Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja te marrem veprimtarine e fundit diplomatiko-politike te krieministrit.

    Vate ne Japon, beri gjithe ato takime dhe mori ... nje premtim per nje kredi per kanalizimet e Edi Rames!

    Thoni ju se nuk e dinte ai qe ate gje do te merrte? E dinte saliu i gjore, por nuk kishte ē'te bente ndrishe, se i duhej ajo vizite, sikur edhe ne Timor Lindor te ishte ftuar, se gjekundi tjeter nuk qas kush.

    Edhe robert papes, qe i kishte premtuar se do ta merrte me vete ne ate vizite, nuk arriti ta realizoje, ndaj berti e beri lanet - thote ai perfundimisht, po afronet perseri ai, sapo ti hedhen nje kocke per ne filifistun.

    Edhe per te qeshur, edhe per te qare!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Duaje Siveten : 12-02-2008 mė 11:47

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Rėndėsia e Diplomacisė Publike - Shqipėria dhe Kosova

    Nga Frank Shkreli

    Fund javėn qė kaloi nė Prishtinė u mbajt njė konference, me qėllim tė pėrmirsimit tė imazhit tė shtetit tė Kosovės duke pėrdorur si mjet diplomacinė publike, nė tė cilėn morėn pjesė mbi 100 pjesėmarrės nga e gjithė bota. Konferenca, qė ėshtė e para e kėtij lloji nė trojet shqiptare, u organizua nga Ministria e Jashtme e Kosovės me pėrkrahjen e Kėshillit Britanik dhe Ambasadės sė Britanisė sė Madhe dhe nė bashkpuim me Kėshillin Evropian pėr Punė tė Jashtme (ECFR). Nė kėtė konferencė ishin ftuar zyrtarė tė lartė tė politikės sė jashtme botėrore, pėrfaqsuesė dhe ekspertė tė shoqėrisė civile, pėrfaqsuesė tė medias dhe ekspertė tė tjerė, duke e bėrė kėtė mbledhjen mė tė madhe ndėrkombėtare qė ėshtė mbajtur ndonjėherė nė Kosovė nė lidhje me kėtė ēėshtje.


    Ėshtė njė shėnjė pjekurie politike dhe diplomatike qė nė Kosovė u mbajtė njė konferencė e tillė dhe ėshtė tejet pozitiv fakti qė udhėheqsit e Kosovės dhe e gjithė shoqėria, siē duket, ka arritur tė realizoj rėndėsinė dhe rolin qė mund tė luaj diplomacia publike nė jetėn e njė shteti dhe nė jetėn e njė kombi. ''Diplomacia publike'' ėshtė njė term ose njė emėrtim qė u pėrdor sė pari nga ish-diplomati amerikan Edmund Guillon dhe nėnkupton mėnyrėn e hapėt tė komunikimit tė njė shteti me publikun dhe shoqėritė nė vende dhe shtete tė tjera. Pėrdorimi i diplomacisė publike, tė pakėn siē nėn-kuptohet nė Amerikė, bėhet pėr tė informuar dhe pėr tė influencuar publikun e huaj, me qėllim tė promovimit tė interesit kombėtar dhe tė avancimit tė objektivave tė politikės sė jashtėme tė kombit. Dhe si e tillė, diplomacia publike ėshtė pjesė integrale e diplomacisė sė zakontė shtet me shtet, qė normalisht zbatohet nga pėrfaqsuesit zyrtarė diplomatikė tė vendit.

    Me kėtė rast, Zėvendės Ministri i Jashtėm i Kosovės, Petrit Selimi deklaroi pėr media duke thėnė se qėllimi i kėsaj konference ishte ''sensibilizimi i opinionit publik dhe i pėrmirėsimit tė imazhit duke pėrdorur si mjet diplomacinė publike, me tė cilėn Republika e Kosovės synon ta pėrforcojė prezencėn e saj nė Bruksel dhe nė kryeqytetet e shteteve qė nuk e kanė njohur ende.''

    Imazhi ėshtė i rėndėsishėm pėr secilin prej nesh si individ ose si organizatė , shtet ose shoqėri pjesė e sė cilės jemi, pasi na intereson dhe na shqetėson fakti se si na shikojnė ose pėrfytyrojnė tė tjerėt, sepse duke u bazuar nė pėrshtypjet e tyre tė para ndaj nesh, ata do tė reagojnė dhe do tė na gjykojnė pėr mirė ose pėr keq. Kėshtu ndodhė edhe me shtetet. Unė jam nė dijeni tė pakėn tė dy shteteve qė diplomacisė publike i japin kujdesin dhe rėndėsinė qė meriton duke e bėrė atė, pėr dekada tani, pjesė integrale tė politikės sė tyre tė jashtme. Kėto dy shtete janė Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, por edhe edhe shtete tė tjera si pėr shėmbull Izraeli, pėrdorin diplomacinė publike pėr tė avancuar interesat kombėtare jashtė vendit.

    Diplomacia publike, tradicionalisht, ka shėrbyer si njė instrument dhe si njė proces i politikės sė jashtėme pėr tė edukuar tė tjerėt rreth vlerave, kulturės, interesave kombėtare dhe nė tė njėjtėn kohė, pėr tė promovuar objektivat dhe qėllimet e politikės sė jashtėme tė shtetit duke paraqitur fakte, duke ofruar shpjegime, duke korigjuar shtrėmbėrimin e fakteve dhe duke kundėrshtuar gėnjeshtrat. Pėr shqiptarėt,ky duhet tė jetė njė proces i vazhdueshėm pėr tė mos thėnė i pėrherėshėm, pasi nė rastin e kombit shqiptar, politika aktive serbe kundėr kombit shqiptar gjatė mė shumė se njė shekull, dhe 50-vjetė tė regjimit komunist shqiptar qė i kishte shpallur luftė pothuaj tė gjithė botės, e kanė njollosur keqas imazhin e shqiptarėve kudo.

    Pėrpjekjet e diplomacisė publike do tė dalin me sukses jo sepse thjeshtė shpėrndajnė informata rreth njė politike ose interesit kombėtar, por ėshtė saktėsia dhe besueshmėria e kėtyre informatave qė do tė bindin publikun e huaj. Edhe Radio Tirana gjatė monizmit, megjithse pėrfaqsuese e njė vendi tė vogėl e me burime shumė tė kufizuara, ishte pėr njė periudhė njėra ndėr radiot mė kryesore nė botė. Por arsyeja qė asaj nuk i vente kush veshin, megjith orėt dhe gjuhėt e shumėta nė tė cilat transmetonte, ishte fakti se informatat qė transmetonte ishin trillime dhe ekzagjerime, tė pa-vėrteta, e jo tė bazuara nė fakte, tė para nga syri i njė ideologjie qė nuk mund tė bindte njeri, me pėrjashtim tė ndonjė marksist-leninsti nė botėn e tretė. Sepse komunikimi i informatave nė masė nuk ėshtė nė vetvete i mjaftueshėm, ėshtė cilėsia e informatave dhe e mesazheve ajo qė duhet tė jetė nė pėrputhje me kulturėn dhe politikėn e vėrtetė tė njė shteti dhe pėrfaqsuesve tė tij politikė; ato duhet tė jenė njė pasqyrim i vėrtetė i shoqėrisė shqiptare dhe identitetit kombėtar.

    Rėndėsia e zbatimit tė diplomacisė publike pėr Kosovėn dhe pėr Shqipėrinė, nė pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar imazhin e tyre dhe tė kombit shqiptar, ėshtė nė faktin se megjith pėrpjekjet e diplomacisė tradicionale -- sipas ekspertėve – politika botėrore nuk pėrpilohet mė kryesisht nga udhėheqsit politikė dhe zyrtarė e diplomatė tė lartė ndėrkombėtarė. Shtetet dhe fuqitė e mėdha pėrdorin mjete diplomatike, ekonomike dhe ushtarake nė favor tė politikės sė tyre tė jashtme, por pėr shtete tė vogėla si Shqipėria dhe Kosova me mundėsi modeste, diplomacia publike ėshtė pothuaj e doemosdoshme si mjet i politikės sė jashtėme pėr tė influencuar publikun nė vendet e huaja, opinionet e tė cilit pastaj janė vendimtare nė pėrpilimin e politikės qeveritare tė atyre shteteve ndaj Kosovės dhe Shqipėrisė.

    Nė prak tė 100-vjetorit tė pavarėsisė, Shqipėria ka njė rast tė mrekullueshėm qė tė ndėrmarrė njė proces duke pėrdorur metoda tė diplomacisė publike pėr tė pėrmirėsuar imazhin e saj dhe pėr Kosovėn -- qė sot pėr sot ka nevojė pėr njohje tė mėtejshme ndėrkombėtare-- diplomacia publike ėshtė njė mjet i mirė, qė do tė ndihmojė atė nė pėrpjekjet pėr ta vendosė pėrgjithmonė Kosovėn nė familjen e shteteve tė pavarura e sovrane, me tė drejta dhe pėrgjegjėsi tė barabarta me tė gjitha vendet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare.

    Tė shpresojmė qė konferenca qė u mbajtė nė Prishtinė, fundin e javės qė kaloi, tė jetė fillimi i pėrpjekjeve serioze pėr tė bėrė diplomacinė publike pjesė integrale tė politikės sė jashtme tė Kosovės, (e pse jo edhe tė Shqipėrisė), dhe tė avancimit tė interesave kombėtare duke informuar dhe influencuar publikun nė shtete me rėndėsi, dhe nė tė njėjtėn kohė shpreh shpresėn qė diplomacia publike tė bashkrendohet midis dy ministrive tė jashtme, pasi kemi tė bėjmė me pėrmirėsimin e imazhit tė dy shteteve shqiptare dhe tė shqiptarėve kudo.

    Nga Frank Shkreli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •