Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Të gjithë jemi nga pak të çmendur

    Studimet thonë, por edhe vetë e konstatojmë dellin tonë të budallallëkut

    Të zgjuar, apo budallenj? E nëse jemi budallenj, deri ku arrin ky "virtyt"? Jo gjithmonë mund ta marrësh përgjigjen duke dalë përpara pasqyrës e duke i bërë vetes pyetjen e bezdisshme. Të gjithë e pranojmë faktin se jemi paksa të çmendur, por budallenj jo. E në fakt, duke rrëmuar në literaturën shkencore, është zbuluar se të gjithë jemi pak budallenj, kush në një drejtim e kush në një tjetër. Megjithatë, truri është krijuar në atë mënyrë që ta fshehë këtë realitet me një kurë specifike.

    Budalla në rrugë

    Një bllokim i madh zë në mënyrë konstante rrugët e qytetit dhe autostradës. Statistikat tregojnë se 50% e shoferëve nuk dinë t‘i japin makinës: disa nuk dinë të parkojnë, disa të tjerë ecin me 20km/h, ndërsa të tjerë zënë rrugën sikur të jetë e gjitha e tyre. Por kush nuk di të ngasë makinën nuk i vëren këto defekte, përndryshe nuk do të merrnin as mundimin të ecnin në rrugët e qytetit me makina. Ky shembull është i njëjtë edhe në pistat e skive, në punë e fushat e futbollit. Por kush është ai që është aq i zgjuar sa ta kuptojë që nuk di t‘i japë makinës? Nëse do të lexonit intervistat e disa të aksidentuarve me makinë, do të shihnit se asnjëri prej tyre nuk e pranon se e ka kryer një akt të tillë nga paaftësia. Dhe jo vetëm kaq. 80% e të shtruarve në spital mendon se i përket elitës së shoferëve me aftësi mjaft të mira drejtuese. Po përgjegjësia e aksidentit kujt i mbetet? Nëse është e vërtetë që askush nuk heziton t‘ia atribuojë sukseset cilësive "të mira" që kanë, atëherë janë të paktë ata që e njohin përgjegjësinë e dështimeve të veta.

    Por kjo nuk është e gjitha. Imagjinoni tani sikur jeni një katastrofë e vërtetë në një sektor të caktuar, për shembull në pikturë, not, apo statistikë, ose sikur jeni shumë të zgjuar, sa kjo cilësi vërehet nga të gjithë...

    Mos e gënjeni kot veten, edhe në këtë rast do të zbuloni një anë budallallëku. "Truri juaj do të reagojë për vështirësitë tuaja, duke zvogëluar rëndësinë e atij sektori dhe kjo mangësi nuk do t‘ju shqetësojë më, sepse truri juaj do ta konsiderojë sipërfaqësore sjelljen ndaj pikturës, notit apo statistikës", shpjegon një studiuese. Pra, me pak fjalë mendojmë se dobësitë tona janë kaq të ngjashme, sa mund të hyjnë në gabueshmërinë fiziologjike humane, ndërsa pikat tona të forta janë të dukshme dhe speciale.

    Gabueshmëri njerëzore

    A ka ndonjë shpjegim për këtë sjellje? "Ka të ngjarë që dështimi është armiku kryesor i unit tonë, vetëvlerësimit dhe për këtë arsye, truri, një pispilluq i madh, bën ç‘është e mundur për t‘i hapur rrugën këtij "miku" të pakëndshëm", thotë studiuesja.

    Nuk duhet të jetë një risi e madhe, pasi që në të kaluarën në ballinën e tempullit të Delfit, në Greqi, ishte shkruar: "Njeri, njih veten dhe do të njohësh universin dhe zotat". Në fakt, të njohësh veten nuk është edhe aq e thjeshtë. Ideja se kush jemi në të vërtetë varion sipas nevojave. Në vitin 1989, dy psikologë u treguan disa kërkuesve të rinj studime false, ku vërehej një sukses i madh i njerëzve të hapur, ndërsa disa të tjerëve u treguan studime, ku vlerësoheshin më shumë njerëzit e mbyllur. Gjithsesi, cilado formë e personalitetit të prezantohej si çelësi i suksesit, studentët pretendonin se i ngjanin. Po informacionet e padëshiruara ku kishin përfunduar? Kujtesa kishte bashkëpunuar në fshehjen apo shkatërrimin e të dhënave të padëshiruara. Megjithatë, po të lëvizësh kujtimet, është një punë me rrezik. Në këtë mënyrë rrezikon të gabosh nga budallallëku dhe të shkatërrosh jetën e karrierën.

    Zgjedhje të paqarta

    Shumë zgjedhje të rëndësishme janë bërë në mënyrë të paqartë, pa marrë parasysh nëse kemi qenë pro apo kundër, kemi pasur të dhëna të faktuara apo statistika të vërteta. Të martohesh, për shembull, është një vendim detyrues për të gjithë jetën. Po aftësia për të pranuar gabimet tona? Praktikisht kjo pjesë nuk ekziston, sepse të gjithë u qëndrojmë besnikë bindjeve tona. Ajo çka i kërkojmë botës nuk janë sfida të reja ndaj ideologjive tona politike dhe sociale. Preferojmë persona, libra dhe punë të përditshme, që mbështesin vlerat tona të mëdha. Por duke qenë se rrethohemi nga persona përfitues, e lëmë mënjanë mundësinë që opinionet tona të jenë kontradiktore.

    Është e kotë të zhgënjehemi

    Në sektorë të ndryshëm të kërkimit, shfaqet menjëherë paqartësia: eksperimentuesit janë të prirur ta konsiderojnë një kërkim bindës nëse rezultatet konfirmojnë pikëpamjet e tyre dhe do ta gjykojnë të dobët e të pavlefshme nëse rezultatet nuk korrespondojnë me parashikimet e tyre. Është një fenomen që e zvogëlon shumë përparimin e njohurive. Megjithatë, ky faktor shpjegon edhe pse shpesh është e kotë të tentosh të zhgënjesh atë që është këmbëngulës në idetë e tij të gabuara.

    Çdo herë që truri ynë mendon për të ardhmen, përfytyron parashikime vetëm optimiste. Për shembull, jemi të sigurt, kundër çdo dyshimi të arsyeshëm, që do të fitojë partia jonë politike, ose skuadra e zemrës.

    Parashikime të tilla vihen re edhe në sferën e basteve, ku njerëzit shpenzojnë para, sepse aftësia e të gjykuarit dominohet nga dëshira e fitores.

    E vërteta të dhemb

    Pse është ky optimizëm budalla i trurit? Sepse na mbron nga e vërteta e hidhur. Në fakt, ka persona të cilët i afrohen në mënyrë të paimagjinueshme të vërtetës mbi veten dhe botën. Kanë për veten një shqetësim të ekuilibruar, janë të paanshëm kur bëhet fjalë për të njohur përgjegjësit e suksesit e dështimit dhe bëjnë parashikime të vërteta për të ardhmen. Sigurisht është mjaft mirë sikur secili prej nesh të jetë realist, optimist dhe i qetë në të njëjtën kohë, por nuk ka dyshim që pak budallallëk na bën mirë.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky studim eshte ndonje forme e fshehur e propagandes qe te gjithe jemi nga pak budallenj keshtu qe budallenjte jane vetem cik me shume se ne....
    Pas rehabilitimit te minorancave,mulateve e homoseksualeve tani duhen rehabilituar dhe budallenjte me duket....

    Njeriu ka gjithmone mekanizma mbrojtes,ngaqe eshte i dobet dhe kerkon gjera ku te besoje,te jete optimist,te zgjedhe edhe pse mund te jene te gabuara apo edhe ndonjehere te demshme,po ti percaktosh keto mekanizma si budallek,me duket me se shumti si budallepsje....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pyetja qe me le me shume ne dilem eshte: Jam i Cmendur une apo jane te cmendur te tjeret.( Albert Ajshtajn )
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Do te me pelqente shume besoj te isha ndonjehere pak e " cmendur " Ka lezetin e vet
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Jeta e Shën Sava - 5 dhjetor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-12-2016, 23:00
  4. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •