Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia)
Dyzet ditė mbasi u lind, Ai u paraqit para Perėndisė nė Tempullin e Jerusalemit, sikurse e kėrkonte Ligji i Moisiut. Nė atė kohė, edhe nėna e tij Maria bėri ritualin e pastrimit dhe ofroi flijimet, sikurse i kėrkonte Ligji. Prandaj, dyzet ditė mbas Krishtlindjes Kisha kremton, mė 2 Shkurt, Paraqitjen e Zotit nė Tempull (Ipapandinė).
Pritja e Krishtit nga plaku Simeon dhe profetesha Ana (Lluka 2:22-36) ėshtė ngjarja kryesore e festės sė Paraqitjes sė Krishtit nė Tempull. I ishte “zbuluar Simeonit me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, se nuk do ta shikonte vdekjen pėrpara se tė shikonte Zotin Krisht” (Lluka 2:26) dhe, i frymėzuar prej tė njėjtit Shpirt, ai erdhi nė Tempull, ku pėrhasi Mesian e porsalindur, e mori nė krahėt e tij dhe tha fjalėt, qė tani thuhen ēdo ditė nė Shėrbesėn Orthodhokse tė Mbrėmjes:
Tani pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot, me paqe, simbas fjalės sate, se sytė e mi panė shpėtimin tėnd, tė cilin Ti e pėrgatite faqe gjithė popujve, dritė pėr ndriēimin e kombeve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael (Lluka 2:29-32).
Nė kėtė kohė, Simeoni parashikoi gjithashtu, qė Jisui do tė jetė njė “shenjė kundėrshtimesh” dhe qė ai do tė shkaktojė “rėnien dhe ngritjen e shumė vetėve nė Izrael”. Ai, gjithashtu parashikoi vuajtjet e Marisė pėr shkak tė birit tė saj (Lluka 22: 34-35). Ana, gjithashtu ishte e pranishme dhe duke falėnderuar Perėndinė “ajo u fliste pėr kėtė fėmijė tė gjithė atyre, qė prisnin shpėrblimin nė Jerusalem” (Lluka 2:38).
Nė shėrbesėn e festės sė Pėrhasjes sė Zotit, theksohet fakti qė Krishti, Biri dhe Fjala e Perėndisė, me anė tė tė cilit u krijua bota, tani po mbahet si fėmijė nė duart e Simeonit; i njėjti Bir i Perėndisė, Dhėnėsi i Ligjit, tani ai vetė po pėrmbush Ligjin, i mbajtur nė krahė si njė foshnje.
Kremtimi i Pėrhasjes sė Zotit, nga Kisha, nuk ėshtė thjesht njė pėrkujtim historik. Tė frymėzuar nga i njėjti Shpirt i Shenjtė, si Simeoni dhe tė udhėhequr po nga i njėjti Shpirt nė Kishėn e Mesias, anėtarėt e Kishės mund tė pretendojnė “pėrhasjen” e tyre me Zotin dhe, gjithashtu mund tė dėshmojnė, se edhe ata mund “tė pėrlėshohen me paqe”, meqenėse sytė e tyre panė shpėtimin e Perėndisė nė personin e Krishtit.
Ruaj Lidhjet