Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Blerta Kambo - Fotografi

    Nė mbyllje tė kursit fotografik "5.6", Blerta Kambo paraqet njė seri fotografish tė zhvilluara gjatė ditėve qė mbante dietė, pėr tė rėnė nė peshė. Janė 16 imazhe qė dokumentojnė vuajtjen fizike dhe psikologjike tė njė vajze tė re, pėr tė qenė "nė formė" dhe "e pranueshme" nga shoqėria

    Nuk ėshtė ēudi tė flasėsh me njė biskotė. Shumė vajza e dinė mirė se ē'do tė thotė. Kur ishte e vogėl tė gjithė i thoshnin se ishte e veēantė. U rrit me idenė e tė qėnurit e tillė. Mendonte se ishte antikonformiste. Se nuk i bėhej vonė pėr linjat, pėr dukjen, pėr ato dhjetėra gjėra, qė e shkrinin me "masėn". Revistat e modės, femrat e kopertinave, nuk hynin nė orbitėn e Blerta Kambos. Jo sepse ajo nuk ėshtė simpatike, apo nuk pėlqen tė vishet bukur, pėrkundrazi. Por i dukeshin absurde pėrpjekjet qė bėnin mikeshat e saj pėr tė qenė nė formė, dietat shkatėrruese pėr tė rėnė nė peshė. Tani, nuk ėshtė mė absurde, as biseda me njė biskotė, apo njė kafshatė byrek tė pėrgatitur nga gjyshja. ("Tė hash, apo tė mos hash!") Llogaritė e sasisė sė kalorive tė ēdo ushqimi qė pėrtyp i vėrtiten nė tru edhe tani, qė ka hequr dorė nga dietat. Si njė njeri i pėrfshirė, qė njeh shumė vajza qė "vetėsakrifikohen" pėr linjat, pėr tu dukur bukur nė sytė e tė dashurit, tė miqve, tė shoqėrisė…, Blertės nuk iu desh tė mendohej gjatė.

    Tema qė do tė realizonte nė ekspozitėn mbyllėse tė kursit tė fotografisė "5.6" ishte "16 ditė - Unė dua tė jem anoreksike". Nė ciklin me 16 imazhe fotografja e re, Blerta Kambo, ndjek procesin e mbajtjes sė njė diete tepėr tė ashpėr. Njė projekt artistik qė angazhon mė shumė se njė medium. Nuk bėhet fjalė vetėm pėr fotografinė, por edhe pėr procesin e dokumentimit dhe shfrytėzimin e trupit tė saj si objekt.

    Lėng frutash, ujė dhe kafe. Kaq. Ky ishte objektivi qė duhet tė ndiqte pėr 16 ditė. Njė fotografi portret, njė trup dhe njė anėsore. Poshtė njė copė ditari.

    Nė ditėn e parė "Nisa tė ndjej peshėn e sė tėrės. Ndihesha e ngopur dhe e ngopur me zbrazėti", ndėrsa nė tė fundit "E zbrazėt dhe ngopur me zbrazėti". Njė proces i dhimbshėm. Jo me gjasme. Kishte ditė qė bėhej keq. Nevoja pėr tu ushqyer ishte tepėr e fortė, por ishte e bindur t'i shkonte deri nė fund, edhe pse teknologjia sot bėn mrekullira dhe mund tė simulonte njė anoreksi tė mundshme. "Nuk kishte rėndėsi nėse do tė dobėsohesha, apo jo. Rėndėsi kishte procesi", - tregon Blerta.

    Teksa zhvillonte kėtė projekt e ndjeu veten tepėr tė pėrfshirė psikologjikisht. "Nė serinė e fotografive, 4 janė bosh. Janė ditėt kur fillova tė mendoja, tė analizoja, nėse tė gjithė kėtė po e bėja pėr projektin, apo sepse doja tė dobėsohesha vėrtet",- vazhdon ajo.

    Gjithēka u kthye nė shumė personale. E gjithė bota i dukej e lodhshme. Vetja e shėmtuar. Kishte ditė qė nuk shihej nė pasqyrė. Njė vuajtje e vėrtetė, qė nuk i shėrben askujt.

    Ēlirimi ndodhi ditėn e ekspozitės. "Kur i pashė tė gjitha fotografitė tė vendosura nė mur, kuptova se "vetėsakrifica" nuk kishte qenė e kotė. Njerėzit ndaleshin dhe i shikonin fotot me vėmendje, lexonin shėnimet e mija. Por vlerėsimi mė i mirė, pėrpos ēdo komplimenti, ishte rrėfimi qė njė vajzė mė bėri pasi pa fotografitė. Ajo e kishte kaluar vetė atė eksperiencė dhe tek unė pa veten", - thotė Blerta, tashmė e ēliruar nga dietat dhe komplekset. "Procesi mė i vėshtirė ėshtė t'ia pranosh vetes se po bėhesh anoreksike. Nėse e arrin kėtė nuk turpėrohesh t'ua tregosh edhe tė tjerėve. Kėto fotografi mė ndihmuan tė pranoj njė fakt dhe t'i bėrtas gjithė botės mbi kėtė qė po ndodh. Pėr anoreksinė e fshehtė, pėr kėtė fenomen qė duket sikur nuk ekziston kėtu tek ne, por qė nė tė vėrtetė ėshtė shumė i pėrhapur. Dhe qė aty varen shumė raportet femėr-mashkull, apo edhe femėr-femėr".

    Do tė kishte dashur qė fotografitė e saj tė mund tė ekspozoheshin mė gjatė, qė mė shumė njerėz t'i shihnin e tė reflektonin mbi to. Tani qė e provoi fuqinė e vėrtetė tė artit, Blerta po punon pėr tė tjera projekte. Sigurisht, jo mė dieta. Ėshtė studente e vitit tė tretė pėr Inxhinieri Mjedisi dhe shumė prej serive fotografike lidhen me mjedisin, me raportin qė kanė shqiptarėt me mjedisin, tė cilin e konsiderojnė si diēka tė dhėnė, qė nuk mund t'iu merret. Fotografitė e para qė ka shkrepur lidhen pikėrisht me fushėn qė ajo studion, ndotjen... Shkrepje pas shkrepjeje ndjeu se i pėlqente zhurma qė bėnte diafragma e tashmė s'mund tė dalė nė rrugė pa hedhur krahėqafė aparatin fotografik tip "Nikon". Ēdo gjė e sheh nė kornizė dhe fotografon sa tė mundet. Por nuk ėshtė njė pamje e shkrepur kot. Luhet me detajin, me vėshtrimin, me tė pakapshmen prej tė shumtėve.

    Dikur i pėlqente tė shkruantė, tė linte shėnime gjithandej, por ndodhi njė moment "bllokimi". Tek fotografia gjeti njė gjuhė tjetėr tė shprehuri. Prej njė lajmėrimi-poster mėsoi mbi kursin e fotografisė "5.6" tė zhvilluar nga Qendra Kulturore Lindart dhe i financuar nga Sėiss Cultural Program Albania, tė cilin e ndoqi pėr tetė muaj. "Mė vjen keq qė pėrfundoi dhe dua qė me miqtė e mi tė zhvilloj njė "zgjatim" tė projektit "5.6". Ndoshta njė shoqatė fotografėsh", - thotė ajo. Ndėrkohė po pėrgatitet pėr njė ekspozitė nė Paris bashkė me bashkėmoshatarė tė saj pjesėmarrės nė kursin fotografik "5.6", ekspozitė qė pėrmban kėndvėshtrimet e tė rinjve mbi Shqipėrinė.

    Shekulli

  2. #2
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    638

    Fotoja e mesiperme e marre nga Shekulli. U mundova te gjeja disa foto te tjera por pa sukses.

  3. #3
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    E ku qenka arti ty?BS

  5. #5
    Ego? Superego? Maska e Harakiri
    Anėtarėsuar
    07-10-2004
    Postime
    638
    Shhh se te degjojne feministet. Buzeqesh e mirato.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,380

    Pėr: Blerta Kambo - Fotografi

    Artistja shqiptare Blerta Kambo finaliste nė konkursin prestigjoz ‘Circa Prize’ nė Londėr, ja si tė votoni

    Fotografja dhe artisja vizuale Blerta Kambo ėshtė shpallur finaliste pėr Circa Prize, njė ēmim prestigjioz i arteve bashkohore pėr artistėt e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) nė Britaninė e Madhe


    Fotografja dhe artisja vizuale Blerta Kambo ėshtė shpallur finaliste pėr Circa Prize, njė ēmim prestigjioz i arteve bashkohore pėr artistėt e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) nė Britaninė e Madhe.

    Blerta ėshtė pėrzgjedhur nga njė grup kuratoresh, sė bashku me 29 artiste te tjerė, si finaliste, nė njė konkurs tė hapur me pjesmarrje nga e gjithė bota. Kjo ėshtė hera e parė qė njė shqiptare ėshtė finaliste pėr Circa Prize.

    Video e saj “Gur i rėndė” / “Heavy Stone”, u shfaq me 3 shtator nė ekranet e mėdha tė Sheshit Picadilly Circus, nė Londėr. Po ashtu video u shfaq nė Berlin dhe nė Milano, nė tė njėjtėn orė lokale 20:23.

    Video e Blertės trajton nė mėnyre poetike si videoart, temėn e emigrimit.

    Konkurohet pėr dy cmime, njė tė vendosur nga juria ( e cila pėrbehet nga disa prej emrave mė tė afirmuar tė artit bashkohor) dhe nje votė e publikut.

    Ju mund tė shihni e tė votoni pėr Blerta Kambon nė linkun e mėposhtėm: https://circa.art/circa-prize-2023/blerta-kambo/


    Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/artistja...a-si-te-votoni

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,380

    Pėr: Blerta Kambo - Fotografi

    https://www.youtube.com/watch?v=yaZMmzDdNN8

    Fotografja Blerta Kambo finaliste nė “Circa Prize 2023” nė Londėr

    Wake Up - TCH / Shtator 2023

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-05-2024, 12:25
  2. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-06-2022, 08:34
  3. Fituesit e llotarisė amerikane pėr vitin 2008
    Nga tani_26 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  4. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  5. Blerta na harroi gėrshetat - Odhise Grillo!
    Nga Fiori nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 19:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •