Nuk jane pak, por shume emra djemsh e vajzash te reja shqiptare, qe sot jane bere imazhe te disa kompanive prestigjioze kudo ne bote. Me e fundit prej tyre eshte Ariana Cena. Ndonese ka lindur ne Kosove, ajo jeton prej vitesh ne Gjermani dhe ka mundur qe te ndertoje atje nje karriere qe cdo bashkemoshatare e saj do ta kishte zili. Ne vitin 2002 ajo nisi hapat e pare ne fushen e modelingut. Ftesa i erdhi krejt papritur nga nje fotograf, i cili e ndihmoi te realizonte nje set te plote fotografish per firmen "C&A". Pas kesaj Ariana bashkepunoi me fotografe te ndryshem ne Gjermani, duke punuar per firmat "Nestle", "Skechers", "Ramazzotti", "LG Model Contest" dhe se fundi ka nenshkruar kontraten per markat e njohura sportive "Puma" dhe "Nike". Ariana eshte bere e njohur ne Shqiperi permes pjesemarrjes si konkurrente kengetare ne edicionin e katert te "Top fest", ndersa shumekush ne Kosove e identifikon ate si vajzen bukuroshe qe ka kercyer ne klipin e Big Mames me titull "Video seksi".
KORRIERI
Krijoni Kontakt