Ish-kongresisti shqiptaro-amerikan Joseph DioGuardi pritet të kandidatohet sërish nga Partia Republikane për në Kongresin Amerikan.

Ish-kongresisti DioGuardi pritet të garojë në distriktin e 19-të ku përfshihen katër rrethe Dutchess, Orange, Rockland dhe Ëestchester. Në këtë distrikt detyrën e kongresistit e kryen John Hall. Kryetari i Partisë Republikane Douglas A.Colety për Ëestchester ka ftuar ish- kongresmenin Joseph DioGuardi që të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme më 3 nëntor 2008.
DioGuardi, tha se është duke e studiuar mirë këtë "ofertë" të republikanëve nga ky distrikt, dhe shumë shpejt do të vendosë në se ai do të fillojë fushatën për t'u rizgjedhur, apo jo edhe një herë për kongresmen. DioGuardi, shërbeu dy mandate në kongresin amerikan nga viti 1985 deri në vitin 1989 , kur ai u mund nga kongresistja Sue Kelly. (B.Sina)


http://www.ina-online.net/index.php?id=4264