Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Ho Pra Jepini Drejtin E Kalljauni Nanet Ku Ti Ken ...pse Rrini E Shifni Si Gallofe (e Kam Fjalen Per Te Tane Ata Qe Merren Me Politike Dhe Nuk I Vlon Gjaku Kur Sheh Te Tilla Gjana.....per Mu Ku Vllau I Coptum Ka Nji Stem Te Uck Dhe Nuk Di A Asht E Vertete A E Ka Vu Me U Duk ..ose Mos Ja Kan Vu Te Tjeret Per Arsye Filmike E Propagandistike.....
    Posht Sllavt E Grkt ...vetem Plumi Jau Nal Te Keqen Ketyne Cakejve Si Dhe Atyne Qe I Sherbajne.....

  2. #62
    Brodeci do ngelet ne kujtesen e Shqiptarve si dicka e keqe qe u ka ndodhur Shqiptarve ne kohen e PDSH-se, ashtu si ka ngele ne kujtese, vrasjet e shumta kriminale ne kohen e BDI-se, pamvarsisht sa realisht fajtore jane Partite Shqiptare.
    Mirpo Brodeci eshte nje shkendi qe u tregoi Shqiptarve se te drejtat e tyre nuk jane te realizuara, se akoma ky Shtet ka probleme te pa zgjidhura.
    Mburja qe ben VMRO-ja me kete rast, dhe plasimi se Maqedonasit triumfuan mbi Shqiptaret tregon urejtjen e tyre kunder Shqiptarve.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    o vllezer maqedonet e po bejn teste me shqiptaret dhe rasti i brodecin ishte nje fitore e maqedonve se pse shqiptaret nuk reaguan as pak dhe mos harroni sllavet kan strategji ata sprovojn shum gjera dhe un mendoj ne te ardhmen dote ket kso gjera edhe mete dhimshme te vriten 6 shqiptar dhe as nje reagim kjo esht nje katastrof kombetare
    ollezer partit shqiptare si ato nekosove jan parti tre biznesit ati ka ardh koha qe ti injorojme dhe ta marrim vet fatin ton ne dore bashkimin kombetare dhe ti per krahim njerz trima qe nuk frigohen dhe thopn hapur qe shqiptaret duhet bashkuar ne nje shtet
    shqiptare ....

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    Ai është shprehur i interesuar drejtpërsëdrejti edhe për dy të shumëkërkuarit e policisë, Lirim Jakupi dhe Ramadan Shitin. Këta dy të fundit ishin edhe preteksti i policisë për të ndërmarrë aksionin në Brodec, të pagëzuar prej tyre si “Stuhia Malore”.
    Nje pyejtje: C'fare preteksti shtron pala maqedonase?
    Pse ndiqen keta shqiptaret?
    beqar

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Brodecasit dëshmojnë - Makdi Islami:
    Policë serb m’i kanë djegur gishtat me cigare



    “Me pistoletë në kokë pjesëtarët e njësisë “Alfa” në stacionin policor ‘Bit Pazar’ kërkuan nga unë të pranoj se Ali Ahmeti dhe Jani Makraduli më kanë urdhëruar të sulmoj forcat policore”, ka deklaruar i akuzuari Makdi Islami para gjykatës në fillim të seancës gjyqësore kundër të akuzuarve në rastin e Brodecit. Duke rrëfyer për ngjarjet rrëqethëse dhe sjelljen barbare të policisë që ka ndodhur gjatë aksionit policorë në fshatin Brodec, Islami ka kërkuar që në seancën gjyqësore të marrinë pjesë edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe komandanti i njësisë “Alfa” i quajtur Sinisha për të dëgjuar se si policia i ka trajtuar të arrestuarit e Brodecit. “Më kanë rrahur edhe para gjykatës ditën kur më kanë arrestuar, ndërsa gjatë arrestimit pjesëtarët e policisë të cilët flisnin në gjuhën serbe m’i kanë djegur gishtat me cigare”, tha Islami para gjyqit. Më pas gjykimi u anulua me kërkesë të avokatëve mbrojtës për shkak se dëshmitë kundër të pandehurve nuk kanë qenë të përkthyera në gjuhën shqipe.
    “Mbrojtja si dhe të akuzuarit nuk dispononin me provat të cilat ishin potencuar në aktakuzën. Ne si mbrojtës ishim të pamundësuar të japim mbrojtje adekuate pa i pasur në posedim provat materiale”, tha avokati i të akuzuarve Taip Elezi
    Avokati Harun Beadini deklaroi se epilogu i këtij procesi ende pa filluar është i qartë pasi që sipas tij do të bëhet çmos që të akuzuarit të shpallen fajtor. “Para gjithë kësaj policie dhe ushtrie, kanë ardhur 10 vetë me duar të lidhura dhe 7 avokatë me duar në xhepa. Kjo tregon se procesi do të jetë i vështirë i gjatë dhe mund të them prej fillimi se përfundimi do të jetë i hidhur për të akuzuarit, duke parë insistimin e gjykatëses për ta vazhduar gjykimin”, tha Beadini.
    Seanca gjyqësore për rastin e Brodecit do të vazhdojë më 19 maj. Në aksionin policor në fshatin Brodec më 7 nëntor të vitit 2007 u vranë 6 veta, 13 u arrestuan dhe 4 nga të dyshuarit kryesor janë në arrati. Të gjithë akuzohen për veprën “terrorizëm” dhe “veprimtari armiqësore”.

    LAJMPRESS

    Ky Magdi Islami eshte tipi ne fotografi me mjekerr?

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Brodeci asnjeher sduhet te harrohet , nuk duhet te harrohen as ata qe e beren ket , pra miqt (krijuesit) e PDSH-se , respektivisht sllavo-serbet.
    Paramilitaret dhe sherbimi sekret serb paraqitet ne mbrojte te PDSH-se cdo her kur e kerkon nevoja , serbet per PDSH-ne jan sikur spanaku per Popajin.
    Ndersa PDSH vegel permes te ciles serbet realizojn projektet e tyre.

    Me sa jam ne dijeni aksioni i policise se Maq. ne Brodec eshte perkrahur edhe nga qeveria e Shqiperise dhe Kosoves ?!
    Sepse eshte thene se njerezit e armatosur atje kane ikur nga burgu dhe kane qene te perfshire ne krime te shumta dhe keshtu do te kishte vepruar cdo shtet.Vetem se brutaliteti ndaj personave te pafajshem eshte i patolerueshem gje qe kjo ka ndodhur me duket ndaj banoreve te pafajshem.

  7. #67
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Cdo gje qe une e di, cdo njeri mund ta mesoj.Por, zemra eshte vetem e imja"
    Gete

    Brodeci eshte edhe nje tradhti e rradhes e kreut te PDSHse.Nje deshmi se ata i trajtojne shqiptaret qe u japin voten si "mish per top" , si numra dhe jo si njerez .
    Cdo rrene del ne siperfaqe por kure e kuptojne shqiptaret kjo matet me nivelin e tyre te vetedijes.
    Nje popull qe harron dhe nuk pastron deri ne fund me asnje padrejtesi qe i ndodh eshte i pa shprese.
    Sa keq ne nje shtet te poshter dhe me subjektet politike shqiptare shumice nje te poshter dhe nje te paafte i mbetet kjo barre e rende vete qytetarit shqiptar.
    Sa keq kjo barre e ndricimit te vertetes i mbetet familjarve te drobitur qe bashke me dhimbjen e pakufishme per humbjen e te dashurve te tyre duhet te luftojne edhe per drejtesine ne shtetin me te padrejte ne rajon.
    Njerezit paragjykojne edhe ketu ne forum duke konstatuar se ti je me kete apo kete parti dhe humbin kuptimin e gjykimit te drejte.
    Kjo percarje mbrendakombetare me partizem nuk eshte aspak ndryshe nga vellavrasja e komunistve shqiptare me Ballin Kombetare.
    Shqiptaret nuk mesuan nga historia dhe ja jetojne nje kapitull qe i perseritet.
    Per mua qe nuk jam antare partie, qe nuk do te votoj dhe ndoshta kurre nuk do te jetoj me ne ate vend dhe me pergjegjesine me te madhe njerezore dhe kombetare JU THEM : PDSH ka dhene mjaft te dhena se nuk kursen as shqiptaret dhe i vret ne emer te shqiptarve ,vetem e vetem qe te ruaj pushtetin qe ne fakt kurre nuk e fitoi me voten e shumices tuaj.
    BDI ka dhene shume indikacione paaftesie politike .
    Por qe te zgjidhet nga keto dy subjekte mes atyre qe popullin e vrasin dhe shpenzojne mandatin per te fsheh dhe c'be gjurmet dhe atyre te paaftive qe kur jane ne pushtet harrojne se ata duhet ti zgjedhin problemet dhe jo vete populli per mua nuk eshte e veshtire kjo zgjedhje.
    Mes zollumqarit dhe te paaftit une zgjedh te paaftit qe me shprese do te kene mesuar nga gabimet e veta dhe te oponentve politik, por edhe nga angazhimi i potencialit profesional shqiptare te pashfrytzuar dhe nga keshillat nderkombtare.
    I paafti mund te behet i afte dhe ai qe ka te prishur njesite themelore njerzore zemren-shpirtin eshte i pashprese per vete dhe per ju.
    Por me pergjegjesine me te madhe e them se edhe sikur te votoni edhe nje parti te trete , me mire do te veproni.
    Por, JO ata qe e kane deshmuar se per te mbetur ne pushtet qe nuk e kane fituar me shumice votash shqiptare , jane ne gjendje te vrasin dhe shuajn ardhmerine e popullit te vet.

    Subjekti qe do te deshmoje drejtesine dhe pafajsine e Brodecit, qe do ndricoje krimin qe u be ndaj atyre qe humben jeten dhe krimin ne vazhdimsi qe kryejn partite ne pushtet per te fshehur gjurmet gjakatare...Ky subjekt per mendimin tim meriton voten ,dhe une do te vij dhe do te votoj.
    Nese nje subjekt shqiptare nuk eshte ne gjendje te vertetoje nje krim kaq te madh dhe kaq barbare nuk meriton voten shqiptare .
    Ne kete rastin e fundit shqiptaret ne Maqedoni s'kane cte kerkojne me nga kjo Maqedoni vec jetes jasht saj, me ndarje te plote nga sllavet .

    me nderime,
    bili99

    P.S.
    Per ate qe pashe me lart, pikrisht pse jane perzier Qeveria e Shqiperise dhe Kosoves kete krim e ben edhe me barbare dhe akt tradhtie ndaj vete popullit te vet.
    Keni harruar se nje Qeveri Shqiptare jo aq larg ne histori vrau thuajse te gjithe bijte me te mire te kombit.
    Ka rruge per te zgjedhur dhe sjelle "kriminelet" perpara drejtesise dhe jo vrasja dhe zhdukja .(PDSH shpesh si parti pushteti u ka premtuar lirine te burgosurve vetem e vetem ti perdori kunder BDIse, kete e ka bere me shume here,dhe kur nuk ka ec plani i tradhtise i ka vra ata shqiptare fatkeq...ketu nuk perjashtohen edhe nje ose dy nga ata te renet ne Brodec, ehh te ikish nga burgu eshte thuajse e pamundur...kush i leshoi..pse...?...dhe pse i vrau?..mirret vesh nga nje varg deshmie qe e ka sjelle me lart Alienated dhe Shkupi..at djaloshin me mjekerr...dhe dihet sigurisht djemt nga Tetova te rene ne Brodec ,kane shkuar ti takojne keta "te ikurit nga burgu i Dubraves" pra jane viktima tradhetie te PDSHse- atyre pra qe luajn me njerezit si me figura shahu vetem e vetem per te mbetur ne nje pushtet ku i ka sjelle bashkpunimi me sllavet dhe jo vota e popullit.
    Nje deshmi qe me lart ka sjelle Shkupi e thote qarte qellimin per te ardhur ne pushtet ky subjekti faqezi kane perdorur ndonje nga te vraret dhe nga te burgosurit vetem e vetem me manipulime te diskreditojne figuren atdhetare te Ali Ahmetit....sic e bene me nje artikull te turpshem gazete per Fazli Veliun..
    Gjuaj gure e dru, gjuaj dhe e balte floriri mbetet flori dhe Minarja nuk mbulohet me thes,dhe hic me thes ashkaliu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 08-05-2008 më 10:20
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #68
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Me rastin e fillimit te procesit gjyqesor "Brodeci"

    Apel

    ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
    Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon
    Shteteve anëtare OSBE-së, (përmes Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ambasadorit, z. Georgio Radicati)
    Unionit Europian
    Këshillit të Europës
    Departamenti i Shtetit, SHBA (përmes ambasadës në Shkup)
    Parlamentarëve të Parlamentit Europian (përmes postës elektronike)
    Këshillit të NATO-s
    Shteteve anëtare të NATO-s
    Sekretarit të Përgjithshëm NATO-s
    z.Jaap de Hoop Scheffer
    Organizatës Botërore Kundër Torturës,kryetarit z. Kofi Annan

    Të nderuara Zonja,
    Të nderuar Zotëri,


    Përmes letrave publike, apeleve për solidaritet dhe formave të ndryshme të komunikimit Bashkimi Demokratik Shqiptar është përpjekur që të sensibilizojë institucionet me relevancë ndërkombëtarë për faktin se autoritetet shtetërore të Maqedonisë kanë aplikuar në vazhdimësi të gjitha format e diskriminimit dhe dhunës ndaj shqiptarëve etnik.
    Apelet tona për ndërhyrje energjike u intensifikuan sidomos pas masakrës së Brodecit. (Shih Aneksin nr. 1*)
    Siç ju kemi vënë në dijeni dhe ju kemi rikujtuar disa herë, më 7 nëntor 2007, nën arsyetimin e ndjekjes së « të arratisurve nga burgu », qytetarët e Malësisë së Tetovës (Qytet në Maqedoni) u përballën me një sulm luftarak të aparateve represive shtetërore. Si pasojë e këtij demonstrimi të dhunës dhe të arrogancës, në fshatin Brodec u vranë dhe u ekzekutuan 6 persona ndërsa 13 civilë të tjerë u paraburgosën.
    Me qëllim që të mbulohen krimet dhe të dëshmohet « ekzistenca e një komploti të madh antishtetëror» autoritetet e hetuesisë ushtruan një dhunë të paparë ndaj civilëve të paraburgosur. (Shihni anekset nr. 2 dhe 3*)
    Qëllimi i kësaj dhune shtazarake u bë në funksion të detyrimit të pranimit të veprave penale që nuk i kishin bërë dhe që ishin të sajuara nga politika e koalicionit qeveritar VMRO-PDSH.
    Pas gjashtë muajsh dhunë dhe tortura Prokuroria Politike e Shkupit i dorëzoi Gjykatës dosjen e sajuar në kabinetin qeveritar të koalicionit VMRO-PDSH.

    Të nderuara Zonja,
    Të nderuar Zotëri,

    Sot, kur Maqedonia përgatitet për zgjedhje të lira dhe kur këto zgjedhje duhet të shfrytëzohen si një shansë për të përzgjedhur përfaqësuesit politik që do të shpiejnë vendin drejtë integrimeve euro-atlantike, mbeturinat e mentalitetit të vjetër, përmes procesit të motivuar nga urrejtja etnike dhe politike kundër shqiptarëve të pafajshëm, tentojnë të mbajnë gjallë frymën e vjetër.
    Të dënohen të pafajshmit për të fshehur krimin e Brodecit është krim i Dyfishtë ! Dhe kjo ndodh para syve tanë !
    Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga Parlamentarët e Parlamentit Europian, nga Këshilli i Europës, nga shtetet anëtare të OSBE-së, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga mekanizmat e ndryshëm të OKB-së, si Raportuesi Special mbi Torturën, Raportuesi Special mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore, arbitrare dhe pa gjyq, që të përdorin të gjitha format e presioneve me qëllim që të lirohen të gjithë civilët e arrestuar padrejtësisht dhe të dalin para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit.
    Pa lirimin e civilëve të pafajshëm të Brodecit dhe pa rishikimin e të gjitha lëndëve gjyqësore të periudhave të kaluara aspiratës për integrim në vlerat euro-atlantike do t’i zihet fryma nga padrejtësitë e këtij shtetit ndaj shqiptarëve !

    Shkup 07.05.2008

    Bashkimi Demokratik Shqiptar

    P.S. Ne anekset 1, 2 dhe 3 jane ngjitur fotografite e personave te maltretuar qe u publikuan neper gazeta, video te ndryshme si dhe fotografite e te masakruarve ne fshatin Brodec, te cilat nuk i kemi bere publike per mediat.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    Sdi ku ishte partia shqiptare ne pushtet ne ate koh a ce tash per zgjedhje i ka hap syt eshte tu punu me te madhe me ble njerz

  10. #70
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga Labi_shkup Lexo Postimin
    Sdi ku ishte partia shqiptare ne pushtet ne ate koh a ce tash per zgjedhje i ka hap syt eshte tu punu me te madhe me ble njerz
    Ku kan qen gjithmon
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  3. Masakra në Kazakistan
    Nga ~Geri~ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  4. Brutaliteti i ushtarëve të aleancës ndaj të burgosurve Irakien
    Nga bunny në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 202
    Postimi i Fundit: 28-05-2004, 19:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •