Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Gërmime të paligjshme në kalanë e Novobërdës

    Dy punonjës të UNMIK-ut u kapën nga policia kosovare pasi kishin kryer gërmime në kalanë e Novobërdës. Nuk është hera e parë që kryhen gërmime të paligjshme në territoret e monumenteve të kulturës

    Për piratët e rrënojave nuk ka kohë më të përshtatshme. Kur të gjithë janë në ethe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pakkush e çon mendjen tek objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat, së fundmi janë vënë në fokusin e gjurmuesve të thesarëve. Nuk janë aventurierë të thjeshtë, por njerëz nën petkun e “ndërkombëtarëve”. Vetëm pak ditë më parë, dy punëtorë të administratës së UNMIK-ut, një i huaj dhe një vendas janë kapur në flagrancë duke kërkuar për sende të arta në kalanë e Novobërdës. Me një detektor metali dhe një lopatë, kanë dalë në gjuetinë e arit, por pa sukses. U ndalën nga policia kosovare, ndërsa kanë lënë gjurmë ngado në territorin e kalasë së shek. XIV.

    Rojtari i monumentit dhe i 1200 hektarëve përreth, Islam Vllasaliu, është shprehur për të përditshmen kosovare “Express” se ky është rasti i parë që nuk bie në gjurmë të piratëve (lajmin e ka mësuar nga mediat), pasi dy vjet më parë, ishte pikërisht ai që raportoi gërmimet që po bënin dy policë rumunë, edhe ata nën uniformën e UNMIK-ut. Islami tregon se derisa rumunët mbaruan procesin e kërkimit të sendeve me vlerë, i sekuestruan celularin dhe mjetin e identitetit, të cilat ia kthyen më vonë. Sipas “Express-it” deri tani nuk është njoftuar ndonjë masë ndaj policëve, ndërsa për rastin e fundit u informua edhe Shërbimi Policor i Kosovës, i cili mundësoi ndalimin e dy policëve. Sipas togerit Ismet Hashani, nga zyra për informim në rajonin e Gjilanit, rasti u raportua para disa ditësh. Hashani u shpreh për “Express” se gjatë ndalimit, personave iu sekuestrua një lopatë dhe një detektor. Mësohet se dy “unmikasit” nuk janë nën arrest, por nën hetim. I pyetur në lidhje me këtë rast, funksionari Rusell Geejk nga zyra e informacionit të UNMIK-ut, pranon se bëhet fjalë për një punonjës të këtij organizmi, por nuk mund të japë detaje, pasi me këtë çështje po merret policia.

    Më shumë se një rast i veçuar, shqetësues është fenomeni që po ndodh me trashëgiminë kulturore të Kosovës. Thuhet se Ministria e Kulturës së Kosovës ka treguar vëmendje vetëm për objektet e shkatërruara gjatë marsit të vitit 2004, ndërsa janë lënë në harresë shumë monumente të tjera. Mungesa e kujdesit dhe e investimeve i ka kthyer monumentet në gërmadha, ndërsa objektet e trashëgimisë kulturore kanë marrë rrugët e Evropës. Rojtari i kalasë së Novobërdës thotë se gjatë kohës që ai ka punuar aty nuk mban mend që në kala të jenë kryer ndonjëherë investime, gjë që ka çuar në shkatërrimin e monumentit dhe kthimin e tij në një gërmadhë. I pyetur nga “Express” për këtë çështje, Baki Svirca, drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, thotë se problemi kryesor është mosrespektimi i prioriteteve në fushën e trashëgimisë. “Faktori i dytë është politizimi i trashëgimisë, ndërsa faktori i tretë është mungesa e buxhetit”, - thotë Svirca, ndërsa shton se puna çalon edhe në mosrakordimin e punëve mes palëve, që janë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. “Të gjitha këto dobësi i shfrytëzojnë hulumtuesit ilegalë. Edhe në Kosovë janë përhapur të ashtuquajturat “ethet e arit” dhe prandaj kemi kësi lloj dëmtimesh. Këto hulumtime janë vetëm një prej dëmtimeve, sepse edhe vizitat joformale të paautorizuara, të pakoordinuara, të pamenaxhuara, shkaktojnë dëmtime në trashëgimi”,- vazhdon Svirca. Sipas tij, në rastin konkret, në kalanë e Novobërdës ka shumë dëmtime, pasi ka shumë vizitorë, të cilët ngjiten nëpër mure, duke shkaktuar rrëzimin e gurëve.


    Shekulli

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Njeri me derr se tjetri dhe na shajne ne shqiptareve pastaj...
    Kjo tema ne fakt eshte per tek aktualitetet...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Pershendetje

    Nuk me habit aspak ky shkrimi me lart sepse kjo eshte tradit e te huajve ne keto ane te cilet e kan trasheguar nga shkiet ,
    Kam shoke dhe komshi qe ishin prezent apo puntore krahu te ,,arkeologve serb'' gjat germimeve .Nje nder ta A. Novoberdaliu me pate treguar se si kishte vrejtur nje lloj anomalie gjat gjurmimit ku tere diten aj cek se si kishin germuar ku r hasnim ne artifakte Arkeologu serb ne fund na largonte duke qendruar vetem afer vendgermimit .Nje dite vendosa te meshiifem dhe ta shof se pse qendronin vetem dhe pse te nesermen vend germimi ishte i mbuluar nga serbet.
    Germuam tere diten hasen ne eshtra njeriu dhe ne artifakte te varrit ne mbaramje si zakonisht na larguan me heret u bera se shkova ne shtepi qe e kisha shume afer vend germimit dhe ktheva pas nje shkurreje duke shiquar se qka po ndodh ''arkeologet serb' nxorren diqka nga nje thes dhe hudhen ne varrte mihur pastaj e mbuluan shpejt e shpejt dhe shkuan ne errsire .
    Nga kersheria mora lopaten dhe fillova te hape varrin perseri dhe gjeta sendi qe kishin hedhur ne varr ai ishte nje kryq asgje tjeter kryq sllave .Keshtu rrefen plaku 75 vjeqar .
    Keshtu eshte bere falsifikimi i argumenteve historike ne Kosove ne menyrat me te thjeshta
    Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 13-02-2008 më 07:15

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuesja: Prishja e "Zogut të Zi", e paligjshme
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 22:49
  2. 35 milione lek per te shkuar ne Kalane e Krujes!!!
    Nga malli në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2003, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •