Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 137

Tema: Afsh!

  1. #41
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Reading People

    Tash mė ka mbaruar GREAT dita e sotme, ditė me shi, ditė e tmerrshme, si dhe disponimi yt. Tash mė ka mbaruar edhe dita e GREAT EXPECTATIONS ku skenari i gabuar ishte dėshmi dėshtimi, si dhe mungesa e kryeaktores.
    Tash mė ti ndjen asgjė, pėrkundėr pyetjeve tė shumta qė tė humbin kahjen. Pėrgjigjen e tė cilave i ke vetėm TI.
    Tash mė nuk ke mė brengėn time, ke vetėm urrejtjen ndaj mua. Tash mė nuk mendon tė thurish "ėnderra" tė bukura, por skenon hakmarjen, si t'ja bej, ēka ti them, si tė veproj, qė ajo tė kuptojė, se unė mundem edhe ndryshe.
    Tash mė ti sheh vetėm shėmtitė e mia. Mė s'jam e bukura yte.
    A thua dėshtimi i GREAT EXPECTATION do tė tė bėj mė tė fortė, do tė tė bėj si s'do tė tė bėj.
    Tash mė e verteta yte ėshtė ndryshe. Unė nuk jam e vetmja aktore qė e fton tė luaj rol nė dramėn tėnde. Ka edhe plot tė tjera, ka si nuk ka!

    Reading People - Thuaje atė qė nuk e ndjen, atė qė nuk e mendon, thuaje tė kundertėn e cila provokon bashkėbiseduesin tė thotė tė vėrtetėn.
    Reading People - Provoko & refuzo. Do tė arrish tek e vėrteta e MADHE sepse bashkėbiseduesi do tė zhvishet nga lėkura e durimin duke nxjerė pavetėdije nė pamje tė vėrtetėn e tij.
    _____________________________________________
    Huh, ēfare mot i brishtė...sa ditė e gjatė, ditė qė qanė!
    • The rest is silence.


  2. #42
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Po shfletoja kėtė libėr virtual tė pafund, lexoja ngjarje, rėfenja, vargje, poezi, prozė nga mė tė ndryshmet. Ēuditėrisht tė gjithė rrotullohen rreth njė pike. Dashurisė. Njoha lloj lloj ikona dashurie, tė ngjisura nė pėrjetėsi, njė Teutė, njė Maria, njė Gertė. Perėndesha tė dashurisė, nxitėse tė dhimbjeve tė ėmbla, epshit e lumturisė. Mbi tė gjitha ndjenjave. Po si nuk u kujtua askush ti shkruaj jo-ndjenjės, madje do tė kishte mė shumė adhurues. Tė mos ndjeshė nuk do tė thotė e kundėra e ndjenjės, ajo ėshtė njė soj nė vete. Ėshtė boshllėk, njė sferė e zbrazėt, e zhbėrė. Ne jemi shumė, por jemi tė heshtur, tė strukur nė boshllėkun tonė, ngaqė s’kemi as emėr, as formė, as zė. Do tė flijohesha pėr tu bėrė ikonė e sojit tonė, njė skulpturė nga forma e trupit tim. Koha do tė zhbėnte trupin, do tė mbetej vetėm lėvozhga, do tė ishte simbol i sojit tonė, njė pike takimi e ngushėllimi!
    • The rest is silence.


  3. #43
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kufijtė artistikė tė boshllėkut...

    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    . Tė mos ndjeshė nuk do tė thotė e kundėra e ndjenjės, ajo ėshtė njė soj nė vete. Ėshtė boshllėk, njė sferė e zbrazėt, e zhbėrė. Ne jemi shumė, por jemi tė heshtur, tė strukur nė boshllėkun tonė, ngaqė s’kemi as emėr, as formė, as zė. Do tė flijohesha pėr tu bėrė ikonė e sojit tonė, njė skulpturė nga forma e trupit tim. Koha do tė zhbėnte trupin, do tė mbetej vetėm lėvozhga, do tė ishte simbol i sojit tonė, njė pike takimi e ngushėllimi!
    Ėshtė pak e vėshtirė tė materializohet nė skulpturė boshllėku. Me poezinė ka kohė qė janė hasmuar. Ngelet kinematografia...!

  4. #44
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    E pranoj, akoma jam e hutuar nga ajo ngjarje, dhe e imagjinoj sa i hutuar mund tė jesh edhe ti nga fakti qė unė ika papritmas nga jeta yte. Pėr ty ishte njė arsye koti, por pėr mua ishte e mjaftueshme. Pėrpara se tė njiheshim mė tregove ditarin tėnd, pastaj bėmė dashuri nė dėrasat e dyshemesė. Akoma mė kujtohen lulet si filtronin dritėn e diellit dhe zėri i Bob Marley. Sot isha nė studion tėnde e kishe shėndruar nė galeri, tė gjitha filmat tonė i kishe zhvilluar nė fotografi, mundesha tė datoja ēdo ēast, edhe ato qė akoma s'i kemi jetuar. Mu kujtua kur me flisje pėr kohėn, mė thoje se e ardhmja ėshtė po aq reale sa edhe e kaluara. Mė thoje, qė edhe pse nuk je atje nuk do tė thotė se nuk ėshtė e vėrtetė. Nuk do tė thotė qė ti je kėtu dhe Roma nuk ėshtė atje. Ai qytet ėshtė po aq real sa je edhe ti, ndonėse ti s'je atje. T.M
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 21-03-2008 mė 21:10
    • The rest is silence.


  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Puthja

    ...ende pa i kaluar mahnitja dhe magjepsja me pamjen qe iu shfaq para syve, ai ndjeu doren e saj se si e shtrengon doren e tij, sikur donte t’i thoshte: “E sheh sa bukur eshte”, sikur donte t’ia beje me dije se kjo ky vend gjetja e saj, duke shprehur gezimin qe kete gjetje e ndane me te. Gjini, ende pa i besuar reales se kesaj pamjeje magjepsese, ktheu koken kah Fjolla e tij, e shikoi ne sy ku i pikasi ndjenjen e qetesise se brendshme, sfondi magjepses i perzihej me magjine qe kish pershkendritur fytyren e saj. Ajo qe e bente
    ta njohe dhe te magjepsej sa here qe e takonte Hyllin e tij, sic i thoshte, ishte magjia e fytyres se saj.
    Perhere i shfaqej ndryshe por asnjehere nuk mungonte magjia. Ajo ishte aty, duke filluar nga floket e saj, nga syte e bukur jeshile nen nje hark te bukur
    vetulle, e deri ne buzet e saja te vecanta dhe te embla, buze te futura paksa brenda, sikur deshironin te thone: fshehtesia dhe embelsia eshte brenda. Dhe
    vertet, ai s’kish degjuar fjale me te embla sec ishin fjalet qe dilnin nga goja e saj. Deri sa e shikonte ashtu nga afer, deri sa e shtrengonte doren e saj te lemuar verejti se dielli doli prej reve duke hedhur edhe me shume drite mbi fytyren e saj te bardhe. E ndjeu se i jane ndezur te gjitha ndiesite e tij, e shihte se lekura e saj behej e tejdukshme, e ndjellte lekura e saj ne qafe dhe ne faqe. Por ai pikasi faqet e saja dhe me doren tjeter preku lehte faqen e saj. E leshoi doren e tij te madhe mbi ate faqe te lemuet, e leshoi lehte sikur nuk donte te ndryshoje ngjyren e saj. Ndjeu per nje cast ngrohtesine e saj dhe shikimin e bute te syve te saj.
    Ai e shikonte ne syte saj te bukur, e shikonte me ngrohtesi sikur donte te zhytej thelle ne ate ciltersi, e leshoi doren e saj dhe ofroi edhe pllemben tjeter ne faqen e saj. Sakaq, te dy duart e tij vazhdoi t’i ece lehte ne floket e saj te shkurte duke ia mberthyer me dy duar koken e saj te cilen e afronte kah ai, e syte nuk ia hiqte nga syte e saj. Perjetonte castet e tij me te magjishme te cilat I materializoheshin ne kujtese mijevjecare me prekjen e lehte te buzeve te saj. E puthi fillimisht lehte ne buze, nuk e hiqte nga ai, por vetem e puthte lehte, sikur donte qe me buze te gjeje rrugen kah flaka e puthjes. E ndjeu se edhe trupat e tyre ishin afruar ndersa zjarri i vinte prej brenda. Ia deshironte puthjen, i shijonte kjo puthje si asnje puthje tjeter. Ia puthte here buzen e eperme, here buzen e poshtme,
    ia perbinte lehte, e kafshonte lehte ne buze sikur donte t’ia beje me dije se deshiron ta perbije te teren, sic deshironte i teri te zhytet ne syte e saj, dhe tek ndjente se nga emocionet e shumta u thaheshin buzet, ajo leshonte gjuhen e saj te lemashket per nje cast, ai ndjente gjuhen e saj te ngrohte dhe e perbinte nga pak ne vete. Sikur donte qe edhe ajo dehsiron te ndjeje gjuhen e tij ne gojen e saj, dhe e ecte lehte brenda, aq sa per nje cast u humben ne puthjen e tyre te zjarrte. Rrotullonin gojet e tyre, here ne nje ane, here ne anen tjeter, ledhatonin me shpejtesi floket dhe qafet e njeri tjetrit dhe putheshin hiq pa u ndalur. Per nje cast te dy leshuan nga nje ofshame, nga nje oooohhhh, qe nuk ishte si ajo ofshama e zhytesit qe del nga uji dhe kerkon ajer, por ish nje ofshame qe shprehte mallin e tyre per njeri
    tjetrin, dashurine e tyre qe e kishin brenda dhe u ziente ne shpirt. Gjini ia morri koken e saj dhe ia ofroi ne gjoksin e tij duke ia shtrenguar ,sikur donte qe ta fuse ne brendine e tij. Fjolla e kish perthakuar me duart e saj per shpine dhe e afronte kah vetja, donte ta ndjeje, t’ia degjoje te rrahurat e zemres se tij. “Shpirti jem”, i thoshte Gjini tek ia ledhatonte koken e saj dhe tek e mbante ne gji. “Shpirti jem”, I perseriti dhe ndjeu ofshamen e saj, sikur ia bente me dije se i pranoi brenda keto fjale. Tek vinin ne vete nga kjo puthje dhe ky perqafim Fjolla u kendell e para: “S’kemi shume kohe, e marrim nje barke”, i tha me zerin e saj te bute dhe engjellor. Pa mos dijtur se ku ka barka ne kete vend te panjohur Gjini e morri per dore, ia shtrengonte doren e saj dhe u nisen bregut te liqenit, kah ana e ndritshme e tij....

    (Kete postim e kisha vene gabimisht te nentema "Lumturia". Ketu e ka vendin e natyrshem...Afsh!)
    MAKTUB

  6. #46
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Memories

    Mė kujtohen pushimet e 200X, mė kujtohet sikur tė ketė ndodhur dje. Ishte vera e ndryshimeve dhe qė atėherė asgjė nuk ėshtė si mė parė! Nuk ishte nga ato verėrat e nxehta e tė thata, mė shume binte shi, njė shi i ēthurur, sikur zoti po e hudhte me govatė, edhe deti ishte ēmendur, si ne tė dy. Na qėlloi dhoma nr. 13 e ne qesheshim, nga qė ky numėr gjithnjė na ndiqte pas. Mė kujtohet kur e zgjonim recepcionisten plakė, i binim ziles pa ndėrprerė, deri sa vinte ajo e hutuar me penjuarin e saj rosė, flokėt e thinjura e tė ēuara pėrpjetė dhe na mbante tė njėjtėn ligjeratė pėr ēdo natė. Ktheheshim vonė, tė mpirė dru, madje edhe nga lokalet ishim tė fundit qė iknim, pėrderisa unė vallzoja e vetme nėn dritat shumė ngjyrėshe tė podiumit, ti vije mė merrje pėr dore dhe mė thoje, “akoma s’ka mbaruar. “ I gdhinim netėt duke bėrė dashuri, aq shumė sa qė na merrte gjumi mbi njėri tjetrin tė zhveshur e tė bėrė qull. E ngjizėm, bashkė me mėkatin e bardhė, pas trimbėdhjetė ditėve. Tani kur mė kujtohen mė vin edhe tė qeshem edhe tė qaj. Oh!
    • The rest is silence.


  7. #47
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    O ti njeriu i qenve, qė flen me qen, ushqehesh me qen, jeton me qen. Unė s'tė njoh, s'tė kam bėrė asgjė, andaj ik, mos me hy nė shtrat, tė vjen era qelbėsirrė. Padashje hyre nė jetėn time, dhe je ngulur aty, flen me mua, ushqehesh me mua, jeton me mua, bashkė me qentė e tu. Sikur atė ditė tė mė trajtoje si qen, do tė kuptoheshim mė mirė. Sot nuk do tė ishe nė mua bashkė me qentė e tu!
    • The rest is silence.


  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Zombie...me pelqen menyra se si shkruan!Nese do botoje nje liber do isha nje lexues i yti...dhe do te te ndiqja rruges qe te ma autografoje.

  9. #49
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Mė janė zgurdulluar sytė, mė janė shprishur ormitė, kapakėt e syve nuk i ndjej mė, janė bėrė tė pandjeshėm e tė tejdukshėm. Kėshtu ndodh kur gjendesh pėrpara njė udhėkryqi dhe zgjedh anėn e gabuar, mbase tė josh demo versioni, ngaqė malli i prishur shitet vetėm me reklamė madhėshtore. Por, e qelbur dhe e shtrembėruar nė thellėsi. Koha nuk na mundėson replay, qė tė ēbėjmė gabimet tona, ajo ikėn si dhelpėr. Dinakja! Shpesh arrij nė prag tė pamundėsive, verbėrisė Saramagose, pėr tu ngjitur nė majen mė tė lartė dhe tė angulloj si njė ulkonjė deri nė dhimbje, deri nė vdekjen e bardhė. Por sėrish instinkti njerėroz mė tradhėton, duhet vazhduar, ndonėse me hapa tė rėnduar. Nė ēdo ekstazė mė kujtohen rreshtat e Enes K dhe ju pėrkulem!

    'Ishte nė here njė njeri i ngarkuar me dru. I lodhur nga ngarkesa, u shtri, fshiu djersėt nga balli, dhe tha:
    “ O vdekje, e bukura ime, vetėm ti mund ti japėsh fund vuajtjes time!”
    Vdekja u shfaq pranė tij, dhe i tha:
    “Ja ku jam, mė thire gjė?”
    “Po, mė duhet ndihma yte, tė mė ngarkosh drujtė nė shpinė, qė tė mundem tė vazhdoj rrugėn time,” i tha njeriu duke ju dridhur zėri.'
    • The rest is silence.


  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zombi pėr postimin:


  11. #50
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035

    Verė dhe poezi

    Asnjėherė nuk mė ka pėlqyer poezia, porosia e sjellur ėshtė aq shumė e kompresuar sa qė fundoset nė fundar. Por nuk mundesha tė refuzoj ftesėn e mikut tim pėr nė mbrėmjen poetike “Verė dhe poezi” organizuar pėr hir tė ditėve frankofone, madje mė shumė mė tėrhoqi ajo e para, verė, por mbi tė gjitha nuk kisha edhe se si tė vras kohėn. Pranova ftesėn e tij.
    Mbrėmja nuk mbahej nė sallat e zakonshme, por nė njė pub ku kryesisht shėrbenin verė. Pėrderi sa miku im pėrshėndetej me miqtė e tij, unė zura njė cep tek banaku, doja tė qėndroja nėn hijen e elitės qytetare, qė flasin me shprehje qė si kuptojnė as vet, madje sa mė larg snobėve me mirėsjellje dhe buzėqeshjeve fallso, i njihja, ishin tė gjithė ata qė i kanė shitur shpirtin djallin. Pėrderisa dikush filloi tė lexonte poezi pėr verėn, unė po pija verėn time tė kuqrremtė, fillimisht ndjeva ėmbėlsinė e saj nė gojėn time, ėmbėlsirėn e ndjeja edhe tek rrjedh nė fytin tim, duke u fut nė damarėt e mi, e ndjeja si shkrin gjakun tim tė ngrirė, pėr tė ēarė rrugėn pėr tek koka ime. Kjo ėshtė pjesa mė e kėndėshme, tė krijon pamje miope, dhe tash mė komplekset natyrore ikin, zėrat duken mė tė largėt, dėgjoj vetėm tingujt e muzikės blues. Ndonėse koka mė rėndon, brengat kanė shtegėtuar, mbaj kokėn me njėrėn dorė dhe ndjehem sikur kam lindur sėrish. Pastaj mbaj mėnd qė u bė njė rrėmujė, u afruan shumė njerėz, flisnin pėr verėn por nuk shijonin verėn, flisnin pėr poezinė, por as vet nuk dinin se ēfarė, unė vetėm pohoja me kokė ndėrsa me trup e kėmbė ndiqja ritmin e muzikės. Louis Pasteur ka thėnė “Mė shumė filozofi ka nė njė shishe verė se sa nėpėr libra.” Ka shumė tė drejtė. Nuk di sa gota i kam pirė, por e di qė u bė shumė vonė, autobusi i fundit kishte ikur, ne u detyruam tė ktheheshim nė kėmbė, gjatė rrugės folėm pėrseri pėr verėn, pėr ata qė i kėnduan verės, Homeri dhe Virgjili, Balzaku, Pablo Neruda, Kahjami… kishim ecur mė shumė se njė orė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zombi : 29-03-2008 mė 15:02
    • The rest is silence.


  12. #51
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ne mbremjen "Vere dhe Poezi"...ne qosh banakut qendronte nje shpirt poetik(megjithe qe nuk pelqente poezine,pelqente veren ,dhe s'kish cti bente dhuntise poetike te te shprehurit), duke shijuar veren me pasion te pranishmit e rastit e pandehnin per nje pianece...
    A thua e dinin ata thenjen e Pasteurit per veren,.. ?

    Do te doja te dije edhe nje gje: a u shkrua vere ? dhe a u pine vargje me fund ate nate..?,dhe nga kush...nga poetet apo nga pianecet.
    .................................................. .................................................. ..........................................
    Ke shkruar shume bukur ,me pelqyen shkrimet dhe do te vecoj viziten tek varri i Gjyshit ....perkujtimin per Diten e Mesuesit...Te lumt Zombi.....

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 29-03-2008 mė 16:54
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  13. #52
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ky -kjo zombi eshte interesant(e).
    Nje talent i madh dhe po kaq dembel i madh. Nuk e merr seriozisht talentin....
    gjynah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar macia_blu pėr postimin:


  15. #53
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    ky -kjo zombi eshte interesant(e).
    Nje talent i madh dhe po kaq dembel i madh. Nuk e merr seriozisht talentin....
    gjynah'
    Si e vleresove kete? Talenti, dembelija etj. nuk maten me numrin e postimeve por me cilesine e tyre. Zombi eshte nder te rrallat ne forum qe tregon perkushtim ndaj shkrimit, talent dhe dell prej artisteje...Kjo duhet te vleresohet. Ne kete eshte e vyeshme Zombi.
    MAKTUB

  16. #54
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Ferry Lexo Postimin
    Si e vleresove kete? Talenti, dembelija etj. nuk maten me numrin e postimeve por me cilesine e tyre. Zombi eshte nder te rrallat ne forum qe tregon perkushtim ndaj shkrimit, talent dhe dell prej artisteje...Kjo duhet te vleresohet. Ne kete eshte e vyeshme Zombi.
    E kishte shkruar ne kontekst pozitiv ( dembeline ).

  17. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    ky -kjo zombi eshte interesant(e).
    Nje talent i madh dhe po kaq dembel i madh. Nuk e merr seriozisht talentin....
    gjynah'
    Macja nuk e ka dhe aq keq.
    E di ēfare mendoj une...Ka shume persona qe shkruajne ne forum per te vene ne diskutim vlerat e veta...dhe per te pare impaktin qe kane tek ata qe lexojne.Ne kohet e sotme nuk behesh dot shkrimtar a "tempo pieno" sepse nuk te garanton njeri sukses dhe para.
    Ndoshta dhe macja ka shkrimet e veta me ndonje fletore,qe enderron ti shohi ne ndonje liber por e di qe kur te shkoj ne dyqan te bleje buke nuk i thote shitesi:"Po me the nje poezi ta jap pa leke...po me the dy,te jap dhe nje shishe vaj."

  18. #56
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Kur linda unė, babai im mbolli dy qershi. Njė pėr mua njė pėr motrėn time. U rritėm bashkė, ashtu siē ishim nxėnė. Qershia e motrės time u rit e drejtė dhe e lartė, i bėnte kokrat mė tė mėdhaja e mė tė ėmbla. Tė gjithė fėmijet e lagjes ngjiteshin tek ajo. Imja ishte mbjellur nėn hijen e shtėpisė, ajo nuk e kapte dot diellin, ndaj u detyrua tė lakojė degėt pėr tė gjetur njė ēik ngrohtėsi. Prandaj ajo bėnte kokra tė vogla dhe jo aq tė ėmbla. Vetėm unė ngjitesha tek ajo, ndonėse lakmoja qershitė e pemės tjetėr, por ajo ishte imja dhe ndjehesha mirė nė tė. Ajo mbijetoi pėr mua ashtu siē ishte e hollė dhe e shėmtuar. Dy nga degėt e saj ishin tė lėvaruara nė atė mėnyrė qė krijonin njė formė harku, dhe dukeshin si dy krahė tė shtrirė enkas pėr mua. Gjithmonė kam qenė tip i mbyllur dhe e tėrhequr, nuk shoqėrohesha me fėmijėt tjerė, andaj gjithnjė kur kthehesha nga shkolla ngjitesha dhe ulesha nė krahėt e saj, flisja me tė dhe ia thoja tė gjitha ato qė ndjeja brenda. Por kur ne ikėm, babai i preu tė dy qershitė, ngaqė s’kishte mė kush ti fshinte gjethet.

    Tė dashur miq, ju falėnderoj qė ndani njė ēast ndjenjė kėtu tek pema ime (virtuale), edhe pse ka fruta tė tharta. Ky forum dhe kjo nofkė mė kanė mundėsuar tė rigjej qershinė time!
    • The rest is silence.


  19. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Zombi pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Gentian_gr (18-11-2013)

  20. #57
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zombi! Te uroj per shkrimet terheqese. Urime!

  21. #58
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Te lumte Zombi. Rrefim perplot urti. Thuajse, rrefim i urte popullor. Jo me kot kam shprehur besimin tek cilesia e shkrimeve tua, jo sasia. Vetem vazhdo dhe na jep fruta te tharbeta nga pema e embel e krijimtarise tende.
    MAKTUB

  22. #59
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ti ferry , na behesh ferr e na cave koken , thua ne cdo post te njejten gje ....! Pa llogaritur se mua me duket se nuk merr vesh gje prej gjeje , as nga ato qe thua , e jo me nga ata qe lexon!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  23. #60
    i/e regjistruar Maska e Yrref
    Anėtarėsuar
    03-07-2006
    Vendndodhja
    Yjesia Arusha e Madhe
    Postime
    253
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    ti ferry , na behesh ferr e na cave koken , thua ne cdo post te njejten gje ....! Pa llogaritur se mua me duket se nuk merr vesh gje prej gjeje , as nga ato qe thua , e jo me nga ata qe lexon!
    Po mire moj macje, ku gjete dy fjali te njejta tek postimet e mija?!
    Pastaj, nese ti s'kupton edhe gjuhen me te dėlirė (te mos them te thjeshte) eshte problem yti, i pamundesise per te perceptuar edhe fjalet "urti", "cilesi", "sasi", "frut" etj... S'te kuptoj, ku te dhemb?!
    MAKTUB

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •