Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #1
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Afsh!

    Heshtja tė bėn tė dėgjosh urinė e shpirtit, qė ėshtė ngrėnė pak e nga pak nga ujėrat, nga shirat, nga erėrat. Nga kjo zgavėr e thellė dėgjon tingujt e boshllėkut. Por kur, ku, si…?!
    Nė njė ditė qė ne tė gjithė e meritojmė, njė ditė lirie duke vrapurar nė gjirin e natyrės, parajsėn e gjallė qė shpesh e harrojmė. E pėrjetova, e preka, e shijova lumturinė, kishte formė tė ashkėlt, shije tė fortė qė ti mpin dhėmbėt. Aq mė shumė qė e shtrėngoja aq mė shumė ndjeja dhimbje. Edhe lumturia dhemb! Tė ther, tė sėmbon si njė dhėmballė. Mė kot qė murmuritja, ajo vazhdonte tė mė gėrryej si thika koren e djegur tė bukės. Nuk e kisha ndjerė mė parė, nuk e njihja. Ndonėse e panjohur unė ia shtrėngova dorėn dhe nuk e lėshoja, pėrderi sa ajo shpalonte tė panjohurat qė dikur kishin qenė nė mua, unė thithja thellė ajrin e saj tė pastėr, pėrsėri me dhimbje, ngaqė boshllėku mbushej e mua mė zihej fryma, ndjenjė e rėndė, nuk duronte mė. Jo gjithkush e meriton, jo gjithkush bėhet pjesė e saj, por mjafton ta prekėsh njėherė lumturinė, njė vrull shpirtėror, njė afsh, i mbledhur i bėrė kruspull!
    • The rest is silence.


  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Xhenet.M.S. (06-12-2013)

  3. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Nata e fundit dhe ai niset

    Pas nje puthje te zjarrte ata i ze gjumi ngjitur me njeri tjetrin,ai te nesermen duhet te nisej me aeroplan per te shkuar larg, ishte i lodhur dhe gjumi e zuri si i vdekur.
    dhe ajo ishte e lodhur por gjumin ja prish nje enderr e bukur,shikon diellin qe futet ne dhome dhe zgjohet ne enderr e tronditur shikon oren,10 e 30 por ai ne kete ore duhet te ishte ne aeroport,ajo e zgjon ate,dhe ai me nje te puthur ja mbyll gojen duke i thene qe nuk do niset,dhe bejne dashuri mrekullisht.befasisht ajo zgjohet endrra prishet,ajo shikon oren,ishte rreth 7, pra kishte kohe dhe e zgjon ate por kesaj radhe realisht,dhe e mbyt me te puthura,bejne dashuri vrullshem
    mberrij ne milano pasdite ne nje dite me shi te ftohte nentori,dite qe filloi bukur ne mengjes dhe malinkonike ne perendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 13-02-2008 mė 22:00

  4. #3
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Ē’ngrohje globale, sot mė ngrinė faqet tek kthehesha nga puna. Tė paktėn kėshtu ndodh nė botėn time tė vogėl, nė pjesėzėn mikro-mikroskopike tė univerzit. Sa mė shumė qė harxhohen ditėt aq mė e vogėl bėhet, shtrydhet si limon. avullohen ndjenjat, shijet, aromat, ngjyrat, madje edhe mendimet mė dredhojnė, bredhin si tė ēmendura nė kėtė hapėsirė tė ndrydhur.

    Eh Herakle!..."Eheu fugaces labuntur anni!"
    • The rest is silence.


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  6. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pak perpara se aeroplani te niset,ai e merr ne telefon dhe i thote qe pas 2 oresh eshte atje,2 ore qe i duken si 2 vjet,ajo mezi e pret ate qe e donte aq fort.
    2 oret kalojne, e sheh ate por nuk mund ta takoje menjehere,i duhet te marri bagazhet,zemra i rreh fort,i dalin djerse te ftohta,ajo eshte vajza e jetes se tij, e do ate me shume se veten.
    me ne fund nje perqafim i gjate,i rrjedhin dy pika lot,e kishte marre malli shume,por ne keto sekonda ishte i lumtur,nuk kishte qene kurre kaq i lumtur ne jeten e vet.
    dhome e ngrohte,bejne dashuri pa mbarim,afsh hyjnor,ata te dy i perkasin njeri tjetrit.
    kane kaluar 2 muaj,me duket si dy ore me pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 21-02-2008 mė 07:10
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    afsh dhe me pas qetesi ,je ne mes te dhomes por nuk ndjen krevat posht teje thjesht ajer nuk keme pjes trupi qe ndien thjesht pluskon dhe ne koke te rregjistrohen mendime .per nje afsh te tille te duhet nje femer qe te jep shqpirtin

  8. #6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Dy vite pritje, dy orė dhimbje, e pėrmalluar, si nje bishė e uritur pret me padurim dy minutat qė do tė kthejnė akullin nė zjarr dhe hijen e ftohtė tė trishtimit nė njė afsh tė nxehtė!

    Pas dy viteve, dy orėve, dy minutave: Ajo qėndron nėn mbulesė, e bėrė qull, e gurrėzuar nga kėnaqėsia dhe vrulli i brendshėm, e qetėsisht vėshtron nėpėr ag tė mjegullės sytė e tij tė ngopur!
    • The rest is silence.


  9. #7
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Sot, kalova njė sfidė (tė pritur) me shumė ankth. Nganjėherė jemi tė detyruar tė veprojmė jashtė ngjyrimeve tė pėrditshmėrisė. Sa mirė ndjehesha nė kėndin tim, nė padukshmėrinė time, larg syve ngacmues. Por, mė duhej ti pėrballesha publikut, ishte fjala ime ndaj tyre. Rrėnjėsisht e detyrueshme.
    Oh, ndjenjat, emocionet, mendimet na tradhėtojnė, na tradhėton dhe vetvetja, tė braktis nė ēastet e fundit duke tė dhėnė njė puthje tė ftohtė dhe njė buzėqeshje falso. Ajo iku, unė mbeta e shtangur pėpara publikut, nė sallėn pėrplot me mendjemėdhej e hundėpėrpjetė, qė mė shumė mė ngjanin nė njė tufė ujqėrisht tė uritur, tė gatshėm pėr tė mė sulmuar. Mė ishin prerė gjunjėt, duart mė vibronin, fletėt qė mbaja nė duar pėrplaseshin si dallgė tė furishme deti, fyti mė ishte tharė, nuk nxjerrja as edhe njė tingull, as nuk mundesha tė fshihesha, isha vetem, vetvetja mė tradhėtoi!
    Por jo, nuk ishte as fundi im as fundi i botės, mua mė duhej njė fuqi shpirtėrore tė theja heshtjen, tė hiqja pengėn, ti lutesha vetvetes tė kthehej nė mua, tė isha unė e jo ajo fantazma e krizės. Por mbi tė gjitha mė duhej kohė, mė duhej njė minutė. Nuk e kėrkova, nuk ma dhanė por ja fala vetes. Mė mjaftoi ajo minutė, tė mbyllja sytė, tė merrja frymė thellė, tė pėrtypja lėmshin qė mė ishte nguruar nė fyt...pra njė minutė bėn edhe ēudira, mjaftoi tė mendoja ndryshe, tė preceptoja ndryshe, tė gjithė njerėz jemi. Hapa sytė, vėshtrova sallėn edhe njėherė, tashmė gjithēka ishte ndryshe...fundja, thash me vete:"they all use toilet", buzėqesha dhe vazhdova.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 23-02-2008 mė 12:58
    • The rest is silence.


  10. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:


  11. #8
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Jo, nuk ngopem, nuk do tė ngopem asnjėherė me ty.

    Mijėra puthje. Ritual mėngjesi. Fillimisht puth buzėt, njėherė buzėn e sipėrme pastaj tjetrėn, po pastaj faqet, hundėn, ballin, vetullat, veshėt, qafėn, gushėn, krahun, duart, gishtat, pėllėmbėn, sėrish nuk ngopem. Filloj nga fillimi, puth, puth e puth. Dhe sė fundmi puth sytė e tu blu! Pėrsėri.

    Por, nuk ngopem, kurrė!
    • The rest is silence.


  12. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pas nje mremjeje fantastike,nen tingujt shperthyes te muzikes dhe avujve te whiskey-t, ai ishte pothuajse i dehur,dhe ajo e mban per krahu,ne trurin e tij te mpire nuk kishte asgje tjeter,egzistonte vetem ajo.
    bejne dashuri me nje afsh te papare,truri i te dyve ka arritur nirvanen.dhe ajo kishte pire,e habitshme, ku e gjente ajo gjithe ate energji!gjithe ate zjarr,si nje vullkan.
    zgjohem ne mengjes duke nuhatur aromen e mrekullueshme te trupit te saj.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Afsh me vrasje

    Rrugėn pėr nė Bungur Gjini e kish shkelur edhe njė herė mė parė, por pėr Fjollėn kjo ishte njė rrugė e panjohur, e vėshtirė dhe pa fund. Ishin ulur tė dy nė karrigen e mbasme tė veturės sė shokut tė tij qė e dinte kėtė rrugė dhe secili nga dritarja e vet shihnin peizazhet e bukura qė u shfaqeshin para syve. Kishin frikė tė shikohen nė sy sepse ashtu mendonin se do tė ballafaqohen me realitetit, me enigmėn e tyre, me vendosmėrinė e tyre. Ai ndėrroi dy-tri fjalė me shoferin e veturės dhe me cepin e syrit zuri profilin e Fjollės e cila dukej si njė statujė e ngurtė. Pa i folur gjė lėshoi dorėn e tij tė ngrohtė mbi dorėn e saj tė mbledhur grusht dhe pėr njė ēast vėrejti se ajo e kish pritur kėtė prekje, duke liruar grushtin e saj i cili u shndėrrua nė njė trung me pesė degė tė njoma.
    Ia ledhatonte lehtė dorėn e saj, i ledhatonte si me frikė gishtėrinjtė e saj, ndėrsa Fjolla kishte mbyllur sytė dhe mundohej ta mbyste lotin para se tė dale.
    Gjini kish lėnė krejt jetėn e tij sikur ai duhanxhiu kur e len duhanin dhe tash kėrkonte dicka qė do t'ia hiqte mendjen nga ai ves. S'kish zgjidhje tjetėr pėrveē duarve tė tij. Pa mos nguruar nga prezenca e shokut tė tij ia lėshoi dorėn lehtė nė kokėn e saj, i zhyti gishtėrinjtė nė flokėt e saj tė shkurta dhe vetėm ia ledhatonte si nė dalldi. Fjolla, duke hapur sytė, sikur u zgjua nga njė ėndėrr. E shikoi Gjinin nė sy me ato sytė e saj tė bukur dhe tė gjelbėr dhe iu afrua nė vesh: "Mė thuaj se nuk ėshtė ėndėrr", i pėshpėriti lehtė por iu bė se kėtė e dėgjoi edhe ai udhėtari i tretė dhe e kafshoi buzėn. I rrodhi njė lot. Nuk e dinte prej nga ky lot! E kish pritė gjatė kėtė ditė, e kish planifikuar dhe ėndėrruar netėve tė gjata pa gjumė, e kish dėshiruar kėtė ditė, por sėrish i rrodhi loti.
    Deri sa Gjini me gishtin e tij ia priti lotin nė fund tė faqes sė saj qė ia pėlqente aq shumė, u dukėn shtėpitė e para tė fshatit Bungur. Si ēdo fshat i Rekės aty nuk banonte tashmė askush, por Gjini kish siguruar shtėpinė e shokut tė tij tė pėrshtatur pėr banim pasi qė babai i shokut tė tij, njė kurbetēi i vjetėr, me shpresė se ajo do tė shndėrrohet nė parajsėn e tij tė pleqėrisė , i kish meremetuar dy dhoma dhe banjėn.
    Ēelėsi qė ai e mbante nė dorė ish lagur nga djersa qė i rridhte dorės sė Gjinit, por pėr habi e hapi drynin e madh tė vendosur nė derėn e asaj shtėpi e cila para vetes nuk kishte kopsht, por njė peizazh tė madh me gjelbėrim, me livadhe e qershia tė egra, njė krua e njė korie. Pa kufij. Deri sa Gjini shikonte shtėpinė, vėrtetonte a ka rrymė dhe ujė, Fjolla me shokun e tij i sollėn qeset e najlonit me gjėrat e nevojshme pėr ushqim dy-tre ditore dhe disa shishe verė. Gjini kur pa se ato sollėn zahiretė vrapoi shpejt e shpejtė, e morri njėrėn hejbe, e futi dorėn brenda dhe u sigurua nė diēka. Kur vėrejti se ata dy serish dolėn pėr tė marr edhe diēka, ai hoqi revolen prej hejbe dhe me shpejtėsi e futi nė brez duke lėshuar me shpejtėsi
    kėmishėn mbi pantallona....fundi i pjeses se pare.
    MAKTUB

  14. #11
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Fjolla dhe Gjini qendronin te porta e shtepise. Ia kish hedhur doren ne qafe, dhe me shikim e ndiqnin veturen e cila largohej asaj rruge gjarperore duke lene pas re pluhuri dhe dy shpirtera te njejte ne nje fshat te vdekur. Ajo sikur deshironte here pas here qe te ajo veture te kthehet dhe ta marrte me vedi nga ky vend i panjohur, por ngrohtesia e dores qe e ndjente ne qafe, ia hiqte nga koka kete mendim. Kur vetura e gjelbert u shkri prapa nje kodrine ajo u kthye nga ai dhe e shikoi ne sy. Ndjente nje frike te perzier me kenqesi qe gjendet ne perqafimin e tij. Gjini ia kish hedhur dy duart ne qafe, e shikonte ne syte e saj, pastaj ia afroi koken ne gjoksin e saj dhe ia ledhatonte floket dhe shpinen. Edhe Fjolla ia kish hedhur dy duart pas shpine, e shtrengonte fort, donte te hyje ne trupin e tij dhe vetem ofshante: Ooohhhh Gjiiiin, Shpirti jem. Dikur Gjini u largua paksa nga perqafimi i saj, e shikoi edhe nje here ne sy, ia mori si zakonisht mjekren e saj te bukur me dore dhe e afroi kah ai per ta puthur njehere lehte, per tu shkri pastaj ne nje perqafim dhe ne nje puthje te zjarrte sikur donin ta hane njeri tjetrin. Edhe pse e dinin se ne kete vend nuk ka njeri, sikur nuk ndiheshin rehat perjashta, ndaj Gjini u largua paksa dhe i tha: "Me pihet nje kafe". Fjolla i buzeqeshi lehte. Iu be sikur zbriti ne nje sfere reale, Ai ia hudhi doren ne qafe ndersa ajo ia hodhi doren per mjedisi. Per nje cast u step kur ndjeu hekurin e forte ne brezin e tij. E kish paramenduar Gjinin e saj ne shume situata, ne shume pozita, por me nje revole ne brez nuk ia kish marre mendja. Ai e verejti doren dhe habine e saj, u kthye kah ajo, i buzeqeshi embel dhe I tha: "Ketu nuk i dihet...", duke lene fjaline te pakryeme por te nenkuptueshme.
    Hyne ne kuzhine. Se pari Fjolla e cila u drejtua kah vitrinat per te gjetur xhezven, ndersa Gjini kerkoi neper qese kafen e blere. Te dy punonin nga ndonje pune, i ndihmonin njeri-tjetrit pa fole, ne nje harmoni qe te bente te kuptojsh se ato dy gjate kohe kane qene bashke. Perderisa Gjini kujdesej qe gjerave te blera tua gjeje nje vend, ajo rrinte prane shporetit elektrik, e ruante kafene, i lante filxhanat dhe mundohej te pastroje me syngjerin e lagur. Pasi shprazi xhezven ne filxhana, improvizoi nje pjate si tabaka dhe u drejtua kah ai i cili ishte ulur ne skaj te kanapese. Vendosi ngadale filxhanat mbi tavoline dhe u ul afer tij. Gjini, ashtu sic ia donte shpirti, i ndozi dy cigare dhe njeren ia dha ne goje Fjolles e cila qeshi me cepin e buzes. I shijonte fort cigarja qe ia ndizte ai. Para se te merrnin filxhanat ne dore, pasi qe hoqen nga nje tym duhan, te dy menjehere ofshane dhe u shikuan ne sy. Te dy qeshen lehte me kete gjest qe e bene te koordinuar, dhe serish, si me komande, te dy menjehere morren filxhanat e kafes dhe i afruan ne buze. Serish u ndalen, u shikuan dhe serish qeshen. Atehere i lane filxhanat dhe Gjini ia morri koken e saj dhe ia vendoi ne prehrin e tij. Ajo e tera iu leshua kesaj thirrjeje, i leshoi kembet ne pjesen tjeter te kanapese dhe vetem pinte duhan. Ai ia ledhatonte lehte balluket, ia largonte prej syve, doren ia leshonte ngadale faqeve te saj dhe e shikonte se si me shikim askund ne tavan, pinte duhan. Pasi ai hoqi nja dy-tre hurba kafe, pasi qe tashme i kishin pire cigaret, ai nisi ta ledhatoje nga qafa, ia morri koken e saj me duar dhe e afroi kah ai per ta puthur lehte. U lakua paksa edhe ai dhe filloi ta puthe. Me njeren dore ia ledhatonte floket, e puthte, ndersa me doren tjeter filloi t'ia ledhatoje mbi bluzen e saj,gjinjte e saj te bukur, E ledhatonte lehte dhe me takt ndersa ajo e ngriste ngadale gjoksin e saj te bukur. Dikur nisi t'ia shtrengoje me fort me qellim qe edhe ajo t'ia ndjeje doren e tij. Deshironte qe pervec dores t'ia ndjeje krejt peshen e tij, ta ndjeje ate krejt, ndaj u hoq per nje cast ngadale, rreshqitshem, dhe u gjend sy me sy me Fjollen. Deshironte ta shohe se i mbyll syte tek ndjente ledhatimet e tij. Nga ai cast ajo e dinte se do te kaloje ne sfera tjera te kenaqesise, aq te pritura prej saj, pas nje izolimi total qe e kishin pasur ato dy, dy me te nemurit e kesaj bote, dy Fatpreret e kesaj bote. E dinte se keto caste do te perfundojne me kenaqesi qe pastaj do te shnderrohej ne faj, nderkohe qe prapa dritareve muzgu kish filluar te shtrihet ngadale mbi ate panorame, ashtu sic shtrihej Gjini mbi trupin e Fjolles....fundi i pjeses se dyte
    MAKTUB

  15. #12
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    3.
    Ata dy tashmė kishin filluar qė kohėn ta matin me hijet e tyre e jo me orė. Kishin njohur edhe disa ligje tė natyrės tė cilat Gjini aq pak i njihte. Ishte mėsuar tė jetė i rrethuar me beton, me xhama, me asfalt, me monitorė, por natyrėn e njihte shumė pak. Tani mė kishin filluar qė tė dallojnė edhe zėrat e zogjve dhe bulkthave. Nė mėngjes, rrinin shtrirė mbi krevatin e madh dhe tė mbuluar me nga njė ēarēaf, rrinin ashtu, Fjolla me kokėn nė gjoksin e tij dhe dėgjonin zėrat e largėt tė zogjve tė mėngjesit apo tė ndonjė aeroplani udhėtarėsh. Gjini si zakonisht zgjohej mė herėt dhe deri sa e priste xhezven me kafe qė tė vloje, i lante dhėmbėt. I zbrazte kafet nė filxhanė, pastronte duqet e cigareve tė pira nė mbrėmje dhe ia ēonte kafen, duke hapur nė ndėrkohė dritaren pėr tė hyrė ajri i pastėr nė dhomė. Fjollės sė tij nė shtrat. I lente filxhanėt lehtė mbi tavolinėn e vogėl, hynte lehtė nėn ēarēaf dhe ngjitej pėr trupit tė ngrohtė tė saj. Rrinte ashtu pėr njė ēast duke ia ndjerė trupin e saj, e puthte lehtė nė buzė dhe fillonte ta lėkunde lehtė me dorė: "Zgjohu Shpirt, hajde tė pimė kafe". Fjolla refuzonte pėr njė ēast, lėvizte ngadalė me trupin e saj, i hapte dhe mbyllte sytė duke mos u pėrshtatur nė dritėn e diellit qė i binte nė fytyrė, dhe sėrish ngjitej pėr trupit tė Gjinit, duke dashur qė me kokė tė hyjė nė gjoksin e tij. Tashmė gjysmė e zgjuar ajo ndjente ledhatimet e tij nė shpinė dhe nė flokė, puthjet e tij qė ia bėnte kokės sė saj. I hapte sakaq sytė dhe nga kėnaqėsia qė
    ndjente sėrish i mbyllte. Ai vazhdonte ta ledhatoje dhe ta puthe ngadalė ndėrsa tashmė i ndjente edhe gjinjtė e saj tė bollshme nė gjoksin e tij. Duke e ledhatuar e lėshoi dorėn edhe pak mė poshtė dhe u ndal pėr njė ēast nė ijet e saja qė aq shumė dėshironte t'ia ledhatoje. I pėlqente ai harku qė formohej aty nė ēastin qė ajo ishte e kthyer nė krah. Fjolla, duke ndjerė kėnaqėsinė e mėngjesit, nuk dėshironte tė bėhet e gjallė, tė fole diēka sepse i dukej se me njė fjalė mund tė prishej kjo magji, por vetėm e lėvizte ngadalė trupin, duke e valėvitur qė ai ta ndjeje tė tėrėn. Duke lėvizur e ndjeu edhe fortėsinė e tij i cili sikur kėrkonte tė gjeje rrugė mes kėmbėve tė saj. Duke dashur qė ta ndjeje mė mirė, ngadalė ia hodhi njė kėmbė mbi kėmbėt e tij, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė e ndjente krejt gjatėsinė dhe fortėsinė e tij qė i shtrihej pėrgjatė fundbarkut tė saj. Duke ndjerė se frymėmarrja e Fjollės filloi tė shpeshtohet, ai e ktheu ngadalė nė shpinė dhe filloi ta puthe nė qafė, ndėrsa me njėrėn dorė filloi t'ia ledhatoje gjinjtė e saj. I ledhatonte lehtė sikur donte tė mos e zgjoje, pėr t'ia shtrėnguar herė pas herė majat e gjinjve tė saj tė cilat kishin filluar tė forcohen. Duke mos u ndal sė puthuri nė qafė, dora e tij lėvizte mė poshtė, barkut tė saj, pėr tu ndal nė pubisin e saj tė rruajtur me kujdes. Ia donte kėtė pjesė tė trupit tė saj dhe duke e ledhatuar filloi ta ndjeje
    elektricitetin e qimeve. Deri sa tashmė kish filluar ta puthe nė gjinjtė e saj dhe me gishtat e tij e kish gjetur ate “ullirin” e vogėl, tė fshehur gjatė natės, ajo si "rastėsisht" dorėn e ēoi nė fortėsinė e tij dhe e ledhatonte lehtė. Dikur filloi qė belin dhe bythėt e saja, nga kėnaqėsia, t'i lėvize paksa mė tepėr ndėrsa Gjini ish bėrė pak mė i egėr nė gjinjtė e saj. E merrte krejt sisėn nė gojė, e thithte, e kafshonte, ndėrsa dora e saj filloi tė lėvize mė shpejtė, sikur e diktonte ritmin qė do ta dėshironte po ta kishte sipėr. Shpejtėsia e lėvizjes sė belit ia bėri me dije se ajo ėshtė afėr orgazmit, ndaj pėr njė ēast filloi ta ledhatoje poshtė aq ngadalė sa qė
    edhe ajo ta ndjeje mirė orgazmėn, duke ndjerė frymėmarrjen e saj tė shpejtuar dhe lėvizjet e shpeshta tė bythėve dhe dorės sė saj. Kur e vėrejti se i kaloi orgazmi, Gjini ngadalė i hypi sipėr, afroi fortėsinė e tij mes kėmbėve tė saja, ndėrsa Fjolla e lėshoi dorėn pėr ta kapur dhe drejtuar drejt brendisė sė saj. E ndjente se si i hynte ngadalė, duke bėrė lėvizje tė ngadalshme, por tė dy nuk i hapnin sytė dhe nuk putheshin nė gojė . Ata ndjenin me trup . Dikur kur vėrejti se Gjini filloi tė marrė frymė mė shpesh, ajo ia ngriti kėmbėt nė belin e tij, me kėmbė e afronte edhe mė tepėr kah ai, futi dhėmbėt e saj nė qafėn e tij dhe filloi ta thithe, njėherė ngadalė, pėr tu zhytur pastaj mė thellė nė qafėn e tij. E vėrente se njė vullkan i vinte prej brenda por nuk i hiqte dhėmbėt e saj nga qafa e Gjinit i cili lėvizte mė shpejtė dhe tė rahmet nė fund tė barkut tė saj i kishte mė tė forta dhe mė tė thella. Dikur, kur ajo tashmė pėrjetonte orgazėm, ai u ndal pėr njė ēast, e futur i tėri nė brendi, nuk lėvizte, por kur lėshoi njė ofshamė me zė ajo ndjeu ngrohtėsinė e tij qė ia mbushte barkun. Atėherė edhe ajo u shtang pėr njė ēast, e shtrėngonte me muskujt e saj, e ndjente mirė dhe nuk lėvizte. Pėrderisa frymėmarrja fillonte t'ju rregullohej, ashtu edhe pulsimi i fortėsisė sė tij bėhej mė i rrallė. Kur u fashitėn pulset, ai u ngrit pak, rra pėrkrah saj, e morri nė gjoksin e tij dhe e puthi mbi kokė. "Mirmėngjes Engjėlli jem”, i tha dhe e ftoi tė pinin kafenė e mėngjesit, pėrderisa jashtė zogjtė kėndonin....fundi i pjesės sė tretė.
    MAKTUB

  16. #13
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Filloi keshtu.
    Pub...Milano.......26 janar2008
    lei.....ciao
    lui.......ciao bella
    lei......me ne offri una sigaretta per favore!
    lui......come no,una birra anche,non si puo fumare qui dentro pero,andiamo fuori.
    dalin jashte
    lei........e albanese???
    lui.......come fai a sapere!!!ce l'ho scritto qui(dhe tregon ballin me dore)
    lei.....e facile conoscere un albanese
    lui......non importa!!hai altro da dire?
    lei....si,andiamo a bere sta minchia di birra
    lui.......che gentilezza!!da invidiare..............andiamo dentro va,vediamo che sucede!!
    dhe fillojne te dy te pijne birrat radhe njera pas tjetres,por ai me zakonin e tij te poshter fillon ta ktheje me whiskey.ate dite ai ishte shume i trishtuar donte te humbiste mendjen nen avujt e alkoolit,dhe as qe ja merrte mendja qe do njihte kete vajze italiane,e cila ishte mjaft terheqese por me nje fjalor te piset,e ēi plasi atij per fjalorin e saj.ai e kishte mendjen ne vend tjeter shume larg.i shkonte ne mendje nje mbremje e meparshme pikerisht si kjo,por me nje lloj tjeter muzike dhe me nje vajze tjeter qe i ishte ngulitur thelle ne zemer,nje vajze nga vendi i tij.ai donte te mbushte boshllekun e mungeses se asaj vajze me kete vajze te huaj,por ishte e kote,atij gjithmone i kujtohej ajo,dhe bente krahasimin ndermjet te dyjave,kjo ishte e bukur dhe e shthurur,ajo tjetra vajza e tij,kishte shpirtin e madh dhe dinte te dashuronte si asnje tjeter.
    te dy u dehen,dalin dhe shkojne tek makina,ajo insistonte dhe donte celesat e makines,nisen.
    do shkonin tek shtepia e tij,por ai e kishte mendjen e turbullt,oh sa kishte pire,as shtepine nuk e gjente dot.
    ajo ndryshon rruge dhe shkojne tek shtepia e saj,i ze gjumi menjehere,por naten vone ajo e zgjon me nje te puthur,nje e puthur me te kafshuar,ai zgjohet por nuk e kishte absolutisht idene se ku ishte,por tani mendjen e kishte te kthjellet,turbullt i kujtohet mbremja e kaluar,po,ai fillon dhe kujtohet per cdogje.
    ajo vazhdon ta puthi me nje epsh te forte gjithandej,dhe eksitohen ,nje afsh i nxehte i pershkon qe te dy,po pse dreqin pikerisht ne kete moment atij i shkon ne mendje ajo tjetra,pse?
    te dyja bejne dashuri bukur,por ai ka ne mendje ate qe eshte larg,ajo eshte kthyer nje torture,nje vuajtje,nje zhgenjim,valle a e dashuron akoma ate?duket se po.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 27-02-2008 mė 08:00
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  17. #14
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Lapsus memoriae

    Ai mbeti i habitur pėr njė cast. Ende pa mos e pare mirė, iu humb, sic humben krahėt e fluturės kur i prek me dorė. I mbeti nė gishta pluhuri i fletave, i mbeti nė shpirt njolla e ndėrgjegjes se pse nuk ishte mė vigjilent nė ēastin qė u largua, pse nuk e kapi pėr dore po mbeti ashtu i habitur. Pasi mblodhi pak veten e pa se koha kishte ecur shumė shpejtė. Atė tė cilėn ai e mendonte se do tė vijė me muaj e me vite tė tėra, tashmė kishte ndodhur. Ishin rrėnuar tė gjitha barrierat. Pa pritur pijen e porositur, doli nga dera e pasme, zbriti shkallėt me njė hap dhe u ndal pėr njė cast nė rrugė.
    Me sy kėrkonte dicka. E pikasi disa metra mė poshtė njė veturė e cila iu duk si e saj. Pasi e vėrejti dhe dėgjoi se vetura nuk ishte e ndezur, eci ngadale drejt saj. Pikasi prej mbas kokėn e saj tė lėvarur, shkoi nga ana tjetėr e veturės dhe u ul nė karigen e parė. Shikonte profilin e saj tė ngurėzuar. Ajo tash nuk fliste por vetem i shikonte para vetes tė gjitha dilemat dhe pasigurinė e saj. Kishte mbėshtetur duart nė timon dhe vetėm pikaste nė njė pikė tė largėt. Iu dhimt tek e shikonte tė pikėlluar afėr tij. Tok me shqisat e tė pamurit, tok me frymėmarrjen, i punonte edhe truri. Tashmė i kish sqaruar nė kokė tė gjitha dilemat, tė gjitha barrierat i kish shembur me njė fjale tė saj. Aq i duhej. Njė fjalė e vetme e thėnė drejt. Fjalė e besueshme.
    “Ktheje kėtu veturėn dhe ngrahi pėrpjetė”, i foli ai i bindur se nuk do ta kundershtojė. Si e kurdisur ajo voziste rrugicave tė atij qyteti tė panjohur fort pėr tė. Tėre kohės kishin ndejtur si dy kundėrshtarė boksi tė cilėt vetėm ndjekin levizjet e njeri-tjetrit pėr t’i eskivuar goditjet. Tashmė kur ndeshja kish pėrfunduar, njėri duhej t’ia ofronte dorėn. Si zakonisht aty ishte qafa e saj. E lėshoi ai dorėn e tij tė madhe nė qafėn e hollė dhe tė lėmuar dhe vetėm e mbante dorėn aty. I bėhej se e dėgjon rrjedhėn e gjakut tė saj. Duke vozitur ai e orientonte rrugėve tė cilat ajo mundohej t’i mbajė mend, mundohej tė pikasė shenja njohėse dhe orienturese. Pa mos mbėrri ende tek flokėt e saj, ai degjoi zėrin e vet: “Parkoe tek ajo shtylla aty”. Pasi e ndali veturėn, mbretėroi pėr njė cast njė heshtje mortore. Instiktivisht kthyen kokat kah njėri-tjetri, u shikuan nė sy, ai ende e kishte dorėn nė kokėn e saj, dhe e ofroi kah vetja. E puthi nė buzė, nuk e puthi gjatė, por vetėm i tha: “Mire se erdhe nė shtėpi”, dhe doli i pari. Shkoi kah dera e saj, e hapi, e morri pėr dore dhe tė dy sė bashku u drejtuan kah dera. Ishte natė e vonė dhe dėgjohej vetėm jehona e takeve tė tyre mbi rrugicėn me copa mermeri. Ishte ndezur vetėm drita e koridorit. ai hapi derėn, ajo i shkonte e ngurėzuar pas, hapėn derėn e dhomės sė tij tė punės dhe u ulėn mbi kanape.
    “Kthehem pėr njė minutė, mė fal”, i tha ai dhe doli nė dhomėn tjetėr. Pas njė kohe filluan tė shtohen zėrat nė atė shtėpi, ajo kish mbyllur veshėt me duart e saja, dėgjoheshin zėra femėror dhe nga ndonjė herė zėri nervoz i tij. Ajo donte tė ikte nga aty, tė kėrceje nga dritarja ose tė zhbėhet pėr nje cast, dhe nė castin kur ishte nė gjendje tė hapė derėn dhe tė dalė, hyri ai. Dukej shumė i qetė. U ul afėr saj nė kanape, duart s’dinte ku t’i ēojė, i lidhi pas qafe dhe sikur u shtall, sikur u zbraz nga barra dhe vetėm shikonte nė tavan. “Shpirt, mė kthe prap”, i tha ajo, dhe nė atė ēast ai u kthye nga ajo, e kapi me dy duar nė faqe, e shikoi nė sy dhe ia ktheu: “S’ka mė prap, po sjelli ato dy gota”, ndersa vet e futi dorėn nėn krevat dhe nxorri njė shishe verė. “Pėr ne tė dy”, i cakeroi ai dhe pas shijes sė ėmbėl tė verės qė e ndien nė vete, u bėhej se u ėmbėlsohej ardhmėria e tyre....
    • The rest is silence.


  18. #15
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Unė kisha shumė kohė qė isha veshur dhe rija ulur me faqet mbėshtetur nė duart e mija dhe e shikoja atė duke veshur teshat qė ia kisha zgjedhur unė paraprakisht, nuk dha ndonjė koment pėr shijen time, vetėm buzeqeshi, dhe kjo mė bėri tė mos kuptoj a pelqeu kombinimin tim apo jo. Pėrderisa lidhte karavatėn e thiri taxin dhe mu drejtua mua: “Gati shpirt?” Unė isha gati dhe pyetesha nė heshtje: " A je gati ti ?!" Ai akoma shpejtonte si pasojė e jetės sė tij dinamike, nuk kishte kohė tė mendojė fort, ndėrsa unė ēdo hap e beja tė qetė dhe me shumė mendime e paramendime.
    Pėrderisa udhėtonim pėr tu ballafaquar me realen, ai me shtrėngonte dorėn dhe nuk fliste shumė, isha unė ajo qė parashtroja pyetje banale, kush do tė jetė atje, si do tė na presin, e pyetje tjera tė ngjajshme, ndėrsa ai mė tregonte nga pak histori pėr tė gjithe ata qė do tė ishin prezent. Vetura i afroheshte lokalit nė tė cilin do tė shėnohej njė histori. Kur pashė dritat e lokalit i cili gjendeshte nė periferi tė qyetit, mė kaploi njė heshtje frike dhe ia shtrėngoja dorėn, pasi qė zbritem nga vetura fillova edhe tė dridhem, kisha emocione tė papėrshkrueshme tė cilat shtoheshin aq mė shumė qė ju afroheshim lokalit. “Qetėsohu, do tė kalojmė shumė mire shpirt” me thoshte ai i cili dukeshte shumė cool, sikur kjo nuk ishte hera e parė. Tash me ai hapi derėn duke mė dhėnė pėrparėsi tė hyj unė e para.
    Sapo bėra hapin e parė dhe shkela mbi sferėn e realitetit, tė gjithe mysafirėt kthyen shikimet kah ne, mbretėroi njė heshtje habie sikur pėrpara kishin dy jashtėtokėsorė. Filluan tė mė shtohen tė dridhurat, fytyren time ma mbuloi njė perde e zezė, mezi mbushesha me frymė, isha shtangur nė atė vend sikur pritja tė mė pushkatojė realiteti. Pėr njė ēast kur mendoja se po e humb vetėdijen reagoi ai duke mė treguar se pėr tek cila tavolinė tė nisesha. Atje na priste e gjithė shoqėria e tij, nė shikimet e tyre shihej qartė kureshtja se cila do tė jem unė, ēka jam dhe kush jam. Pasi ai mė prezentoi me to, ata edhe mė tej nuk hiqnin shikimin nga unė, e unė nuk mundesha ti sfidoj kėsaj situate edhe pse nė fytyrėn time vizatova njė buzėqeshje, nuk dija nėse duhet tė jem unė ajo qė tė thej heshtjen apo si tė veproj nė ato ēaste, si ngushėllim kisha dorėn e tij tė cilėn vazhdoja ta shtrėngoj fort e mė fort. U shfaq kamarieri si shpėtimtar, theu heshtjen, unė sėrish nuk fola, por ai porositi dy gota verė, duke qenė i sigurtė se ēka doja unė. Ky gjest i tij mė lehtėsoi por kur shėtita me shikim fshehurazi mbi tavolinė pash se askush nga ato gra nuk pinte dicka tė ngjajshme, e mė vėshtronin mua dhe unė e kisha mė se tė qartė se ēka bluanin nė mendjet e tyre, se ē'historira sajojne pėr mua, shikimi i tyre ishte aq i egėr sa qė edhe buzėqeshja ime fallso u zhduk nė ato ēaste. As ai nuk e kishte tė lehtė, mezi mbusheshte me frymė por mori guximin dhe theu akullin:"Gėzuar, pėr engjullin tim!" dhe cakėroi gotėn sė pari me mua. Kėshtu qė hapi portėn pėr tė mė sulmuar mua me pyetje vend e pa vend, herė kisha pėrgjigje e herė jo, herė ndėrhynte ai. Kėshtu mė hiqnin zvarė pėr deri sa unė pija verėn, si bujku ujin nė zhegun mė tė madh tė verės. Pėrderi sa vera mė shkontė nė tru, unė aq mė pak shikoja, aq mė pak dėgjoja, aq mė pak isha aty. Ndjeja vetėm dorėn e tij qė mė ledhatonte lehtė, shikoja vetėm buzėqeshjen e tij, dėgjoja zėrin e tij kur mė pėshpėrishte "Tė dua, e mira jeme". Tash mė nuk ndjeja nėnēmim, nuk ndjeja frikė, ndjeja veten tė sigurtė pranė tij, ndjehesha hyjni, duke injoruar se ēka mendonin e ēka thonin tė tjerėt.
    • The rest is silence.


  19. #16
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Njė afsh i ngrohtė prekte dhe ngacmonte fytyrėn time. Mbuloja fytyrėn me jogran, doja tė fleja akoma, e diel, pushim. Ora s’do tė kėndonte kėngėn trishtuese tė zgjimit, do tė fleja deri nė mesditė, deri sa tė mbushja tė gjitha poret. Tė paktėn kėshtu planikifikoja.
    Por, po ngulfatesha nėn jogran. Fshehurazi shpalosja fytyrėn, tė merrja njė gllėnjkė frymė. Sytė i mbuloja me duart e mia, por afshi i ngohtė ishte i pamėshirshėm ndaj meje, ai ishte futur nėpėr kornizat e dritareve, futeshte edhe nėpėr gishtat e mi, dhe me vete sillte vetėm njė porosi, zgjohu se erdhi!


    Mirėmėngjesi, pranverė!
    • The rest is silence.


  20. #17
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Pamjet vraponin jashtė dritares, si njė shirit filmi, ndėrsa unė mundohesha tė kap rrafshin kohor, ta shtrėngoj me duart e mia tė brishta, por ajo mė ikte me shpejtsinė e makinės qė ishte dėshmitar i enigmės sė pazgjidhur. Nė ato ēaste, diku nė njė pikė tė universit, digjej njė zjarr i shenjtė, si njė dėshmi ndaj urisė sime pėr bukurinė e ndjenjavė njerėzore, dhe brishtėsisė fizike.
    E dehur me sumbulla lotėsh, e prekur nga flatrat e magjisė ndjeja zanafillėn e lindjes, ndjeja arratinė nga antika pėr t’u rishfaqur sėrisht herė nė njėrin vend e herė nė njė tjetėr. E kisha aq afėr sa qė doja ti hidhem e ngjitem si akrep, e aq larg sikur buzėt e tij tė thara i shifja tė gdhendura nė njė skulpturė mitike.
    Ishte njė shqetėsim qė mė dukej se e mbart prej disa mijėra vjetėsh dhe mė rishfaqej sot, si njė fluturimth ėngjėjsh me efektet e shenjta tė dritės. Erosi.
    • The rest is silence.


  21. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Njė afsh i ngrohtė prekte dhe ngacmonte fytyrėn time. Mbuloja fytyrėn me jogran, doja tė fleja akoma, e diel, pushim. Ora s’do tė kėndonte kėngėn trishtuese tė zgjimit, do tė fleja deri nė mesditė, deri sa tė mbushja tė gjitha poret. Tė paktėn kėshtu planikifikoja.
    Por, po ngulfatesha nėn jogran. Fshehurazi shpalosja fytyrėn, tė merrja njė gllėnjkė frymė. Sytė i mbuloja me duart e mia, por afshi i ngohtė ishte i pamėshirshėm ndaj meje, ai ishte futur nėpėr kornizat e dritareve, futeshte edhe nėpėr gishtat e mi, dhe me vete sillte vetėm njė porosi, zgjohu se erdhi!


    Mirėmėngjesi, pranverė!
    Te gjitha jashtezakonisht te bukura Zombi...
    Suksese dhe vazhdime per me tej...
    "Carpe Diem"

  22. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-10-2007
    Postime
    18
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Njė afsh i ngrohtė prekte dhe ngacmonte fytyrėn time. Mbuloja fytyrėn me jogran, doja tė fleja akoma, e diel, pushim. Ora s’do tė kėndonte kėngėn trishtuese tė zgjimit, do tė fleja deri nė mesditė, deri sa tė mbushja tė gjitha poret. Tė paktėn kėshtu planikifikoja.
    Por, po ngulfatesha nėn jogran. Fshehurazi shpalosja fytyrėn, tė merrja njė gllėnjkė frymė. Sytė i mbuloja me duart e mia, por afshi i ngohtė ishte i pamėshirshėm ndaj meje, ai ishte futur nėpėr kornizat e dritareve, futeshte edhe nėpėr gishtat e mi, dhe me vete sillte vetėm njė porosi, zgjohu se erdhi!


    Mirėmėngjesi, pranverė!
    zombi ! miqesisht !!!
    po te shikoje nga kornizat jashte dhe thjeshte te pershkruaje ate qe shef do te ishe me e qiltert se kjo patetike e pafund!
    zgjohu se e ke perpara!

  23. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-10-2007
    Postime
    18
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Pamjet vraponin jashtė dritares, si njė shirit filmi, ndėrsa unė mundohesha tė kap rrafshin kohor, ta shtrėngoj me duart e mia tė brishta, por ajo mė ikte me shpejtsinė e makinės qė ishte dėshmitar i enigmės sė pazgjidhur. Nė ato ēaste, diku nė njė pikė tė universit, digjej njė zjarr i shenjtė, si njė dėshmi ndaj urisė sime pėr bukurinė e ndjenjavė njerėzore, dhe brishtėsisė fizike.
    E dehur me sumbulla lotėsh, e prekur nga flatrat e magjisė ndjeja zanafillėn e lindjes, ndjeja arratinė nga antika pėr t’u rishfaqur sėrisht herė nė njėrin vend e herė nė njė tjetėr. E kisha aq afėr sa qė doja ti hidhem e ngjitem si akrep, e aq larg sikur buzėt e tij tė thara i shifja tė gdhendura nė njė skulpturė mitike.
    Ishte njė shqetėsim qė mė dukej se e mbart prej disa mijėra vjetėsh dhe mė rishfaqej sot, si njė fluturimth ėngjėjsh me efektet e shenjta tė dritės. Erosi.
    QUOD LICET JOVI NON LICET BOVI !

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •