Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 137 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #121
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Dust, e di qe nganjehere eshte mire edhe te qortosh veteveten? Ja si psh keshtu:



    Coil meditation...


    Ku je?! Po fshihesh nga unė apo akoma kėrkon gjėrat qė askush nuk i sheh, nuk i din ēka janė. Gjėra qė nuk blehen me para!?
    Apo mos je fshehur nė ndonjė vend qė ne nuk dėshiron tė tė arrijmė. Hej ti fantazmė, nxjerre kokėn, lejo tė tjėrėt tė tė shohin, qė tė tjerėt tė tė duan, tė tė ushqejnė. Ata duan tė jenė pranė teje. Por, ti ku je?! Mos je rrethuar me gjėra, nga tė cilat ne nuk depėrtojmė dot? Frika yte nga vdekja, tėrheq objekte tė ēuditshme. Tė cilat tė njollosin, tė mbulojnė, tė fshehin. Mos i lejo tė tė tretin, tė tė kalbin. Nėse s’tė mjaftojn urdhėrat hipnotike, atėherė ėshtė koha qė t’ju japėsh fund kėtyre fshehjeve mėkatare. O ti fantazmė, mė lejo tė bėhem lodra yte njerėzore. Ku je?! Askush s’tė ka parė kaq shumė kohė. Plagėt e tua u rritėn u bėnė krahė, apo akoma e gostit ftikėn? E sheh errėsirėn rreth teje, qė vetėm tė verbėrit e shohin. Ajo ushqehet me ty. Je rrethuar me gjėra nga tė cilat ne nuk mund tė tė prekim. Ėshtė skėtera qė ti do, e shtėpia qė uren. Jeta ėshtė shtrirė bashkė me qytetarėt e saj. Tė gjithė janė tė plagosur, tė gjakosur. Nuk je vetėm ti. Andaj do ta mbėshtjen puthjen time tė fundit me njė fashė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 11-11-2008 mė 19:24
    • The rest is silence.


  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:


  3. #122
    you are free-----the fear has no more power.


    specter....ghost
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crazy_diamond : 11-11-2008 mė 19:34

  4. #123
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Mėngjesi ishte i turbullt, ndėrsa unė e gjitha isha e pėrhumbur. E dalldisur nė ėndėrrat e mia, qė nuk doja tė mbaronin. Nuk doja tė vinte dita e re, nuk doja tė zgjohem as sot. Por dėshiroja tė merrja status azili nė botėn e ėndėrrave. Aty ku ēdo gjė ėshtė sipas shijes time. E mobiluar me ndjenja bardhė e zi. Edhe sikur tė mundesha ta vizatoja. Ajo nuk do tė kishte formė. Ajo do tė ishte njė hapėsirė e bardhė hermetikisht e mbyllur dhe e vetmja banore do tė isha unė. Perandore e botės sime. Dhe asgjė, asgjė nuk do tė lejoja tė depėrtonte aty. Asnjė mikrob, asnjė idiot.
    • The rest is silence.


  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:


  6. #124
    Ajo me nuk besonte (ne) asgje. Dhe ikte, ikte si vettetimth.
    Sa shume zgjatja duart ta prekja, ta bindja ashtu diqysh, se zerit e syve me nuk iu besonte.?!Bile kisha bindjen se edhe i urrente fort? -O shpirt, o shpirt, o shpirt! Oj Loēkėėėėė e fshehur ne ate 'kutine e zeze', dil shikoje ate zogun e leckosur si i mbylle syte dhe knaqet me rrezet e atij pak dielli qe ka mbetur pa u fshehur, pas kesaj Arre pa asnje gjeth. Dil moj Dil mos prito, mos hezito, mos u frikeso. Dhe shiko nepermes gishtrinjeve, aty jam mu ne mes te tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 21-11-2008 mė 01:27
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  7. #125
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    Dy vite pritje, dy orė dhimbje, e pėrmalluar, si nje bishė e uritur pret me padurim dy minutat qė do tė kthejnė akullin nė zjarr dhe hijen e ftohtė tė trishtimit nė njė afsh tė nxehtė!

    Pas dy viteve, dy orėve, dy minutave: Ajo qėndron nėn mbulesė, e bėrė qull, e gurrėzuar nga kėnaqėsia dhe vrulli i brendshėm, e qetėsisht vėshtron nėpėr ag tė mjegullės sytė e tij tė ngopur!
    E dashur Zombi,

    Jam duke te te lexuar.

    Copeza e mesiperme eshte e mrekullueshme: nje trysni e nxehte.

    Faleminderit per kenaqesine qe me dhurove.

    Pershendetje,
    R.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rebele pėr postimin:


  9. #126
    do te shkruaj per ty dhe toka
    do te qaje me lote kristali,
    qielli do te vishet
    me mantelin e tij gri
    dhe perreth do te jene
    re argjendi,kujtim sublim
    i nje magjie dashurie
    qe do te jete
    pergjithmone...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crazy_diamond : 28-11-2008 mė 17:47

  10. #127
    thirr emrin tim ne qetesine
    e ketyre neteve deshirash,mish
    ne mekat,lekure e embel,trupa
    shpirtrash qe nuk kerkojne falje,
    esence jetesore ne uraganin e nje deliri
    kurre bosh,ndjenja e vetme qe ne kete
    ferr gjen paqe!

  11. #128
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr

    Nata nė qytet me lagėsirė frymėzėnėse
    Zogjtė e natės kėndojnė sonata
    Muzikantėt e dehur i gjuajnė shishet e zbrazėta
    Poetėt e lodhur nėn banak po flenė
    Era po i banė gazetat nėpėr asfalt
    Laviret qerasin dhe i thyejnė vitrinat
    Futen nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr dhe e presin mėngjesin
    Ose shiun e ftohtė
    Vėshtirė po e shoh tymin e cigares
    Jashtė automobilat nė errėsirė nxitojnė
    Dikush po dhihet nė katin e tretė
    Muzikantėt e dehur ende po diskutojnė
    Laviret po lahen tė vetmuara me ujė tė ftohėt
    Tymi i cigares dalėngadalė po zhduket
    E unė
    Unė i vetmuar po e pres shiun e ftohėt ose mėngjesin
    Nė podrum tė ndėrtesės sė vjetėr.

  12. #129
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Eja

    Ti mos dėrgo sinjale tymi
    Asnjėherė nė fytyrė mos i vizato ngjyrat e luftėtarit
    Me flokėt e tua fshihi sytė e tu
    Mos e shiko botėn
    Mos e dėgjo botėn
    Kalo nėpėr tė sikur nėpėr urėn e lartė
    Ku nuk guxon ta shikosh lumin
    Eja tek unė
    Nė pjesėn e gabuar tė qytetit
    Do tė pres me lule
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 08-01-2009 mė 23:08

  13. #130
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Sot, jeta me beri dhurate jeten. Dielli venitur me shkriu myshkun, zefiri me mbushi me fryme. Veshtrimi i tij me mjekoi plaget me copeza te akullta. Edhe fjalet e cjerra kishin kuptim, sot. Po pra, sot. Sepse sot eshte vetem sot. Sot nuk eshte dje kur me dhurove broshin e fildishte. Sot nuk eshte as edhe neser te me dhurosh epsh te shuar. Sot, demonet iken pa rite ekzorcizmi.

    ...Sot Karma ime shtypi Dogmen tende!
    • The rest is silence.


  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (30-06-2014)

  15. #131
    Ēuditerisht kurre nuk mu largua nga mendja! krejtesisht ia kisha harruar fytyren, por tentoja te kujtoja ne koncept, ne ndonje forme te te vepruarit, qe bashk me ndonje gjest, apo sjellje te saj ta kujtoj edhe fytyren e saj...
    Ishte kot...!
    Ajo dite ishte fundosur dikah thelle ne nenvetedijen time, sikur ishte mbuluar me shtate pale shtresa te dheut,!
    oH!
    s'dilte, se nuk dilte...!?

    KIshte disa dite, qe kisha nderprer gjithcka qe eshte stimultive, bile edhe alkoolin... Dhe kur pikerisht mendimet e mia u sillnin rreth tij, Ajo me doli perpara e lagur, e ber qull nga shiu i madh i asaj nate...!!?...
    ....
    Kishte, vepruar sikur ne filma... shkoi te nje polic, i rastit, i cili ruante nje ndertes qeveritare... i kerkoi ndihme... !!
    uh sa shume u befasova, sa shume u hidherova ne ate cast, ishte e papritur, te dy te dehur, duke qeshur me ze te lart, ne gjithe qytetin vetem ne dy,... iu afrua policit, c'donte more zot i madh... i kerkoi ndohme! Mbase polici i shkret, qe ish ber si nje gjel i nukt nga shiu, kapi talekomunikuesin e tij, , per t'e kerkuar ndihme... -----ehhh i thash ooo dost, mos thirr askend, se eshte e dashura ime, qe nuk e kam pare qe 111 vjket... hiq nuk prita me than te drejten, por nuk e trhiri askend...
    e kapa alkkolisten time te dashur e shtrengova me ter fuqine dhe e putha fort en prezenc te policit, te cilit i shkonte buza ne gaz, nga njefar lezeti, qe i vinte.... NEjse...
    ---Alkolistja ime, qe e ndjeja ne cdo qelize, kishte humbur ne friken e saj te tmerrshme, qe ishte shtresuar me vite e vite ne nenvetedijen e saj...!
    .....
    MU kujtua fytyra e saj, syte, ecja, kembet, gjithcka, mbase me dilte pran syve lakuriq ne vaske, duke i gjuajtur uje te ftoht nga dushi, qe ta kthjellja ....
    Dhe aty perfundonte "filmi", aty prehej gjithcka...
    Ne mengjes e kisha gjetur afer meje.
    ... hapa syte, e shikova, ne fytyre kishte nje buzeqeshje dhe mu duk femra me e lumtur ne bote, mu duk sikur vet BUdha, i ringjallur ...doren ma kishte ven mbi shpinen time... mu duk gjithcka e perkryer.

    Dhe sot e asaj dite, fytyra e saj me perzihet, me dekompozohet, ne trajten e tij (buddhes) dhe te nje femre, sikur kur e sheh enderr dhe te magjeps, te pushton, te perpine shpejt dhe te ike. me embelsine n'mes te brinjeve ...
    ....................
    ,...Ajo do te vjen kur te doj vet... keshtu jane gjerat dhe gjithmone, keshtu rrjedh e verteta, keshtu ndodhe gjithcka qe eshte e bukur...---diellin nuk mund ta thrrasim me dhune, nuk mund t'i imagjinojme rrezet e tij dhe te ngorhemi n\imagjinaten e tij, ai vjen kur te don ai, ai na ngroh kur te don ai...

    eH, as ajo nuk ishte far dashurie, sepse nuk vjen me dhune , ....
    poR i pekulem, ndjenjes, se thelle me plot ekstaze nen lugun e brinjve... Mjafton, ky cast ...!!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABSOLUTE : 05-04-2009 mė 01:30
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ABSOLUTE pėr postimin:

    Gentian_gr (30-06-2014)

  17. #132
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    the rest is silence!

    ...ajo qe mbetet eshte heshtje,
    heshtje qe nderton keshtjella
    kristali,
    ne shpirterat
    tane
    te vrullshem!


    miss u zombi
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar land pėr postimin:


  19. #133
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Pas kaq shumė vdekjeve e ringjalljeve e kuptova se unė nuk kisha lindur kurrė, se unė nuk isha unė. Nuk isha ky trup qė po kalbet dita ditės, nuk isha kėto sy qė shikonin atė qė nuk doja tė shoh. Nuk isha agu dhe muzgu i ditės, nuk isha as emri im. Kėtė ma tregoi trupi im atė ditė qė ishte pėrplot dhimbje. Por, unė ndonėse mbeta e pastrehė, e tradhėtova mu ato ēaste, sepse nuk doja ta besoja. U ngjita nė eter dhe e vėshtroja prej sė largu. Sa e panjohur mu bė. Ai trup nuk ishte mė pasqyrimi im. Ato duar nuk preknin mė fytyrėn time, ato hynin e dilnin sikur preknin njė reflektim drite. Kjo pra isha unė. Njė topth energjie kozmike, kozmosi ishte shtėpia ime, trupi im, fytyra ime, duart e mia…koha ime! E gjitha isha njė shqisė tjetėr, e paformė, e pa prekur. Por, isha e lirė nė pafundėsinė e mundėsive. Tani e di qė mund tė jem, kem dhe tė bėj ēfar tė dua. Sepse unė jam Dritė!
    • The rest is silence.


  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:

    Gentian_gr (30-06-2014)

  21. #134
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Pėr: Afsh!

    “Sa kushton njė fjale e bukur nė vendin tuaj?”- Mė pyeti e huaja duke fėshkėllitur fjalėt nga protezat e metalta tė dhėmbėve.

    “Sa njė topth dėbore, qė krijohet nga ajri i acartė e tė mbetet nė fyt. As nuk mundesh tė gėlltisėsh, as tė psonisėsh.”- u pergjigja unė.

    “Po njė falėnderim?”- vazhdoi ajo me ironinė.

    Zakonisht falėndrojmė ato qė na bėjnė dėm, ato qė na bėjnė njė nder e nėn-themi. Ngaqė nderin gjithnjė e meritojmė.

    Ajo buzeqeshi

    “Eh, buzeqeshja.” Vazhdova unė.
    • The rest is silence.


  22. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    e panjohura (19-10-2013),Gentian_gr (19-10-2013)

  23. #135
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Pėr: Afsh!

    Asnjėherė nuk kam qenė xheloze. Ndėrsa ti me akuzoje pėr mungesė dashurie. E si tė isha, kur brenda meje jeton njė univers i tėrė ndjenjash qė ushqehen vetėm me dashuri. Nuk jam xheloze sepse mbivlerėsoj v e t v e t e n time. Kushdo qė tė tė joshte, sa do e pėrsosur tė ishte, unė besoja se ti do tė riktheheshe tek unė, sepse nė mua ka energji tė pafund magnetike qė rrotullohet vetėm rreth teje dhe tė tėrheq vetėm ty. Kjo energji nuk pėrkthehet nė fjalė, i dashur.
    • The rest is silence.


  24. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Gentian_gr (30-06-2014)

  25. #136
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Pėr: Afsh!

    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    E dashur Zombi,

    Jam duke te te lexuar.

    Copeza e mesiperme eshte e mrekullueshme: nje trysni e nxehte.

    Faleminderit per kenaqesine qe me dhurove.

    Pershendetje,
    R.
    Copeza filozofike sikurse nje pasqyre e thyer qe ato coperza te vogle dergojne mijera mesazhe.

    Fantastike coperza e pergezime Zombi.

  26. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2020
    Postime
    1

    Pėr: Afsh!

    Vetem kaq?
    Do doja te kishte me shume...

  27. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Isram pėr postimin:

    Gentian_gr (14-07-2021)

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •