa vjen e ngushtohet, kurse stenoza intelektuale bėhet pėrherė e mė e dukshme. Nė vend tė tyre shfaqen para ekraneve; numri 2 i partisė, qė akoma shqipton andresė ose numri 3 apo i 13-tė, qė pėrdor fjalėn prefekt pėr tė pėrkryer dhe numra tė tjerė pafund, tė fryrė nga teprica e ushqimit dhe nga mungesa e mendimit.
    Kurse intelektualėt e vėrtetė, pikėrisht ata qė do t'i jepnin njė dimension human ashpėrsisė sė pushtetit, largohen dhe jo sepse janė tė padenjė pėr stafin politik tė ministrit, por sepse duhet tė paguajnė "haraē" pėr ndershmėrinė e tyre.
    Dhe poetit Xhevahir Spahiu, qė piu qysh fėmijė "njė det helmi", qė pėrjetoi mė pas neurozat e zhgėnjimit dhe tė frikės, kur pa t'i bėheshin librat karton a thua se s'mjaftonte tragjizmi i tė qėnit poet, qė provoi mbi supe errėsirėn e minierave, ku e detyruan tė punonte, duke i hequr disa herė tė drejtėn e botimit dhe qė nė "kohėrat moderne" do tė provonte dhe goditjet e urrejtjes, kėtij poeti, pra, i duhet tė fyhet tani edhe nga njė ministre anonime. Dhe tė fyhet dyfish: tė nėpėrkėmbet si emėr para opinionit publik dhe tė dėnohet me heqjen e bukės sė gojės, pra, me vdekje tė kulturuar!
    Ē'epilog i hidhur, por edhe i denjė pėr njė poet, tė cilėsuar si "zėri i mbijetesės! Ē'zhgėnjim pėr tė gjithė ata, qė punuan njė jetė nė fushėn e letrave! Ē'paturpėsi!
    Por kjo ministre e antikulturės dhe ajo ē'ka pėrfaqėson duhet tė kuptojė se kur njė qeveri hyn nė konflikt me intelektualėt e saj mė tė shquar, ėshtė e paracaktuar tė dėshtojė. Tashmė kjo ėshtė njė aksiomė e hidhur historike.
    Po pėrse, pėrse kaq mllef ndaj kėtij njeriu dhe poeti?
    Sepse raca e poetėve dinozaurė po bėhet pėrherė e mė e rrallė.Nė vend tė saj po shfaqet njė specie tjetėr, ajo e poetit shėrbėtor, qė nuk bėn skandale, qė flet i matur, por qė nuk mund ta thotė tė vėrtetėn, kur edhe kollaren e zgjedh nė ngjyrėn e partisė, sė cilės i shėrben dhe qė mė pas e mbron. Kurse Xhevahir Spahiun nuk ka kush ta mbrojė, nė mos veē se Baba Tomorri i tij i ngratė! Sepse i vetėm ai klithi kur goditėn miqtė e tij, sepse fillikat dhe i dėshpėruar luftoi pėr tė mbrojtur godinėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve, qė krijuesit shqiptarė tė kishin njė shtėpi tė tyren, sepse i fashuar doli nėpėr sheshe duke mbrojtur artistėt e papunė, "pa etikė", "pa rregull" dhe njėkohėsisht i pambrojtur "si syri".
    Dhe vetėkuptohet, pushteti kėtė nuk do t'ia falte dhe nuk do t'ia falė edhe paskėtaj, pėr faktin e thjeshtė se ky poet fisnik u tregon tė tjerėve se idhujt janė pėr skllevėrit dhe jo pėr njerėzit!
    Ndėrsa komuniteti artistik, qė nuk di se si ta mbrojė, ndihet ligsht, sepse ėshtė i fragmentarizuar. Pėr fat tė keq protestat e forumeve intelektuale, qė e cilėsojnė largimin e Xhevahir Spahiut si "njė fyerje mbarėkombėtare pėr kulturėn", e deri tek letrat e mėsuesve tė thjeshtė, qė do ta kenė tė vėshtirė t'u shpjegojnė nxėnėsve kėtė poet "tė pa punė", nuk krijojnė dot njė zė tė vetėm madhor, njė opozitė tė mendimit intelektual, para sė cilės do tė ndihej keq ēdo pushtet me ēfarėdo embleme apo ngjyre, qė do tė shfaqej.
    Dhe si nga tribunat, njerėzit e letrave ndjekin me ankth dyluftimin prej , qė ky poet bėn me pushtetin. Dhe ndofta, ndofta pėrjetojnė turbull se ka ardhur koha qė pėrveē mburojės tė pėrdorin edhe shpatėn.
    Por ndėrkohė kjo ende tingėllon si utopi.


    Marre nga "Reportazh"
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  2. #2
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Poeti Xhevahir Spahiu..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Hmmmmmm..keq me vjen per Xhevo mavrine..por.. edhe Xhevoja le ta kape penden sic e kapi me 97 me urdher nga "lart" ose "poshte"..e Tash me urdher nga zemra vet le te qendise e ta qaj nji poezi kunder llumit te cilin ai shum mire e shikon perdite e te fshikulloje Partine e Tije qe si lecke e perdori tash 40 vite..ate Poetin interesant, Xhevo Labin.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    KOHĖ E MASKARENJĖVE!...

    Ėshtė tronditėse tė pushohet Poeti nga Puna! Dhe kush palé i madhi Xhevahir Spahiu, qė kurr nuk luajti rrolin e poetit - shėrbėtor. Nėse dikush ka vrejtje se pse mbajti atė "qėndrim" nė vitin 1997 - unė mund tė them vetėm kaq: - para linēimit apo pas linēimit qė i bėhet poetit, ruhuni nga ai, se REVOLTA e poetit lė plagė tė pashėrueshme!
    Pastaj Xhevahiri ėshtė lab! Ata nuk janė frikanaēė! Por.....Por!..Kur ta kuptojnė lebėrit dhe Vlora sesa Lojė e ndyrė Antishqiptare ėshtė luajtur nė Grushtin e Shtetit tė vitit 1997 - Arta Dade nuk do jetė mė Ministre e Kulturės! Janė punė tė thella kėto or djem! Po mė mirė po i fus ca "vargje" ashtu siē di unė dhe kujt nuk do ti pėlqejnė, s'kam se ē'ti bėj! Xhevon e kacarroj mirditorēe!

    KOHA E MASKARENJĖVE

    Kur nė njė vend 30 dialektesh
    lirohen qentė nga zinxhiri
    Mė kot or mik i shton pėrpjekjet
    Tė njohėsh tė KEQIN nga i miri!..

    Se vjen njė ditė dhe ti pendohesh
    qė iku koha e bilbilenjėve...
    nė njė mėngjez papritmas zgjohesh
    nė Kohėn e Mbrapshtė tė Maskarenjve.

    Dhe s'di ē'tė bėsh, e ku tė futesh
    tė rrish nė shtrat a tė gjezdisėsh?
    Udhėkryq i parė...gabon, se ngutesh
    hutuar rri, s'di nga t'ia nisėsh.

    Tė sulesh majtas - tė zė mallkimi
    Tė futesh djathtas nuk ke kurajė(!)
    Tė pėlcet gjoksi dhe nga trishtimi
    gjith qėnia yte shpėrthen nė vajė...

    Virus i egėr i njė zhgėnjimi
    tė zė pėr fyti, tė asfikson.
    KUDO nė shpirt strehon trishtimi
    dhe nostalgjija nis mbretėron!

    "Ah ta marrė djalli se ē'kohė qė erdhėn!
    Ishim mė mirė kur ishim KEQ!
    Mbi njeri tjetrin gjith mllefin derdhėm
    e dija SHENJT mė doli DREQ!.-.."...

    Ky monolog tek gjithsejcili
    kalon ēdo cak gjer nė angushtiii.
    Tė shkel me kėmbė dhe ai kopili
    qė s'ka mbiemėr, baba dhe shpi!

    Por vjen nė skenė si anonim
    se mbrapa tij qėndron njė Klan
    Dhe ėshtė raziii mbi Shqipėrinė
    tė ndezi zjarret si flakadan

    Dhe si Cerber i Purgatorit
    a si jashtė-qitje e Luciferrit
    i bėhet bajgė dhe m-ut drejtorit
    tė djegė gjithshka, se s'ka pik nderit!

    Ky edepsėz me zell zagari
    qė mbijeton falė prej shkėr-dhenjve
    Merr dhe kolltuk qeveritari
    se erdhi Koha e Maskarenjve!!!!

    po nuk ėshtė shtet dhe kurr s'do jetė!
    Kur njė rrospije nė politikė
    E flak nga puna dhe njė Poet
    Qė ka veē vargun Nuse dhe Prikė!

    Harron Rrospija me zemėr dhogė
    se vjen njė ditė jep llogari!!!
    Nėse poetin e vret me rrogė
    Ai ty tė vret me Poezi!!!!!!

    Se poezia ėshtė si Napalm
    Ajo djeg keqas tė lė kufomė!
    Ajo ėshtė armė mbushur me pjalm
    qė lėndon zemrat herėt a vonė!

    Dhe ngrihen njerzit me buzėn plasur
    Dhe shkrihet "shteti" i barkmėdhenjve!
    Vijmė fitimtarė - gjejm portat hapur
    Dhe shporret Koha e Maskarenjėve!

    Agim Doēi






  5. #5
    Poet i Neruar DOĒI!
    Tė falėnderoj pėr poezitė e qėndimet Tuaja tė shkėlqyera!
    Sa pėr Nanon e ministr/e/a/t e tij, nuk kanė ndėrgjegjje e ndjenja, dhe besoj se nuk ndikon poezia.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Ndoshta jo tamam me vend pyetja po jam kureshtar te di pse lidhen qendrimi i tij me '97 ?
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  7. #7
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    O xhaxhi Agim...
    (te them xhaxhi; 1) se je 3 dekada me i madh se une, dhe 2) sepse para madheshtise se artit tend, une te pakten, do te mbetem vetem nje femije)
    ...desha vetem te te permendja ate qe ta kane thene miliona here te tjeret, qe je i madh... dhe qe jemi te gjithe me fat qe te lexojme vargjet - pa para - ketu ne forum.

    Harron Rrospija me zemėr dhogė
    se vjen njė ditė jep llogari!!!
    Nėse poetin e vret me rrogė
    Ai ty tė vret me Poezi!!!!!!


    Cfare fuqie ka vargu! Keta te mesipermit jane prove e gjalle!
    Keni vertet shpirt te madh ju artistet.
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Orion Durrahu i dashur!
    Do ecim para me Referendumin e 10 Kėngėve tė Arta!???
    Unė po pres qė tė ngrihet Komisioni i cili duhet patjetėr tė mbledhė tė gjitha mendimet e anėtarėve tė forumit dhe tė shpallen 10 KĖNGĖT fituese! Pra 10 KĖNGĖT E ARTA dhe jo 10 INTEREPRETUESIT! Tė merremi vesht! Unė pres vendimin e Komisionit qė tė pėrgatis nė studiot e B&G Entertainment DISQET se pastaj do jemi shumė tė zėnė me ELSA LILON nė San Remo!!!
    Qafime ty dhe Redit!!!
    xhaxhi Gimi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Per sa lexova lidhur me poetin Xh.Spahiu vertet me vjen keq.
    Nuk kam c'te them me shume se vargjet e shkelqyera te Z.Agim Doci.
    Por kam edhe une te njejten pyetje si Patrioti.Kush mundet shkurtimisht te na e shpjegoje'ka te beje Spahiu personalisht me '97 ose me mire c'ka te beje '97 me te?

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Agim Doci, bashke me Xhevahir Spahiun dhe shume te tjere qe mbajne me shume dekorata e medalje ne gjoks, po poshteroni e degjeneroni rracen shqiptare me frikallekun tuaj per te shkruar e thene te verteten para popullit.

    Fshiheni pa piken e turpit e zgjasni doren per ndonje lemoshe.

    Perdite e me shume ju po bindeni popullin tuaj se s'e meritoni nderin qe ju kane bere deri tani bashkombasit tuaj.

    Nuk kam c'te them per grekrit e serbet.

    Mbase nje dite do ju dali frika nga vdekja>

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Or Dajak njeri i mirė
    Ku ke qenė deri mė sot?
    Dekorata?..Ta dish mirė
    nuk kam marrė as kurrė as mot!

    Xhehairi ėshtė poet
    shumė i madh e jo si gogėl!
    Kur godas..ruaj tė keqen
    qė pėr mua ėsht mė vogėl!!!

    Se nė vitin e rebelimit
    Xhevahir Skraparlliu
    Me ca vjersha kundra Saliut
    seriozisht qė keq e dh.i.u!Ø!!

    Por e di ti Dajak miku
    se kush ėshtė mė shumė rezik!
    Arta Dade ...pa gjeth fiku
    Apo Xhevua, njeri nevrik?!

    Agim Doēi more Dajak
    nuk e ēan b..ėn aspak!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Pershendetje vellazerore o Agim Doci
    E lexova me je fryme temen e mesiperme por gjate gjithe kohes ne tru me mbeten (biles edhe tani i perseris) vargjet e tua;

    Te sulesh majtas - te ze mallkimi
    Te futesh djathtas nuk ke kuraje (!)

    A nuk do te ishte mire te hapnim nje teme ne forum vetem mbi te verteten e hidhur te ketyre vargjeve, (shprehje revolte e poetit)

    Sinqerisht Trofta

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    Nuk eshte as e para here dhe me vjen keq ta them por nuk dua ta besoj se gjera te tilla nuk do te kene fund . A thua jemi ne kohen e PPSh , a thua jemi akoma ne ate lufte klasash. Duket sikur jemi nje komb pa shpresen e te ardhmes .

    Vertet fyerje mbarekombetare per kulturen.
    God Bless

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Per sa i perker poetit XH.S. nuk do ti bjeri vlera kur nga heqja e dades se ai i medhe eshte dhe i madhe do mbetet.
    PO DADJA KU............KAS QENE DHE KU..........DO NGELET
    ME FALNI PER SHPREHJEN POR VETEM KESHTU MUND TE SHPREHESHA

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    DEGJONI JU QE FLISNI PER 97,DHE PER LEBERIT.
    Doni apo sdoni ju 97 qe 1 revolte kombetare e cila pati te mirat dhe te keqijat e veta e mira ishte se shpori kriminelin dhe keqja qe se u hapen armet.
    Kurse per sa i perket labeve rini rehat se e kane treguar veten gjithmone ne te ghithan rthanat historike.Prandaje mbylleni gojen dhe mendohuni kur flisni se duhet ta lani mire gojen para se te flisni per neve.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    o Profeto po me ty cpati valle Arta Dade?
    Mos ke bere dhe ti ndopak zhurme e ke ndjelle pakenaqsi ne kete forum ///
    God Bless

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Monumentet e kulturės sė identitetit shqiptar - Gjuha Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 00:51
  4. Veglat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-08-2002, 16:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •